Ëmbëlsira

Tarta me fruta

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Tarta me fruta

Tarta me fruta eshte nje embelsire klasike e perbere nga baza (brum i shkrifet), krem pastiçerie dhe fruta te fresketa te stines.

Perberesit

…per brumin e shkrifet

  • 250gr miell
  • 125gr gjalp pa kripe nga frigoriferi (te ftohte)
  • 100gr sheqer pluhur
  • 2 te verdha vezesh
  • 1/2 pako vanilje

…per kremin e pastiçerise

  • 500ml qumesht
  • 6 te verdha vezesh
  • 6 luge plot sheqer
  • 2 luge plot miell ose niseshte
  • 1 pako te vogel vanilje

…per zbukurim

  • fruta te fresketa te stines
  • 2 luge reçel kajsie/pjeshke
  • 7gr xhelatine pluhur (gjysme pako)
  • lengun e gjysme portokalli
  • 100ml uje te ftohte

Pregatisim fillimisht kremin e pastiçerise sipas recetes qe e gjeni ketu. Kur te jete gati, e hedhim ne nje tas te madh, e mbulojme me leter celofoni dhe e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti, e me pas ne frigorifer.

Pregatisim brumin e shkrifet sipas recetes qe e gjeni ketu, por duke ndjekur gramaturat e perberesve ne kete recete.

Lyejme me pak gjalp dhe miell 6 forma te vogla per tarta me diameter rreth 8cm. Nxjerrim brumin e shkrifet nga frigoriferi dhe e hapim ne tavolinen e punes te pudrosur me pak miell duke formuar ne kete menyre nje pete me trashesi rreth 5mm. E presim brumin ne katrore 10cmx10cm dhe vendosim secilin prej tyre siper formave te tartes duke “i veshur” format dhe duke eleminuar brumin e tepert.  Me dhembet e nje piruni çpojme siperfaqen e brumit, e mbulojme me leter furre, shtojme siper fasulet te thata dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, pa lejuar qe te marrin ngjyre.

Nxjerrim bazen e tartave nga furra, eleminojme fasulet dhe letren e furres dhe i leme te ftohen plotesisht.

I mbushim tartat me kremin e pastiçerise tashme te ftohte dhe i zbukurojme me fetat e frutave te fresketa. Nese i konsumojme brenda dites, mund ta eleminojme proçesin e lyerjes me xhelatine. Ne rast se duam qe tartat te na rezistojne deri ne 5 dite, pregatisim xhelatinen ne kete menyre: ne nje tenxhere te vogel vendosim lengun e portokallit dhe reçelin e kajsise duke i perziere mire. Shtojme gjysme pako xhelatine pluhur dhe uje. I ziejme te gjitha bashke per 2-3 minuta. Me ndihmen e nje furçe per kuzhine (silikoni) lyejme frutat me xhelatine. I vendosim ne frigorifer per te pakten 2 ore perpara se ti konsumojme.

Foto nga: http://www.playingwithflour.com

Reklama

Plumcake me banane

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Kek me banane

Ju ndodh shpesh qe bananet ne shporten e frutave t’ju nxihen e zbuten? Mos guxoni ti hidhni! Pregatisni nje kek me banane i cili eshte ideal per mengjes, dhe e gjithe shtepia do te mbushet me aromen e kendeshme te tyre. Receta eshte super e thjeshte dhe e shpejte. Falenderojme Irma Pelivanin per mundesimin e saj!

Perberesit

  • 2 banane shume te pjekura
  • 60gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 50gr mjalt
  • 100gr sheqer
  • 150gr miell
  • 1 veze
  • 1 luge e vogel sode buke
  • pak kripe

Ne nje tas perziejme gjalpin me bananet e shtypura me pirun derisa te dy masat te lidhen. Me pas shtojme sheqerin, mjaltin, miellin, vezen, soden e bukes dhe pak kripe. E vendosim te gjithe masen ne nje forme per plumcake te veshur me leter furre dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 150-160C per 50 minuta. E leme kekun te ftohet ne formen e tij per disa minuta, me pas e nxjerrim nga forma dhe e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti.

Ruajtja: Ne nje ene te mbyllur hermetikisht per maksimumi 5 dite.

