Receta të shëndetshme

Kundër gripit dhe rrufës – "vaksina në një gotë"

Vaksina ne nje gote

Dimri eshte koha e ftohjes, gripit dhe rrufes. Me poshte po ju tregojme nje kombinim shume efektiv per te parandaluar dhe kuruar simptomat e tyre. Eshte nje pije e pasur me vitamin C dhe perberes te tjere qe ndihmojne organizmin te funksionoj me shpejt per te mposhtur gripin.

Perberesit

  • 3 gota leng ananasi (mundesisht te fresket)
  • lengun e 6 limonave
  • 2 luge gjelle mjalt
  • 2 luge te vogla xhinxher pluhur
  • 1 thelpi hudher te shtypur
  • 1 maje luge piper te zi te sapobluar

I perziejme te gjithe perberesit ne nje shishe qelqi dhe pijme kater gota gjate dites, derisa simptomat e gripit te permiresohen apo zhduken.

Nevojiten te pakten 2 apo 3 dite ne menyre qe kjo pije te jape efektin e saj.

Vitamina C  e gjendur tek lengu i ananasit dhe limonit, pershpejton qarkullimin e gjakut dhe ndihmon organizmin te luftoje virusin.

Material dhe foto marr nga: http://www.healthandhealthyliv

Reklama

Guida për pregatitjen e Smoothie të gjelbër

  • Racione: 2 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype
Smoothie te gjelberJa disa arsye pse te filloni qe sot te konsumoni Smoothie te gjelber:

1. Burim natyral energjie, per ta filluar mengjesin me energji apo per te vazhduar diten me ritmin e duhur.

2. Ndihmojne ne renien ne peshe, nese konsumohen ne vend te mengjesit tradicional, sigurisht duke perfshire ketu edhe yndyrnat e shendetshme dhe proteinat per ta bere nje vakt te kompletuar.

3. Ju ndihmojne te jeni te shendetshem gjithe vitin, nje menyre shume e thjeshte per te perforcuar sisitemin imunitar.

4. Te pasur me antioksidant qe luftojne semundje, phytonutrient qe gjenden ne gjethet e gjelberta, nxisin sistemin imunitar dhe ndihmojne mirefunksionimin e tij.

5. Ushqimi i shpejt me i mire, duhen me pak se 5 minuta per te pregatitur nje smoothie te gjelber, dhe mund ta konsumoni kudo… edhe duke ecur ne rruge!

Tani, ajo per te cilen keni nevoje, eshte nje blender (ose mikser ne pamundesi te tij) dhe deshira e mire “per te pire perimet dhe frutat”.

Perberesit

…2 kupa gjethe jeshile, mund te zgjidhni midis

  • spinaq
  • laker jeshile (kale)
  • pazi
  • rradhiqe
  • rukola
  • lepjete

…2 kupa baze te lengshme

  • uje
  • uje kokosi
  • qumesht kokosi
  • qumesht bajamesh

…3 kupa fruta te pjekura mire, mund te zgjidhni 2 apo 3 lloje midis

  • banane
  • mango
  • manaferra
  • portokall
  • avokado
  • pjeshke
  • dardhe 
  • molle
  • ananas
  • rrush

…2 luge fara ose 2 luge vaj per te shtuar energjine

  • chia
  • kërpi
  • lini
  • kakao
  • kanelle
  • vaj kokosi
  • vaj bajamesh

Hapi i pare, eshte perizerja e gjetheve te gjelbra me bazen e lengshme. Shtojme frutat dhe vazhdojme perzierjen derisa te na formohet nje pije kremoze dhe pa copa frutash. Ne fund shtojme farat ose vajerat sipas deshires.

Nese duam nje Smoothie te ftohte? Thjesht shtojme pak akull ne fund ose nje nate perpara, fusim ne ngrirje frutat qe do te perdorim.
Nese duam nje Smoothie me te embel? Sigurohuni qe frutat te jene shume te pjekura, por nese realisht e duam me te embel, atehere shtojme pak mjalt shumelulesh (qe shkrihet lehtesisht).
Nese nuk kemi kohe ne mengjes? E pregatisim Smoothin nje nate perpara: mund te ruhet deri ne dy dite ne frigorifer.

Dhe mos harroni: Te pish nje smoothie te gjelber cdo dite eshte nje menyre jetese e shendetshme, jo diet!

Materiali eshte bazuar ne faqen: http://simplegreensmoothies.com/

Foto nga: http://www.bodybuilder

Qumështi i artë – një pije që mund t'ju ndryshoj jetën

  • Racione: 1 person
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype
Qumeshti i arte

Qumeshti i arte eshte nje pije Indiane e pregatitur sipas nje recete te veçante, e mbajtur sekret per shekuj me rradhe. Ata qe e njohin kulturen Indiane, e dine qe ngjyra e arte eshte simbol i shendetit dhe fuqise sheruese!
Kjo pije eshte jo vetem e shijshme, e thjeshte per tu pregatitur, por edhe e pasur me perberes ushqyes te cilet kur kombinohen me njeri tjetrin, perforcojne karakteristikat sheruese. Perfitimet shihen sidomos ne forcimin e sistemit imunitar, artritit, kockave, shtylles kurrizore dhe çdo organi tjeter jetesor! Eshte perfekt gjithashtu per te luftuar gripin, te ftohtin, depresionin, dhimbjen e kokes, dhimbjen e fytit… duhet te vazhdojme me shume?
Nuk ka asnje efekt anesor, prandaj mund ta perdorni kur te doni dhe sa here te doni. Preferohet te konsumohet te pakten 1 filxhan qumesht i arte ne mengjes per ta nisur diten me energji!

