Ëmbëlsira

Kek me çokollatë të zezë dhe arrë kokosi

  • Racione: 8-10 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Veshtire te gjeni nje kombinim me perfekt se ai i çokollates se zeze me arren e kokosit. Dhe veshtire te gjeni nje embelsire qe pregatitet ne vetem 10 minuta! Keku qe do tju propozojme sot eshte ideal per çdo moment te dites, por sidomos per mengjet e fundjaves atehere kur kemi deshire per diçka ndryshe nga ditet e tjera. Eshte i bute ne brendesi dhe krokant ne siperfaqe, gje qe vjen si pasoje e çokollates me te cilen eshte lyer.

Perberesit

  • 200gr miell 00
  • 100gr kakao pluhur pa sheqer
  • 150gr sheqer
  • 50gr arre kokosi te grire
  • 3 veze ne temperature ambjenti
  • 250ml qumesht
  • 50ml vaj farash (luledielli, misri etj)
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira

..per lyerje

  • 150gr çokollate te zeze
  • arre kokosi te grire

Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim shume mire vezet me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze. Shtojme vajin dhe qumeshtin dhe vazhdojme perzierjen.

Ne nje tas, perziejme perberesit e thate duke i situr nje nga nje: miellin, kakaon, pluhurin pjekes dhe se fundi shtojme arren e kokosit te grire. Ja shtojme kete perzierje mases se mesiperme dhe vazhdojme rrahjen derisa te kemi perftuar nje brume homogjen.

Lyejme me vaj dhe pak miell nje forme per kek dhe hedhim ne te brumin duke e niveluar mire me ndihmen e nje spatule. E pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per rreth 40 minuta. E nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet brenda formes.

Nderkohe shkrijme çokollaten ne banjomari, ose ne nje tenxhere te vogel ne zjarr shume te ulet duke e perziere shpesh derisa te behet kremoze. Nxjerrim kekun nga forma dhe e lyejme me çokollaten e zeze. E sperkasim siper me arre kokosi te grire dhe e sherbejme te prere ne feta.

Advertisements

Kek me portokall dhe feta portokalli të karamelizuara

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

kek me portokall

Ky kek me portokall eshte shume i bute, me nje arome fantastike agrumesh e cila vjen si rezultat i perdorimit te lengut dhe lekures se portokallit. Mund te zbukurohet sipas deshires me sheqer pluhur, me ganash çokollate te zeze, apo me feta portokalli te karamelizuara si me poshte.

Perberesit per nje forme keku

  • 200gr miell 00
  • 50gr niseshte patatesh ose misri
  • 150gr sheqer
  • 80ml vaj misri
  • 150ml leng portokalli
  • 2 veze
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira (me vanilje ose jo)
  • lekuren e grire te dy portokalleve

…per fetat e portokallit te karamelizuara

  • 6 feta portokalli
  • 1 filxhan kafe sheqer
  • 2 filxhan kafe uje

Rrahim vezet me sheqerin derisa perberja te rezultoje kremoze dhe ta rrise vellimin. Shtojme vajin e misrit, lekuren dhe lengun e portokallit, miellin, niseshten dhe pluhurin pjekes per embelsira duke i perziere shume mire.

Lyejme me vaj dhe pak miell nje forme per kek (une kam zgjedhur te perdor formen per plumcake me gjatesi 26cm), hedhim ne te brumin dhe e nivelojme mire me ndihmen e nje spatule silikoni. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C  per 35 minuta, duke bere gjithesesi proven e pirunit per te pare nese eshte pjekur edhe brenda. E leme te ftohet paksa ne temperature ambjenti dhe e nxjerrim nga forma duke e vendosur bukur ne nje pjate.

Nderkohe qe keku ftohet, pregatisim fetat e portokallit te karamelizuara. Vendosim ne nje tigan fetat e portokallit, i sperkasim me sheqer, shtojme ujin dhe i leme te ziejne ne sherbet per rreth 5 minuta duke i kthyer nga ana tjeter. I vendosim bukur siper kekut dhe e sherbejme te prere ne feta.

