Kërpudha

Makarona me pana, proshutë, speca dhe kërpudha

Kjo recete u mundesua nga Emirjola Baja: faleminderit ne emer te stafit te UneGatuaj!
Perberesit

  • 350gr makarona te gjata
  • 300gr kerpudha te pastruara (rreth 5 cope)
  • 2 speca te kuq
  • 2-3 feta proshute te prere pak trashe
  • 200ml pana per kuzhine
  • 1 e verdhe veze
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Ziejme makaronat per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion.

Ne nje tigan, kaverdisim ne vaj ulliri kerpudhat e prera ne feta te holla, shtojme specat e kuq te prere ne fije dhe nje thelpi hudher te shtypur (ose te grire shume holle), i rregullojme me kripe, pak piper dhe i vendosim kapakun duke i lene te gatuhen ne zjarr te ulet me avullin e tyre.

Ne nje tjeter tigan kaverdisim proshuten e prere ne kubik, dhe kur kjo te kete marre ngjyre te arte e perziejme se bashku me specat dhe kerpudhat.

Ne nje ene te vogel vendosim panen per kuzhine, i shtojme nje te verdhe veze dhe e perziejme mire. Kete ja hedhim perberjes se mesiperme dhe se fundi shtojme edhe makaronat tashme te ziera dhe te kulluara.

Eskallop viçi me kërpudha

Eskallopet jane feta te holla mishi, te kaluara ne miell dhe me pas te skuqura ne pak gjalp dhe vaj ulliri derisa te marrin ngjyren tipike te arte ne siperfaqe. Ne kete recete, ato shoqerohen me kerpudha te cilat i japin nje shije teper te vecante dhe sherbejne si garniture duke e kompletuar pjaten. Perberesit

  • 8 fileto te holla vici
  • 1/2kg kerpudha te tipit champignon
  • 1 gote vere te bardhe
  • 1/4l leng mish vici ose leng te pregatitur me koncentrate vici
  • 1 thelpi hudher
  • 50gr gjalp
  • 2 luge vaj ulliri
  • pak miell
  • majdanoz te grire
  • kripe
  • piper

Pregatisim fillimisht salcen per eskallopet duke i pastruar kerpudhat me ndihmen e nje pecete te lagur dhe te shtrydhur mire, dhe duke i prere ne feta te holla. Ne nje tigan, kaveridisim ne pak vaj ulliri hudhren e prere holle, shtojme fetat e kerpudhave dhe  i gatuajme ne zjarr te forte per rreth 10 minuta derisa te leshojne lengun e tyre. Pas kesaj, i shuajme me veren e bardhe dhe ne momentin qe kjo ka avulluar, shtojme pak leng mishi (apo koncentrate) dhe i gatuajme kerpudhat edhe per 10 minuta te tjera derisa ne fund te rezultojne te buta dhe te formohet nje leng pak i trashe. I rregullojme me kripe, pak piper, majdanozin e gire dhe i leme ne nje ane.

Pregatisim filetot e vicit duke i rrahur me ndihmen e nje rrahese mishi derisa te arrijne trashesine prej 1cm (duhet te jene shume te holla), i lyejme me pak miell dhe i skuqim nga te dyja anet ne tiganin ne te cilin kemi shkrire gjalpin dhe pak vaj ulliri. I heqim nga tigani dhe ia shtojme salces me kerpudha duke i perziere mire.

I sherbejme menjehere sperkatur me pak majdanoz te grire ne siperfaqe

Fileto gjel deti me kërpudha

Fileto e gjelit te detit eshte nje nga llojet e mishrave me me pak yndyre dhe me shume vlera ushqimore. Ne po iu paraqesim kete recete te thjeshte e cila nderthur aromen e pyllit te kerpudhave dhe shijen delikate te ketij mishi. Per vetem 20 minuta, do te keni ne tavoline nje pjate vertete te vecante!
Perberesit per 4 persona

  • 4 fileto gjel deti
  • 50gr kerpudha te thata (tipi Porcini)
  • 50gr gjalp
  • 1 gote vere e bardhe
  • pak majdanoz te grire
  • kripe
  • piper

Fillimisht, vendosim kerpudhat e thata ne nje tas me uje te ngrohte per rreth 15 minuta.

