Recetat Bazë

Krem pastiçerie i lehtë (pa vezë)

  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Krem pasticerie i lehte

Edhe pse po mundoheni te kontrolloni kalorite qe konsumoni ne dite, kjo nuk do te thote qe te hiqni dore nga nje cope embelsire… aq me mire nese e pregatitur me krem pastiçerie. Pse? Sepse ne ju tregojme nje tjeter menyre per te pregatitur kremin e pastiçerise te lehte, pa veze dhe pa qumesht lope, por me qumesht soje.

Perberesit

  • 1l qumesht soje
  • 4 luge plot sheqer
  • 4 luge plot miell ose niseshte
  • 1 pako te vogel vanilje
  • lekuren e 1 limoni
  • pak shafran indie ose nje maje luge shafran per ti dhene ngjyre

Ne nje tas perziejme miellin me sheqerin dhe dy filxhan qumesht te ngrohte derisa masa te rezultoje pa kokerriza.

Vendosim ne zjarr nje tenxhere me qumeshtin e mbetur te cilit i kemi shtuar vaniljen dhe lekuren e limonit. Sapo te arrije piken e vlimit, e heqim nga zjarri dhe shtojme perberjen me qumesht, miell dhe sheqer duke e perziere shpesh.

E rivendosim serisht ne zjarr te ulet dhe vazhdojme perzierjen derisa kremi te kete arritur trashesine e deshiruar. Nese duam ti japim kremit tone nje ngjyre te bukur te verdhe, shtojme ne sekondat e fundit pak shafran te tretur ne nje filxhan kafe qumesht.

Eleminojme lekuren e limonit dhe e perdorim ne embelsira te ndryshme.

Per receten e Kremit te Pastiçerise klasik, klikoni ketu.

Foto nga: http://guidecucina.pianetadonna.it/

Salcë beshamelë e lehtë (pa gjalp)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Beshamele e lehte

Salca beshamele eshte nje nga recetat baze me te perdorshme ne kuzhine, por ka nje problem te vogel per ata qe nuk duan te shendoshen: permban gjalp, i cili sigurisht e ben shume te shijshme, por nuk eshte dietik! Me poshte po ju paraqesim versionin pa gjalp… ne kete menyre do keni mundesi ta shijoni ne shume pjata: lazanja, makarona ne furre, musaka, pastiço etj, pa hequr dore nga shija!

Perberesit

  • 500ml qumesht me pak yndyre
  • 4 luge rrafsh miell
  • 2 luge plot djath kaçkavall te grire
  • pak arre moskate te grire
  • pak kripe

Perziejme me delikatese miellin me qumeshtin e ftohte ne menyre qe te mos mbesin kokerriza. E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet dhe duke e perziere here pas here e gatuajme per 15 minuta, apo derisa salca te arrije trashesine e deshiruar.

Ne fund i japim shije me kripe, arre moskate te grire dhe djathin kaçkavall.

*Keshille: Ne vend te qumeshtit te lopes, mund te perdorni edhe qumesht soje apo orizi.

Foto nga: http://www.clementinecuisine.net

Brumi me vezë (për makarona, lazanja, ravioli, tortelini etj)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Brumi me veze

Te besh makaronat e fresketa ne shtepi eshte nje luks te cilin jo shume amvisa e kane, me shume per shkak te kohes, sepse receta per ta realizuar eshte elementare. Sekretet kryesore per te arritur nje rezultat te perkryer jane disa si: raporti i sasise se miellit me vezet duhet te jete 100gr miell per cdo veze, brumi duhet te punohet per te pakten 10 minuta me dore ne nje siperfaqe pak te ashper, vezet duhet te rrihen lehtesisht me pirun perpara se ti hidhen miellit e te tjera truke te vogla te cilat mesohen gradualisht dhe me eksperience.

Perberesit

  • 400gr miell 00 te bute
  • 4 veze mesatare (70gr secila) ne temperature ambjenti
  • 1 luge vaj ulliri
  • 1/2 luge te vogel kripe

Ne tavolinen e punes ose ne nje tas te madh hedhim miellin e situr, i hapim nje grope ne mes dhe shtojme vezet lehtesisht te rrahura me pirun, vajin e ullirit dhe pak kripe. E punojme brumin fillimisht me gishta duke bashkuar avash avash vezet me miellin qe gjendet rreth e qark derisa te formohet nje top brumi te cilin e punojme ne tavolinen e lyer me miell per te pakten 10 minuta derisa te rezultoje elastik. Ne rast se brumi rezulton pak i forte, shtojme 2 apo 3 luge uje te ngrohte, apo ne rast se rezulton pak i bute, shtojme edhe pak miell.

