Oriz

Pilaf me pulë të marinuar

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Pilaf me pule te marinuar

Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje menyre shume e shijshme dhe e shendetshme e gatimit te pilafit me pulen, duke lene paksa menjane menyren tradicionale te gatimit te tyre ne furre.

Perberesit

  • 600gr gjoks pule
  • 250gr oriz kokerrgjate (i tipit basmati)
  • 6 qepe te njoma
  • 2 qepe te thata te vogla
  • 1 tufe majdanoz
  • 1 tufe borzilok
  • 1 luge salce soje
  • 3-4 luge vaj ulliri
  • 1 cope xhinxher te fresket
  • 1 pako te vogel shafran
  • kripe
  • piper

Presim gjoksin e pules ne copa dhe e marinojme brenda ne nje tas bashke me majdanozin dhe borzilokun e grire holle, xhinxherin e grire, salcen e sojes dhe 1 luge vaj ulliri duke e perziere here pas here per 30 minuta.

Ziejme orizin ne uje me kripe dhe ne momentet e fundit i shtojme shafranin pluhur (ose e gatuajme si pilafin tradicional).

Ne nje tigan, hedhim vajin e ullirit te mbetur, kaverdisim lehte qepet e njoma dhe te thata te grira holle derisa te zbuten. Shtojme pulen e marinuar bashke me lengun qe ka leshuar, ngreme zjarrin dhe e kaverdisim per 2-3 minuta duke e perziere shpesh me nje luge druri. E ulim zjarrin ne minimum, e rregullojme me pak kripe e piper dhe e gatuajme edhe per 10 minuta te tjera.

Shtojme orizin e ziere, i perziejme te gjitha shume mire dhe e leme disa minuta ne zjarr derisa perberesit te marrin shijen e njeri tjetrit. E heqim nga zjarri dhe e sherbejme te ngrohte.

Advertisements

Patëllxhan të mbushur me oriz dhe mish të grirë

  • Racione: 3 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype

Patellxhan te mbushur me oriz dhe mish logo

Receta qe po ju paraqes me poshte, eshte nje pjate tipike mesdhetar dhe nje menyre teper e shijshme per te gatuar patellxhanet. Provoni te mbushni ne te njejten menyre edhe kungulleshkat, rezultati do te jete fantastik!

Perberesit

  • 3 patellxhan te medhenj
  • 1 qepe mesatare, te prere trashe
  • 100gr mish te grire ose copeza mishi
  • 1 dore oriz
  • 2 domate te medhaja, te reduktuara ne purè (ose salce domatesh)
  • 100gr djath kaçkavall, te grire
  • 6 feta te holla domatesh
  • majdanoz te fresket, te prere holle
  • koper te fresket, te prere holle
  • vaj ulliri ekstra i virgjer
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Si te pergatisim patellxhanet e mbushur me oriz dhe mish

patellxhan te mbushur 1Lajme mire patellxhanet, i ndajme ne dy pjese nga ana gjatesore (1) dhe i heqim me kujdes nje pjese te tulit te brendshem, duke e lene bazamentin te qendrueshem (2). I sperkasim me pak vaj ulliri dhe i vendosim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, apo derisa te zbuten. Nderkohe vazhdojme me pergatitjen e mbushjes:

patellxhan te mbushur 2

Kaverdisim ne vaj ulliri qepen e grire trashe derisa te rezultoje transparente (1). Shtojme zemrat e patellxhaneve te prere ne copa te vogla (2) dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per disa minuta. Shtojme domaten e reduktuar ne purè (3) dhe e leme te gjithe masen te marre shije.

patellxhan te mbushur 3

Shtojme nje dore oriz (6), mishin e grire ose mishin e viçit te prere ne copa (7) dhe 1 gote uje (8). E leme te gjithe masen te gatuhet ne zjarr mesatar per rreth 20 minuta, apo derisa orizi te jete zbutur plotesisht.

patellxhan te mbushur 4

E rregullojme me kripe, piper, majdanoz, koper dhe e leme menjane (9). Nxjerrim patellxhanet nga furra dhe vendosim ne fundin e tyre nga nje luge te vogel djathe kaçkavall te grire. Siper shtojme mbushjen, e sperkasim serisht me pak djathe kaçkavall (10) dhe e perfundojme duke vendosur nje fete te holle domate (11). Ne te njejten menyre veprojme edhe me patellxhanet e tjere. Nese na tepron mbushje, e vendosim rreth e qark patellxhaneve.