Foto nga: http://jothetartqueen.wordpress.com/

Kek i thjeshtë me bajame dhe copëza çokollate

  • Racione: 6-8
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
10422068_10152413900106540_2510975485889476660_n

Ky kek eshte teper i thjeshte per tu pregatitur, nuk kerkon as peshore kuzhine dhe as ndonje perberes te veçante qe nuk mund ta gjeni ne shtepi. Nese nuk keni fruta te thata dhe çokollate, provoni ti shtoni pak reçel, mbase ate qe keni kohe qe nuk e perdorni, por kujdes: zvogeloni masen e sheqerit. Eshte ideal per mengjes, shoqeruar me nje gote qumesht.

Perberesit

  • 2 gota miell (mund te nevojiten pak me pak se 2 gota, varet sesa miell thith brumi)
  • 1 gote sheqer
  • 1 gote gjalp te shkrire ne mikrovale
  • 1/2 gote kos
  • 2 veze
  • 1 luge e vogel sode buke
  • 1 pako te vogel vanilje
  • bajame/arra/lajthi 
  • copeza çokollate te zeze/te bardhe/me qumesht
  • sheqer pluhur per sperkatje

Rrahim fillimisht vezet e plota me sheqerin derisa te na formohet nje mase e fryre me ngjyre te verdhe te hapur. Shtojme nje nga nje perberesit e tjeter: kosin, gjalpin e shkrire, miellin, soden dhe vaniljen gjithmone duke vazhduar perzierjen me luge druri.

Kekut i japim shije me frutat e thata (mund ti shtojme çfare te deshirojme: bajame, arra, lajthi, rrush te thate) dhe copezat e çokollates.

Lyejme nje forme te rrumbullaket per kek me pak gjalp dhe miell ose e veshim me leter furre te lagur dhe te shtrydhur shume mire me dore. Hedhim ne te brumin e kekut dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180C per 30-40 minuta. Bejme proven e pirunit per te pare nese keku eshte pjekur edhe ne brendesi.

E leme te ftohet plotesisht, e sperkasim me sheqer pluhur dhe e sherbejme te prere ne feta.

Krem gjalpi me mjedër

  • Racione: 10 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Krem gjalpi me mjeder

Kremi i gjalpit me mjeder eshte aq i shijshem, sa te duket sikur ha mjeder te fresket… eshte ideal si per te zbukuruar torta, ashtu dhe per ti mbushur ato!

Per zbukurimin e rreth 20 mafins

  • 200gr sheqer te bardhe
  • 4 te bardha vezesh, ne temperature ambjenti
  • 300gr gjalp pa kripe te nje cilesie shume te mire, ne temperature ambjenti
  • 1 luge te vogel vanilje pluhur
  • 100gr mjeder te fresketa/te ngrira, te grira ne mikser dhe te shtrydhura nga lengu

Vendosim ne zjarr mesatar nje tenxhere me 50ml uje dhe e çojme ne vlim. Ne nje tas qe i reziston nxehtesise (psh pyrex apo tas kauçuku) perziejme te bardhat e vezeve me sheqerin dhe e vendosim siper tenxheres ku po zjen uji, jo brenda saj! (ky quhet gatim ne banjomari). I rrahim shume mire te bardhat e vezeve me sheqerin me ndihmen e nje mikseri elektrik derisa kremi te ngrohet, te fryhet dhe sheqeri te kete shkrire plotesisht, mund te nevojiten rreth 3 minuta.

E heqim tasin nga tenxherja dhe e vendosim ne tavolinen e punes. Vazhdojme rrahjen me shpejtesi te ulet derisa shkuma e vezeve te mos bjeri nga ena, per rreth 10 minuta.

Rrisim shpejtesine e mikserit dhe shtojme gjalpin nga dy luge nga dy luge derisa te perzihet komplet me kremin e vezeve. Veprojme ne kete menyre derisa te perfundoje i gjithe gjalpi. Ndodh shume shpesh qe per shkak te ujit qe permban gjalpi, perberja te pritet, pra kremi nuk eshte me uniforme dhe i qendrueshem. Nje gje e tille mund te rregullohet fare mire ne kete menyre: marrim 1/4 e kremit dhe e hedhim ne nje tas te vogel te cilin e ngrohim ne mikrovale per 10-15 sekonda, jo me shume! Ja shtojme kremit te gjalpit dhe vazhdojme rrahjen me shpejtesi te ulet duke e rritur gradualisht.

