Reçel dhe Marmalatë

Reçel pjeshke

Receli i pjeshkes eshte nje nga recetat me te njohura te konservave dhe si i tille mund te shijohet ne cdo stine. Pregatitja e tij eshte fare e thjeshte, per kete arsye mund te mbushni disa kavanoza te cilet do ti konsumoni gjate stines se dimrit, vecanerisht ne mengjes te lyera mbi feta buke te thekura me gjalp. Ne do t’iu japim receten e recelit klasik dhe disa keshilla praktike per te perfituar nje konserve unike dhe teper te shijshme.
Per 2 kavanoza mesatar

  • 1kg pjeshke te pjekura mire
  • 400gr sheqer
  • lekuren e 1 limoni

Parapregatitje: Vendosim nje pjate te vogel ne akullin e frigoriferit e cila do te na nevojitet per provezen
Si fillim lajme pjeshket, i thajme me leter kuzhine, i heqim lekuren e berthamen dhe i presim ne copa te vogla. I bashkojme ne kete pike me sheqerin, me lekuren e limonit dhe i vendosim ne nje tenxhere te thelle (jo alumini) ne zjarr mesatar duke i perziere shpesh. Ne varesi te llojit te pjeshkes koha e pregatitjes varion nga 1 ore deri ne 1 ore e gjysme. Per te vertetuar qe receli eshte bere sic duhet bejme proven e pjates se vogel te cilen e kemi vendosur ne akull: hedhim mbi te nje luge te vogel recel, e leme per disa caste te ftohet dhe e anojme pjaten nga njera ane. Nese receli “nuk bie” dhe qendron kompakt atehere ka arritur trashesine e duhur dhe receta jone eshte gati.

Marmalatë me luleshtrydhe

Marmalata me luleshtrydhe eshte me siguri nje nga tundimet qe pak kush mund t’i rezistoje. Perfekte per t’u lyer mbi buke, mbi biskota apo edhe per t’u ngrene me luge ne castet me te embla te dites. I pelqen te rriturve dhe femijeve, problemi i vetem eshte te gjenden luleshtrydhe jo shume te medha, por te kuqe dhe te shijshme. Akoma me mire nqs ato jane rritur ne kopshtin tuaj apo i keni mbledhur ne pyll!
Perberesit per 2 kavanoza marmalate

  • 1 kg luleshtrydhe
  • 700gr sheqer
  • lekura dhe lengu i 1 limoni

I lajme luleshtrydhet mire duke i hequr gjethet e gjelbera, i thajme plotesisht me leter kuzhine dhe i hedhim ne nje tas te madh ne te cilin shtojme edhe sheqerin. Sipas deshires i shtojme edhe lengun dhe lekuren e 1 limoni. I perziejme mire, i mbulojme me nje pecete apo leter celofoni dhe i leme ne ambjent te fresket apo ne frigorifer per minimumi 12 ore. Nqs luleshtrydhet jane te medha, mund t’i presim ne copa te vogla (ne dy apo ne kater pjese). Sa me e gjate te jete koha e qendrimit ne frigorifer, aq me e shijshme dhe me arome te kendshme do te rezultoje marmalata.