Mish i grirë

Makarona kaneloni me mish të grirë

kaneloni me mish te grireKjo pjate e pare eshte padyshim teper e shijshme dhe shume kalorike. Per kete arsye nuk gjen vend te perhershem ne tavolinen time, por nuk te le asnjehere ne balte kur behet fjale per nje dreke familjare apo mes miqsh. Mbushja tradicionale e Kaneloni eshte me mish te grire dhe gjize e spinaq (receten e se ciles do ta gjeni ketu). Megjithate mjafton pak fantazi dhe keto makarona qe per nga forma jane me antiket ne bote, u pershtaten cdo familje dhe cdo kerkese.

Perberesit per 16 kaneloni

  • 500gr mish te grire
  • 1 qepe e vogel, e grire holle
  • 1 karrote e vogel, e grire holle
  • 1/2 dege selino, e grire holle
  • 1 thelpi hudher, e grire holle
  • 400gr salce domatesh
  • 2 veze
  • 4 luge gjelle djathe grana te grire (apo djathe kaçkavall)
  • 2 luge gjelle gjalp
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • 1/2 l salce beshamele

Si fillim, ziejme kanelonit ne uje te kripur per kohen qe tregohet ne ambalazh. Menjehere pas zierjes i kalojme ne uje te ftohte dhe i leme te kullojne mbi nje pecete te paster dhe te lagur.

Pregatisim salcen beshamel sipas recetes qe do ta gjeni ketu.

Nderkohe qe makaronat ftohen, pregatisim nje salce te thjeshte. Shkrijme gjalpin ne nje tigan te thelle dhe kaverdisim ne te qepen, hudhren, selinone dhe karroten derisa te zbuten (shtojme pak uje nese eshte e nevojshme). Shtojme mishin e grire dhe e gatuajme edhe per pak minuta duke e shtypur me dhembet e nje piruni. Shtojme salcen e domateve, e rregullojme me kripe dhe piper dhe e leme menjane te ftohet pak. Se fundi, shtojme edhe vezet dhe 2 luge djathe kaçkavall te grire duke e perziere mire.

Me ndihmen e nje luge te vogel, mbushim kanelonit me salcen me mish te grire dhe i rendesim njeri pas tjetrit ne nje tave ku kemi hedhur disa luge salce beshamele. I mbulojme siper me salcen beshamele, 2 luget e mbetura te djathit kaçkavall te grire dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. I sherbejme te ngrohte.

Foto nga: http://www.cucchiaio.it/

Reklama