Makarona

Brumi me vezë (për makarona, lazanja, ravioli, tortelini etj)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Brumi me veze

Te besh makaronat e fresketa ne shtepi eshte nje luks te cilin jo shume amvisa e kane, me shume per shkak te kohes, sepse receta per ta realizuar eshte elementare. Sekretet kryesore per te arritur nje rezultat te perkryer jane disa si: raporti i sasise se miellit me vezet duhet te jete 100gr miell per cdo veze, brumi duhet te punohet per te pakten 10 minuta me dore ne nje siperfaqe pak te ashper, vezet duhet te rrihen lehtesisht me pirun perpara se ti hidhen miellit e te tjera truke te vogla te cilat mesohen gradualisht dhe me eksperience.

Perberesit

  • 400gr miell 00 te bute
  • 4 veze mesatare (70gr secila) ne temperature ambjenti
  • 1 luge vaj ulliri
  • 1/2 luge te vogel kripe

Ne tavolinen e punes ose ne nje tas te madh hedhim miellin e situr, i hapim nje grope ne mes dhe shtojme vezet lehtesisht te rrahura me pirun, vajin e ullirit dhe pak kripe. E punojme brumin fillimisht me gishta duke bashkuar avash avash vezet me miellin qe gjendet rreth e qark derisa te formohet nje top brumi te cilin e punojme ne tavolinen e lyer me miell per te pakten 10 minuta derisa te rezultoje elastik. Ne rast se brumi rezulton pak i forte, shtojme 2 apo 3 luge uje te ngrohte, apo ne rast se rezulton pak i bute, shtojme edhe pak miell.

E mbeshtjellim brumin me leter transparente dhe e leme te pushoje per 1 ore ne frigorifer.

E ndajme brumin ne dy pjese perpara se ta hapim me okllai dhe pjesen qe nuk e perdorim e mbeshtjellim serisht me leter transparente. Kjo per shkak se ne kontakt me ajrin, brumi thahet dhe formon nje kore te holle e cila e prish lemueshmerine qe duhet te kene makaronat.
E vendosim gjysmen e brumit ne tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe e hapim ne fillim me pellemben e dores, me pas me okllai te lyer me pak miell ne menyre qe te mos ngjise. E presim peten ne trashesine e deshiruar. Per te formuar Taljatele ose Taljolini, e rrotullojme peten rreth vetes dhe e presim me nje thike me maje te mprehte. Sapo i kemi prere, i crrotullojme, i hapim ne nje cep te tavolines se punes te lyer me miell dhe i perdorim brenda nje ore.
Veprojme ne te njejten menyre edhe me pjesen e mbetur te brumit.

I gatuajme makaronat ne uje te vluar me kripe per 4 minuta, kohe e cila varet gjithmone nga trashesia e tyre.

Taljolini: 2mm

Taljatele: 7mm

Papardele: 2cm

Lazanja: 20x15cm

Foto nga: http://mangiarebuono

Makarona me salmon dhe karkaleca të vegjël

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Makarona me salmon dhe karkaleca të vegjël në salcë rozëNje pjate fantastike dhe shume e thjesht per tu pregatitur per te gjithe adhuruesit e salmonit!

Perberesit

  • 400gr makarona te shkurtra
  • 150gr salmon te tymosur
  • 200gr karkaleca te vegjel te qeruar
  • 1/2 qepe e vogel
  • 1 pako pana kuzhine (me salmon ose jo)
  • 3 luge salce domatesh
  • 1/2 gote vere te bardhe ne temperature ambjenti
  • 1 luge plot majdanoz te fresket te grire
  • kripe
  • vaj ulliri

Kaverdisim qepen e grire shume holle (ose te kaluar ne mikser) ne vaj ulliri ne zjarr mesatar per 2-3 minuta duke e perziere shpesh. Shtojme karkalecat e qeruar, salmonin e prere ne copa dhe i perziejme mire edhe per disa caste. I shuajme me veren e bardhe, ngreme zjarrin ne maksimum dhe e leme derisa alkooli i veres te kete avulluar plotesisht. Shtojme panen, salcen e domateve dhe e gatuajme te gjithe masen ne zjarr mesatar derisa te lidhet. Ne fund, shtojme edhe majdanozin e grire holle.

Nderkohe kemi zjere makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne pako.

I hedhim makaronat e kulluara tek salca e pregatitur (ose sipas deshires, salcen mbi makarona), i perziejme mire dhe i sherbejme te ndare ne pjata.

