Krishtlindje dhe Viti i Ri

Smorgastarta

SmargSmorgastarta eshte nje torte sanduiç ose nje torte e kripur shume e njohur ne kuzhinen Skandinave, sidomos ne ate Suedeze dhe Finlandeze. Receta konsiston ne nje sanduiç te madh me shume shtresa (zakonisht 4 ose 5) dhe mbushje te ndryshme midis tyre. Mbushja varion sipas deshires, por zakonisht baza jane vezet e ziera dhe majoneza te cilat kombinohen me pas me proshute, karkaleca, domate ne feta, kokrra rrushi, limon ne feta, salmon te tymosur etj.

Per nje rezultat sa me te mire, pregatiteni smorgastarta nje nate perpara dhe vendoseni ne frigorifer: diten qe do ta servirni vetem dekorojeni ne siperfaqe dhe sherbeheni te ftohte te prere ne feta.

Me poshte po ju tregojme menyren e pregatitjes se kesaj torte te kripur, perberesit i zgjidhni ju sipas deshires!

Perberesit

baza: 1 buke e bardhe e pa prere, prere ne feta horizontalisht ose buke per tramezzini

per lyerjen midis fetave te bukes: djath filadelfia me ereza ose origjinal ose majoneze e perziere me veze te ziera te prera ne copeza ose mus me filadelfia dhe proshute te pjekur ose salce kosi

per mbushje: feta proshute te pjekur ose perime te pjekura ne feta te holla (patellxhan, kunguj etj) ose karkaleca te ziere per max 5 minuta ose feta vezesh te ziera

per zbukurim: feta limoni, feta vezesh te ziera, proshute e pjekur e prere shume holle, karkaleca, salmon i tymosur, havjar etj

Lyejme çdo fete buke per tramezzini me perberesin qe kemi zgjedhur, vendosim midis fetave mbushjen dhe e fusim ne frigorifer sanduiçin duke e lene keshtu gjithe naten.

Diten qe do ta servirim, e lyejme Smorgastarta me kremin qe kemi zgjedhur dhe e zbukurojme sipas deshires. E servirim te ftohte te prere ne feta.

Pako e Krishtlindjes prej djathi

Pako djathiNje antipaste e shijshme e cila do ta bej Krishtlindjen tuaj me festive dhe te veçante.

Perberesit

  • 240gr djath filadelfia (nje kuti) ne temperature ambjenti
  • 1/2 luge te vogel koper
  • 1 maje luge hudher e thate pluhur
  • pak kripe
  • per fjongon e pakos: bishta qepesh te njoma
  • per zbukurim: copeza specash te kuq
  • per shoqerim: biskota te thata (krekers) ose perime te gjalla te prera “alla julienne”

Bashkojme djathin filadelfia me kopren, hudhren dhe kripen duke e punuar mire me pirun derisa te zbutet.

Lajme mire kutine bosh te djathit, e thajme dhe e veshim nga brenda me leter transparente. Hedhim ne te kremin e djathit me erezat duke e niveluar mire ne siperfaqe me ndihmen e nje spatule kuzhine. E fusim ne frigorifer per te pakten 3 ore.

Ne momentin e servirjes, e kthejme pakon me krem djathi mbi nje pjatance dhe e zbukurojme me bishta qepesh ne menyre qe te formojme fjongon dhe copeza specash te kuq te prere ne katrore te vegjel.

Foto nga: http://culinarytravellerz.com

Kungulleshka tringjyrëshe

Nje antipaste shumengjyreshe per te gjithe ata qe nuk duan te heqin dore nga linjat, pervecse te shijojne ushqimin e mire ne festat e fundvitit.

Perberesit per rreth 30 antipasta te vogla

  • 5 kungulleshka mesatare
  • 15 domate qershize te prera ne feta
  • 150gr djath gorgonxola
  • 3 luge plot djath Parmixhano te grire (ose djath tjeter kaçkavall)
  • 1 luge te vogel borzilok
  • nje maje luge piper

Presim si fillim kungulleshkat ne feta te trasha rreth 2cm. Me ndihmen e nje luge te vogel, heqim pjesen e brendshme duke e lene hapesiren bosh. I vendosim kungulleshkat ne nje tave te shtruar me leter furre dhe ne hapesiren boshe shtojme gjysme luge djath gorgonxola te cilin e kemi therrmuar me dore.