Shkrijme gjalpin ne zjarr te avashem dhe kaverdisim nga te dyja anet filetot e gjelit te detit derisa te marrin ngjyre. Shtojme kerpudhat e prera ne copeza, e lagim te gjithe perberjen me veren e bardhe, e rregullojme me kripe, piper dhe e leme te gatuhet per rreth 20 minuta derisa salca te trashet. Nese eshte e nevojshme, shtojme pak uje gjate gatimit, apo ujin ku kemi vendosur kerpudhat.

Ne fund, e sperkasim pjaten me pak majdanoz te grire dhe e sherbejme te ngrohte.

Supë me aroma orientale

Receta qe po iu paraqesim me poshte eshte nje supe shume e shijshme dhe e gatuar me perberes teper te shendetshem, per kete arsye i pershtatet si te rriturve ashtu dhe femijeve.
Perberesit per 4 persona
  • 1 gjoks pule
  • 1/2kg kerpudha te fresketa (ose te ngrira)
  • 1 qepe te vogel (ose 1/2 mesatare)
  • 2 karrota
  • leng pule (ose leng te pregatitur me nje koncentrate pule)
  • 2 luge niseshte
  • lengun e 1/2 limoni
  • pak xhinxher
  • kripe
  • piper i bardhe
  • vaj ulliri
Si fillim, pastrojme kerpudhat duke i hequr te gjithe dhèun qe permbajne, ndersa kapelen e fshijme lehte me ndihmen e nje pecete te paster.
Ne nje tenxhere kaverdisim me pak vaj ulliri qepen e grire holle per pak caste, shtojme 2 luge uje ne menyre qe te zbutet e te mos marre ngjyre dhe e leme te gatuhet ne zjarr te avashem per pak minuta duke e perziere here pas here. Shtojme karrotat dhe gjoksin e pules te prere ne kubik te vegjel, kerpudhat e prera ne feta, lengun e pules, pak xhinxher, pak kripe dhe e vendosim per t’u zier ne tenxhere me presion per 15 minuta.

Ne nje ene te vogel rrahim 2 luge niseshte me gjysme gote uje derisa te formohet nje mase e njetrajtshme te cilen ia shtojme dalengadale supes duke e perziere njekohesisht. E rregullojme me pak piper te bardhe dhe me lengun e limonit dhe e servirim ne tavoline.
Faleminderit per receten Ediola!

Rizoto me kërpudha

Rizoto me kerpudha eshte nje nga pjatat klasike te kuzhines italiane, mjaft e shijshme sidomos nese konsumohet ne vjeshte apo dimer, atehere kur edhe kerpudhat jane me te shijshme.
Perberesit

  • 320gr oriz per rizoto
  • 300gr kerpudha porcini (ose champignon)
  • 1 qepe e vogel
  • 2 liter leng koncentrate (te pregatitur me 4 koncentrata perimesh)
  • 2 luge vaj ulliri
  • 1 tufe majdanoz
  • 50gr djath parmixhano te grire (ose djath kackavall)
  • kripe
  • piper

 Si fillim, vendosim ne zjarr nje tenxhere me 2 liter uje dhe 4 kuba koncentrate perimesh te cilen e mbajme gjithmone duke vluar ne menyre qe kur t’ia hedhim rizotos te mos ngadalesohet gatimi.