Foto nga: http://www.fromcalculustocupcakes.com/

Makarona me mish të grirë (kimë)

Makarona me mish te grireNje recete e shijshme dhe mjaft e thjeshte e cila mund te pregatitet edhe nga ata qe nuk jane specialist ne kuzhine. Per ti dhene nje tjeter shije akoma me te veçante, pasi keni perziere makaronat me salcen, provoni ta hidhni perberjen ne nje tave porcelani, te shtoni pak Salce beshamele siper, pak djath te grire dhe ta fusni ne furre per maksimumi 15 minuta!
Perberesit

  • 350gr makarona te shkurtra ose te gjata
  • 300gr mish te grire (viçi ose te perziere)
  • 400gr salce domatesh
  • 1 qepe, e grire holle
  • 1 karrote, e prere holle
  • 1 thelpi hudher, e grire holle
  • 1 gote vere te bardhe ne temperature ambjenti
  • majdanoz te fresket, te grire holle
  • djath kaçkavall te grire
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri

Kaverdisim ne vaj ulliri qepen, hudhren dhe karroten derisa te zbuten. Shtojme mishin e grire, e copetojme me dhembet e nje piruni ne menyre qe te shkriftohet dhe e leme derisa te marre ngjyre. E shuajme te gjithe perberjen me veren e bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te forte.

Shtojme salcen e domateve, 1 gote uje, kripe, piper dhe e leme salcen te zieje ne zjarr mesatar me kapak te mbyllur per rreth 20 minuta, apo derisa mishi i grire te jete gatuar plotesisht.

Nderkohe ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion.

Kur salca me mish te grire te jete gati, shtojme majdanozin e grire holle, 4 luge djath kaçkavall dhe e bashkojme me makaronat tashme te ziera ose ja hedhim makaronave siper.

E sherbejme pjaten te sperkatur me djath kaçkavall ne siperfaqe.

Kosto per 4 persona: 600 lek te reja

Foto nga: http://vittlesdivine.blogspot.com/

Makarona me karkaleca dhe ullinj

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Makarona me karkaleca dhe ullinj

Makaronat me karkaleca dhe ullinj, jane nje pjate e pare tipike verore e cila pergatitet ne pak minuta.

Makarona me karkaleca dhe ullinj1

Perberesit

  • 350gr makarona te shkurtra
  • 300gr salce domatesh (ose domate te grira ne mikser)
  • 200gr karkaleca te vegjel te qeruar
  • 50gr ullinj te zinj ose jeshil, pa berthame
  • 50gr kaperi
  • 1 qepe te vogel, te grire holle
  • 1 thelpi hudher, te grire holle
  • borzilok i fresket
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri ekstra te virgjer

Ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion nderkohe qe pergatisim salcen.

Kaverdisim ne vaj ulliri ekstra te virgjer qepen dhe hudhren derisa te zbuten. Shtojme karkalecat dhe i leme derisa te ndryshojne ngjyre. Shtojme salcen e domateve, e rregullojme me kripe, piper te zi te sapobluar dhe vazhdojme gatimin ne zjarr te ulet per rreth 10 minuta, apo derisa salca te lidhet. E heqim nga zjarri, shtojme ullinjt, kaperit dhe borzilokun e grire holle duke i perziere mire.

I kullojme makaronat e ziera dhe i hedhim ne tiganin ku kemi pergatitur salcen.

I sherbejme te ngrohta zbukuruar me ndonje gjethe borziloku.

Makarona spageti me karkaleca

makarona me karkalecaNje pjate me arome deti e cila nuk njeh stine!

Perberesit

  • 400gr makarona spageti (mund te perdorni edhe linguine, fettuccine etj)
  • 500gr karkaleca te fresket te qeruar (ose te ngrire)
  • 400gr domate te pjekura mire, te qeruara dhe te prera ne kubik (ose salce domatesh)
  • 1 qepe e vogel, e grire holle
  • 1 thelpi hudher,i shtypur
  • borzilok, te grire imet
  • 1/2 gote vere te bardhe
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper te zi
  • pak djath te grire (sipas deshires)

Vendosim makaronat per tu ziere ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion, nderkohe qe pregatisim salcen.