Perberesit

  • 1 filxhan qumesht dhie, bajamesh, kokosi apo kërpi
  • 1/4 filxhan uje
  • 1 luge te vogel shafran indie (tumerik)
  • 2 luge gjelle vaj bajamesh
  • mjalt per embelsim

Ziejme shafranin e indise ne uje per 6-8 minuta ne zjarr te ulet, shtojme qumeshtin, vajin e bajames dhe e çojme perberjen ne vlim. Ne momentin qe arrin piken e vlimit, e heqim nga zjarri, e leme te ftohet ne temperature ambjenti dhe i japim shije me pak mjalt sipas deshires.

*Keshille: Duke i shtuar kesaj pije edhe pak piper te zi te sapobluar, vlerat e shafranit te indise 1,000 fishohen!

Foto nga: http://kelliesfoodtoglow.com/

Supë krem me bizele dhe mente

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe krem me bizele dhe mente

Nje supe verore shume e thjeshte per tu pregatitur… copezat e vogla te proshutes ose mishit te tymosur i japin nje shije fantastike!

Perberesit

  • 500gr bizele te qeruara te fresketa (ose te ngrira)
  • nje dore gjethe mente te fresketa
  • 200ml krem pana kuzhine
  • 1 liter uje
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri 
  • per zbukurim: gjethe mente te fresketa ose 4 feta te holla proshute ose mish te tymosur (pançete) te skuqura derisa te behen krokante

Ne nje tenxhere ziejme ujin me kripe, shtojme gjethet e mentes dhe i ziejme per 1 minute. Shtojme bizelet dhe vazhdojme zierjen edhe per 10-15 minuta te tjera nese bizelet jane te ngrira, apo 30 minuta nese jane te fresketa, derisa te zbuten plotesisht.

Heqim menjane bizelet dhe gjethet e mentes duke ruajtur ujin e tyre. I vendosim ne mikser, shtojme 1-2 garuzhde nga uji i zierjes dhe i reduktojme te gjitha ne nje krem te bute me ngjyre te gjelber. E rregullojme kremin me kripe, piper te zi te sapobluar, vaj ulliri, shtojme 150ml pana kuzhine dhe vazhdojme rrahjen ne mikser edhe per disa sekonda derisa te gjitha te homogjenizohen.

Ne momentin e servirjes, e shperndajme supen krem neper tasa dhe e zbukurojme siper me pak krem pana dhe gjethe mente te fresketa. Per ti dhene nje shije me te veçante, e shoqerojme me copeza mishi te tymosur.

Foto nga: https://foodblogandthedog.wordpress.com

Akullore me kos dhe salcë mjedre

  • Racione: 12 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Akullore me kos dhe salce mjedre

Kete akullore mund ta shijojme ne mengjes kur nuk kemi kohe te pregatisim asgje dhe duam dicka te shpejt dhe te ushqyeshme apo ne darke, kur kemi deshire per dicka te embel. Pervecse e bukur ne pamje, eshte dhe tejet e shendetshme dhe e shijshme, femijet tuaj do ta dashurojne!

Perberesit

  • 300gr mjeder te ngrire ose te fresket (ose luleshtrydhe, boronica apo cfare fruti deshironi)
  • 2 luge sheqer
  • 250gr kos grek me % te larte yndyre
  • 2 luge mjalt shumelulesh
  • ½ gote qumesht (rreth 50ml)
  • 40gr oriz i fryre (ose corn flakes, musli, tershere etj)

Marinojme mjedren me dy luge sheqer ne nje ene per minimum 10 minuta duke I perziere here pas here derisa frutat te leshojne lengun e tyre. I vendosim ne zjarr mesatar dhe I gatuajme derisa ti avulloje uji I tepert. I leme te ftohen ne temperature ambjenti.

Ne nje tas, perziejme kosin me qumesht dhe mjalt, e hedhim gjysmen e tij ne nje ene tjeter dhe I shtojme orizin e fryre.

Ne format e akullores hedhim si fillim nje luge te vogel kos, shtojme nje luge te vogel kos me oriz te fryre, nje luge te vogel salce mjedre dhe vazhdojme ne kete menyre derisa te mbushet e gjithe forma. I vendosim bishtin dhe i ngrijme ne akull per minimumi 6 ore perpara se ti konsumojme.

Per ta hequr akulloren nga forma e saj, e kalojme kete te fundit disa sekonda ne uje te nxehte.

Ruajtja: ne akull per dy jave