Mish i grirë

Hamburger të mbushur me krem djathi dhe mustardë

Provoni ta gatuani kete recete si zevendesuese e qofteve tradicionale ose hamburgerave te gatshem. Mund ta mbushni me çfare te deshironi, mjafton vetem pak fantazi!
Perberesit

  • 500gr mish i grire viçi
  • 4 luge krem djathi (ose djath bebe)
  • 1 luge mustarde te forte dhe pikante (te tipit Dijon)
  • 1/2 gote vere te bardhe
  • 40gr margarine ose gjalp
  • pak miell
  • kripe
  • piper

Ne nje ene te vogel, bashkojme djathin kremoz me mustarden derisa te formojme nje perberje te njetrajtshme dhe e leme menjane.

Punojme mishin e grire te viçit me dore, shtojme pak kripe e piper dhe formojme me te 8 qofte te holla ne formen e disqeve, lyejme 4 per tyre me kremin me djath dhe mustarde dhe vendosim 4 te tjerat siper duke mbyllur lehtesisht me gishta anet e  qofteve ne menyre qe perberja te mos dale gjate gatimit.

Ne nje tigan te madh, shkrijme margarinen ose gjalpin dhe skuqim nga te dyja anet qoftet e mbushura te kaluara fillimisht ne pak miell derisa te kene marre ngjyre te arte. Ne fund, i shuajme me veren e bardhe duke i kthyer edhe nga ana tjeter.

I servirim te zbukuruara me pak mustarde dhe qepe te kuqe te prere holle.-:

Qofte të gatuara në birrë

Qofte-te-gatuara-ne-birre

Kjo recete, eshte e gatuar ne nje stil teresisht te kuzhines austriake, por ne te njejten kohe eshte ndikuar edhe nga zakonet e gastronomise turke. Provoni ta shoqeroni me nje nga sallatat e shumta qe ne ju propozojme!

Perberesit

  • 600gr mish te grire viçi
  • 100gr proshute e tipit mortadela
  • 1 patate mesatare
  • 1 veze
  • 100ml birre bionde
  • 2 luge plot djath kaçkavall te grire
  • 1 thelpi hudher
  • 1 tufe majdanoz
  • pak arre moskate
  • nje maje luge kanelle
  • miell
  • vaj luledielli
  • 1 qepe te njome
  • kripe
  • piper

Ziejme si fillim pataten me gjithe lekure ne uje te kripur per rreth 30 minuta derisa te zbutet plotesisht. Nderkohe qe eshte akoma e nxehta, e qerojme dhe e kalojme ne shtypesen e patateve (ose me dhembet e nje piruni) duke e reduktuar ne puré.

Ne nje ene te madhe, bashkojme mishin e grire me purène e patateve, proshuten mortadela te grire ne mikser se bashku me hudhren, vezen, djathin kaçkavall, majdanozin e grire, kanellen, arren moskate dhe kripe e piper.
Formojme me perberjen sfera me madhesine e nje kajsie dhe i kalojme ne miell.

Ne nje tigan hedhim 5-6 luge vaj luledielli dhe shtojme qepen e njome te grire shume holle duke e kaverdisur per 1-2 minuta. Shtojme qoftet dhe i skuqim per rreth 5 minuta duke i kthyer ne menyre qe te gatuhen uniforme. Shtojme birren dhe i gatuajme edhe per 10 minuta te tjera.

I sherbejme qoftet te ngrohta.

Qofte të vogla në salcë specash

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Qofte te vogla ne salce specash

Nese jeni merzitur nga menyra klasike e gatimit te qofteve me mish te grire, receta e meposhtme eshte tamam per ju! Provoni te ndiqni pike per pike receten, duke perdorur 3 ngjyrat te ndryshme specash; ne kete menyre pjata perveçse e shijshme, do te jete edhe teper estetike!

Perberesit

…per qoftet

  • 400gr mish te grire viçi
  • 30gr djath kaçkavall te grire dele
  • 2 luge galete
  • 1 veze
  • 1 tufe majdanoz
  • 1 thelpi hudher
  • 2 luge plot miell

…per salcen me speca

  • 200gr salce domatesh
  • 3 speca (1 i kuq, 1 i verdhe, 1 jeshil)
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Lajme dhe pastrojme specat duke i hequr fijet dhe farat e brendshme dhe i presim ne copa me madhesi te njejte. I kaverdisim ne pak vaj ulliri ne zjarr te larte derisa te marrin ngjyre duke i perziere shpesh. I rregullojme me kripe, shtojme salcen e domateve duke i perziere te gjitha bashke dhe i leme ne zjarr te ulet te gatuhen per rreth 20 minuta.