Shtojme se fundi edhe vaniljen dhe purene e mjedres. 

Vazhdojme rrahjen me shpejtesi te ulet ne menyre qe te eleminojme dhomat e ajrit, per 3-5 minuta.

Nese kremin e gjalpit nuk e perdorim menjehere, e fusim ne frigorifer ne nje ene hermetike dhe e ruajme per 3 dite, ose ne akull per 1 muaj. Perpara se ta perdorim, e çojme ne temperature ambjenti dhe vazhdojme rrahjen me shpejtesi te ulet derisa te zbutet, per afer 10 minuta.

Foto nga: http://dairyfreebaking

Tullumba

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
rsz_tulumba

Tullumbat jane nje embelsire me sherbet te pregatitura nga Brumi shu dhe te skuqura ne vaj te nxehte derisa te behen krokante ne siperfaqe. Kjo embelsire eshte shume e perhapur ne Greqi, edhe pse origjina e saj e larget eshte Otomone. Edhe ne Shqiperi mund ti gjejme ne pothuajse cdo pasticeri dhe konsiderohen si nje nga embelsirat tradicionale.

Perberesit

  • 210gr miell
  • 400ml uje
  • 3 veze
  • 3 luge gjalp pa kripe
  • 1 luge te vogel sheqer
  • pak kripe 
  • vaj luledielli per skuqje

…per sherbetin

  • 2 gota sheqer
  • 2 gota uje
  • 1 luge leng limoni
  • 1 luge te vogel vanilje

Pregatisim sherbetin:

Vendosim ne nje tenxhere te vogel ujin me sheqerin dhe e vlojme per 7 minuta, derisa te trashet pak. Shtojme lengun e limonit, vaniljen pluhur dhe e leme menjane qe te ftohet plotesisht.

Pregatisim brumin:

Vendosim ne zjarr mesatar nje tenxhere me madhesi mesatare dhe hedhim ne te ujin, sheqerin, kripen dhe gjalpin e prere ne copa. E gatuajme perberjen duke e perziere shpesh derisa gjalpi te kete shkrire plotesisht dhe te arrije piken e vlimit. E heqim menjehere nga zjarri.

Shtojme te gjithe miellin dhe me ndihmen e nje luge druri e perziejme shume mire ne zjarr te ulet per 1 minute derisa te na formohet nje top i madh brumi i cili fillon te shkeputet pak nga pak nga anet e tenxheres. E heqim nga zjarri dhe e leme brumin te ftohet per rreth 5 minuta, apo aq sa te na e durojne duart.

Rrahim nje veze ne nje tas te vogel dhe e leme menjane. Rrahim 2 vezet e tjera dhe ja shtojme brumit pak nga pak duke e perziere mire pas çdo shtese. Brumi duhet te rezultoje i bute, pa kokerriza dhe i shnderritshem. Nese brumi eshte shume i forte, shtojme edhe pak nga veza tjeter, apo nese rezulton shume i bute, shtojme edhe pak miell. Brumi duhet te bjere nga luga, por gjithesesi te ruaj formen e tij.

Nxehim ne zjarr mesatar vajin e lulediellit per te skuqur tullumbat.

Per ti dhene forme tullumbave, kemi nevoje per nje xhep pasticerie ne forme ylli. E vendosim brumin brenda ne xhepin e pasticerise dhe formojme tollumba rreth 5cm te gjate te cilet i skuqim direkt ne vajin e nxehte. I leme te skuqen derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe. I heqim me ndihmen e nje luge me vrima dhe i zhysim ne shurup nga 2-3 duke i lene per 2-3 minuta derisa ta thithin shurupin. I heqim nga shurupi dhe i leme te ftohen plotesisht perpara se ti sherbejme.