Kek me kos

  • Racione: 35 minuta
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Keku me kos eshte nje embelsire shume e bute dhe me shije mjaft delikate i cili pregatitet ne pak kohe. Ne vend te gjalpit kemi perdorur vaj farash (konkretisht vaj misri) i cili e ben akoma me te bute brumin. Mund ta sperkasim siper me sheqer pluhur, ose ta ndajme ne dy pjese horizontalisht dhe ta mbushim me reçel, krem, çokollate etj. Gjithashtu ne vend te kosit natyral, mund te perdorim ate me shije frutash, kafe apo limoni.

Perberesit per nje tave te rrumbullaket me diameter 26cm

  • 200gr miell 00, i situr
  • 100gr niseshte misri ose patatesh (nese nuk e keni, hidhni 300gr miell 00)
  • 250gr kos natyral
  • 150gr sheqer
  • 100ml vaj misri (ose luledielli, soje etj)
  • 3 veze ne temperature ambjenti
  • lekuren e grire te 1 limoni
  • 1 pako e vogel fryres brumi per embelsira, e situr
  • sheqer pluhur per sperkatje

Me ndihmen e nje rrahesi elektrik, rrahim per 5 minuta vezet me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze. Shtojme dalengadale vajin e misrit, kosin duke vazhduar rrahjen. Shtojme miellin, niseshten, lekuren e limonit dhe pluhurin pjekes duke e perziere brumin me spatul kuzhine ose luge druri.

Lyejme me vaj dhe miell nje tave te rrumbullaket me diameter 26cm, hedhim ne te brumin dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 35 minuta. E leme per rreth 10 minuta kekun brenda ne formen e tij, me pas e nxjerrim dhe e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti.

E sperkasim ne siperfaqe me sheqer pluhur.

Foto nga: http://www.joyofbaking.com

Kek me dardha pa yndyrë

Kete recete e pashe ne nje nga programet televizive te Benedetta Parodi-t e cila me fare pak perberes dhe ne vetem 5 minuta, pregatiti brumin e nje keku te lehte, e per me teper pa shtuar fare yndyre (vaj apo gjalp). Ky eshte keku me i shendetshem qe une kam pregatitur ndonjehere, i vetmi qe nuk me ben te ndihem ne faj pasi kam konsumuar nje fete… ose mbase dy!

Perberesit per nje tave me diameter 24cm

  • 200gr miell 00
  • 80gr sheqer
  • 1 filxhan çaji kos natyral
  • 2 veze
  • 3 dardha te buta, te prera ne copa te vogla
  • 1/2 pako fryres brumi per embelsira
  • sheqer pluhur per sperkatje

Ne nje ene, rrahim vezet me sheqerin derisa perberja te rezultoje kremoze. Shtojme kosin, miellin, fryresin e brumit dhe i perziejme mire. Shtojme ne fund dardhat ne copa dhe vazhdojme akoma perzierjen derisa brumi te rezultoje homogjen.

Lyejme nje tave te rrubullaket me pak gjalp dhe miell, hedhim ne te brumin e kekut dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 25-30 minuta.

E sperkasim ne siperfaqe me sheqer pluhur dhe e sherbejme te vaket ose ne temperature ambjenti.

Foto dhe receta nga: http://benedettaparodiblog.corriere.it

Tortë Kapreze

  • Racione: 8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
torte kapreze

Torta kaprese eshte nje embelsire me baze çokollaten e zeze dhe bajamet. Kombinimi i ketyre dy perberesve te shijshem e ben ideale per tu konsumuar per zemer apo mengjes. Mund ta ktheni edhe ne nje torte ditelindje thjesht duke i shtuar kremin tuaj te preferuar ne siperfaqe.
Nje tjeter e veçante e kesaj torte eshte qe nuk permban miell, gje qe e ben ideale per personat intolerant ndaj glutenit.
Receta me poshte eshte e shefit te famshem te pastiçerise Salvatore De Riso.

Perberesit per nje tave me diameter 24cm

  • 175gr sheqer
  • 175gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 175gr çokollate te zeze me min.50% kakao, te grire
  • 75gr bajame, te reduktuar ne miell
  • 5 veze ne temperature ambjenti, te ndara te bardhat nga te verdhat
  • 30gr kakao e hidhur
  • 60gr niseshte patatesh
  • 1 pako e vogel pluhur pjekes
  • pak kripe
  • sheqer pluhur per sperkatje

Bashkojme ne nje ene therrimet e çokollates me niseshten, kakaon dhe pluhurin pjekes.