E ngreme temperaturen e furres ne 200°C dhe i vendosim patellxhanet ne pjesen e siperme sa te marrin nje ngjyre te arte ne siperfaqe dhe djathi te shkrije. I servirim te ngrohte te sperkatur me pak majdanoz te fresket ne siperfaqe.

Sallatë e ftohtë me oriz

Rice salad on bowlSallata e orizit eshte nje recete tipike verore e cila preferohet te konsumohet me shume neper piknike apo edhe thjesht kur nuk kemi deshire te rrime prane sobes duke gatuar me ore te tera. Eshte shume e thjeshte ne pregatitje, e shpejt, dhe me ngjyra te cilat do te terheqin vemendjen edhe te femijeve tuaj.

Perberesit

  • 300gr oriz kokerrgjate
  • 150gr djath kaçkavall te bute (ose djath picash)
  • 100gr bizele te ziera (ne kuti)
  • 100gr ullinj te zinj pa berthame
  • 10-15 domate qershize 
  • 1 spec te madh te kuq ose te verdhe
  •  2 kuti peshk ton nen vaj (160-200gr)
  • 4 salçiçe Wudy te vogla
  • 4-5 kastraveca te vegjel turshi
  • 1 tufe majdanoz
  • pak majoneze ose vaj ulliri
  • kripe

Per te pregatitur sallaten e orizit, si fillim, vendosim te zieje ne nje tenxhere uje me kripe dhe ne momentin qe ka arritur piken e vlimit, hedhim orizin. Nderkohe qe orizi zien, presim te gjithe perberesit e tjere si me poshte:

Ndajme domatet qershize ne kater pjese, specin dhe djathin ne kubik te vegjel, salçiçet, ullinjte dhe kastravecat turshi ne rrathe dhe i hedhim te gjitha ne nje ene te madhe duke i perziere mire.

Ne momentin qe orizi eshte gati, e kullojme nga uji i tepert dhe e shplajme nen uje te ftohte ne menyre qe te bllokohet zierja. E kullojme shume mire (ose nese keni kohe ne dispozicion, thajeni me ndihmen e nje pecete kuzhine) dhe e hedhim ne tasin e mesiperm bashke me perberesit e tjere. Shtojme se fundi edhe bizelet te cilave i kemi kulluar ujin e konservimit, peshkun ton te cilit i kemi eleminuar vajin dhe se fundi majdanozin e grire holle duke i perziere te gjitha shume mire. E mbulojme tasin me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per minimumi 1 ore derisa shijet te bashkohen me njera tjetren.

Ne momentin e servirjes, sipas deshires, mund te shtojme edhe 1-2 luge majoneze, ose pak vaj ulliri duke e perziere mire.

*Keshille: Sallaten e orizit mund ta pregatisni me perberesit qe i pelqejne me shume familjes suaj. Ne kete menyre mund te shtoni edhe veze te ziera te prere ne feta, kaperi, miser, karrota te ziera, proshute te pjekur prere ne kubik te vegjel, karkaleca te vegjel te ziere etj.

Foto nga: http://italianaddiction.com/

Rizoto me çikore të kuqe dhe pançetë

Çikorja e kuqe eshte nje varietet i bimes se çikores e cila ka nje shije paksa te hidhur nese e hani te pagatuar. Por ne kete rizoto, shija e saj e hidhur do te zhduket krejtesisht dhe ajo qe do te mbetet do te jete nje kombinim fantastik midis saj dhe pançetes se tymosur.