E mbeshtjellim brumin me leter transparente dhe e leme te pushoje per 1 ore ne frigorifer.

E ndajme brumin ne dy pjese perpara se ta hapim me okllai dhe pjesen qe nuk e perdorim e mbeshtjellim serisht me leter transparente. Kjo per shkak se ne kontakt me ajrin, brumi thahet dhe formon nje kore te holle e cila e prish lemueshmerine qe duhet te kene makaronat.
E vendosim gjysmen e brumit ne tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe e hapim ne fillim me pellemben e dores, me pas me okllai te lyer me pak miell ne menyre qe te mos ngjise. E presim peten ne trashesine e deshiruar. Per te formuar Taljatele ose Taljolini, e rrotullojme peten rreth vetes dhe e presim me nje thike me maje te mprehte. Sapo i kemi prere, i crrotullojme, i hapim ne nje cep te tavolines se punes te lyer me miell dhe i perdorim brenda nje ore.
Veprojme ne te njejten menyre edhe me pjesen e mbetur te brumit.

I gatuajme makaronat ne uje te vluar me kripe per 4 minuta, kohe e cila varet gjithmone nga trashesia e tyre.

Taljolini: 2mm

Taljatele: 7mm

Papardele: 2cm

Lazanja: 20x15cm

Foto nga: http://mangiarebuono

Gliko arre

  • Vështirësi: e vështirë
  • Shtype
Gliko arre

Glikoja e arres eshte nje recete tradicionale Shqiptare, e pregatitur kryesisht ne zonen e Permetit. Arrat e njoma jeshile mblidhen ne Qershor, sa me shpejt aq me mire. Madhesia e tyre duhet te jete pak me e madhe se nje kokerr e madhe ulliri dhe pak me e vogel se nje veze e vogel.

Perberesit

  • 50 kokrra arra jeshile te pabera
  • 1.5l uje
  • 2kg sheqer
  • 4 karafila
  • 1 shkope kanelle
  • lengun e 1 limoni
  • 3 luge gjelle gelqere
  • 1l uje

Me ndihmen e nje qeruese patatesh, qerojme arrat jeshile nga lekura e jashtme duke vendosur fillimisht doreza. Kjo sepse arrat e pabera kane vetine te leshojne nje leng transparent I cili ne kontakt me lekuren e duarve do te shnderrohet ne nje lende ngjitese ngjyre kafe e cila kerkon disa jave te hiqet natyralisht.

I fusim arrat e qeruara ne nje ene me uje te ftohte per 9 dite, duke ja nderruar ujin cdo dite. Per ti mbajtur arrat te zhytura brenda ne uje, vendosim nje pjate te rende siper tyre.

Pas nente ditesh, hollojme gelqeren ne uje te ftohte dhe e perziejme shume mire derisa te shkrij plotesisht. E kullojme ne menyre qe uji me gelqere te dale i paster, fusim ketu arrat dhe i leme per rreth 2 ore.

Pas dy oresh, i shplajme shume mire dhe çpojme siperfaqen e tyre me pirun ne menyre qe gjate zierjes ta thithin sa me mire sherbeti. I vendosim ne nje tenxhere, i mbulojme me uje te ftohte dhe i ziejme per rreth 10 minuta, kete procedure e perserisim 3-4 here. Ky proces na ndihmon qe arrave ti dale hidherimi dhe te zbuten ne menyre sa me uniforme. I kullojme dhe i leme menjane.

Pregatisim shurupin duke ziere ujin me sheqer derisa ky i fundit te kete shkrire plotesisht, hedhim arrat dhe i ziejme per rreth 30 minuta derisa ta thithin shurupin. Shtojme lengun e limonit te cilin e kemi tretur ne 1 gote uje, karafilin dhe kanellen te mbeshtjella me nape te cilet do ti eleminojme ne fund. I ziejme edhe per 30 minuta te tjera derisa te zbuten.

Kur lengu i glikose te jete trashur dhe arrat te jene zbutur, glikoja eshte gati. E fusim neper kavanoza te sterilizuar te cilet i permbysim dhe i leme te ftohen plotesisht. Glikone e konsumojme te pakten 1 jave nga pregatitja. Idealja eshte qe glikoja te ruhet ne vend te thate dhe te erret per te pakten 6 muaj.

