Pashkë

Menu për pashkë

Tavoline pashkeshPashka eshte festa kryesore e besimtareve te krishtere, e cila feston ringjalljen e Krishtit qe sipas shkrimeve Biblike ka ndodhur diten e trete te vdekjes se tij ne kryq. Data e Pashkeve nuk eshte fikse, por ndryshon ne varesi te cikleve henore.

Gjeja e pare qe duhet pregatitur patjeter jane vezet (e kuqe) te pashkeve, te cilat jane simbol i kesaj dite te veçante. Nese keni mundesi, mund te perdorni ngjyra natyrale te cilat nuk permbajne agjente kimik, sipas menyres qe ne ju sugjerojme ne kete postim.

Se dyti, buka e pashkeve nuk duhet ne asnje menyre te mungoje ne tavolinen tuaj. Provoni te ndiqni hap pas hapi receten qe ne ju propozojme ketu.

ANTIPASTA

Veze te ziera te mbushura me peshk salmon

PJATA TE PARA

Supe magjerica – e cila pregatitet me te brendshmet e qengjit

Supe patatesh me kore brumi sfoljate – per nje pjate te pare vertete skenografike

PJATA TE DYTA

Kofshe qengji me patate ne furre – mishi kryesor qe pregatitet per pashke eshte pikerisht qengji

Mish qengji me argjinare dhe bizele

Brinje qengji alla Roberto – te cilat mund te shoqerohen me nje nga garniturat me poshte

Mish qengji ne furre

GARNITURA

Patate fizarmonike – te cilat perveçse te shijshme, kane edhe nje pamje teper te bukur

EMBELSIRA

Qumeshtor me pete – nese doni te pregatisni nje embelsire tradicionale

Advertisements

Patate fizarmonikë

Si thoni per nje garniture me protagonist kryesor patatet, te cilat pervecse teper te shijshme jane edhe shume skenografike? Mund ti perdorni per te shoqeruar per shembull mishin e qengjit ne dreken e Pashkeve, apo ne cdo feste tjeter ne te cilen doni te lini goje hapur miqte tuaj.

Perberesit

  • 4 patate te medhaja me forme te rregullt
  • 2 thelpinje hudher
  • galete
  • bishta qepesh te thata te prera holle (ne ita. e gjeni nen emrin erba cipollina)
  • 1 tufe majdanoz te prere holle
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri
  • 4 shkopa per shishqebap

Lajme mire patatet, i qerojme dhe i vendosim menjane. Nese baza e tyre nuk eshte e njetrajtshme, i japim forme te sheshte me ndihmen e qeruesit te patateve. Futim horizontalisht ne cdo patate nje shkop per shishqebap rreth 1cm nga baza e tyre, gje qe do te na ndihmoje ne prerjen e patateve ne menyre te rregullt.

Me ndihmen e nje thike te mprehte, presim pataten ne feta paralele te holla, heqim shkopin per shishqebap, dhe veprojme ne te njejten menyre edhe me patatet e tjera. I vendosim ne nje ene me uje te ftohte ne menyre qe ti dale niseshteja, i thajme shume mire me leter kuzhine dhe i leme menjane nderkohe qe pregatism perberjen me te cilen do ti sperkatim:

Perziejme hudhrat e grira holle, bishtat e qepeve te thata, majdanozin, galeten, kripen, piperin dhe me kete mase lyejme cdo flete te patateve me gishta duke patur kujdes te mos i prishim.

I vendosim patatet njera pas tjetres ne nje tave te shtruar me leter furre, i sperkasim me vaj ulliri, me pak kripe dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 1 ore. 5 minutat e fundit, i vendosim ne pjesen e siperme te furres ne menyre qe te marrin ngjyre te arte.

*Keshille: Patatet ne kete menyre mund ti pregatisni edhe pa i qeruar, duke patur kujdes ti lani shume mire. Gjithashtu ne mes te fetave te tyre mund te vendosim copeza djathi qe shkrin, apo ti sperkasim ne siperfaqe me pak djath te grire.

Supë patatesh me kore brumi sfoljatë

Kjo supe eshte e thjeshte per tu pregatitur dhe ka nje efekt viziv te menjehershem tek te ftuarit tuaj. Per kete arsye, ne ju rekomandojme ta pregatisni ne raste festash si psh per Pashke.

