Fruta

Kek me portokall dhe feta portokalli të karamelizuara

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

kek me portokall

Ky kek me portokall eshte shume i bute, me nje arome fantastike agrumesh e cila vjen si rezultat i perdorimit te lengut dhe lekures se portokallit. Mund te zbukurohet sipas deshires me sheqer pluhur, me ganash çokollate te zeze, apo me feta portokalli te karamelizuara si me poshte.

Perberesit per nje forme keku

  • 200gr miell 00
  • 50gr niseshte patatesh ose misri
  • 150gr sheqer
  • 80ml vaj misri
  • 150ml leng portokalli
  • 2 veze
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira (me vanilje ose jo)
  • lekuren e grire te dy portokalleve

…per fetat e portokallit te karamelizuara

  • 6 feta portokalli
  • 1 filxhan kafe sheqer
  • 2 filxhan kafe uje

Rrahim vezet me sheqerin derisa perberja te rezultoje kremoze dhe ta rrise vellimin. Shtojme vajin e misrit, lekuren dhe lengun e portokallit, miellin, niseshten dhe pluhurin pjekes per embelsira duke i perziere shume mire.

Lyejme me vaj dhe pak miell nje forme per kek (une kam zgjedhur te perdor formen per plumcake me gjatesi 26cm), hedhim ne te brumin dhe e nivelojme mire me ndihmen e nje spatule silikoni. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C  per 35 minuta, duke bere gjithesesi proven e pirunit per te pare nese eshte pjekur edhe brenda. E leme te ftohet paksa ne temperature ambjenti dhe e nxjerrim nga forma duke e vendosur bukur ne nje pjate.

Nderkohe qe keku ftohet, pregatisim fetat e portokallit te karamelizuara. Vendosim ne nje tigan fetat e portokallit, i sperkasim me sheqer, shtojme ujin dhe i leme te ziejne ne sherbet per rreth 5 minuta duke i kthyer nga ana tjeter. I vendosim bukur siper kekut dhe e sherbejme te prere ne feta.

Advertisements

Ëmbëlsirë me mollë “me thërrime brumi”

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
embelsire me molle dhe therrime brumi

Mollet e vjeshtes jane absolutisht me te shijshmet e sezonit, me te cilat mund te pregatiten receta te mrekullueshme! Kjo me poshte eshte nje nga keto, teper e thjeshte per tu pregatitur, 40 minuta ne furre dhe ja ku keni nje embelsire me pak kalori te cilen mund ta shijoni per mengjes shoqeruar me krem pana te rrahur. (ose me pak akullore me vanilje ne stinen e veres)
Nuk ju duhet as te hapni brumin, apo te shpenzoni kohe duke e punuar ate, sepse mjafton ti bashkoni perberesit me majat e gishtave.

Perberesit per nje tave me diameter 24cm

…per therrimet e brumit

  • 300gr miell 00 I situr te cilit I kemi shtuar nje maje luge kripe
  • 175gr sheqer kaf
  • 200gr gjalp pa kripe ne temperature ambjenti I ndare ne kubik

…per mbushjen

  • 4 molle te medha (te qeruara dhe te prera ne feta te holla)
  • lengun e 1 limoni
  • 50gr sheqer kaf
  • 1 luge miell
  • nje maje luge kanelle
  • nje maje luge arre moskate te grire

Parangrohim furren ne 180 grade Celsius.

Vendosim ne nje tas te madh miellin me sheqerin kaf duke I perziere mire. Shtojme pak nga pak kubiket e gjalpit dhe I bashkojme me majat e gishtave duke formuar ne kete menyre therrimet e brumit, pra brumi nuk duhet te ngjeshet e te rezultoje homogjen.

Ne nje tjeter ene, bashkojme mollet me lengun e limonit, sheqerin, miellin, arren moskate dhe pak kanelle. I perziejme me delikatese dhe I leme menjane.

Lyejme me gjalp taven, vendosim mollet ne fund te saj dhe e sperkasim te gjithe siperfaqen me therrimet e brumit.