Kaverdisim ne nje tigan te madh me vaj ulliri thelbin e hudhres te shtypur derisa vaji te aromatizohet dhe me pas e eleminojme. Shtojme qepen dhe e kaverdisim derisa te rezultoje transparente.  Shtojme karkalecat te cilet i kemi shplare dhe thare mire dhe i leme ne zjarr per max 2 minuta duke i perziere shpesh. Nese perdorim karkaleca te ngrire, i leme fillimisht te shkrijne plotesisht ne temperature ambjenti dhe i thithim ujin qe leshojne me leter kuzhine, pra kur te vendosen ne tigan duhet te jene plotesisht te thate, perndryshe do te behen si te ziere!
I shuajme me vere te bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te larte, shtojme domatet (ose salcen e domateve) dhe e gatuajme te gjithe perberjen ne zjarr mesatar per rreth 5 minuta (jo me shume, pasi karkalecat forcohen). E heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme borzilokun e grire holle duke e perziere mire. E rregullojme salcen me kripe dhe piper dhe shtojme makaronat tashme te ziera dhe te kulluara.

E sherbejme kete pjate te ngrohte sperkatur me pak borzilok te grire ne siperfaqe ose djath te grire.

Kosto per 4 persona: 1150 lek te reja

Foto nga: http://www.seriouseats.com

Makarona tortelini me pana dhe kërpudha

makarona-me-pana-proshute-speca-dhe-kerpudhaTortelinit jane makarona me veze te mbushura me mish te grire, kerpudha, spinaq etj, te cilat e kane origjinen e larget nga qyteti i Modenas dhe Bolonjes. Me poshte po ju paraqesim variantin me pana dhe kerpudha, teper i shijshem dhe qe i pershtatet ketyre diteve te ftohta qe po kalojme.

Perberesit

  • 400gr makarona tortelini te mbushura me mish
  • 30gr kerpudha te thata Porcini (ose 300gr kerpudha te fresketa Champignon)
  • 200ml pana kuzhine
  • 100ml qumesht
  • 1 tufe majdanoz
  • 1 thelpi hudher
  • 1/2 koncentrate mish viçi
  • kripe
  • piper
  • djath kaçkavall te grire per sperkatje

Pregatisim salcen me kerpudha duke vendosur si fillim kerpudhat e thata ne nje tas te vogel me uje te ngrohte per tu zbutur per rreth 10 minuta. Nese perdorim kerpudhat e fresketa, i pastrojme mire me nje pecete te paster te lagur me pak uje dhe i presim ne feta.

Ne nje tigan te thelle hedhim panen e kuzhines, qumeshtin, hudhren e majdanozin te grira holle, koncentraten e viçit te copetuar dhe kerpudhat e shtrydhura fort nga uji i tepert (ose kerpudhat e fresketa). I perziejme mire, i vendosim kapakun dhe i gatuajme ne zjarr te ulet per rreth 15 minuta, derisa salca te trashet dhe shija e perberesve te bashkohet me njera tjetren. Nese salca rezulton teper e trashe, shtojme edhe pak qumesht per ta holluar. E rregullojme salcen me kerpudha me kripe e piper dhe e leme menjane.

Ziejme makaronat tortelini ne uje te valur me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion, i kullojme dhe i hedhim ne tiganin ku pregatitem salcen me kerpudha duke i bashkuar me kujdes.

I sherbejme te ngrohta sperkatur me pak djath kaçkavall te grire ne siperfaqe.

Makarona me patate dhe proshute

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Makaronat me patate dhe proshute, teorikisht jane nje pjate e pare shume e shijshme, por qe praktikisht mund te sherbejne edhe si pjate e dyte per shkak te perberesve paksa kalorik qe kane. Provoni te zevendesoni proshuten e pjekur me fileto pule ose gjel deti, apo te shtoni nje luge pana ne fund per ta bere akoma me kremoze.

Perberesit

  • 350gr makarona te shkurtra
  • 300gr proshute te pjekur
  • 1 patate e madhe
  • 1 qepe e vogel
  • 100gr djath kaçkavall te grire
  • 1/2 gote vere te bardhe
  • pak leng mishi (ose leng i perftuar prej koncentrates, ose uje)
  • 3-4 luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper
  • pak sherebele

Pastrojme qepen dhe e presim shume holle ose e kalojme ne mikser, e kaverdisim ne vaj ulliri ne nje tigan te madh dhe kur te kete marre ngjyre te arte shtojme proshuten e pjekur te prere ne kubik te vegjel. E shuajme te gjithe perberjen me veren e bardhe, shtojme patatet e prera ne kubik te vegjel, pak leng mishi (ose uje) dhe e gatuajme te gjithen per 2-3 minuta ne zjarr mesatar.Ne te njejtin tigan shtojme makaronat dhe e gatuajme receten njelloj si ajo e rizotos, pra duke shtuar pak nga pak uje apo leng mishi.