Rrahim gjalpin me sheqerin derisa masa te behet kremoze, shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve duke i perziere shume mire. Shtojme çokollaten, niseshten, kakaon, pluhurin pjekes duke i perziere me ndihmen e nje spatule.

Ne nje tjeter ene rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te perftojme nje krem kompakt. Shtojme me kujdes te bardhat e vezeve tek masa e mesiperme duke e perziere me delikatese nga poshte lart ne menyre qe brumi te mos e ule vellimin e tij. Ne fund shtojme edhe miellin e bajameve dhe e perziejme nje here te fundit.

Lyejme me gjalp dhe niseshte patatesh nje tave te rrumbullaket dhe hedhim ne te brumin duke e niveluar mire. E pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per 45 minuta. E nxjerrim menjehere torten nga forma dhe e leme te ftohtet plotesisht permbys ne temperature ambjenti. E zbukurojme me pak sheqer pluhur perpara se ta sherbejme te prere ne feta.

Foto nga: https://www.cucchiaio.it

Sultjash

  • Racione: 8 persona (8 kupa)
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Sa here im shoq me kerkon ti pregatis sultjash (nje nga embelsirat e tij me luge te preferuara) menjehere ne mendjen time deshifrohet si pilaf me qumesht dhe sheqer (blaaaah!) Mbase kjo lidhet me faktin qe edhe ne kopesht e urreja si embelsire dhe me benin ta haja me zor. Kjo derisa nje dite lexova receten e mikeshes sime Ballakumes… Ta provojme njehere, thashe me vete! Ballakumja siper i ka shtuar reçel luleshtrydhe, nderkohe une e shoqerova me reçel manaferre te cilin ime me e pregatit me shumice ne muajin gusht. Dhe rezultati ishte uaaauuuu! Prandaj kjo recete eshte per te gjithe ju qe ashtu si une NUK e pelqeni sultjashin!

Perberesit

  • 200gr oriz
  • 8 luge gjelle sheqer kaf
  • 1.5l qumesht
  • 1 pako te vogel vanilje
  • lekuren e 1/2 limoni
  • reçel per shoqerim (luleshtrydhe, manaferre etj)

Ziejme orizin ne rreth 1.5liter uje pa kripe per 20 minuta derisa te zbutet plotesisht dhe ta kete thithur  komplet ujin. Shtojme qumeshtin, lekuren e limonit, sheqerin, ulim zjarrin ne minimum dhe e leme edhe per 20 minuta te tjera duke e perziere vazhdimisht ne menyre qe mos te na ngjitet ne fund te tenxheres. Ne fund shtojme edhe vaniljen pluhur.

E shperndajme sultjashin neper kupa (tasa) dhe e leme te ftohet plotesisht. Perpara se ta servirim, i hedhim siper nje apo dy luge nga reçeli yne i preferuar.

Foto dhe receta te Ballakumes (me disa modifikime te vogla): http://ballakumeelbasani.blogspot.al

Kek të vegjël me rikota dhe mollë

Keket e vegjel (muffin) i pregatisim shpesh fundjavave ne shtepine tone duke qene se jane te thjeshte dhe praktikisht mund ti japim shijen qe duam: copeza çokollate, kakao, vanilje dhe çokollate sebashku, fruta te thata, te kripur me djath te bardhe etj. Kesaj rradhe provuam ato me rikota dhe copeza molle ne siperfaqe, receten e se ciles e gjeta mbrapa kutise se niseshtes se patateve te Conad (mund ta gjeni nen emrin Fecola di patate). Kete perberes kam filluar ta perdor shume ne embelsira, sepse i ben teper te buta, por edhe ne supe per ta trashur ne vend te miellit apo niseshtes se misrit.

Perberesit

  • 140gr miell 00
  • 100gr niseshte patatesh
  • 150gr sheqer kokerr
  • 250gr rikota e fresket
  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 2 veze
  • 2 molle te kuqe
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira (me vanilje ose jo)
  • lekuren e 1 limoni
  • pak kripe
  • sheqer pluhur per sperkatje
  • forma letre per kek te vegjel

Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin me sheqerin derisa te perftojme nje krem te bute. Shtojme vezet nje nga nje, lekuren e limonit pak kripe dhe vazhdojme rrahjen edhe per pak sekonda. Shtojme pak nga pak niseshten e patateve, miellin, pluhurin pjekes dhe rikoten duke i perziere mire derisa brumi te rezultoje homogjen.