Ne nje tas, bashkojme mishin e grire te viçit, vezen, djathin e grire, galeten, majdanozin dhe hudhren e grire holle dhe i perziejme me kujdes me dore derisa te perftojme nje perberje homogjene te ciles i shtojme edhe pak kripe e piper (kujdes, pasi djathi kaçkavall eshte vete i kripur).

Lagim duart dhe formojme qofte te vogla me madhesine e nje arre, i kalojme ne miell dhe i skuqim per pak minuta ne nje tigan tjeter me pak vaj ulliri duke i perziere shpesh derisa te marrin ngjyre te arte. Ne fund, shtojme qoftet tek salca me speca dhe e servirim te ngrohte ose ne temperature ambjenti.

Patëllxhan të mbushur me oriz dhe mish të grirë

  • Racione: 3 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype

Patellxhan te mbushur me oriz dhe mish logo

Receta qe po ju paraqes me poshte, eshte nje pjate tipike mesdhetar dhe nje menyre teper e shijshme per te gatuar patellxhanet. Provoni te mbushni ne te njejten menyre edhe kungulleshkat, rezultati do te jete fantastik!

Perberesit

  • 3 patellxhan te medhenj
  • 1 qepe mesatare, te prere trashe
  • 100gr mish te grire ose copeza mishi
  • 1 dore oriz
  • 2 domate te medhaja, te reduktuara ne purè (ose salce domatesh)
  • 100gr djath kaçkavall, te grire
  • 6 feta te holla domatesh
  • majdanoz te fresket, te prere holle
  • koper te fresket, te prere holle
  • vaj ulliri ekstra i virgjer
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Si te pergatisim patellxhanet e mbushur me oriz dhe mish

patellxhan te mbushur 1Lajme mire patellxhanet, i ndajme ne dy pjese nga ana gjatesore (1) dhe i heqim me kujdes nje pjese te tulit te brendshem, duke e lene bazamentin te qendrueshem (2). I sperkasim me pak vaj ulliri dhe i vendosim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, apo derisa te zbuten. Nderkohe vazhdojme me pergatitjen e mbushjes:

patellxhan te mbushur 2

Kaverdisim ne vaj ulliri qepen e grire trashe derisa te rezultoje transparente (1). Shtojme zemrat e patellxhaneve te prere ne copa te vogla (2) dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per disa minuta. Shtojme domaten e reduktuar ne purè (3) dhe e leme te gjithe masen te marre shije.

patellxhan te mbushur 3

Shtojme nje dore oriz (6), mishin e grire ose mishin e viçit te prere ne copa (7) dhe 1 gote uje (8). E leme te gjithe masen te gatuhet ne zjarr mesatar per rreth 20 minuta, apo derisa orizi te jete zbutur plotesisht.

patellxhan te mbushur 4

E rregullojme me kripe, piper, majdanoz, koper dhe e leme menjane (9). Nxjerrim patellxhanet nga furra dhe vendosim ne fundin e tyre nga nje luge te vogel djathe kaçkavall te grire. Siper shtojme mbushjen, e sperkasim serisht me pak djathe kaçkavall (10) dhe e perfundojme duke vendosur nje fete te holle domate (11). Ne te njejten menyre veprojme edhe me patellxhanet e tjere. Nese na tepron mbushje, e vendosim rreth e qark patellxhaneve.

E ngreme temperaturen e furres ne 200°C dhe i vendosim patellxhanet ne pjesen e siperme sa te marrin nje ngjyre te arte ne siperfaqe dhe djathi te shkrije. I servirim te ngrohte te sperkatur me pak majdanoz te fresket ne siperfaqe.

Qofte e madhe me mish të grirë (e mbushur sipas dëshirës)

Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje alternative shume e shijshme e qofteve tradicionale dhe mbi te gjitha preferohet te gatuhet kur miqte shfaqen papritur ne dere, pa lajmeruar! Koha e pregatitjes dhe e pjekjes eshte vetem 1 ore, prandaj konsiderohet nje recete relativisht e shpejt.

Perberesit per 1 rolè

  • 500gr mish te grire viçi
  • 1 qepe te madhe
  • 2 veze
  • galete
  • majdanoz i grire holle
  • kripe
  • piper
  • mbushja sipas deshires

Fillimisht, grijme qepen ne mikser dhe ia shtojme mishit te grire bashke me vezet, kripen, piperin dhe majdanozin duke i perziere shume mire me dore. Ne kete faze masa rezulton pak e ujeshme, prandaj shtojme galete aq sa te perftojme nje perberje homogjene dhe kompakte (mund te nevojiten nga 5 deri ne 10 luge).