E pjekim ne furren per 40-45 minuta derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte dhe mollet te jene zbutur.

E sherbejme te shoqeruar me pak pana te rrahur ose me akullore me vanilje.

*Keshille: Embelsira me molle dhe therrime brumi nuk e ruan formen e saj, prandaj nuk duhet te shqetesohemi nese forma nuk del e rregullt ne pjate… nuk duhet te dali!

Per nje variant akoma me te shijshem, i hedhim brumit siper (perpara se ta fusim ne furre) edhe disa arra pecan (arra amerikane) ne copa.

Foto nga: http://realfood.tesco.com

Strudeli origjinal Vjenez (sipas recetës së Café Residenz)

  • Racione: 8-10 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

SAMSUNG CSC

Ne Vjene, ne oborrin e pallatit mbreteror Schönbrunn, mund te ndiqet nje mini kurs kuzhine sesi pregatitet strudeli i famshem Vjenez me molle, recete e cila mendohet te jete ajo qe i servirej edhe princeshes se Austrise, Sisi. Sigurisht qe ne fund shijohet edhe nje cope strudel nga ai i pregatitur po ate dite… nje shije e pangaterrueshme me asgje tjeter! Kujdes! Sekreti ne kete recete qendron ne respektimin me perpikmeri te dozave!

Perberesit

… per brumin

  • 250gr miell i tipit W700 (i ngjashem me miellin tone te tipit 0)
  • 50gr veze
  • 100ml uje te vaket
  • 20ml vaj luledielli
  • nje maje luge kripe

…per mbushjen

  • 800gr molle te verdha (Golden) te prera ne feta shume te holla
  • 100gr galete (buke e thate e grire)
  • 50gr gjalp + tjeter per sperkatje
  • pak sheqer me vanilje
  • 140gr sheqer i bardhe
  • pak kanelle
  • pak leng limoni
  • 100gr rrush te thate
  • pak rum ose arome rumi
  • pak sheqer pluhur per sperkatje

Pregatisim brumin e strudelit duke i perziere te gjithe perberesit bashke derisa te perftojme nje brume te bute i cili nuk ngjit ne duar dhe ne tavolinen e punes. I japim formen e nje sfere, e lyejme me pak vaj luledielli dhe e leme te pushoje per rreth 30 minuta ne menyre qe brumi te zbutet dhe te jete i lehte per tu hapur.

I sperkasim mollet me pak leng limoni qe te mos nxihen dhe i leme menjane.

Vendosim ne nje ene te vogel rrushin e thate bashke me rumin, ose nese kete recete do t’ja servirim femijeve, perdorim arome rumi te holluar ne uje te ftohte.

Vendosim nje tigan ne zjarr te ulet dhe ne te shkrijme gjalpin, shtojme galeten, pak sheqer me vanilje dhe i perziejme mire derisa buka te marre ngjyre te arte.

Pregatisim mbushjen duke bashkuar shume mire mollet me rrushin e thate te shtrydhur nga uji (ose rumi), galeten e skuqur ne gjalp, sheqerin dhe kanellen.

Hapim brumin ne tavolinen e punes me duar te lyera me gjalp te shkrire (ose nese e kemi me te thjeshte, me okllai) derisa te rezultoje shume i holle. Vjenezet thone qe peta e strudelit duhet te jete aq e holle sa te lexojme nje gazete permes saj!
E mbushim peten me mbushjen me molle dhe e rrotullojme mire me ndihmen e nje pecete te paster.

E vendosim strudelin ne nje tave te lyer me gjalp dhe pak galete dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 190°C derisa te marri ngjyre te arte. Pasi e kemi nxjerre nga furra, e sperkasim me 3-4 luge gjalp te shkrire, e leme te ftohet, me pas e sperkasim me sheqer pluhur dhe e sherbejme.

Strudeli shkon mjaft mire me akullore ose krem pana te rrahur.