Perberesit

  • 320gr oriz per rizoto (te tipit Carnaroli)
  • 1 qepe mesatare
  • 400gr çikore te kuqe
  • 100gr pançete te tymosur
  • 50gr gjalp
  • 1 gote vere te kuqe ne temperature ambjenti
  • leng perimesh te nxehte
  • kripe
  • piper

Ne nje tigan te madh, shkrijme gjalpin dhe kaverdisim ne te qepen e prere shume imet ose te kaluar ne mikser. Shtojme edhe pançeten e prere ne kubik te vegjel dhe i leme ne kete menyre derisa qepa te behet transparente dhe pançeta krokante.

Nderkohe, presim ne shirita te holle çikoren e kuqe dhe ia shtojme perberjes se mesiperme duke e gatuar per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet. Shtojme edhe orizin per rizoto duke e lene te kaverdiset per disa minuta. E shuajme te gjithe perberjen me veren e kuqe, ngreme zjarrin ne menyre qe alkooli i veres te avulloje dhe ne momentin qe masa do te rezultoje e thate, shtojme nje garuzhde leng perimesh te nxehte (ne kete menyre nuk bllokohet gatimi). Vazhdojme keshtu derisa orizi te jete ziere plotesisht (nevojiten rreth 20 minuta) dhe jo detyrimisht lengu i perimeve te kete perfunduar.

Fikim zjarrin, e rregullojme rizoton me pak kripe e piper, pak gjalp dhe e mbulojme me kapak per rreth 10 minuta ne menyre qe te behet me i shkrifet. Sipas deshires mund ti shtojme edhe pak djath kackavall te grire.

E servirim rizoton me çikore te kuqe dhe pancete ne nje pjate te zbukuruar me nje gjethe te fresket çikore.

*Keshille: Pançeten e tymosur mund ta zevendesoni edhe me salçiçe te fresket te copetuar, apo ne fund rizotos ti shtoni nje luge pana kuzhine.

Fasule në salcë pikante me mish të grirë

Fasule ne salce pikante me mish te grireNese do te pyesnim shqiptaret se cila eshte pjata e tyre e preferuar ne dimer, shumica me siguri do te thoshte: fasulet. Per kete arsye, ne po ju japim nje ide te re per menyren e gatimit te tyre:

Perberesit

  • 200gr fasule te thata (ose 400gr te ziera)
  • 400gr mish te grire vici (ose nese nuk e preferoni, perdorni copeza mish vici te ziera paraprakisht)
  • 200gr oriz + 1 luge gjalp
  • 400gr domate kutie (ose salce domatesh)
  • 1 qepe mesatare
  • 2 thelpi hudhra
  • 2 luge vaj ulliri
  • 1 luge te vogel spec te kuq djegs pluhur
  • pak majdanoz te grire
  • 1 luge te vogel sheqer
  • kripe

Nese perdorim fasule te thata: i vendosim ne nje ene me uje te ftohte dhe nje luge sode buke nje nate perpara. Diten tjeter i ziejme ne uje me pak kripe per rreth 1 ore e gjysme ne tenxhere normale apo 40 minuta ne tenxhere me presion.
Nese perdorim fasule te gatshme (te ziera) vazhdojme me pregatitjen e salces:

Ne nje tigan te vogel, kaverdisim ne vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle derisa te behen transparente.
Ne nje tjeter tigan pak me te madh, kaverdisim ne pak vaj ulliri mishin e grire duke e shtypur me dhembet e nje piruni, shtojme specin e kuq djegs dhe vazhdojme gatimin per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet. Mishit i shtojme qepen dhe hudhren e kaverdisura me siper, shtojme domatet ose salcen e domateve, majdanozin, pak kripe dhe pak sheqer per te korrigjuar aciditetin e domateve.

Kur fasulet te jene gati, i shtojme edhe ato tek salca e mesiperme dhe i leme te marrin shije per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet duke i perzier shpesh.