Foto nga: http://handmadeoz.blogspot.com

Salcë me patëllxhan dhe arra

p style=”text-align: left;”>salce me patellxhan dhe arraSalca me patellxhane dhe arra mund te perdoret shume mire per te lyer buken e thekur, apo per makarona duke i shtuar pak uje nga zierja e tyre.

Perberesit

  • 2-3 patellxhan mesatar
  • 2-3 thelpinj hudhra te qeruara
  • 5-6 arra te qeruara
  • djath Grana te grire (ose Parmixhano)
  • vaj ulliri ekstra i virgjer
  • kripe

Parangrohim furren ne 180°C.

Lajme shume mire patellxhanet, i vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre, i çpojme me pirun ne siperfaqe dhe i pjekim per 30-40 minuta, apo derisa te jene zbutur plotesisht.

I nxjerrim nga furra duke i lene te ftohen per disa çaste dhe i nxjerrim tulin e brendshem duke e vendosur ne enen e mikserit elektrik. Shtojme arrat e qeruara, hudhrat, pak kripe dhe i grijme shume mire te gjitha derisa te perftojme nje salce homogjene. E hedhim salcen ne nje tas dhe shtojme pak nga pak vajin e ullirit derisa perberja te rezultoje kremoze. Ne fund shtojme edhe djathin grana te grire.

E vendosim ne tasin ku do ta servirim dhe e zbukurojme me thelpinje arrash dhe pak vaj ulliri.

Foto nga: http://talesofakitchen.com/

Gliko shalqiri

Gliko shalqiriGlikoja e shalqirit eshte nje embelsire qe serviret ne vendin tone per qerasje, apo edhe thjesht per tu konsumuar kur ke nevoje per dicka te embel. Tradicionalisht lekurat e shalqirit futen ne uje me gelqere ne menyre qe gjate zierjes te ruajne formen e tyre dhe te rezultojne krokante. Perberesit per 1kg lekura shalqiri

  • 1kg sheqer
  • 1 grusht gelqere
  • disa gjethe barbaroza

Per te pregatitur kete gliko, duhet te kemi parasysh qe lekurat e shalqirit duhet te jene sa me te trasha. I qerojme lekurat nga pjesa jeshile duke lene vetem pjesen e bardhe te cilen e presim ne katrore pak e shume te te njejtes madhesie. Ne nje ene tresim nje grusht gelqere ne uje te ftohte dhe vendosim brenda lekurat e prera te cilat i leme per rreth 1 ore. Pas te kaloj kjo kohe, i nxjerrim lekurat nga uji me gelqere, i shplajme shume mire disa here dhe i hedhim ne nje tenxhere me 1kg sheqer. I vendosim ne zjarr shume te ulet me kapak mbyllur per maksimumi 20 minuta pa i shtuar uje, por duke u ziere vetem me lengun e tyre. Ne momentin e fundit i shtojme disa gjethe barbaroza dhe e leme glikone te ftohet plotesisht ne lengun e saj.

Salca për gatime në zgarë (pjesa 2)

Cila dreke mund te jete me ideale sesa te marresh zgaren, mishin, perimet dhe ti pjekesh diku mes pishave afer detit? Me afrimin e veres, kjo eshte menyra me e mire per tu mbledhur me shoqerine apo familjen! Me poshte, po ju paraqesim disa lloje salcash (pjesa 2) per te shoqeruar mishin e kuq, mishin e bardhe, perimet dhe peshkun.

Salce bbq

Salca Barbecue Amerikane (per mish te kuq dhe salçiçe)

Perberesit

  • 200gr salce ketchup
  • 1 luge mustarde Dijon
  • 1 luge salce Worcestershire
  • 1 luge uthull molle
  • 2 luge sheqer
  • 1/4 qepe e kuqe e grire shume holle ne rende
  • disa pika Tabasco per shije

Shkrijme plotesisht sheqerin ne uthullen e molles dhe shtojme te gjithe perberesit e mesiperm duke i perziere shume mire derisa te perftojme nje salce homogjene.

Guakamole

Salca Guakamole Meksikane (per mish te bardhe dhe peshk) 

Perberesit

  • 2 avokado te pjekura mire
  • 1 domate e pjekur mire (por jo e bute)
  • 1 spec djeges jeshil (receta origjinale kerkon specin Jalapeño), te pastruar nga farat
  • 1 thelpi hudher e shtypur
  • lengun e 1 limoni jeshil
  • koriander te fresket te grire holle
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Lajme mire avokadot, i ndajme ne dy pjese, i heqim berthamen dhe i qerojme me kujdes. Ne mikser futim avokadot bashke me gjithe perberesit e tjere mesiper dhe e grijme salcen derisa te rezultoje homogjene. E hedhim ne nje tas, e mbulojme me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per te pakten 1 ore perpara se ta servirim.