Foto nga: UneGatuaj.com

Tarta me fruta

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Tarta me fruta

Tarta me fruta eshte nje embelsire klasike e perbere nga baza (brum i shkrifet), krem pastiçerie dhe fruta te fresketa te stines.

Perberesit

…per brumin e shkrifet

  • 250gr miell
  • 125gr gjalp pa kripe nga frigoriferi (te ftohte)
  • 100gr sheqer pluhur
  • 2 te verdha vezesh
  • 1/2 pako vanilje

…per kremin e pastiçerise

  • 500ml qumesht
  • 6 te verdha vezesh
  • 6 luge plot sheqer
  • 2 luge plot miell ose niseshte
  • 1 pako te vogel vanilje

…per zbukurim

  • fruta te fresketa te stines
  • 2 luge reçel kajsie/pjeshke
  • 7gr xhelatine pluhur (gjysme pako)
  • lengun e gjysme portokalli
  • 100ml uje te ftohte

Pregatisim fillimisht kremin e pastiçerise sipas recetes qe e gjeni ketu. Kur te jete gati, e hedhim ne nje tas te madh, e mbulojme me leter celofoni dhe e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti, e me pas ne frigorifer.

Pregatisim brumin e shkrifet sipas recetes qe e gjeni ketu, por duke ndjekur gramaturat e perberesve ne kete recete.

Lyejme me pak gjalp dhe miell 6 forma te vogla per tarta me diameter rreth 8cm. Nxjerrim brumin e shkrifet nga frigoriferi dhe e hapim ne tavolinen e punes te pudrosur me pak miell duke formuar ne kete menyre nje pete me trashesi rreth 5mm. E presim brumin ne katrore 10cmx10cm dhe vendosim secilin prej tyre siper formave te tartes duke “i veshur” format dhe duke eleminuar brumin e tepert.  Me dhembet e nje piruni çpojme siperfaqen e brumit, e mbulojme me leter furre, shtojme siper fasulet te thata dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, pa lejuar qe te marrin ngjyre.

Nxjerrim bazen e tartave nga furra, eleminojme fasulet dhe letren e furres dhe i leme te ftohen plotesisht.

I mbushim tartat me kremin e pastiçerise tashme te ftohte dhe i zbukurojme me fetat e frutave te fresketa. Nese i konsumojme brenda dites, mund ta eleminojme proçesin e lyerjes me xhelatine. Ne rast se duam qe tartat te na rezistojne deri ne 5 dite, pregatisim xhelatinen ne kete menyre: ne nje tenxhere te vogel vendosim lengun e portokallit dhe reçelin e kajsise duke i perziere mire. Shtojme gjysme pako xhelatine pluhur dhe uje. I ziejme te gjitha bashke per 2-3 minuta. Me ndihmen e nje furçe per kuzhine (silikoni) lyejme frutat me xhelatine. I vendosim ne frigorifer per te pakten 2 ore perpara se ti konsumojme.

Foto nga: http://www.playingwithflour.com

Plumcake me banane

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Kek me banane

Ju ndodh shpesh qe bananet ne shporten e frutave t’ju nxihen e zbuten? Mos guxoni ti hidhni! Pregatisni nje kek me banane i cili eshte ideal per mengjes, dhe e gjithe shtepia do te mbushet me aromen e kendeshme te tyre. Receta eshte super e thjeshte dhe e shpejte. Falenderojme Irma Pelivanin per mundesimin e saj!

Perberesit

  • 2 banane shume te pjekura
  • 60gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 50gr mjalt
  • 100gr sheqer
  • 150gr miell
  • 1 veze
  • 1 luge e vogel sode buke
  • pak kripe

Ne nje tas perziejme gjalpin me bananet e shtypura me pirun derisa te dy masat te lidhen. Me pas shtojme sheqerin, mjaltin, miellin, vezen, soden e bukes dhe pak kripe. E vendosim te gjithe masen ne nje forme per plumcake te veshur me leter furre dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 150-160C per 50 minuta. E leme kekun te ftohet ne formen e tij per disa minuta, me pas e nxjerrim nga forma dhe e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti.