Ne nje ene te vogel, bashkojme djathin Parmixhano te grire me borzilokun dhe pak piper dhe sperkasim me gjysmen e saj djathin gorgonxola qe ndodhet brenda copave te kungulleshkave. Vendosim nje fete domate ne secilen prej kungulleshkave, e sperkasim me pjesen tjeter te djathit te grire dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 5-7 minuta, apo derisa djathi te kete shkrire. I sherbejme te ngrohta.

Vezët e engjëjve

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

veze engjejsh

Mund ta pregatisni kete antipaste ne ditet tuaja te festave duke kenaqur shijen e çdokujt!

Perberesit

  • 6 veze te ziera fort
  • 80gr peshk ton nen vaj (1 kuti)
  • 1 kastravec te vogel turshi
  • 1 luge plot spec i kuq i grire holle
  • 1 luge plot qepe te grire holle
  • 4 luge plot majoneze
  • pak mustarde
  • pak piper te zi
  • nje maje luge sherebel
  • pak spec i kuq i embel per dekorim

Qerojme vezet e ziera fort, i ndajme ne dy pjese per se gjati, heqim me kujdes te verdhen dhe e copetojme me dore duke e vendosur ne nje tas. Shtojme peshkun ton te cilit i kemi hequr vajin e tepert, kastravecin turshi te prere shume holle, qepen, specin e kuq, majonezen, mustarden, pak piper, pak sherebel dhe e perziejme shume mire derisa te formohet nje perberje homogjene.

Mbushim gjysmat e te bardhave te vezeve me masen e perftuar dhe i sperkasim me pak spec te kuq te embel.

Foto nga: http://cookingwhims.com/

Babagjyshi i Vitit të Ri prej djathi

  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Provoni te befasoni miqte tuaj, dhe sidomos femijet, mbremjen e Krishtlindjeve apo Vitit te Ri duke pregatitur kete antipaste sa te bukur ne pamje, aq edhe te shijshme!

Perberesit per 1 Babagjysh

  • 2 pako krem djathi
  • 150gr arra te qeruara
  • 2-3 luge majoneze
  • 1 qepe e njome e vogel
  • 1 tufe majdanoz
  • pak spec te kuq te embel (jo djeges)

Ne nje ene te madhe bashkojme kremin e djathit, arrat e ndara ne copeza te vogla, majonezen, qepen e njome dhe majdanozin te prera shume holle dhe pak spec te kuq te embel. I perziejme shume mire me ndihmen e nje luge druri derisa te perftojme nje perberje homogjene dhe e ndajme ne dy pjese duke formuar dy topa djathi si ne figure; nje me te madhe dhe nje me te vogel.

Ne pjatancen ku do te sherbejme antipasten, vendosim si fillim topin e madh, me pas topin e vogel duke formuar nje Babagjysh te shtrire. E vendosim ne frigorifer deri ne momentin e servirjes.

Sipas deshires, mund ta dekorojme Babagjyshin si ne figure, apo ne cfaredolloj menyre qe deshironi. Ne ju keshillojme:
Ullinj te zinj per syte dhe gojen
Karrote te vogel per hunden
Spec te kuq te ndare ne trekendesha te vegjel per kopsat
Shkopa çibuku per krahet.

Bonet

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Receta e meposhtme eshte nje embelsire tipike Piemontese, por e perdorur gjeresisht edhe ne vende te tjera te Europes per shkak te shijes se veçante dhe perberjes se saj kremoze. Emri i saj derivon nga forma ne te cilen gatuhej e cila quhej “bonet ed cuisin”, ose ndryshe “kapelja e kuzhinierit”, kjo duke u bazuar ne fjalorin piemonetes-italian te vitit 1859. Egziston edhe nje tjeter version i prejardhjes se fjales, e cila shpjegon se kjo embelsire ka pikerisht kete emer per shkak se sherbehej ne fund te vaktit, ashtu si kapelja vendoset ne momentin e fundit kur dalim nga shtepia! Ju besoni cilen te doni, e rendesishme eshte qe shija dhe aroma e kesaj embelsire do ti lere gojehapur te gjithe!