TzatzikiSalce Xaxiqe (per mish dhe peshk)

Koktejl salceSalce Koktejl (per peshk dhe fruta deti)

Foto nga: http://travelerknow.com/

http://www.sabor-artesano.com/

Salca për gatime në zgarë (pjesa 1)

Cila dreke mund te jete me ideale sesa te marresh zgaren, mishin, perimet dhe ti pjekesh diku mes pishave afer detit? Me afrimin e veres, kjo eshte menyra me e mire per tu mbledhur me shoqerine apo familjen! Me poshte, po ju paraqesim disa lloje salcash (pjesa 1) per te shoqeruar mishin e kuq, mishin e bardhe, perimet dhe peshkun.

Salca tartar

Salca Tartar (per mish te kuq dhe peshk/fruta deti)

Perberesit

  • 2 luge majoneze
  • 1 luge te vogel mustarde Dijon
  • 2 te verdha vezesh te ziera te therrmuara me dore
  • 2 kastraveca te vegjel turshi, te kulluar nga lengu i tyre dhe te prere holle
  • 1 luge te vogel kaperi, te kulluar dhe te prere holle
  • majdanoz te fresket te grire holle
  • 2 luge uthull molle
  • vaj ulliri ekstra i virgjer
  • kripe

Ne nje tas te vogel bashkojme te gjithe perberesit me siper derisa te formohet nje salce homogjene. E sherbejme menjehere ose e fusim ne frigorifer deri ne momentin e konsumimit.

Salce jeshile me majdanoz

Salca jeshile me majdanoz (per mish te kuq, te bardhe, peshk dhe perime)

Perberesit

  • 3 tufa majdanoz te grire holle
  • 3 fileto açuge nen vaj, te kulluar nga vaji dhe te shtypur me pirun
  • 2 thelpinje hudhra te grira holle
  • 3 luge ketchup
  • 1 luge te vogel kaperi te kulluar nga lengu i tyre
  • 1 fete buke pa kore
  • uthull vere te kuqe/te bardhe
  • vaj ulliri ekstra i virgjer

Vendosim ne mikser te gjithe perberesit me siper pervec vajit te ullirit dhe i grijme derisa te formohet nje salce homogjene. Hedhim pak nga pak vaj ulliri dhe e perziejme salcen me luge druri.

Salce me domate qershize

Salca me domate qershize dhe hudhra (per mish te kuq dhe perime)

Perberesit

  • 1 kuti domate qershize
  • 2 thelpinj hudher
  • ereza te fresketa: majdanoz, borzilok, rigon, trumez etj
  • vaj ulliri ekstra i virgjer
  • kripe

Vendosim ne mikser domatet qershize bashke me hudhren, kripen dhe erezat dhe i perziejme derisa te formohet nje salce homogjene duke shtuar pak nga pak vaj ulliri. E leme salcen te pushoje per rreth 1 ore ne frigorifer ne menyre qe shijet te bashkohen me njera tjetren.

Salce aioli

Salce me hudhra Aioli’ (per peshk dhe perime zgare)

Foto nga: http://www.amuse-your-bouche.com/
http://forkfingerschopsticks.com/
http://artfoodlife.wordpress.com/

Salcë me fasule të kuqe

Salce me fasule te kuqeSalca me fasule te kuqe, eshte nje salce tipike e Kuzhines meksikane e cila shoqeron fare mire Patatinat tortilla, por edhe Krahet ose kofshat e pules te skuqura.

Perberesit per 2 tasa te vegjel me salce

  • 1 kuti fasule te kuqe
  • 6 luge salce pikante
  • 2 luge leng lime (limon jeshil)
  • 1 thelpi te vogel hudher
  • domate, speca te kuq dhe selino per zbukurim
  • patatina tortilla per shoqerim

Shplajme shume mire fasulet e kuqe nen uje te ftohte te rrjedhshem dhe i kullojme. I grijme ne mikser bashke me te gjithe perberesit e tjere  derisa te formohet nje salce homogjene te cilen e ndajme ne dy tasa.

E sherbejme salcen me fasule te kuqe te zbukuruar me domate, speca te kuq dhe/ose selino dhe e shoqerojme me patatina tortilla per nje darke tipike meksikane.

Foto nga: http://www.thecooksnextdoor.co