Ne tavolinen e punes, vendosim nje leter furre ne forme drejtkendore dhe shtrojme mbi te masen me mish te grire duke u munduar ti japim te njejten forme me lartesi rreth 2 cm. Ne mes vendosim mbushjen dhe me ndihmen e letres se furres e rrotullojme mishin duke formuar nje rolè, anet e se ciles i ngjisim mire me dore. E mbeshtjellim rolène me letren e furres dhe e vendosim ne tave me palosjen nga poshte. E çpojme ne disa vende me pirun ne menyre qe te mos çahet gjate pjekjes dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 30-40 minuta.

E leme rreth 15 minuta ne temperature ambjenti ne menyre qe masa te lidhet, i heqim letren e mbeshtjelljes dhe e servirim te prere ne feta.

ALTERNATIVAT PER MBUSHJEN

çdo lloj djathi qe shkrin ne feta (jo mozzarella, pasi eshte teper i ujeshem) +

  • veze te ziera ne feta
  • feta proshute
  • feta patatesh te ziera/purè patatesh
  • spinaq te ziere
  • bizele te ziera

Fasule në salcë pikante me mish të grirë

Fasule ne salce pikante me mish te grireNese do te pyesnim shqiptaret se cila eshte pjata e tyre e preferuar ne dimer, shumica me siguri do te thoshte: fasulet. Per kete arsye, ne po ju japim nje ide te re per menyren e gatimit te tyre:

Perberesit

  • 200gr fasule te thata (ose 400gr te ziera)
  • 400gr mish te grire vici (ose nese nuk e preferoni, perdorni copeza mish vici te ziera paraprakisht)
  • 200gr oriz + 1 luge gjalp
  • 400gr domate kutie (ose salce domatesh)
  • 1 qepe mesatare
  • 2 thelpi hudhra
  • 2 luge vaj ulliri
  • 1 luge te vogel spec te kuq djegs pluhur
  • pak majdanoz te grire
  • 1 luge te vogel sheqer
  • kripe

Nese perdorim fasule te thata: i vendosim ne nje ene me uje te ftohte dhe nje luge sode buke nje nate perpara. Diten tjeter i ziejme ne uje me pak kripe per rreth 1 ore e gjysme ne tenxhere normale apo 40 minuta ne tenxhere me presion.
Nese perdorim fasule te gatshme (te ziera) vazhdojme me pregatitjen e salces:

Ne nje tigan te vogel, kaverdisim ne vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle derisa te behen transparente.
Ne nje tjeter tigan pak me te madh, kaverdisim ne pak vaj ulliri mishin e grire duke e shtypur me dhembet e nje piruni, shtojme specin e kuq djegs dhe vazhdojme gatimin per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet. Mishit i shtojme qepen dhe hudhren e kaverdisura me siper, shtojme domatet ose salcen e domateve, majdanozin, pak kripe dhe pak sheqer per te korrigjuar aciditetin e domateve.

Kur fasulet te jene gati, i shtojme edhe ato tek salca e mesiperme dhe i leme te marrin shije per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet duke i perzier shpesh.

Nderkohe ziejme orizin ne uje me kripe, e kullojme dhe shtojme nje luge gjalp per ti dhene shije. Ne pjate vendosim fillimisht orizin dhe siper tij salcen e fasuleve pikante. E sherbejme te ngrohte.

Tavë me presh

Kjo pjate tradicionale shqiptare mund te pregatitet me mish te grire vici ose qengji. Eshte me te vertete shume e thjeshte, e shijshme dhe ideale per tu pregatitur ne ditet e ftohta te dimrit.

Perberesit

  • 1kg presh, te cilit i kemi eleminuar pjesen jeshile dhe e kemi prere ne feta diagonale 2cm
  • 1 qepe te madhe te grire holle
  • 200gr mish te grire (vici, qengji ose pule)
  • 120ml vaj ulliri
  • 1 luge gjelle salce domatesh
  • 1 koncentrate viçi (ose leng mish viçi)
  • spec te kuq jodjegs
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Parangrohim furren ne 190°C.

Ne nje tigan, kaverdisim preshin per rreth 10 minuta ne vaj ulliri derisa te zbutet dhe e vendosim ne nje tave.

Ne vajin e mbetur, kaverdisim qepen me mishin e grire, shtojme lengun e mishit, salcen e domateve, specin e kuq jo djeges, kripe, piper te zi te sapobluar dhe e ziejme te gjithe masen per rreth 15 minuta. E hedhim kete perberje mbi preshin dhe e pjekim taven per rreth 1 ore. E sherbejme te nxehte mbi pure patatesh.-:

Makarona furre me mish të grirë

Sot po iu servirim nje recete klasike te makaronave ne furre, por qe nuk del kurre jashte mode edhe pse alternativat mund te jene te shumta. Nese doni te kurseni kohe, mund ta pregatisni per 10 minuta duke blere te gatshme si kimen me mish te grire (ose salcen ragù) ashtu dhe salcen beshamel. Por ju siguroj qe shija do te jete teper “komerciale” ne krahasim me ate cfare pregatitet ne shtepi!