Ruajtja: Ne nje ene te mbyllur hermetikisht per maksimumi 5 dite.

Foto nga: http://jothetartqueen.wordpress.com/

Aperitiv joalkoolik Spritz me shegë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Spritz me shege

Nje aperitiv joalkoolik ideal per tu sherbyer perpara nje darke festive jo vetem per shkak te shijes se tij, por edhe te pamjes! Vlerat ushqyese te lengut te sheges jane fantastike: eshte e pasur me flavonoide te cilat luftojne radikalet e lira, shkaktare per plakjen e organizmit tone.

Perberesit

  • 500ml uje te gazuar te ftohte
  • 2 shege 
  • 4 luge sheqer kane (kafe)
  • 4 feta qitro te kuqe ose portokall te kuq (shege) ose limon jeshil (lime) per zbukurim
  • kuba akulli

Ndajme shegen ne dy pjese dhe nxjerrim te gjitha kokrrat e saj duke patur kujdes te eleminojme cipat e bardha pasi jane te hidhura.  I vendosim kokrrat ne nje tas dhe i shtypim me luge derisa te leshojne te gjithe lengun e tyre, duke lene menjane 4 luge kokrra shege per zbukurim.

Lengut te perftuar te sheges i shtojme sheqerin, ujin e gazuar dhe e shperndajme neper 4 gota me kubik akulli. Shtojme ne secilen gote nga nje luge kokerra shege dhe e zbukurojme me feta limoni jeshil.

*Keshille: Per nje version alkoolik, mund te zevendesojme ujin e gazuar me vere te gazuar (te embel ose jo). Gjithashtu mund te zevendesojme 2 sheget+ujin e gazuar me afersisht 1 liter leng shege te gatshem.

Foto nga: http://vulgaire.com/

E ka provuar:
Selma Myslihaka
aperitiv shege selma 

Fiq me mjaltë pikant dhe djath dhie

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Fiq me djath dhie dhe mjalt pikant

Nje antipaste vjeshtore teper e vecante, ku shija e embel e fiqeve dhe mjaltit bashkohet me shijen e kripur dhe te fresket te djathit te dhise.

Perberesit

  • 12 fiq te fresket
  • 6 luge te vogla mjalt shumelulesh
  • 1/2 luge e vogel piper i zi i sapobluar
  • 100gr djath dhie i bute

Bashkojme fillimisht mjaltin me piperin e zi ne nje tas te vogel.

Lajme nen uje te rrjedhshem fiqte dhe i thajme me letra kuzhine.

Per te formuar antipasten veprojme ne kete menyre: marrim nje fik dhe e presim ne kater pjese aty ku ndodhet bishti, por pa e cuar deri ne fund. Dmth fiku duhet te hapet si lule duke lene rreth 1cm nga baza. E hapim me kujdes dhe ne qender te tij vendosim nje luge te vogel djath dhie. Veprojme ne te njejten menyre edhe me fiqte e tjere. I vendosim bukur ne nje pjatance dhe i sperkasim me mjaltin pikant. I sherbejme menjehere.

Foto nga: http://gabbysgfree.co

Tortë djathi (cheesecake) me luleshtrydhe

  • Racione: 10-12 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

111

Kete torte e pregatita per te festuar 3 mujorin e djalit tim, te cilit çdo muaj po i pregatis nga nje torte te ndryshme! Eshte fantastike, teper e thjeshte dhe mbi te gjitha mund te pregatitet nje dite perpara. Eshte e kot te theksoje qe mbaroj brenda 24 oreve 😀

Perberesit
…per bazen

  • 180gr biskota Digestive
  • 100gr gjalp te shkrire ne mikrovale

…per kremin

  • 500gr krem djathi (te tipit Filadelfia Klasike)
  • 200ml krem pana per embelsira te sheqerosur
  • 100gr sheqer pluhur
  • 10gr xhelatine pjeshke (=5 fleta)
  • 1 pako te vogel vanilje