Pastrojme kerpudhat duke i hequr dhèun nga pjesa e kembes, shkepusim kapelen dhe e pastrojme shume lehte me nje pecete te paster dhe te lagur. I presim ne feta te holla dhe i leme ne nje ane.
Ne nje tigan kaveridism ne zjarr te avashem me vaj ulliri qepen e grire holle derisa te behet transparente. Shtojme kerpudhat e prera te cilat i kaverdisim edhe per pak caste duke i perziere vazhdimisht. Shtojme orizin per rizoto gjithmone duke e perziere dhe kur e gjithe masa ta kete thithur lengun dhe te jete bere e thate, shtojme 4-5 garuzhde leng perimesh. E leme ne kete menyre orizin te zieje per 15-18 minuta duke shtuar leng sa here qe rizoto behet e thate duke mos harruar ta perziejme vazhdimisht qe orizi te mos ngjitet dhe te gatuhet uniforme.
Pak minuta perpara se ta heqim nga zjarri, shtojme djathin e grire, majdanozin dhe pak piper, e perziejme mire dhe e leme te pushoje per 5 minuta me kapak te mbyllur perpara se ta servirim neper pjata.
*Keshille: Nese perdorim kerpudhat e thata ne vend te te fresketave, i vendosim per rreth 30 minuta ne nje ene te vogel me uje te ngrohte, i shtrydhim me dore dhe vazhdojme me proceduren si me siper. Nderkohe qe lengun e tyre mund t’ia shtojme rizotos, gje qe do ta bej akoma me te shijshem.

Koktej me karkaleca dhe bishtaja

Koktej me karkaleca dhe bishtaja

Kjo pjate e rafinuar me permbajtje karkalecash, serviret ne forme sallate apo antipaste vecanerisht ne rastet festive ku miqte tuaj do te mbeten mjaft te kenaqur.

Perberesit per 4 persona

  • 400gr karkaleca
  • 200gr kerpudha (tipi Champignons)
  • 200gr bishtaja te ziera
  • 1 domate
  • disa bishta qepe te njome
  • lengun e 1 limoni
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri
  • disa gjethe sallate jeshile per zbukurim

Qerojme karkalecat duke i hequr koken, i shplajme nen uje te rrjedhshem dhe i vendosim per tu ziere ne uje me pak kripe per 3 minuta. Me pas i zhveshim nga levozhga qe i rrethon dhe i leme ne nje ane.

Pastrojme kerpudhat me nje pecete te lagur dhe i presim ne feta te holla. Heqim lekuren e domates dhe e presim ne kubik duke u munduar te ruajme formen. Presim bishtajat e ziera ne disa pjese dhe se fundi presim holle bishtat e qepes se njome.

Ne nje tas te madh qelqi te veshur nga brenda me gjethe sallate jeshile, vendosim te gjithe perberesit e mesiperm duke i perziere mire. I sperkasim me kripe, pak piper, leng limoni dhe vaj ulliri dhe i leme ne kete menyre te marrin shijen e njera tjetres per disa minuta perpara se ta servirim.

Speca të kuq mbushur me kërpudha

Ne tavolinen tuaj te festave nuk mund te mungoje kjo garniture e shijshme: speca te kuq, ngjyra e se cileve pershtatet mrekullisht me ambjentin, kerpudha dhe djath. Nje kombinim shume i shijshem per te shoqeruar mishin e vicit, pules apo gjelit te detit.
Perberesit per 4 persona

  • 4 speca te kuqe
  • 350gr kerpudha
  • 100gr djath feta
  • 50gr galete
  • 25gr djath parmixhano
  • 40gr gjalp
  • 4 luge bishta qepesh te njoma te prera holle
  • 3 luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper te zi

Ndajme pergjysme secilin spec duke mbajtur bishtin dhe heqim farat me kujdes. Ne nje tave te shtruar me leter furre, vendosim specat njeri pas tjetrit gati per t’u mbushur.

Kaverdisim ne zjarr te avashem kerpudhat e prera holle me gjalpin dhe 1 luge vaj ulliri derisa te marrin ngjyre te arte dhe te avulloje plotesisht uji qe ato leshojne. Shtojme bishtat e qepes se njome te prera holle dhe i perziejme me kujdes duke e rregulluar perberjen me pak kripe dhe piper te zi. Me kete mase mbushim specat, shtojme mbi to djathin feta te therrmuar dhe se fundi galeten dhe djathin parmixhano.

