Receta të shëndetshme

Supë krem me thjerrëza

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe krem me thjerreza

Supat krem jane ideale per stinen e ftohte te dimrit, shoqeruar me pak buke te thekur dhe vaj ulliri ne siperfaqe. Kjo eshte nje nga ato receta qe te ngrohin zemren dhe te bejne te ndihesh ne shtepi. Thjerrezat, perveçse shume te pasura me hekur dhe mjaft te shendetshme, jane ushqimi ideal edhe per femijet pasi treten shume lehte. Filloni ti mesoni edhe bebat me ushqimet qe ha e gjithe familja, duke nisur nga muaji i 8 i jetes. Perpara se ti shtoni supes kripen, hiqni nje apo dy garuzhde, kalojeni ne site ne menyre qe te eleminoni lekuren e thjerrezave dhe jepjani  bebit te sperkatur me pak vaj ulliri.

Perberesit

  • 250gr thjerreza te thata
  • 1 qepe e kuqe
  • 1 dege selino
  • 1 karrote
  • 1 patate e embel (ose patate normale)
  • 1 spec i kuq
  • 2 gjethe dafine
  • nje maje luge pluhur kerri
  • vaj ulliri
  • kripe
  • per servirje: krem pana, buke te thekur

Vendosim ne zjarr nje tenxhere me 1.5l uje. Shtojme thjerrezat e thata dhe te gjitha perimet e prera ne menyre te çrregullt: qepen e kuqe, selinone, karroten, specin e kuq dhe pataten e embel. Shtojme ne fund edhe gjethet e dafines dhe i ziejme ne zjarr te ngadalte per rreth 40 minuta.

E kalojme supen ne mikser derisa te perftojme nje krem homogjen dhe e veme serisht ne zjarr. Shtojme kripe, vaj ulliri, kerri dhe vazhdojme gatimin edhe per 2 apo 3 minuta. E ndajme neper tasa dhe e sherbejme te ngrohte shoqeruar me krem pana dhe buke te thekur.

Biskota me mollë

  • Racione: 8-10 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

Nese ju pelqen shija e molleve neper embelsira, atehere me siguri do tju pelqejne edhe keto biskota te shijshme me copeza molle ne brendesi.

Perberesit per rreth 20 biskota

  • 250gr miell 00, i situr
  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 100gr sheqer kaf + per sperkatje
  • 1 veze
  • 1 molle e verdhe (Golden)
  • 1 luge kafe xhinxher pluhur
  • 1 luge çaji pluhur pjekes per embelsira
  • lengun e 1 limoni te shtrydhur

Qerojme mollen, e presim ne kubik te vegjel, e sperkasim me leng limoni ne menyre qe te mos nxihet dhe e leme menjane.

Rrahim gjalpin me sheqerin kaf derisa te formohet nje perberje kremoze, shtojme vezen dhe vazhdojme rrahjen te cilen mund ta bejme me dore ose me ndihmen e nje mikseri elektrik. Shtojme miellin, pluhurin pjekes, xhinxherin dhe copezat e molles duke e perziere shume mire brumin.

Shkepusim copeza brumi, i japim forme sferike me dore dhe i vendosim njera pas tjetres ne nje tave te shtruar me leter furre. I shtypim lehtesisht me dore, i sperkasim me pak sheqer kaf ne siperfaqe dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20 minuta, apo derisa te kene marre ngjyre te arte ne siperfaqe. I leme te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti perpara se ti konsumojme.

Foto nga: https://www.afarmgirlsdabbles.com

Kek me dardha pa yndyrë

Kek me dardha pa yndyrë

Kete recete e pashe ne nje nga programet televizive te Benedetta Parodi-t e cila me fare pak perberes dhe ne vetem 5 minuta, pregatiti brumin e nje keku te lehte, e per me teper pa shtuar fare yndyre (vaj apo gjalp). Ky eshte keku me i shendetshem qe une kam pregatitur ndonjehere, i vetmi qe nuk me ben te ndihem ne faj pasi kam konsumuar nje fete… ose mbase dy!

Perberesit per nje tave me diameter 24cm

  • 200gr miell 00
  • 80gr sheqer
  • 1 filxhan çaji kos natyral
  • 2 veze
  • 3 dardha te buta, te prera ne copa te vogla
  • 1/2 pako fryres brumi per embelsira
  • sheqer pluhur per sperkatje

Ne nje ene, rrahim vezet me sheqerin derisa perberja te rezultoje kremoze. Shtojme kosin, miellin, fryresin e brumit dhe i perziejme mire. Shtojme ne fund dardhat ne copa dhe vazhdojme akoma perzierjen derisa brumi te rezultoje homogjen.

Lyejme nje tave te rrubullaket me pak gjalp dhe miell, hedhim ne te brumin e kekut dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 25-30 minuta.

E sperkasim ne siperfaqe me sheqer pluhur dhe e sherbejme te vaket ose ne temperature ambjenti.