Perberesit

  • 500ml qumesht
  • 50gr amareta
  • 40gr kakao pluhur
  • 1 gote te vogel kafe te ftohte
  • 1 gote te vogel amaretto ose rum
  • 4 veze
  • 120gr sheqer
  • disa amareta te plota per zbukurim

…per karamelin

  • 200gr sheqer
  • 4-5 luge uje

Pregatisim si fillim karamelin duke vendosur ne nje tenxhere sheqerin me 4-5 luge uje derisa te shkrihet (pa e perziere asnjehere) dhe te kete marre ngjyren tipike te karamelit. E hedhim ne nje forme te rrumbullaket me diameter rreth 18cm duke e rrotulluar ne menyre qe e gjithe forma te vishet me karamel. E leme te ngurtesohet nderkohe qe pregatisim perberjen per Bonet.

Ne nje ene hedhim vezet, shtojme sheqerin dhe i rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik derisa te formojme nje perberje te fryre dhe me ngjyre te hapur.

Ne mikser, grijme amaretat derisa ti reduktojme ne pluhur, shtojme kakaon dhe i perziejme me luge. Ia shtojme kete perberje mases se mesiperme me veze dhe sheqer duke i perziere mire me mikser, shtojme amaretton, kafen dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa momente te tjera.

Vendosim per tu ngrohur qumeshtin i cili nuk duhet te arrije piken e vlimit, por duhet te jete i vaket. Ia shtojme pak nga pak perberjes se mesiperme gjithmone duke e perziere derisa te formohet nje krem homogjen. E hedhim te gjithe masen ne formen qe lyem ne fillim me karamel.

Parangrohim furren ne 180°C, vendosim brenda nje tave pak me te madhe se forma jone te cilen e mbushim 1/3 me uje, vendosim formen siper dhe e pjekim per 45-50 minuta derisa perberja te mpikset. (ky eshte gatimi ne banjomari)

Pas pjekjes, e leme te ftohet per disa çaste dhe e nxjerrim nga forma mbi nje pjate te ceket.  E zbukurojme me amareta te plota dhe e sherbejme te prere ne feta.

Tortë krepesh me perime

Kjo antipaste e cila kerkon pak kohe ne pregatitje, rekomandohet te gatuhet ne raste festash si per shembull nje ditelindje, apo festat e fundvitit. Me pak miremenaxhim te kohes, nuk do te jete shume e veshtire te sillni ne tavoline shijen e vecante te kesaj torte te kripur e cila me ngjyrat e saj, do te mahnise edhe femijet.

Perberesit

  • 10 krepa te kripur sipas recetes qe do ta gjeni ketu
  • 1kg kungulleshka
  • 1kg domate (mundesisht te tipit San Marzano, qe jane edhe ato me te emblat)
  • 1 qepe
  • 400gr djath mocarela (ose djath tjeter qe shkrin)
  • 2 luge vaj ulliri
  • pak borzilok
  • kripe
  • piper

Nderkohe qe kemi pregatitur brumin per krepa dhe ai pushon (minimumi 30 minuta) ne frigorifer, vazhdojme me pregatitjen e mbushjes se tortes me perime:

Ne nje tigan te madh, kaverdisim me dy luge vaj ulliri per rreth 15 minuta qepen te grire shume holle, kungulleshkat e prera ne copa te vogla, domatet te cilave i kemi hequr lekuren, farat e brendshme dhe i kemi prere ne shirita te holle, i rregullojme me kripe dhe piper dhe i gatuajme me kapak te mbyllur ne menyre qe avulli ti zbusi perimet. Ne fund, masa duhet te rezultoje e thate.

E heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme djathin mocarela te prere ne kubik te vegjel, borzilokun e prere holle dhe i perziejme derisa djathi te shkrihet.

