Fruta deti

Makarona spageti me karkaleca

makarona me karkalecaNje pjate me arome deti e cila nuk njeh stine!

Perberesit

  • 400gr makarona spageti (mund te perdorni edhe linguine, fettuccine etj)
  • 500gr karkaleca te fresket te qeruar (ose te ngrire)
  • 400gr domate te pjekura mire, te qeruara dhe te prera ne kubik (ose salce domatesh)
  • 1 qepe e vogel, e grire holle
  • 1 thelpi hudher,i shtypur
  • borzilok, te grire imet
  • 1/2 gote vere te bardhe
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper te zi
  • pak djath te grire (sipas deshires)

Vendosim makaronat per tu ziere ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion, nderkohe qe pregatisim salcen.

Kaverdisim ne nje tigan te madh me vaj ulliri thelbin e hudhres te shtypur derisa vaji te aromatizohet dhe me pas e eleminojme. Shtojme qepen dhe e kaverdisim derisa te rezultoje transparente.  Shtojme karkalecat te cilet i kemi shplare dhe thare mire dhe i leme ne zjarr per max 2 minuta duke i perziere shpesh. Nese perdorim karkaleca te ngrire, i leme fillimisht te shkrijne plotesisht ne temperature ambjenti dhe i thithim ujin qe leshojne me leter kuzhine, pra kur te vendosen ne tigan duhet te jene plotesisht te thate, perndryshe do te behen si te ziere!
I shuajme me vere te bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te larte, shtojme domatet (ose salcen e domateve) dhe e gatuajme te gjithe perberjen ne zjarr mesatar per rreth 5 minuta (jo me shume, pasi karkalecat forcohen). E heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme borzilokun e grire holle duke e perziere mire. E rregullojme salcen me kripe dhe piper dhe shtojme makaronat tashme te ziera dhe te kulluara.

E sherbejme kete pjate te ngrohte sperkatur me pak borzilok te grire ne siperfaqe ose djath te grire.

Kosto per 4 persona: 1150 lek te reja

Foto nga: http://www.seriouseats.com

Paella Valenciane

Origjina e Paellas, daton qe nga popujt e lashte te fshatrave te Valencias ne Spanje. Kur vinte ora e drekes, fshataret sillnin cdo gje qe kishin ne shtepi: oriz, mish, perime te ndryshme, dhe kur gjenin edhe fruta deti dhe pregatisnin kete pjate te shijshme. Emri i saj vjen pikerist nga ena ne te cilen gatuhet “Patella” e cila duhet te jete patjeter e perbere nga material hekuri!
Perberesit

  • 700gr oriz per rizoto
  • 1 pule rreth 1.2kg
  • 1l leng pule
  • 250gr mish derri pa dhjam
  • 500gr midhje te pastruara
  • 6-8 karkaleca te medhenj
  • 300gr bizele
  • 4-5 domate te pjekura
  • 2 speca
  • 1 qepe
  • 4-5 thelpinje hudhra
  • 1 gjethe dafine
  • 1 pako te vogel shafran
  • 1 limon
  • pak spec djeges pluhur
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri

Pjekim fillimisht specat ne furre ne temperature shume te larte rreth 250°C derisa lekura te marre ngjyre te erret, i vendosim ashtu te nxehta siç jane ne nje qese te cilen e mbyllim mire. Ne kete menyre, avulli qe ato do te leshojne do te bej qe lekura e specave te hiqet fare lehtesisht. I qerojme, eleminojme fijet e brendshme dhe farat dhe i presim ne shirita te holle. (per te evituar kete proçedure, mund ti blejme specat e pjekur te gatshem).

Qerojme domatet, i heqim farat e brendshme dhe i presim ne copa te vogla. Qerojme edhe qepen e hudhrat dhe i grijme shume holle.

Pulen e pastruar e ndajme ne copa (rreth 12) dhe e kaverdisim ne nje tigan te madh (akoma me mire ne tiganin enkas per Paella) me 7 luge vaj ulliri dhe pak kripe e piper derisa te kete marre ngjyre te arte. E heqim nga tigani dhe e vendosim ne nje ene te mbuluar per ta mbajtur te ngrohte.

