Makarona

Spageti karbonara

Spageti karbonaraNje tjeter recete italiane, Spaghetti alla Carbonara, nje pjate Romane e cila dallohet per thjeshtesin e perberesve te saj dhe shijen mjaft te veçante. Lloji i makaronava qe preferohen me shume jane spageti, por mund te pregatitet edhe me Vermicelli, Spaghetti alla chitarra, Rigatoni etj.

Perberesit

  • 350gr makarona spageti
  • 4 te verdha vezesh
  • 150gr pançete te tymosur, te prere ne kubik
  • 2 luge vaj ulliri
  • djath i grire Pecorino Romano (apo çdo lloj tjeter djathe kaçkavall dele i grire)
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Ziejme makaronat spageti ne nje tenxhere me uje te kripur.

Nderkohe ne nje tigan skuqim pançeten me 2 luge vaj ulliri derisa te behet krokante (rreth 4 minuta). E heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Ne nje ene qelqi rrahim te verdhat e vezeve me djathin e deles, shtojme piper sipas deshires dhe ne momentin e fundit (perpara se ti bashkojme me makaronat) shtojme pançeten e skuqur.

Kullojme makaronat dhe i hedhim ne enen e qelqit duke i perzjere mire me salcen e pregatitur me siper. I servirim te ngrohta duke i sperkatur siper me pak piper te zi (sipas deshires) dhe djath dele te grire.

*Keshille: Makaronat dhe salca e pregatitur nuk duhet te bashkohen kurre mbi zjarr. Kjo per arsye se do te shkaktonte “gatimin” e vezeve dhe do ti bente te dukeshin si te skuqura.

Foto nga: http://gianni.tv/

Makarona spageti me limon në shportë alumini

Makarona spageti me limon në shportë aluminiDuke shfletuar nje liber kuzhine kryesisht me receta italiane, me ra ne sy nje e tille ku perberesi kryesor ishte limoni. Dhe si gjithmone eksperimentet nuk mungojne, sidomos nqs behet fjale per nje pjate te fresket e cila mund te konsumohet ne ditet e nxehta te veres. Pervec kesaj, limoni eshte nje burim i vitamines C, A e B1 dhe i acidit citrik.
Lengu i tij mund te perdoret si zevendesues i uthulles ne sallate, si antioksidant per perime dhe fruta te ndryshme, ne marinada, ne sallaten e frutave etj.

Perberesit

  • 350gr makarona te gjata (spaghetti, linguine etj)
  • 2 domate te medha
  • 1 thelpi hudher, e grire holle
  • 2 luge gjelle leng limoni
  • 2 luge te vogla kaperi nen uthull ose nen kripe
  • borzilok i fresket
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht  kohen e treguar ne konfeksion, pasi duhet te rezultojne “al dente”.

Zhysim domatet ne uje te vluar, i leme disa minuta ne menyre qe ti hiqet sa me shpejt lekura dhe i qerojme. Eleminojme farat e brendeshme dhe tulin e presim ne kubik te vegjel.

Vendosim ne zjarr nje tigan ne te cilin shtojme domatet, lengun e limonit, dy luge nga uji i makaronave, kaperit, pak kripe e piper te zi. E gatuajme salcen ne zjarr te ulet per afer 15 minuta. 5 minutat e fundit shtojme hudhren dhe borzilokun. Shtojme ne fund edhe makaronat dhe i perziejme mire.

Marrim nje leter alumini dhe i japim formen e nje shporte (pjese shkelqyese nga jashte). Hedhim ne te makaronat, e mbyllim shporten dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 15 minuta. I sherbejme te ngrohta brenda shportes se aluminit.

Makarona kaneloni me mish të grirë

kaneloni me mish te grireKjo pjate e pare eshte padyshim teper e shijshme dhe shume kalorike. Per kete arsye nuk gjen vend te perhershem ne tavolinen time, por nuk te le asnjehere ne balte kur behet fjale per nje dreke familjare apo mes miqsh. Mbushja tradicionale e Kaneloni eshte me mish te grire dhe gjize e spinaq (receten e se ciles do ta gjeni ketu). Megjithate mjafton pak fantazi dhe keto makarona qe per nga forma jane me antiket ne bote, u pershtaten cdo familje dhe cdo kerkese.

Perberesit per 16 kaneloni

  • 500gr mish te grire
  • 1 qepe e vogel, e grire holle
  • 1 karrote e vogel, e grire holle
  • 1/2 dege selino, e grire holle
  • 1 thelpi hudher, e grire holle
  • 400gr salce domatesh
  • 2 veze
  • 4 luge gjelle djathe grana te grire (apo djathe kaçkavall)
  • 2 luge gjelle gjalp
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • 1/2 l salce beshamele

Si fillim, ziejme kanelonit ne uje te kripur per kohen qe tregohet ne ambalazh. Menjehere pas zierjes i kalojme ne uje te ftohte dhe i leme te kullojne mbi nje pecete te paster dhe te lagur.

Pregatisim salcen beshamel sipas recetes qe do ta gjeni ketu.

Nderkohe qe makaronat ftohen, pregatisim nje salce te thjeshte. Shkrijme gjalpin ne nje tigan te thelle dhe kaverdisim ne te qepen, hudhren, selinone dhe karroten derisa te zbuten (shtojme pak uje nese eshte e nevojshme). Shtojme mishin e grire dhe e gatuajme edhe per pak minuta duke e shtypur me dhembet e nje piruni. Shtojme salcen e domateve, e rregullojme me kripe dhe piper dhe e leme menjane te ftohet pak. Se fundi, shtojme edhe vezet dhe 2 luge djathe kaçkavall te grire duke e perziere mire.

Me ndihmen e nje luge te vogel, mbushim kanelonit me salcen me mish te grire dhe i rendesim njeri pas tjetrit ne nje tave ku kemi hedhur disa luge salce beshamele. I mbulojme siper me salcen beshamele, 2 luget e mbetura te djathit kaçkavall te grire dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. I sherbejme te ngrohte.

Foto nga: http://www.cucchiaio.it/