Piknik

Tortë e kripur me spinaq

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

SAMSUNG CSC

Nje torte e kripur per tu konsumuar e ngrohte, e sapodale nga furra apo edhe e ftohte diten tjeter. Shume e shijshme dhe e ushqyeshme, ideale per vaktin e drekes apo per tu shijuar ne nje piknik me miqte!

Perberesit per nje tave me diameter 28cm

…per brumin

  • 300gr miell 00
  • 250gr gjalpe ne temperature ambjenti
  • kripe

…per mbushjen

  • 500gr spinaq te lare e te pastruar, te prere holle
  • 250gr rikota (gjize pa kripe)
  • 250gr domate qershize, te ndara ne dy pjese
  • 100gr djathe kaçkavall dele, te prere ne kubik
  • 50gr djathe guda, te grire holle ne rende
  • 50gr ullinj pa berthame
  • 1 qepe, te prere holle
  • 3 thelpinje hudhra, te prera holle
  • 100ml vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 3 veze
  • kripe
  • arre moskate
  • piper te zi te sapobluar

SAMSUNG CSC

Bashkojme ne nje ene miellin e situr me kripen, shtojme gjalpin ne temperature ambjenti (te zbutur) dhe e punojme brumin shume mire me dore derisa te rezultoje i bute. E mbeshtjellim me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per 30 minuta.

Nderkohe pergatisim mbushjen: ne nje tigan qe nuk ngjit, kaverdisim ne vaj ulliri qepen, hudhren dhe spinaqin. I vendosim kapakun dhe i leme te gatuhen ne zjarre te ulet, ne menyre qe te zbuten me avullin e tyre. E rregullojme  me kripe, piper te zi te sapobluar dhe arre moskate. Masa duhet te rezultoje pa leng, pra e thate, prandaj vazhdojme gatimin me kapak hapur derisa i gjithe uji i tepert te avulloje.

Ne nje tjeter ene rrahim vezet me rikoten, shtojme spinaqin dhe ne kete moment kemi gati mbushjen e tortes.

Nxjerrim brumin nga frigoriferi, e heqim nga qesja transparente dhe e shtypim paksa me duar. I vendosim siper leter furre e cila do te na ndihmoje ta hapim me lehtesisht. E hapim brumin nga te gjitha anet duke formuar nje pete me trashesi rreth 1cm. E shtrojme ne taven ku do te gatuajme torten e kripur te cilen e kemi lyer paraprakisht me pak vaj ulliri. Hedhim siper mbushjen me spinaq dhe rikota dhe nivelojme me kujdes. E zbukurojme me domatet qershize te ndara pergjysme, ullinjte pa berthame, kubiket e djathit kaçkavall dhe djathin guda te grire. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 45 minuta. E leme te ftohet per minimumi gjysme ore perpara se ta sherbejme te prere ne feta.

Advertisements

Byrek i hapur me kungull të njomë

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Byrek i hapur me kunguj te njome2

Kemi hyre zyrtarisht ne sezonin veror, atehere kur buka me vete ne plazh te shijon me shume se çdo gje tjeter. Eshte koha te shlodhemi nen hijen e pishave te gjithe bashke duke organizuar nje piknik ne ajer te paster me ato qe pergatisim me duart tona. Receta qe do tju prezantoj me poshte, i pershtatet mrekullisht kesaj kohe: kungulli i njome eshte ne kulmin e shijes se tij ndersa borziloku i jep freski. Jeni gati te perveshni menget?

Perberesit per nje tave me diameter 26cm

  • 1 pete sfoljate e gatshme (ose pergatiteni sipas recetes tone ketu)
  • 1kg kunguj te njome, ne feta te rrumbullakta
  • 1 qepe e vogel, e grire holle
  • 3 feta proshute, ne copeza te vogla
  • 4 veze
  • 200ml pana kuzhine
  • 100gr djathe guda, ne kubik
  • disa gjethe borzilok
  • vaj ulliri ekstra i virgjer
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Pergatisim fillimisht mbushjen duke kaverdisur ne vaj ulliri ekstra te virgjer qepen derisa te rezultoje transparente. Shtojme kungujt e njome, proshuten dhe vazhdojme gatimin edhe per pak minuta ne zjarr mesatar. Shtojme pak uje (rreth 1 filxhan kafe) dhe i gatuajme kungujt me kapak te mbyllur derisa te zbuten duke i rregulluar ne fund me kripe, piper te zi te sapobluar dhe borzilok te fresket. E leme masen te ftohet.