Foto dhe receta nga: http://benedettaparodiblog.corriere.it

Supë krem me pulë dhe të verdhë veze

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Kjo eshte nje nga supat krem me te mira qe kam provuar ndonjehere! E shijshme, e ushqyeshme si per te rritur ashtu dhe femije dhe mjaft e tretshme per organizmin.

Perberesit

  • 1 gjoks pule i plote (300-400gr), i prere ne kubik
  • 2 patate te medha
  • 3 karrota te medha
  • 1 dege selino
  • 1 qepe
  • 1 presh, vetem pjesa e bardhe
  • 1 spec i kuq
  • 3 luge gjelle miell
  • 4 luge gjelle gjalp
  • 2 te verdha veze
  • kripe
  • per shoqerim: leng limoni, koper e grire holle, gjalp i shkrire

Ne nje tenxhere te thelle, shkrijme 2 luge gjelle gjalp dhe kaverdisim kubiket e pules bashke me te gjitha perimet te ndara ne 4 pjese (patate, karrota, selino, qepe, presh dhe spec i kuq). Shtojme 1.5l uje dhe i ziejme per 1 ore, ose per 30 minuta ne tenxhere me presion.

Ne nje ene te madhe, kullojme lengun e pules me perime dhe nga perimet marrim vetem patatet, karrotat dhe copezat e pules te cilat i kalojme ne mikser bashke me pak leng perimesh.

Ne tenxheren e thelle, shkrijme 2 luget e mbetura te gjalpit dhe kaverdisim ne te miellin derisa te marre ngjyre te arte (roux). E shuajme me lengun e perimeve te cilin e shtojme pak nga pak. Shtojme se fundi edhe purène me pule, patate e karrota dhe e leme supen edhe per pak minuta ne zjarr derisa te arrije trashesine e deshiruar.

Ne nje tas rrahim te verdhat e vezeve me kripe, e hollojme me pak uje apo leng perimesh dhe ja shtojme dalengadale supes qe kemi akoma ne zjarr duke e perziere edhe per disa minuta.

Sipas deshires e shoqerojme me leng limoni te shtrydhur, pak gjalp te shkrire dhe pak koper te grire ne siperfaqe.

Smoothie me pjeshkë dhe mollë

  • Racione: 2 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Smooth-it jane ideal ne stinen e veres per te marre te gjitha vitaminat qe i duhen trupit per te perballuar te nxehtin. Une i pregatis gjithmone me femijet, keshtu eshte me e lehte qe ata te pijne diçka qe e kane pregatitur me duart e tyre.

Perberesit

  • 2 pjeshke ose nektarina, te prera ne copa
  • 1/2 molle e verdhe, e prere ne copa
  • 1 gote leng molle dhe mango

Ne mikserin per smoothie, hedhim copat e pjeshkes, molles dhe lengun e molles dhe mangos. I perziejme per rreth 20 sekonda derisa te formohet nje mase kremoze.

E ndajme ne dy gota dhe e sherbejme.

Foto nga: https://thebeachhousekitchen.com

Sultjash

  • Racione: 8 persona (8 kupa)
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Sa here im shoq me kerkon ti pregatis sultjash (nje nga embelsirat e tij me luge te preferuara) menjehere ne mendjen time deshifrohet si pilaf me qumesht dhe sheqer (blaaaah!) Mbase kjo lidhet me faktin qe edhe ne kopesht e urreja si embelsire dhe me benin ta haja me zor. Kjo derisa nje dite lexova receten e mikeshes sime Ballakumes… Ta provojme njehere, thashe me vete! Ballakumja siper i ka shtuar reçel luleshtrydhe, nderkohe une e shoqerova me reçel manaferre te cilin ime me e pregatit me shumice ne muajin gusht. Dhe rezultati ishte uaaauuuu! Prandaj kjo recete eshte per te gjithe ju qe ashtu si une NUK e pelqeni sultjashin!

Perberesit

  • 200gr oriz
  • 8 luge gjelle sheqer kaf
  • 1.5l qumesht
  • 1 pako te vogel vanilje
  • lekuren e 1/2 limoni
  • reçel per shoqerim (luleshtrydhe, manaferre etj)

Ziejme orizin ne rreth 1.5liter uje pa kripe per 20 minuta derisa te zbutet plotesisht dhe ta kete thithur  komplet ujin. Shtojme qumeshtin, lekuren e limonit, sheqerin, ulim zjarrin ne minimum dhe e leme edhe per 20 minuta te tjera duke e perziere vazhdimisht ne menyre qe mos te na ngjitet ne fund te tenxheres. Ne fund shtojme edhe vaniljen pluhur.

E shperndajme sultjashin neper kupa (tasa) dhe e leme te ftohet plotesisht. Perpara se ta servirim, i hedhim siper nje apo dy luge nga reçeli yne i preferuar.