Nderkohe ziejme orizin ne uje me kripe, e kullojme dhe shtojme nje luge gjalp per ti dhene shije. Ne pjate vendosim fillimisht orizin dhe siper tij salcen e fasuleve pikante. E sherbejme te ngrohte.

Rizoto me lakër të kuqe

Sot po iu propozojme nje pjate tipike dimerore: rizoto me laker te kuqe, e cila pervecse ka nje shije teper te vecante, eshte edhe shume terheqese per tu pare.
Perberesit

  • 400gr oriz per rizoto (tipi Carnaroli)
  • 2liter leng perimesh (ose leng te pregatitur me koncentrate perimesh)
  • 1 laker e kuqe e vogel
  • 200gr pançete te tymosur ose te embel
  • 100gr djath parmixhano te grire (ose djath tjeter kaçkavall)
  • 1 gote vere te kuqe
  • 2-3 luge gjalp
  • pak vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Pregatisim si fillim lengun e perimeve sipas recetes qe e gjeni ketu, ose me koncentrate te cilen e shkrijme ne uje te nxehte (1 koncentrate perimesh per 500ml uje) dhe e mbajme gjithmone ne vlim.

Ne nje tigan te madh, kaverdisim ne 1 luge gjalp qepen e grire ne mikser dhe lakren e kuqe te prere ne fije te holla derisa kjo e fundit te zbutet (qepa nuk duhet te marre ngjyre). Shtojme orizin dhe vazhdojme perzierjen edhe per 2-3 minuta te tjera duke e shuar te gjithe perberjen me vere te kuqe ne zjarr te fort. Kur vera te kete avulluar, shtojme 2-3 garuzhde leng perimesh, e perziejme dhe kur lengu te kete avulluar, shtojme 2-3 garuzhde te tjera duke vazhduar ne kete menyre derisa orizi te jete zbutur (rreth 20 minuta).

Ne nje tigan tjeter, kaverdisim ne pak vaj ulliri pançeten e prere ne kubik te vegjel derisa te marre ngjyre, e shuajme me pak vere te kuqe dhe e leme menjane per t’ia shtuar rizotos ne fund.

Kur rizoto te jete gati, e heqim nga zjarri, shtojme pjesen e mbetur te gjalpit, djathin parmixhano te grire, pançeten dhe i perziejme shume mire. E mbulojme me kapak dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta perpara se ta servirim.

Rizoto me argjinar dhe proshutë spek

Rizoto me argjinar dhe speck eshte nje pjate e pare shume e vecante e cila keshillohet te pregatitet sidomos ne raste festash. Por mund te jete zgjidhja ideale edhe per ndonje darke mes miqsh, apo ne nje dite pushimi kur e gjithe familja mblidhet rreth tryezes.

Perberesit

  • 350gr oriz per rizoto (tipi Carnaroli ose Arborio)
  • 4 argjinar
  • 100gr proshute spek
  • 200gr djath mocarela
  • 1 liter leng perimesh (ose i pregatitur me koncentrate)
  • 30gr gjalp
  • 1 luge vaj ulliri
  • 1 thelpi hudher
  • lengun e 1/2 limoni
  • majdanoz
  • kripe
  • piper

Qerojme argjinaret duke eleminuar kembet dhe gjethet e jashtme te forta, i ndajme ne dy pjese, i presim ne feta te holla dhe i vendosim ne nje ene te vogel me uje dhe lengun e limonit ne menyre qe te mos nxihen.

Ne nje tigan te gjere, kaverdisim lehtesisht ne gjalp dhe vaj ulliri thelbin e hudhres te shtypura dhe sapo te marre ngjyre te arte e eleminojme nga tigani. Shtojme fetat e argjinareve dhe proshuten spek te prere ne rripa ose ne kuadrate, i kaverdisim per disa minuta dhe shtojme pak leng perimesh duke i lene te ziejne per rreth 10 minuta. Pas kesaj kohe, shtojme orizin dhe veprojme si per cdo rizoto, pra shtojme nga nje garuzhde leng perimesh duke e perziere orizin dhe vetem ne momentin qe ka avulluar plotesisht shtojme nje garuzhde tjeter leng derisa i gjithe gatimi te perfundoje (nevojiten 15-20 minuta).