Foto nga: http://www.aydinlarg.com

Brownies me kungull dhe çokollatë

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Brownies me kungull dhe cokollate

Nje devijim i embel nga receta klasike e Brownit me çokollate! Nese nuk e keni provuar me pare kombinimin midis kungullit dhe çokollates jepini nje shans kesaj recete vjeshtore te pregatitur nga Ballakumja dhe ju sigurojme qe do ta pregatisni serisht… dhe serisht…

Perberesit

  • 280 gr tul kungulli
  • 170 gr çokollate me permbajtje te larte kakao
  • 250 gr miell
  • 280 gr sheqer
  • 120 gr gjalp
  • 60 ml vaj luledielli
  • 4 veze
  • 1 luge e vogel pluhur pjekes
  • 1 luge e vogel kanelle
  • arome vanilje
  • arre moskat
  • nje maje luge kripe

Parangrohim furren ne 180C.

Shkrijme ne banjomari çokollaten me gjalpin duke i vendosur keta dy perberes ne nje tas qe i reziston nxehtesise siper nje tenxhere me uje te vluar. I perziejme here pas here derisa te na jete formuar nje krem çokollate.

Rrahim per afro 5 minuta me ndihmen e nje rrahesi elektrik vezet me sheqerin dhe aromen e vaniljes derisa te na jete formuar nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur.

Perziejme ne nje tas miellin e situr me pluhurin pjekes, arren moskate dhe kripen dhe ja shtojme mases me veze duke e perziere mire derisa te formohet nje brume homogjen. Brumin e ndajme ne dy tasa te veçante. Ne njerin hedhim çokollaten e shkrire me gjalpin ndersa ne tjetrin hedhim vajin e lulediellit, kungullin e reduktuar ne pure’ dhe kanellen.

Veshim me leter furre nje tepsi drejtkendeshe me anet jo shume te larta dhe shtrojme te dy masat duke i alternuar.

E pjekim brownin per afer 45 minuta. E leme te ftohet plotesisht per disa ore e me pas e presim ne copa per ta servirur.

Ruajtja: i vendosim browniet njera mbi tjetren duke vendosur pak leter furre midis tyre. I fusim ne nje ene te mbyllur hermetikisht dhe i ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite. Ne ngrirje mund te ruhen deri ne 6 muaj duke i mbeshtjelle nje nga nje me leter furre.

&n

Tiramisù dietike (pa vezë dhe maskarpone)

  • Racione: 8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Tiramisu dietike

Jeni ne diete por nuk doni te hiqni dore nga embelsirat? Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte shume me e lehte (me rreth 200 kalori me pak) sesa Tiramisuja klasikeMenyra e pregatitjes eshte e njejte, pervec faktit qe perdoret krem djathi i tipit filadelfia ose rikota ne vend te kremit maskarpone dhe eleminohet perdorimi i vezeve.

Perberesit

  • 400gr krem djathi filadelfia ose gjize pa kripe (rikota)
  • 1 filxhan çaji kafe ekspres e pregatitur+ 2 luge sheqer (mund ta eleminoni nese deshironi)
  • 400gr biskota savoiardi (ose mund ti zevendesoni me biskota te tjera te tipit Pavesini)
  • 4 luge sheqer pluhur
  • 1 luge rum ose esence rumi
  • 2 luge grimca çokollate te zeze
  • kakao e hidhur pluhur
  • pak qumesht
  • pak kripe

Kafene e pregatitur me ekspres ose moka, e hollojme me pak uje ose qumesht ne menyre qe shija e saj te mos rezultoje shume e koncentruar, dhe e leme te ftohet ne nje pjate te thelle.

Ne nje tas te thelle, punojme me pirun kremin filadelfia, ose rikoten me sheqerin derisa kremi te rezultoje i njetrajtshem. Shtojme nje luge rum dhe nje luge grimca çokollate te zeze duke i perziere mire.

Ne taven ku do te pregatisim embelsiren (ose ne tasa te vegjel individual), hedhim 2-3 luge krem dhe e shperndajme njetrajtesisht.

Zhysim biskotat savoiardi ne kafe per maksimumi 5 sekonda dhe i rendisim njera pas tjetres. I hedhim siper gjysmen e kremit, vendosim nje tjeter shtrese biskotash dhe e perfundojme embelsiren me kremin e mbetur duke e rrafshuar siperfaqen me nje spatul kuzhine. E sperkasim ne siperfaqe me kakao te hidhur pluhur. E vendosim tiramisu-ne ne frigorifer per minimumi 4 ore perpara se ta servirim te prere ne copa.