Perberesit

  • 2 patate mesatare
  • 1l leng pule (ose leng te pregatitur me koncentrate)
  • 3 te verdha vezesh
  • 60gr djath parmixhano te grire (ose djath tjeter kaçkavall)
  • 25gr gjalp
  • 1 tufe majdanoz
  • 1 luge te vogel leng limoni
  • 1 pete sfoljate ne temperature ambjenti
  • kripe
  • piper

Lajme dhe qerojme patatet, i presim ne feta te holla dhe i kaverdisim ne zjarr mesatar bashke me gjalpin per rreth 10 minuta. I rregullojme me kripe, piper, dhe i ndajme neper 4 tasa per supe te cilat mund te futen ne furre.

Ne nje tenxhere, perziejme 2 te verdha vezesh me djathin parmixhano, majdanozin e grire, lengun e limonit dhe pak piper. Shtojme dalengadale lengun e nxehte te pules dhe e çojme te gjithe perberjen ne vlim per disa minuta duke e perziere shpesh. E shperndajme kete mase mbi patatet.

Nga peta sfoljate, perftojme 4 rrathe me diameter pak me te madh se ai i tasave dhe ia vendosim ketyre te fundit si kapak duke i lyer ne siperfaqe me te verdhen e vezes te holluar me pak uje.

I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta derisa siperfaqa te marre ngjyre te arte. I sherbejme menjehere.

Bukë Pashke me vezë të ngjyrosura

Buka e Pashkes pregatitet mengjesin e Pashkes ne pothuajse çdo familje te krishtere dhe duke qene se ka nje shije as te embel as te kripur, konsumohet per mengjes lyer me pak reçel ose edhe me djath te bardhe. Mund ti jepet forma nga me te ndryshmet, qe nga gersheti e deri tek forma klasike e gjevrekut. E vetmja gje me te cilen duhet te beni kujdes, eshte ngjyruesi qe do te ngjyrosni vezet e Pashkes; duhet te jete patjeter ushqimor!

Perberesit

  • 1/2kg miell 00
  • 5 veze
  • 100gr gjalp te shkrire ne mikrovale
  • 100ml qumesht
  • 150gr sheqer
  • 30gr maja birre
  • 3 veze te ngjyrosura Pashke

Fillimisht, shkrijme majane e birres ne pak uje te ngrohte duke shtuar me pas edhe qumeshtin e vaket. Shtojme nje luge te vogel sheqer, gjysmen e miellit dhe i perziejme mire derisa te formohet nje perberje homogjene. Ne kete moment, brumi rezulton pak ngjites ne duar, por nuk eshte problem! E leme te vije te gjithe masen ne nje ambjent te ngrohte larg korrenteve te ajrit (psh ne furren e fikur) per rreth 2 ore, apo derisa te dyfishoje vellimin e saj.

Ne nje ene te madhe, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet me pjesen e mbetur te sheqerit, shtojme gjalpin e shkrire ne mikrovale dhe gjysmen tjeter te miellit.

Pasi te kene kaluar dy ore dhe brumi te jete fryre, e bashkojme me brumin e mesiperm me veze duke i perziere sa me mire me njeri tjetrin ne menyre qe te formohet nje mase e vetme e cila duhet te rezultoje elastike dhe jo shume e holle (ne kete rast, shtojme edhe pak miell). E vendosim serisht per tu fryre edhe per 2 ore te tjera.

Pasi ka kaluar kjo kohe, e ndajme brumin ne dy pjese duke formuar dy rripa te gjate te cilet i gershetojme midis tyre. Vendosim ne mes vezet e kuqe te ziera, e transferojme ne taven ku do ta gatuajme  te lyer paraprakisht me pak gjalp dhe miell dhe e leme te vije edhe per 1 ore tjeter. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta.

Supë magjerica

Supa magjerica eshte nje pjate e pare teper e shijshme e cila pregatitet me te brendshmet e qengjit (pervec plendesit) dhe me lengun e perftuar nga koka e tij. Rekomandohet te gatuhet ne pranvere, dhe me egzaktesisht me rastin e Pashkeve, per arsye se ne kete periudhe qengjat jane te njome dhe shija do te jete sublime!
Perberesit

  • 1 koke qengji + 2 liter uje te ftohte
  • 300gr te brendshme qengji (melci, gjendra etj)
  • 4 qepe te njoma
  • 3 luge oriz
  • 2 veze
  • 60gr gjalp
  • 1 tufe koper
  • lengun e 1 limoni
  • kripe
  • piper

Si fillim, pastrojme koken e qengjit, e shplajme, e coptojme dhe e vendosim ne 2 litra uje te ftohte per tu ziere ne zjarr te avashem per 1 ore nga momenti i marrjes vale, apo derisa mishi te shkeputet lehtesisht nga kocka. Me ndihmen e nje luge, heqim here pas here shkumen qe formohet ne siperfaqe. E kullojme lengun e kokes dhe e perdorim ne nje moment te dyte. Shkepusim gjithashtu edhe mishin e kokes, e presim ne copa te vogla dhe e leme menjane.