Ne vajin e mbetur ne tigan, kaverdisim mishin e derrit te prere ne kubik te vegjel se bashku me midhjet dhe karkalecat e plote te lare, por jo te thare. Kur keta te fundit te kene marre nje ngjyre roze, i heqim te gjithe perberesit, eleminojme midhjet qe nuk jane hapur dhe i leme edhe keta perberes ne nje vend te ngrohte.

Kaverdisim hudhren dhe qepen ne yndyren e mbetur, shtojme domatet dhe bizelet dhe i leme te marrin shije ne zjarr te ulet per rreth 5 minuta. Shtojme nje gjethe dafine, shafranin e shkrire ne pak uje, pak spec te kuq djegs, kripe, piper dhe i perziejme mire duke i lene edhe per disa minuta te tjera ne zjarr. Shtojme orizin, e kaverdisim per pak sekonda derisa te kete thithur te gjithe lengun dhe shtojme lengun e pules te ngrohte. Kur te kete arritur piken e vlimit, ulim zjarrin dhe e gatuajme ne kete menyre per rreth 20 minuta apo derisa orizi te jete zbutur plotesisht. Shtojme specat, copat e pules, mishin e derrit, karkalecat, midhjet dhe i perziejme mire. E mbulojme tiganin me leter alumini dhe e fusim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta. E sherbejme me feta limoni.

Fruta deti të skuqura

Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte teper e thjeshte, elementare, dhe mund te pregatitet nga gjithekush. Gjeja me e rendesishme eshte qe frutat e detit te jene te fresketa! Gjithashtu ju mund te hiqni apo te shtoni fruta deti apo peshq te vegjel sipas deshires suaj.

Perberesit

  • 500gr karkaleca te medhenj (ne pamundesi te tyre, edhe te vegjel)
  • 400gr kallamar te pastruar
  • 200gr miell
  • 100ml uje te gazuar
  • 2 te bardha vezesh
  • 1 luge vaj ulliri
  • kripe
  • vaj luledielli per skuqje

Kalojme nen uje te rrjedhshem kallamaret dhe karkalecat dhe i eleminojme koken dhe zhguallin ketyre te fundit duke hequr me kujdes edhe fijen e holle te zorreve me ndihmen e nje thike me maje. Trupin e kallamareve e presim ne unaza dhe tentakulat i leme te plota ashtu sic jane.

Ne nje tas, rrahim lehtesisht per 2-3 minuta te bardhat e vezeve me pak kripe.
Ne nje ene te thelle, bashkojme miellin me ujin e gazuar dhe vajin e ullirit, shtojme se fundi te bardhat e vezeve te rrahura dhe e perziejme me kujdes perberjen nga poshte lart. Kalojme ne kete perberje nje nga nje frutat e detit dhe i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. Vazhdojme ne kete menyre derisa te kene perfunduar te gjitha frutat e detit.

I vendosim me pas ne nje leter qe ti thithi vajin e tepert, i sperkasim me pak kripe dhe i sherbejme mbi nje pjatance te zbukuruar me sallate jeshile dhe feta limoni. E shoqerojme kete pjate te dyte me fruta deti me nje sallate te fresket te perbere nga sallata jeshile e domate, te rregulluara me kripe e vaj ulliri.

Oktapod të vegjël në salcë

Oktapode-ne-salce

Frutat e detit jane ideale per tu konsumuar ne stinen e nxehte te veres, shoqeruar me nje garniture te lehte dhe pak sallate te fresket. Provoni receten qe ne po ju sugjerojme me poshte edhe ne rastet kur keni miq per dreke… nuk do munden tu rezistojne shijes fantastike te oktapodeve te vegjel!

Perberesit

  • 1kg oktapod te vegjel
  • 1/2kg domate te gjata (te tipit San Marzano)
  • 100ml vaj ulliri
  • 2 thelpinje hudher
  • 1 tufe majdanoz
  • pak spec djegs
  • kripe

Pastrojme shume mire dhe lajme nen uje te rrjedhshem oktapodet duke i lene te plote.