Ne nje tas, rrahim vezet, shtojme panen e kuzhines dhe vazhdojme rrahjen.

Shtrojme ne tave peten sfoljate dhe e çpojme lehtesisht me dhembet e nje piruni ne fundin e saj. Shtojme perberjen me kunguj, qepe dhe proshute dhe siper hedhim kremin me veze dhe pana. Shperndajme ne siperfaqe kubiket e djathit dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth gjysme ore. Presim te ftohet plotesisht perpara se ta presim dhe ta sherbejme.

Byrek i hapur me kunguj te njome1

Ruajtja: Byreku i hapur me kunguj te njome mund te ruhet ne frigorifer per maksimumi 2 dite mbuluar me qese transparente ose mund te ruhet ne ngrirje i ndare ne feta.

Byrek i hapur me kunguj te njome3

Sallatë e ftohtë me oriz

Rice salad on bowlSallata e orizit eshte nje recete tipike verore e cila preferohet te konsumohet me shume neper piknike apo edhe thjesht kur nuk kemi deshire te rrime prane sobes duke gatuar me ore te tera. Eshte shume e thjeshte ne pregatitje, e shpejt, dhe me ngjyra te cilat do te terheqin vemendjen edhe te femijeve tuaj.

Perberesit

  • 300gr oriz kokerrgjate
  • 150gr djath kaçkavall te bute (ose djath picash)
  • 100gr bizele te ziera (ne kuti)
  • 100gr ullinj te zinj pa berthame
  • 10-15 domate qershize 
  • 1 spec te madh te kuq ose te verdhe
  •  2 kuti peshk ton nen vaj (160-200gr)
  • 4 salçiçe Wudy te vogla
  • 4-5 kastraveca te vegjel turshi
  • 1 tufe majdanoz
  • pak majoneze ose vaj ulliri
  • kripe

Per te pregatitur sallaten e orizit, si fillim, vendosim te zieje ne nje tenxhere uje me kripe dhe ne momentin qe ka arritur piken e vlimit, hedhim orizin. Nderkohe qe orizi zien, presim te gjithe perberesit e tjere si me poshte:

Ndajme domatet qershize ne kater pjese, specin dhe djathin ne kubik te vegjel, salçiçet, ullinjte dhe kastravecat turshi ne rrathe dhe i hedhim te gjitha ne nje ene te madhe duke i perziere mire.

Ne momentin qe orizi eshte gati, e kullojme nga uji i tepert dhe e shplajme nen uje te ftohte ne menyre qe te bllokohet zierja. E kullojme shume mire (ose nese keni kohe ne dispozicion, thajeni me ndihmen e nje pecete kuzhine) dhe e hedhim ne tasin e mesiperm bashke me perberesit e tjere. Shtojme se fundi edhe bizelet te cilave i kemi kulluar ujin e konservimit, peshkun ton te cilit i kemi eleminuar vajin dhe se fundi majdanozin e grire holle duke i perziere te gjitha shume mire. E mbulojme tasin me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per minimumi 1 ore derisa shijet te bashkohen me njera tjetren.

Ne momentin e servirjes, sipas deshires, mund te shtojme edhe 1-2 luge majoneze, ose pak vaj ulliri duke e perziere mire.

*Keshille: Sallaten e orizit mund ta pregatisni me perberesit qe i pelqejne me shume familjes suaj. Ne kete menyre mund te shtoni edhe veze te ziera te prere ne feta, kaperi, miser, karrota te ziera, proshute te pjekur prere ne kubik te vegjel, karkaleca te vegjel te ziere etj.

Foto nga: http://italianaddiction.com/