Grijme holle pjesen e bardhe te qepeve te njoma dhe i kaverdisim ne gjalp ne zjarr te ulet derisa te zbuten, shtojme te brendshmet e qengjit ne copa te vogla dhe i skuqim mire per 2?3 minuta duke i rregulluar me kripe dhe piper.

Shtojme lengun e kokes te nxehte, mishin e kokes, dhe e leme supe te gatuhet per rreth 30 minuta ne zjarr mesatar. Shtojme orizin dhe e leme edhe per 20 minuta te tjera derisa te gjithe perberesit te jene zbutur.

Ne nje ene te vogel rrahim vezet, i shtojme lengun e limonit dhe kete mase ia shtojme supes magjerica duke e perziere gjate te gjithe kohes ne menyre qe veza te mos pritet. E rregullojme se fundi edhe me koper te grire holle dhe e servirim.

*Keshille: Ne vend te lengut te kokes, mund te perdorni edhe lengun e kembeve te qengjit, leng mishi apo edhe thjesht uje.

Vezë të ngjyrosura në mënyrë natyrale

Te ngjyrosesh vezet e Pashkeve me perberes te thjeshte dhe plotesisht natyral pa shtuar perberes kimik, nuk eshte e veshtire. Pervec ngjyres se kuqe, mund te zgjedhim cfare ngjyre te duam duke ndjekur keshillat ne vijim.
Perberesit qe nevojiten

  • veze
  • perime/fruta/ereza
  • uthull e bardhe vere

Ndiqni me kujdes hapat e meposhtem:
Hapi i pare: Pregatisim vezet per ngjyrosje
Per tu ngrene: Vezet zien plotesisht bashke me ngjyruesin.

Per zbukurim: Hapim me majen e nje gjilpere dy vrima ne dy skajet e vezes (nje me te madhe dhe tjetren me te vogel) dhe fryjme fort tek njera vrime ne menyre qe veza te boshatiset. Brendesine e saj mund ta perdorim per te pregatitur omlete apo ne receta te tjera te ndryshme. E “shplajme” brendesine e vezes ne menyre qe te mos vije ere me nje shiringe te mbushur me uje dhe uthull. E leme te thahet ne temperature ambjenti.
Hapi i dyte: Pregatisim ngjyrat per ngjyrosje
Disa alternativa te ngjyrave qe mund te perdorim jane:

E kuqe: panxhar sheqeri, leng shege, boronica te kuqe, qershi, manaferra te kuqe

Portokalli: karrota, lekura portokalli te ziera

E verdhe: lekura limoni te ziera, shafran i ziere, lekura molle te verdhe te ziera

E gjelber: spinaq te ziere te fresket apo te ngrire

Blu: gjethe te lakres se kuqe te ziera, boronica

Vjollce: vere e kuqe, lekura qepe te kuqe te ziera, lengun e rrushit te kuq

Kafe: kafe e forte

Vezë të ziera të mbushura me peshk salmon

Vezë të ziera të mbushura me peshk salmon

Ashtu si mishi i qengjit, as vezet e ziera nuk duhet te mungojne ne tavolinen e drekes se Pashkeve. Sot po iu propozojme nje antipaste me baze salmoni e cila i pershtatet mrekullisht kesaj feste! Por, gjithashtu mund ta vendosni ne fillim te menu-se suaj me baze peshku; do te beni nje figure te shkelqyer!

Perberesit per 4 persona

  • 6 veze te ziera
  • 100gr peshk salmon te tymosur
  • 3 luge majoneze
  • 1 luge mustarde
  • lekuren e 1/2 limoni
  • pak vaj ulliri
  • pak spec te kuq te embel (paprika)

Ziejme vezet ne uje me kripe per rreth 7 minuta, i ftohim nen uje te ftohte, i qerojme, i ndajme ne dy pjese dhe vecojme te bardhat nga te verdhat te cilat i vendosim ne nje ene. I shtojme te verdhave salmonin e tymosur te prere ne copa te vogla, lekuren e limonit, majonezen, mustarden dhe pak spec te kuq te embel. I perziejme shume mire me ndihmen e nje luge dhe shtojme pak vaj ulliri nese masa rezulton e thate.Me kete salce me salmon mbushim zgavrat e te bardhave te vezeve, i vendosim ne nje pjate te ceket dhe i sperkasim me pak paprika ne momentin e servirjes. Mund ti zbukurojme gjithashtu edhe me copeza te vogla salmoni ne siperfaqe dhe me pak koper.