Marrim nje tas jo shume te madh me forme te rrumbullaket (madhesia varet nga diametri i krepave, duhet te kemi parasysh qe nje krepe duhet “ta veshe” nga brenda tasin) dhe e veshim me leter celofoni. E lyejme letren me pak vaj ulliri dhe vendosim ne te 2 krepa njeri pas tjetrit. Vendosim 1/4 e perimeve, 2 krepa te tjere, dhe vazhdojme ne kete menyre derisa perimet dhe krepat te perfundojne (normalisht jane formuar 4 shtresa me perime dhe 5 shtresa me nga 2 krepa). E mbulojme siperfaqen me leter transparente dhe i vendosim siper nje peshe paksa te rende (psh nje tenxhere me pak uje) ne menyre qe torta te rezultoje kompakte. E fusim ne frigorifer per rreth 2 ore, dhe ne momentin e servirjes e permbysim torten e krepave me perime dhe e presim ne feta.

(recete marre nga: 365 giorni a tavola-Paola Loaldi, dhe modifikuar nga autorja)

Antipasta festash për fëmijë (pjesa 1)

Dihet qe ne festat e fundvitit, jane femijet ata per te cilet duhet te pregatisim dicka te vecante ne menyre qe te ulen ne tavoline bashke me ne. Dhe ku ka me mire sesa disa antipasta me figurat e tyre te preferuara? Me poshte, po ju paraqesim dy te tilla, por ky postim do te vazhdoje edhe ne ditet ne vazhdim.

ANTIPASTE BABAGJYSHI I VITIT TE RI

Kapelja: Sallam pikant i prere me gershere ne formen e kapeles

Fytyra: Biskota te thata te rrumbullakta

Mjekrra: Vendosim pak gjize pa kripe (rikota) me ndihmen e nje xhepi pasticerie. Te njejten gje bejme edhe midis kapeles dhe fytyres.

Mustaqet: copeza selinoje

Syte dhe hunda: kaperi

Foto dhe ideja marre nga: http://www.marthastewart.com

ANTIPASTA E MIUSHIT

Trupi: djath bebe

Veshet: biskota te thata

Syte: ullinj te zinj te prere ne forme rrethore

Hunda: spec i kuq i prere ne forme rrethore.

Foto dhe ideja marre nga: http://www.cutefoodforkids.com

Gjel deti i mbushur dhe i pjekur (me garniturë dhe salcë)

Gjel deti me garnitureReceta qe po ju paraqesim me poshte (ose me mire recetat), perben nje alternative shume te shijshme te Persheshit me gjel deti te pregatitur per Vitin e Ri. Kjo recete tradicionalisht gatuhet per festen e Falenderimeve ne SHBA, por ne mund ta pershtasim mjaft mire me festat e fundvitit, duke qene e vetmja periudhe ne te cilen gatuhet ky shpend kaq i shijshem!

Perberesit
…per gjelin e detit

  • 1 gjel deti rreth 7kg
  • 2 dege selino
  • 2 karrota
  • 1 qepe te ndare ne kater pjese
  • 50gr gjalp te shkrire ne mikrovale
  • gjysme limoni
  • kripe
  • piper
  • majdanoz
  • trumez
  • rozmarine

…per garnituren

  • te brendshmet e gjelit te detit
  • 350gr qepe te prera holle
  • 200gr selino te prere holle
  • 130gr arra te qeruara
  • 120gr rrush te thate
  • 10 ullinj jeshil pa berthame
  • 1 molle jeshile
  • 2 feta buke te ndenjura 1 dite (ose 2 feta buke te fresketa te thara ne furre per rreth 10 minuta)
  • 100gr gjalp
  • 1 tufe majdanoz te fresket
  • pak sherebele
  • kripe
  • piper te zi te fresket

PJEKJA E GJELIT TE DETIT

Gjeja e pare qe duhet bere perpara se te gatuhet nje gjel deti, eshte ta leme te shkrihet plotesisht dhe te arrije temperaturen e ambjentit. Per kohen e shkrirjes sipas madhesise dhe sekrete te tjera, klikoni ketu.