Perberesit

  • 1/2 liter salce beshamele (sipas recetes qe do ta gjeni ketu)
  • 500gr makarona ne forme tubi (ose makarona te tjera te gjata)
  • 600gr mish te grire viçi
  • 400gr salce domatesh
  • 1 qepe mesatare
  • 2 veze
  • 250ml vere te bardhe
  • 1 tufe majdanoz
  • djath kaçkavall te grire
  • pak kanelle pluhur
  • pak spec te kuq djeges
  • vaj ulliri

Pregatisim si fillim kimen duke kaverdisur ne zjarr mesatar qepen e grire holle me 4 luge vaj ulliri, shtojme mishin e grire dhe e perziejme derisa te marre ngjyre duke e copetuar me dhembet e nje piruni. Shtojme salcen e domateve, majdanozin e grire, pak spec djeges, nje maje luge te vogel kanelle, veren e bardhe, kripen, piperin dhe e leme te zieje te gjithe perberjen ne zjarr te ulet per rreth gjysme ore duke i shtuar pak uje te nxehte nese eshte e nevojshme. E heqim nga zjarri dhe shtojme 1 veze te plote duke e perziere mire.

Nderkohe pregatisim salcen beshamele sipas recetes qe do ta gjeni ketu. Sipas deshires, salces mund ti shtojme edhe 1 te verdhe veze ne momentin e fundit pasi e kemi hequr nga zjarri (nderkohe qe te bardhen ia shtojme ne fund kimes).

Ziejme makaronat tubolare ne uje te kripur per rreth 7-8 minuta dhe i kullojme.

Ne nje tave te rrumbullaket (ose drejtkendeshe) te lyer me pak gjalp, hedhim gjysmen e makaronave, i sperkasim me gjysmen e djathit kackavall te grire dhe shtojme kimen me mish te grire duke e sheshuar me luge. Formojme shtresen e dyte te makaronave duke i shtuar siper salcen beshamel. E sperkasim siperfaqen me djathin kackavall te mbetur dhe e pjekim taven ne furre te parangrohur ne 180°C per 30-35 minuta. E leme te ftohet ne temperature ambjenti per te pakten 15 minuta dhe e servirim.

Manti me mish qengji

Manti, eshte nje nga pjatat e para me te njohura te kuzhines turke e cila ngjason me raviolit italiane, vetem se brumi i tyre eshte me elastik dhe mbushja realizohet me mishin e grire te qengjit. Mantit shoqerohen me nje salce paksa pikante te cilen gjithashtu do t’iu servirim me poshte.
Perberesit per 4 persona

Per brumin:

  • 300gr miell
  • 1 veze te rrahur me pak uje
  • 1/2 luge te vogel kripe

Per mbushjen:

  • 1/2kg mish te grire qengji apo vici
  • 1 qepe te vogel te grire
  • majdanoz te fresket te grire
  • kripe
  • piper te zi

Per salcen me kos:

  • 500ml kos te trashe (kos grek)
  • pak qumesht
  • disa pika tabasko
  • 2 luge te vogla spec te kuq te embel (paprika)

Pregatisim brumin per mantit duke vendosur miellin ne tavolinen e punes, i hapim nje grope ne mes ne te cilen shtojme vezen pak te rrahur, kripen dhe mbajme prane vetes nje filxhan uje dhe pak miell. E punojme brumin me dore derisa te formohet nje perberje e bute, elastike dhe homogjene duke shtuar pak miell apo uje sipas nevojes. Formojme me te nje sfere te madhe te cilen e leme te pushoje larg korrenteve te ajrit (per shembull brenda ne furren e fikur) mbuluar me nje pecete te paster per rreth 1 ore.

Nderkohe pregatisim mbushjen: Ne nje ene perziejme mire mishin e grire, qepen e grire holle (apo te kaluar ne mikser), majdanozin e fresket te grire, kripen dhe piperin e zi. E leme ne nje ane mbushjen deri ne momentin qe do te na nevojitet.

Gjate kesaj kohe pregatisim edhe salcen me kos: Ne nje tigan te thelle vendosim kosin te holluar me pak qumesht, shtojme disa pika tabasko dhe 2 luge spec te kuq te embel duke patur kujdes qe salca te mos behet shume pikante. E vendosim ne zjarr te ngadalte duke e perziere derisa salca te ngrohet, por jo te vloje. E leme menjane dhe pregatisim manit.