…per salcen me luleshtrydhe

  • 200gr luleshtrydhe
  • 1 luge sheqer pluhur

Pregatisim bazen e tortes me krem djathi duke kaluar ne mikser biskotat Digestive derisa te reduktohen ne pluhur, shtojme gjalpin e shkrire ne mikrovale dhe i perziejme mire.
Lyejme me gjalp nje tave te rrumbullaket, anet e se ciles mund te hapen, e veshim me leter furre dhe hedhim ne te perberjen mesiper duke e ngjeshur me pellemben e dores. Ne kete menyre kemi formuar bazen e tortes. E vendosim ne akull qe masa te forcohet dhe vazhdojme me pregatitjen e kremit.

Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik kremin e djathit bashke me 50gr sheqer pluhur dhe vaniljen derisa kremi te zbutet dhe e leme menjane.
Vendosim xhelatinen e pjeshkes te zbutet ne nje ene te vogel me uje te ftohte per te pakten 10 minuta.
Ne nje tenxhere te vogel, ngrohim 4 luge pana (te parrahur) dhe shkrijme ne te xhelatinen e pjeshkes te cilen e kemi shtrydhur mire nga uji i tepert. Ja shtojme kete perberje kremit te djathit.
Se fundi, rrahim shume mire edhe panen per embelsira me 50gr sheqer pluhur derisa kremi te rezultoje i qendrueshem, dhe ja shtojme kremit te djathit mesiper duke i perziere me kujdes.

E hedhim kremin e perftuar mbi bazen e tortes te cilen e kemi nxjerre nga akulli dhe e nivelojme mire me ndihmen e nje spatule. E vendosim torten ne frigorifer per gjithe naten.

Pregatisim salcen me luleshtrydhe duke vendosur ne nje tenxhere ne zjarr te ulet luleshtrydhet e prera ne copa bashke me sheqerin derisa te shperbehen plotesisht. E kalojme kete perberje ne nje site (qe te eleminojme farat), e leme te ftohet plotesisht dhe ja hedhim tortes me krem djathi ne siperfaqe.

E zbukurojme sipas deshires me disa luleshtrydhe dhe e sherbejme te prere ne copa.

Kek me mollë

Kek me molleNje kek me molle i thjeshte dhe i shijshme te cilin na e sugjeron nje fansa jone. Faleminderit per receten Aida Juli!
Perberesit

  • 350gr miell 00
  • 200gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 200gr sheqer
  • 3 veze
  • 3 molle (lloji sipas deshires)
  • 1 pako te vogel maja per embelsira me arome vanilje (ose 1 pako te vogel pluhur pjekes + 1 pako te vogel vanilje)
  • lekuren dhe lengun e 1 limoni
  • pak kripe
  • sheqer pluhur per sperkatje

Qerojme mollet, i presim ne feta te holla dhe i sperkasim me lengun e limonit ne menyre qe te mos nxihen nderkohe qe pregatisim brumin e kekut:

Ne nje ene te thelle, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin me sheqerin dhe pak kripe derisa te jete formuar nje mase e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme vezet nje nga nje, lekuren e limonit dhe majane per embelsira duke vazhduar rrahjen. Shtojme pak nga pak edhe miellin dhe e perziejme te gjithe perberjen me nje spatul kuzhine derisa brumi te rezultoje homogjen dhe pa kokrriza. Se fundi, i shtojme brumit edhe mollet e prera ne kubik duke lene menjane disa feta per dekorim.

E hedhim brumin ne nje tave te lyer me pak gjalp dhe miell, e nivelojme mire dhe e zbukurojme siper me fetat e molleve si ne figure.

E pjekim kekun ne furre te parangrohur ne 190°C per 30-40 minuta, duke bere gjithmone ne fund proven e pirunit. E sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e sherbejme te prere ne feta.

*Keshille: Nese shohim qe keku eshte duke u pjekur shume nga jashte nderkohe qe brenda rezulton akoma i papjekur, mbulojme siperfaqen e tij me nje leter alumini derisa te perfundoje pjekia

1 2 5