Gjelit i heqim qafen (te cilen mund ta perdorim per supe) dhe te brendshmet: zemren, stomakun dhe melcine, nga te cilat zemren dhe stomakun do ti perdorim ne pregatitjen e garnitures.

E lajme mire gjelin e detit brenda dhe jashte me uje te ftohte dhe te rrjedhshem dhe eleminojme cdo pupel sado e vogel qofte. E fshijme me letra kuzhine dhe ferkojme brendesine e tij me gjysmen e limonit dhe me pas me kripe.

Per ti dhene shije gjate pjekjes, fusim brenda gjelit te detit qepen e ndare ne kater pjese, nje tufe majdanoz dhe karrotat dhe selinon te prera ne copa jo shume te vogla. Ne zgavren me te madhe te gjelit, vendosim nje leter alumini si kapak, per te mos lejuar mbushjen te dale jashte dhe me pas e mbyllim me kunja dhembesh (apo e qepim me “gjilperen” e kuzhines). Ne te njejten menyre veprojme edhe me kavitetin tjeter te hapur, ate te qafes.

E lidhim gjelin me spango kuzhine, e ferkojme siperfaqen e tij me kripe te bollshme, e sperkasim me gjalpin e shkrire, e aromatizojme edhe me pak piper te zi te grire ne moment dhe e vendosim ne nje tave te madhe me gjoksin poshte. Anash taves vendosim edhe disa gjethe te fresketa trumeze dhe rozmarine.

E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth gjysme ore, me pas e ulim temperaturen ne 180°C per rreth dy ore dhe me pas ne 100°C per 1 ore e gjysme.

Ne momentin e fundit, nese deshirojme qe gjoksi i gjelit te marre ngjyre te arte, e kthejme nga ana tjeter dhe e pjekim per maksimumi 5 minuta ne 250°C.

E kuptojme qe mishi i gjelit eshte pjekur edhe ne brendesi ne momentin kur e presim pak lekuren e holle te kembes, dhe lengu qe del eshte i qarte (jo ngjyre roze!).

E nxjerrim nga furra dhe e leme te pushoje per 15-20 minuta ne temperature ambjenti perpara se ta presim ne copa.

PREGATITJA E GARNITURES

Pregatisim si fillim lengun e gjelit te detit duke ziere ne uje me pak kripe zemren, qafen dhe stomakun e tij per rreth 1 ore. E filtrojme dhe e leme menjane, ndersa te brendshmet i kaverdisim per rreth 5 minuta me nje luge gjalp ne zjarr te ulet.

Pjekim per pak minuta arrat ne furre ose ne tigan (pa yndyre!) derisa te kene marre ngjyre te arte (kujdes te mos digjen) dhe i presim ne copa. I leme ne temperature ambjenti nderkohe qe skuqim buken e prere ne kubik me gjysmen e gjalpit per pak minuta.

Ne nje tigan tjeter, kaverdisim me gjalpin e mbetur qepet e prera holle bashke me selinon per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet, shtojme copezat e arrave, te bukes se skuqur, mollen e prere ne kubik te vegjel, rrushin e thate, ullinjte ne copa te vogla, majdanozin e grire holle, te brendshmet e gjelit te detit, pak rozmarin, pak sherebele dhe kripe e piper. Shtojme gjithashtu pak nga pak lengun e perftuar nga brendshmet e gjelit dhe e gatuajme te gjithe perberjen per rreth 1 ore ne zjarr te ulet, apo derisa mollet te jene zbutur.

PREGATITJA E SALCES ME LENGUN E GJELIT

Lengun qe ka leshuar gjeli i detit i pjekur ne tave, e hedhim ne nje tigan qe nuk ngjit dhe e vendosim ne zjarr te ulet.
Ne nje ene te vogel, shkrijme 1 luge niseshte ne pak uje te ftohte dhe ia shtojme lengut te gjelit pak nga pak derisa te trashet. E rregullojme salcen me kripe, piper, trumez, pak sherebel dhe e sherbejme bashke me gjelin e detit te pje