Foto nga: http://www.swide.com/

Krem brulè me vanilje dhe salcë luleshtrydhe

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
1111111

Kremi brulè eshte vleresuar gjithmone si nje recete e thjeshte, por e rafinuar. Ne momentin qe e shoqerojme me salcen e luleshtrydheve, shnderrohet ne nje delikatese tipike verore!

Perberesit

…per kremin brulè

  • 7 te verdha vezesh
  • 250ml qumesht me yndyre te plote
    750ml krem pana per embelsira
  • 100gr sheqer te bardhe
  • 1 pako te vogel vanilje
  • 50gr sheqer kane (ngjyre kafe)

…per salcen me luleshtrydhe

  • 250gr luleshtrydhe te fresketa
  • 1 luge te vogel niseshte
Pregatisim kremin brulè duke rrahur ne nje ene te verdhat e vezeve me sheqerin dhe vaniljen derisa te perftojme nje mase te fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme qumeshtin, kremin pana dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa sekonda.
E hedhim kremin e perftuar neper forma qeramike te cilat i vendosim ne nje tave te thelle. Kremin do ta gatuajme ne banjomari, prandaj veprojme ne kete menyre: e mbushim taven me uje derisa uji te arrije gjysmen e lartesise se formes dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 250°C per rreth 1 ore. Ne raste se shohim se uji po vlon, shtojme 3-4 kuba akull.
E nxjerrim taven nga furra dhe e leme kremin te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti brenda ne uje. Me pas, i fusim format ne frigorifer per te pakten 2 ore.
Reduktojme ne purè luleshtrydhet me ndihmen e nje mikseri elektrik, e sitim purène ne menyre qe te eleminojme farat dhe lengun e perftuar e vendosim ne zjarr me 1 luge te vogel niseshte derisa ti japim trashesine e deshiruar.
Ne momentin e servirjes, e sperkasim kremin brulè me sheqerin kaf te cilin e karamelizojme me paisjen perkatese ose i vendosim format per pak minuta ne pjesen e siperme te furres shume te nxehte.
E sherbejme te shoqeruar me salcen e luleshtrydheve.

Mafins me çokollatë

  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

mafin me cokolate

Mafin me çokollate, jane nje tjeter variant i shijshem i mafins me copeza çokollate te cilat mund te serviren ne çdo moment dhe per te gjithe!

Perberesit per 20-25 mafin

  • 300gr miell 00
  • 300gr sheqer
  • 180ml qumesht me yndyre te plote
  • 4 veze
  • 150gr gjalp
  • 100gr çokollate te zeze te grire holle
  • 7 luge plot kakao pluhur
  • 1 pako te vogel vanilje
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • 1 maje luge sode buke
  • pak kripe
  • sheqer pluhur per sperkatje

Pregatitja e mafin me çokollate eshte teper e thjeshte:

Me ndihmen e nje mikseri elektrik rrahim mire gjalpin ne temperature ambjenti bashke me sheqerin, shtojme vaniljen dhe vezet nje nga nje duke patur parasysh te mos shtojme vezen e dyte nese e para nuk eshte thithur mire nga perberja. E hedhim kete mase ne nje tas te madh dhe e leme menjane.

Ne nje tjeter tas, bashkojme duke i situr fillimisht miellin, kakaon, pluhurin pjekes, soden e bukes dhe pak kripe. Shtojme edhe perberjen mesiper me veze dhe qumeshtin ne temperature ambjenti. Shtojme se fundi edhe çokollaten e grire imet dhe e perziejme brumin me ndihmen e nje spatule kuzhine derisa te homogjenizohet.

E hedhim brumin neper format e mafin duke mbushur 2/3 e tyre me perberjen dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta. I leme te ftohen plotesisht, i sperkasim me pak sheqer pluhur ne siperfaqe dhe i sherbejme.

*Ruajtja: Mafin mund te ruhen 2-3 dite ne nje ene alumini te mbyllur hermetikisht apo brenda nje qese te mbyllur mire ne frigorifer.