Ne nje tigan, hedhim vajin e ullirit dhe kaverdisim per 1-2 minuta hudhrat e grira holle. Shtojme oktapodet dhe i kaverdisim edhe keto per disa minuta derisa te marrin nje faqe nga te gjitha anet. I heqim nga tigani dhe i vendosim ne nje tave drejtkendore qelqi me kapak njeri pas tjetrit se bashku me 3 luge nga vaji i gatimit.
Qerojme domatet, i presim ne copa te vogla dhe i shtojme ne taven ku ndodhen oktapodet.

Presim nje leter furre drejtkendore me madhesi pak me te madhe se tava dhe e vendosim siper taves duke e lidhur 2 here me spango kuzhine. Vendosim se fundi edhe kapakun dhe e fusim taven ne furre te parangrohur ne 150°C per 45-50 minuta. Me pas, heqim kapakun dhe letren e kuzhines, i rregullojme oktapodet me pak kripe, spec djegs dhe majdanozin e grire holle, i perziejme dhe i vendosim serisht ne furre derisa salca te trashet. I sherbejme te ngrohte shoqeruar me nje sallate te fresket.
</span

Midhje me vere te bardhe

Receta qe po ju paraqesim me poshte per te gatuar midhjet, eshte nje nga me te thjeshtat qe egziston me kete lloj molusku. I pershtatet ne perfeksion stines se veres, per te hapur nje menu te kompletuar peshku apo edhe per ta shoqeruar thjesht me nje rizoto me fruta deti.

Perberesit

  • 1.5-2 kg midhje te pastruara nga leshteriket
  • 100ml vere te bardhe
  • 3 luge vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudher
  • 1/2 tufe majdanoz
  • piper
  • 4 feta buke per ta shoqeruar + thelpinj hudhre per ti lyer

Kalojme midhjet e pastruara nen uje te ftohte te rrjedhshem dhe i leme menjane.

Ne nje tenxhere, hedhim vajin e ullirit, shtojme thelpinjte e hudhrave te qeruara dhe te shtypura dhe e leme vajin te aromatizohet per maksimumi 1 minute. Shtojme midhjet dhe i mbulojme me kapak duke e ngritur zjarri ne maksimum dhe duke e tundur tenxheren here pas here. Kur midhjet te jene hapur (eleminojme ato qe jane akoma te mbyllura), i shuajme me veren e bardhe, i japim shije me pak piper te zi te sapobluar dhe me majdanozin e grire holle.

Thekim fetat e bukes ne furre, i lyejme me thelpinje hudhre te fresket dhe shoqerojme midhjet me to.

Karkaleca me susam

Kjo eshte nje antipaste teper e shpejt dhe me vlera te larta ushqimore, e cila preferohet te pregatitet ne diten e Shen Valentinit per shkak te vetive afrodiziake qe ka.

Perberesit

  • 10 karkaleca te medhenj
  • 1 e bardhe veze
  • susam
  • vaj luledielli
  • salce soje per ti shoqeruar (fakultative)

Pastrojme fillimisht karkalecat duke lene vetem pjesen e bishtit, i kalojme nen uje te rrjedhshem dhe i thajme me letra kuzhine.

Ne nje ene te vogel, rrahim me ndihmen e nje piruni te bardhen e vezes, i kalojme karkalecat nje nga nje ne kete mase, i kalojme me pas ne farat e susamit dhe i skuqim ne vaj te nxehte per maksimumi 2 minuta. I vendosim ne nje leter kuzhine ne menyre qe te thithet vaji i tepert dhe i sherbejme me salce soje.

Makarona me tul gaforre dhe kungulleshka

Kjo pjate ka nje shije teper delikate, te cilen ia jep vecanerisht tuli i gaforres. Ky i fundit eshte pak i shtrenjte dhe i veshtire per tu gjendur (ne Shqiperi e gjeni ne rrjetin e supermarketeve Conad), por ne pamundesi te tij mund te perdorni surimi, qe ndryshe nga tuli i gaforres, eshte tul peshku merluc i Oqeanit Paqesor te cilit i eshte shtuar niseshte dhe paketohet ne forme cilindrash me ngjyre te jashtme portokalli. Per informacione te metejshme mbi kete produkt mund te lexoni ketu. Nderkohe shijoni receten: Perberesit

  • 400gr makarona te gjata (spageti, linguine etj)
  • 150gr tul gaforre (ose surimi)
  • 1 kungulleshke
  • 100ml pana kuzhine
  • 1 thelpi hudher
  • 1 gote vere te bardhe
  • pak konjak
  • pak djath parmixhano te grire (ose djath tjeter kaçkavall)
  • disa kokrra piper te kuq per zbukurim
  • kripe
  • vaj ulliri

Ziejme makaronat ne uje me kripe per kohen e treguar ne konfeksion.