Foto dhe receta te Ballakumes (me disa modifikime te vogla): http://ballakumeelbasani.blogspot.al

Supë me gështenja dhe qiqra

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
supe me qiqra dhe geshtenja

Deri pak kohe me pare, geshtenjat i konsumoja vetem ne dy menyra: te pjekura ose te ziera! Kur nje mikesha ime me tha qe me to mund te pregatisja nje supe teper kremoze dhe me plot vlera ushqyese, fillimisht isha skeptike… Por pas shijimit te pare, ndryshova komplet mendim. Dhe ne fakt, kombinimi i qiqrave dhe geshtenjave eshte teper i veçante. Receten e gjeni me poshte, me disa modifikime te vogla nga ana ime.

Perberesit

  • 300gr qiqra te thata ose 600gr qiqra te ziera te konservuara
  • 600gr geshtenja te thata ose 400gr geshtenja te ziera te konservuara ose te pjekura
  • 2 gjethe dafine
  • 2 thelpinj hudher, te grira holle
  • 1 dege rozmarine
  • piper i zi i sapobluar
  • kripe
  • 4 luge gjelle vaj ulliri

Nese perdorim qiqrat e thata: i vendosim ne uje per 24 ore, i shplajme mire dhe i ziejme per rreth 1 ore ne uje pa kripe.
Nese perdorim qiqra te konservuara: i kullojme nga uji i konservimit, i shplajme dhe i leme menjane.

Lajme geshtenjat dhe i ziejme per 40 minuta ne nje tenxhere me uje te ftohte ne te cilen kemi shtuar gjethet e dafines. I heqim lekuren dhe i presim ne copa te medha duke i lene menjane.

Ne nje tigan kaverdisim hudhren me vaj ulliri, shtojme geshtenjat dhe i leme per pak minuta qe te marrin shije. Shtojme qiqrat, pak uje, degen e rozmarines dhe i gatuajme te gjitha bashke per rreth 20 minuta duke i perziere shpesh. E sherbejme supen te ngrohte te sperkatur me pak vaj ulliri, piper te zi te sapobluar dhe e shoqerojme me buke te thekur.

*Keshille: Nje variant tjeter shume i shijshem eshte kalimi ne mikser i te gjithe supes duke e reduktuar ne krem, ose i gjysmes se saj.

Foto nga: https://abovousqueadblog.blogspot.al

Lakra brukseli të pjekura në furrë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Lakrat e brukselit e arrijne maksimumin e shijes se tyre ne vjeshte, atehere kur edhe gjenden me shumice neper supermarkete. Per te qene te sinqerte, jo çdokush e pelqen shijen e tyre paksa te hidhur. Une kam provuar ti gatuaj disa here, dhe kam zbuluar qe sa me pak ereza apo perberes te tjere ti shtohen, aq me te shijshme behen! Receta me poshte eshte elementare, dhe mund te perdoret fare mire si shoqeruese e mishit apo peshkut.

Perberesit

  • 1/2kg lakra brukseli 
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • kripe te trashe
  • piper te zi te sapobluar

Pastrojme lakrat e brukselit: heqim nje apo dy flete siperfaqesore, presim me majen e nje thike te mprehte fundet e tyre dhe i ndajme ne dy pjese nese jane te vogla, apo ne kater pjese nese jane pak me te medha. I vendosim ne nje tas dhe shtojme vajin e ullirit, kripen dhe piperin duke i perziere mire.

Parangrohim furren ne 220°C. I hedhim lakrat e brukselit ne nje tave te madhe te veshur me leter furre dhe i pjekim per rreth 25 minuta duke i perziere nje apo dy here ne menyre qe te piqen ne menyre uniforme.

I sherbejme te ngrohta.

Foto nga: http://www.delish.com

Kek me banane dhe musli

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Autoresia e ketij keku i perket mikes time Enit, e cila gjithmone pregatit embelsira dhe gatime te tjera sa me te shendetshme dhe padyshim te shijshme. Sapo pashe foton e ketij keku ne Instagramin e saj, direkt i kerkova receten te cilen po e ndaj me ju si me poshte:

Perberesit

  • 100gr miell 00
  • 80gr musli me fruta te thata
  • 200gr kos
  • 2 veze
  • 2 banane te pjekura, te shtypura mire
  • 2 luge gjelle mjalt
  • 1 luge gjelle vaj misri
  • 10gr pluhur pjekes per embelsira

Ne nje tas shtypim shume mire bananet me dhembet e nje piruni, shtojme vezet e rrahura pak dhe i bashkojme mire. Shtojme mjaltin, miellin, kosin, vajin e misrit, pluhurin pjekes per embelsira dhe muslin me fruta te thata. I perziejme te gjitha shume mire.

Lyejme me pak vaj misri dhe miell nje tave per kek (formen qe deshirojme) dhe hedhim ne te brumin e kekut. E sperkasim ne siperfaqe me pak musli ose copeza çokollate dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per 20-25 minuta.