Kur makaronat me patate dhe proshute te jene gati, i heqim nga zjarri, shtojme pak sherbele, djathin kackavall te grire, pak vaj ulliri dhe e leme te pushoje per disa minuta me kapak te mbyllur ne menyre qe e gjitha te marre shije. E sherbejme te ngroht

Makarona me brokoli dhe ullinj

Pjata e meposhtme i pershtatet shume mire nje dite kur nuk keni mjaft kohe dhe deshire per te gatuar, pasi eshte teper e thjeshte dhe pak impenjative.
Perberesit

  • 350gr makarona te gjata (te tipit spageti, linguine etj)
  • 800gr brokoli
  • 100gr ullinj te zinj pa berthame
  • 2 fileto açuge
  • 1 thelpi hudher
  • 6-7 luge vaj ulliri
  • pak spec te kuq djegs
  • kripe
  • djath kaçkavall i grire (mundesisht dele) per shoqerim

Ziejme makaronat ne uje te kripur per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion nderkohe qe pregatisim salcen.

Pastrojme brokolit duke i prere kercellin e trashe, e ndajme ne lule te vogla dhe i lajme shume mire. E ziejme ne uje te vluar me kripe per rreth 10 minuta derisa lulet te zbuten.

Ne nje tigan hedhim vajin e ullirit dhe kaverdisim ne te thelbin e hudhres te shtypur, pak spec djegs, filetot e açuges te copetuara duke i lene te gatuhen per disa minuta. Me pas shtojme brokolit tashme te ziere dhe te kulluar, i perziejme mire dhe ne fund shtojme edhe ullinjte e plote. Shtojme ne te edhe makaronat e ziera dhe te kulluara, i perziejme shume mire dhe i servirim te ngrohta te shoqeruara me djath kaçkavall te grire (mundesisht dele).

Lazanja me brokoli

Lazanja me brokoli eshte nje variant shume i shijshem i lazanjes klasike bolonjeze e cila i pershtatet fare mire periudhes vjeshte-dimer, atehere kur eshte edhe sezoni i brokolit. Mund ta pregatisni si me peta lazanje te fresketa (receta me poshte), ose me peta te thata te cilat duhen ziere fillimisht nga 3 apo 4 ne uje te valuar me kripe dhe me pas ti hapim ne nje pecete te paster duke patur kujdes te mos i mbivendosim me njera tjetren.
Perberesit

  • 250gr peta lazanje te fresketa
  • 1kg brokoli
  • 100gr proshute e pjekur (5-6 feta)
  • 70gr djath kaçkavall te grire
  • 2 thelpinje hudher
  • 2 luge vaj ulliri
  • 10gr gjalp
  • kripe
  • piper
  • 1liter salce beshamele te pregatitur sipas recetes qe e gjeni ketu

Pregatisim si fillim salcen beshamele duke ndjekur hap pas hapi receten qe do ta gjeni ketu.

Lajme mire brokolit, eleminojme kercellin e trashe dhe i ndajme ne lule te cilat i ziejme ne uje me pak kripe per rreth 5 minuta.

Ne nje tigan ku kemi hedhur vajin e ullirit, shtojme thelpinjte e hudhrave te qeruara dhe te shtypura dhe brokolit e kulluar duke i lene 2-3 minuta derisa te marrin shije dhe te avulloje uji i tepert. Heqim nga tigani thelpinjte e hudhrave (te cilat sherbyen vetem per ti dhene arome), sperkasim brokolit me pak piper dhe i leme menjane.

Lyejme me gjalp nje tave drejtkendore ku do te pregatisim lazanjen, e sperkasim fundin me 4-5 luge salce beshamele, vendosim nje shtrese peta lazanje, me pas nje shtrese brokoli, gjysmen e proshutes se pjekur te prere ne shirita te holle, e sperkasim perseri me beshamele dhe vazhdojme ne kete menyre derisa te gjithe perberesit te kene perfunduar (normalisht duhet te dalin 2 shtresa). Hedhim mbi siperfaqe salcen beshamele te mbetur dhe e sperkasim me djathin kaçkavall te grire.

E pjekim lazanjen ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta, apo derisa ne siperfaqe te jete formuar nje kore e arte.

E leme te ftohet per disa minuta ne temperature ambjenti perpara se ta sherbejme te prere ne feta.