Ne nje tigan qe nuk ngjit, kaverdisim ne pak vaj ulliri hudhren e shtypur, shtojme kungulleshken e lare dhe te prere ne rrathe dhe e leme te marre ngjyre per pak minuta. I shuajme kungulleshkat me vere te bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te fort, i kriposim, shtojme pak uje te nxehte dhe i leme te gatuhen per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet.

Ne nje tigan tjeter me te madh, shtojme tulin e gaforres te prere holle dhe e shuajme me konjak ne zjarr te ulet. Shtojme panen e kuzhines, djathin kaçkavall te grire dhe e leme disa minuta derisa te marrin shije. Se fundi, shtojme edhe kungulleshkat, makaronat e ziera dhe te kulluara dhe i perziejme shume mire.

E sherbejme pjaten te zbukuruar me ndonje kokerr piper te kuq.

Kanapè me karkaleca

Ne menune e Shen Valentinit nuk mund te mungoje antipasta ku perberesi kryesor jane karkalecat; nje ushqim totalisht afrodiziak. Pervec kesaj, kjo recete ka nje shije mjaft delikate dhe kerkon vetem pak minuta per tu pregatitur.
Perberesit per 4 persona

  • 150gr karkaleca te vegjel
  • 16 karkaleca te medhenj
  • 150gr majoneze
  • 50ml pana per kuzhine
  • 8 feta buke tosti
  • 1 veze te ziere
  • lengun e 1/2 limoni

Si fillim, ziejme karkalecat ne uje te nxehte per 3-4 minuta, heqim levozhgen qe i mbeshtjell dhe i leme ne nje ane.

Presim fetat e bukes se tostit ne disqe te medhenj me ndihmen e nje gote.

Presim vezen e ziere ne feta te rrumbullakta.

Vendosim majonezen ne nje ene te vogel, i shtojme panen, karkalecat e vegjel te prere ne copa shume te vogla dhe lengun e limonit. I perziejme te gjitha bashke dhe me kete perberje lyejme cdo fete buke te rrumbullaket (mund ti skuqim paraprakisht me pak gjalp nese preferojme), vendosim nje disk veze te zier ne siperfaqe, e zbukurojme me dy karkaleca te medhenj te qeruar dhe i servirim kanapète menjehere ne tavoline.

Koktej me karkaleca dhe bishtaja

Koktej me karkaleca dhe bishtaja

Kjo pjate e rafinuar me permbajtje karkalecash, serviret ne forme sallate apo antipaste vecanerisht ne rastet festive ku miqte tuaj do te mbeten mjaft te kenaqur.

Perberesit per 4 persona

  • 400gr karkaleca
  • 200gr kerpudha (tipi Champignons)
  • 200gr bishtaja te ziera
  • 1 domate
  • disa bishta qepe te njome
  • lengun e 1 limoni
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri
  • disa gjethe sallate jeshile per zbukurim

Qerojme karkalecat duke i hequr koken, i shplajme nen uje te rrjedhshem dhe i vendosim per tu ziere ne uje me pak kripe per 3 minuta. Me pas i zhveshim nga levozhga qe i rrethon dhe i leme ne nje ane.

Pastrojme kerpudhat me nje pecete te lagur dhe i presim ne feta te holla. Heqim lekuren e domates dhe e presim ne kubik duke u munduar te ruajme formen. Presim bishtajat e ziera ne disa pjese dhe se fundi presim holle bishtat e qepes se njome.

Ne nje tas te madh qelqi te veshur nga brenda me gjethe sallate jeshile, vendosim te gjithe perberesit e mesiperm duke i perziere mire. I sperkasim me kripe, pak piper, leng limoni dhe vaj ulliri dhe i leme ne kete menyre te marrin shijen e njera tjetres per disa minuta perpara se ta servirim.