Makarona spageti të gustatorit

Kete recete mund ta shijoni mjaft mire ne nje dite festive per shkak te kostos pak te larte qe ka, por vertete qe ja vlen! Pervec se do te beni nje figure fantastike, miqte tuaj do te kene mundesine te provojne dicka ndryshme nga e zakonshmja.
Perberesit per 3 persona

  • 250gr makarona spageti
  • 15gr kerpudha te thata
  • 250gr midhje me guacke
  • 150gr karkaleca
  • 50gr peshk ton nen vaj
  • 25gr gjalp
  • 2 domate te pjekura mire
  • 1 thelb hudher
  • 1 luge majdanoz te grire
  • kripe

Ne nje ene te vogel me uje te ngrohte vendosim kerpudhat e thata dhe i leme ne kete menyre per rreth gjysme ore. Lajme mire midhjet me guacke dhe i leme te hapen ne tigan me pak gjalp ne zjarr te forte per disa minuta. Ndajme tulin nga guacka dhe lengun qe kane leshuar e kalojme ne nje kulluese per ta filtruar dhe e spostojme ne nje tenxhere ku kemi hedhur pak uje.

Ne te ziejme karkalecat per rreth 5 minuta, i heqim levozhgen dhe i bashkojme me midhjet duke e lene gjithmone lengun ne nje ane.

Ne nje tigan te madh skuqim thelbin e hudhres te shtypur, shtojme kerpudhat e prera ne copa duke i lene te marrin shije per disa minuta. Heqim hudhren, shtojme domatet e prera ne kubik dhe pak nga pak lengun e midhjeve dhe te karkalecave. Kur salca te jete trashur, shtojme peshkun ton nen vaj, midhjet, karkalecat dhe i rregullojme me pak kripe dhe piper sipas deshires.

Nderkohe ziejme makaronat spageti ne uje te kripur, i kullojme dhe i transferojme ne tiganin ku kemi pregatitur salcen duke i speratura me pak majdanoz te grire.

Verat e keshilluara: Chardonnay del Piemonte, e servirur ne 10° C.

Cabreo e bardhe  di Grevi in Chianti, e servirur ne 10°

Rosto derri e mbushur me kërpudha

rosto derri me kerpudhaRosto derri e mbushur me kerpudha perben nje pjate te dyte shume te shijshme per darken/dreken e Krishtlindjeve apo te Vitit te Ri. Kjo recete mund te pregatitet edhe me mish vici, por preferohet ai i derrit pasi piqet shpejt dhe i shkon me teper mbushjes me kerpudha. Ne kete rast pjesa me e mire eshte ajo e kofshes te cilen nese e keni te paprere, mund te formoni vete fileto me trashesi rreth 2cm qe duke u rrahur do te hollohen akoma dhe me shume. Si garniture mund te sherbejne patatet me rigon receten e se cilave do ta gjeni ketu.

Perberesit per 3 rosto

  • 3 fileto derri
  • 400gr kerpudha (tipi Porcini apo Champignon)
  • 12 feta te holla panceta te tymosur
  • 3 thelpinje hudhra
  • 1 tufe majdanoz
  • 50gr gjalp
  • 4 luge vaj ulliri
  • rozmarine
  • gjethe dafine
  • kripe
  • piper
  • spango kuzhine

Fillimisht, rrahim filetot e derrit me nje rrahese mishi, i leme menjane dhe vazhdojme me pregatitjen e mbushjes me kerpudha.

Kaverdisim ne zjarr mesatar per rreth 15 minuta kerpudhat e pastruara dhe te prera ne feta me dy luge vaj ulliri, majdanozin e grire holle, pak kripe dhe pak piper.

Mbushim cdo fileto me masen e perftuar me siper, e rrotullojme ne formen e nje rolè-je, e rrethojme me feta pancete te tymosur dhe e lidhim me spango kuzhine. Keto rosto i vendosim ne tave te lyer me 2 luge vaj ulliri dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 150°C per rreth 1 ore e 30 minuta duke vendosur edhe disa gjethe dafine dhe rozmarine per arome. Duhet te kemi kujdes ti rrotullojme here pas here duke shtuar ndonje gote leng mishi apo uje nese eshte e nevojshme (per te mos u ngjitur). Ne momentin e fundit, e gradojme furren ne 300°C (apo ne maksimum) dhe i leme rostot te marrin nje faqe te kuqerremte nga te gjitha anet.

Kur receta te jete gati, i vendosim ne nje pjatance te madhe dhe i presim ne feta.

Foto nga: http://www.reveriesandsoliloquies.com/