Kofshë qengji me patate në furrë

Ne dreken e Pashkeve nuk duhet te mungoje absolutisht mishi i qengjit, te cilin ne kete periudhe mund ta gjeni me lehtesisht dhe shume me te fresket. Receta qe po iu propozojme sot eshte klasike, por suksesi do te jete i garantuar. Kofsha e qengjit gatuhet mbi patatet e prera ne feta te trasha, te cilat marrin nje shije te shkelqyer, sepse zihen dhe piqen ne te njejten kohe me lengun e qengjit.
Perberesit per 6 persona

  • 1 kofshe qengji rreth 1.6kg
  • 8 patate te medhaja
  • 100gr gjalp
  • 4-5 thelpinje hudher
  • rozmarine
  • trumez
  • kripe
  • piper

Si fillim, mundohemi t’i heqim te gjithe dhjamin e mundshem kofshes se qengjit, e shplajme dhe e vendosim per t’u ziere ne uje te ftohte me pak kripe ne tenxhere me presion per rreth 30 minuta, nese qengjit nuk eshte shume i njome. Ne rast te kundert, e veme direkt per t’u pjekur.

Lajme, qerojme dhe presim ne feta te rrumbullakta dhe paksa te trasha patatet. I vendosim ne fundin e taves njera pas tjetres, shperndajme mbi to gjalpin e prere ne copeza, thelpinjte e hudhres te shtypur lehtesisht, rozmarinen, trumezen dhe pak kripe. Mbi patatet vendosim kofshen e qengjit, e kriposim dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 210°C per rreth 30 minuta duke e kthyer nga ana tjeter cdo 15 minuta. E ulim temperaturen e furres ne 180°C dhe e pjekim taven akoma edhe per 40 minuta duke shtuar pak uje apo leng mishi nese masa thahet teper.

Pasi ka kaluar kjo kohe, fikim furren duke e lene mishin e qengjit me patate te ftohet brenda ne furre me dere hapur deri ne servirjen e ti

Qumështor me petë

Qumeshtori me pete eshte nje embelsire tipike e krahines se jugut, tradicionalisht i pregatitur per festen e pashkeve per shkak te shijes se tij teper te vecante. Duke qene se ne ditet e sotme petet mund ti gjeni te gatshme ne supermarket, koha e pregatitjes reduktohet ndjeshem duke e konsumuar jo vetem me raste festash, por ne cdo moment qe deshironi te shijoni dicka tipike shqiptare.
Perberesit per nje tave mesatare

Per sherbetin:

  • 2 filxhan uje
  • 3 filxhan sheqer
  • lengun e nje limoni
  • pak lekure limoni

Fillimisht pregatisim kremin e pasticerise sipas recetes qe do ta gjeni ketu, por duke respektuar masat e perberesve qe tregohen ne receten e qumeshtorit. E leme te ftohet plotesisht perpara se te fillojme pregatitjen e embelsires.

Lyejme me pak gjalp te shkrire nje tave te rrumbullaket, shtrojme 7-8 pete duke i lyer nje nga nje me gjalp, shtojme kremin e pasticerise te cilin e nivelojme me nje spatul (ose luge) dhe shtrojme edhe petet e mbetura gjithmone duke i lyer me gjalp. Anet e peteve i mbeshtjellim nga brenda, e sperkasim siperfaqen me gjalpin e mbetur dhe e pjekim qumeshtorin ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30-35 minuta apo derisa te kete marre ngjyre te arte ne siperfaqe pa e hapur deren e furres.

Nderkohe pregatisim sherbetin duke shkrire sheqerin ne uje ne zjarr mesatar, shtojme nje copez lekure limoni (te cilen do ta heqim nga fund) dhe e leme ne kete menyre te zieje per rreth 10 minuta. E heqim nga zjarr, shtojme lengun e limonit dhe ia hedhim embelsires kur ajo te jete ftohur dhe ta kemi prere ne copa