Rreth 2 minuta perpara se ta heqim nga zjarri, shtojme majdanozin e grire holle dhe mocarelen e prere ne kubik te vegjel duke i perziere me kujdese. E sherbejme menjehere te ngrohte ne tavoline.
Verat e keshilluara: Lagrein rosato dell’Alto Adige, e sherbyer ne 13°C

Casteldaccia bianco (Palermo), e sherbyer ne 18°C</blockquo

Burani me spinaq (Spanakorizo)

Burania me spinaq eshte nje pjate tradicionale e kuzhines vegjetariane greke e cila konsumohet vecanerisht ne stinen e veres. Mund te pregatitet me mish (psh mish pule) apo pa mish, qe eshte pikerisht receta qe po iu paraqesim me poshte:
Perberesit

  • 300gr oriz kokerrgjate
  • 500ml uje
  • 1kg spinaq i fresket
  • 2 qepe te njoma
  • 2 thelpinje hudher
  • majdanoz
  • koper
  • kripe
  • vaj ulliri

Si fillim, pastrojme dhe lajme shume mire spinaqin nen uje te rrjedhshem, e presim holle dhe e pervlojme ne uje te valuar me kripe per 5-10 minuta.

Ne nje tenxhere, kaverdisim ne vaj ulliri qepet e njoma te prera holle per rreth 5 minuta, shtojme thelpinjte e hudhres te grira, orizin dhe i perziejme mire te gjithe perberesit. Shtojme edhe uje derisa e gjithe masa te mbulohet, e rregullojme me kripe dhe e leme te zieje per 10 minuta. Pasi ka kaluar kjo kohe, shtojme edhe spinaqin e kulluar dhe vazhdojme zierjen edhe per 10 minuta te tjera derisa te avulloje uji i tepert dhe perberja te rezultoje me pak leng. E rregullojme ne fund me pak koper dhe majdanoz te grire holle dhe e servirim.

*Keshille: Sipas deshires, buranin me spinaq mund ta shoqerojme me pak djath feta te grire ne siperfaqe apo me limon.

Pilaf me gjalp alla shqiptarçe

Pilafi me gjalp eshte mbase nje nga recetat me te thjeshta dhe shume te shijshme te kuzhines sone, edhe pse origjina realisht eshte Turke. Por, per pilafin autentik turk do te flasim ne nje recete tjeter. Nderkohe shijoni kete garniture apo pjate te pare te cilen mund ta shoqeroni me mish pule, mish vici, me kos per nje vakt me pak kalori apo me gjithcka tjeter qe preferoni.
Perberesit per 4 persona

  • 300gr oriz (rreth 2 gota)
  • 700ml leng mishi apo uje ( rreth 4 gota)
  • 50gr gjalp
  • kripe

Shkrijme gjalpin ne tenxheren qe do te pregatisim pilafin dhe kaverdisim ne te orizin e lare derisa te zverdhet dhe ta kete thithur komplet yndyren. Sipas deshires, orizin mund ta leme te marre me shume ngjyre apo me pak. Shtojme me pas ujin apo lengun e mishit, e rregullojme me kripe dhe e gatuajme me kapak gjysme te hapur per rreth 15 minuta ne zjarr te avashem pa e trazuar asnjehere gjate zierjes. Pilafi eshte gati ne momentin qe ne siperfaqe jane formuar vrimat klasike dhe uji ka avulluar plotesisht.

E heqim nga zjarri dhe e leme per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur ne menyre qe kokrrat te shkriftohen si pasoje e avullit te brendshem. E servirim me mish pule, vici, apo me pak kos ne siperfaqe.