Vendosim ne taven per kek te vegjel format e letres dhe hedhim ne to 1-2 luge brume duke i mbushur deri 2/3. Siper çdo keku vendosim feta mollesh te prera holle duke lene jashte vetem pjesen e lekures.

I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20-25 minuta. I sperkasim me sheqer pluhur dhe i sherbejme.

Foto nga: http://blog.giallozafferano.it/lacucinadimarta

Kek me boronica

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Prej kohesh kisha disa boronica te vogla te egra te ruajtura ne akull te cilat ne stinen e veres i perdorja çdo dite bashke me tim bir ne pregatitjen e smoothies (qumesht+banane+fruta te ngrira). Me freskimin e kohes, edhe frutat e ngrira i zevendesuam me fruta te tjera te fresketa si molle, dardhe, hurma etj. Prandaj mendova qe ne fundjave te pregatitja nje kek te shendetshem dhe te shijshem, kombinimi ideal jo vetem per femijet por edhe per ne te rriturit! Dhe rezultati ishte me teper se fantastik!

Perberesit

  • 1 kupe miell (130gr)
  • 150gr sheqer (une e reduktova ne 100gr duke qene se nuk me pelqen keku shume i embel)
  • 120gr gjalp pa kripe, ne temperature ambjenti
  • 2 veze
  • 300gr boronica te fresketa (ose te ngrira)
  • lekuren e 1 limoni
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira (me vanilje ose jo)
  • 1 pako te vogel vanilje (nese perdorim pluhurin pjekes me vanilje, nuk e shtojme)
  • 1/2 luge çaji kripe
  • 1 maje luge kanelle
  • sheqer pluhur per sperkatje

Nese per kete recete do te perdorim boronica te ngrira ashtu si une, i leme fillimisht te shkrijne plotesisht ne temperature ambjenti. Per kete, i vendosim ne nje kulluese dhe poshte kullueses vendosim nje tas: ne kete menyre mund ta riperdorim lengun e tyre, duke e shtuar ne kek ose thjesht duke ja shtuar kosit me tershere ne mengjes!

Ne nje tas perziejme mire perberesit e thate: miellin e situr, kripen, kanellen, vaniljen dhe pluhurin pjekes.

Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim gjalpin me sheqerin derisa te formohet nje krem i bute, shtojme nje nga nje vezet, lekuren e limonit dhe vazhdojme rrahjen per rreth 2 minuta. Shtojme perberesit e thate dhe i perziejme mire me nje spatul kuzhine.

Lyejme me gjalp dhe pak miell nje forme per kek, dhe hedhim ne te brumin. Shtojme ne siperfaqe boronicat e fresketa ose te shkrirat te cilat i kemi thare mire me leter kuzhine.

E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta. Pas pjekjes, e leme kekun te ftohet plotesisht ne formen e tij, me pas e nxjerrim nga forma dhe e sperkasim me sheqer pluhur.

Kek me banane dhe musli

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Autoresia e ketij keku i perket mikes time Enit, e cila gjithmone pregatit embelsira dhe gatime te tjera sa me te shendetshme dhe padyshim te shijshme. Sapo pashe foton e ketij keku ne Instagramin e saj, direkt i kerkova receten te cilen po e ndaj me ju si me poshte:

Perberesit

  • 100gr miell 00
  • 80gr musli me fruta te thata
  • 200gr kos
  • 2 veze
  • 2 banane te pjekura, te shtypura mire
  • 2 luge gjelle mjalt
  • 1 luge gjelle vaj misri
  • 10gr pluhur pjekes per embelsira

Ne nje tas shtypim shume mire bananet me dhembet e nje piruni, shtojme vezet e rrahura pak dhe i bashkojme mire. Shtojme mjaltin, miellin, kosin, vajin e misrit, pluhurin pjekes per embelsira dhe muslin me fruta te thata. I perziejme te gjitha shume mire.

Lyejme me pak vaj misri dhe miell nje tave per kek (formen qe deshirojme) dhe hedhim ne te brumin e kekut. E sperkasim ne siperfaqe me pak musli ose copeza çokollate dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per 20-25 minuta.

1 2 15