Krishtlindje dhe Viti i Ri

Kurabije (Kourabiedes)

Kurabiet jane biskota me gjalp tipike te kuzhines greke te cilave sipas deshires u shtohen edhe bajame te pjekura te therrmuara. Ato pregatiten sidomos per raste te vecanta si Krishtlindjet apo Pagezimi, dy evenimente teper te festuara ne Greqi.
Perberesit per kurabiet

  • 800gr miell
  • 450gr gjalp pa kripe ne temperature ambjenti
  • 150gr sheqer pluhur + per sperkatje
  • 2 te verdha vezesh
  • 1 bustine vanilje
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • pak uzo, raki ose konjak
  • pak kripe
  • 100gr bajame te pjekura dhe te therrmuara

Rrahim gjalpin me ndihmen e nje mikseri kuzhine per 10-15 minuta derisa te formohet nje mase totalisht kremoze. Shtojme sheqerin pluhur dhe vazhdojme rrahjen edhe per 5 minuta te tjera derisa te dy perberesit te homogjenizohen mire me njeri tjetrin. Shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve derisa te bashkohen mire, vaniljen dhe se fundi uzon duke vazhduar perzierjen me luge druri.

Ne nje ene tjeter sitim miellin, shtojme pluhurin pjekes dhe pak kripe duke i perziere mire. Kete perberje ia shtojme kremit te gjalpit ngadale duke e perziere nga poshte larte derisa te formohet nje brume i bute (shtojme akoma miell nese eshte e nevojshme). Se fundi, shtojme edhe copezat e bajameve gjithmone duke e perziere brumin.

I japim kurabijeve formen e deshiruar: sfera, gjysmehene etj, duke i vendosur ne tave te shtruar me leter furre. I pjekim ne furre te parangrohur ne 150°C per 30-35 minuta derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe, por jo te erresohen shume.

I leme te ftohen per rreth 10 minuta ne temperature ambjenti dhe me pas i kalojme ne sheqer pluhur.

*Keshille: Kurabiet mund te ruhen deri ne 1 muaj ne nje ene alumini te mbyllur me kapak dhe te vendosur ne nje vend te fresket

Advertisements