Patate

Mish keci në furrë me patate

  • Racione: 4-6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

SAMSUNG CSC

Keci ne furre me patate, eshte nje nga ato recetat qe nuk gatuhet vetem per festen e Pashkeve, por sa here kemi deshire te shijojme diçka ndryshe ne fundjave ne nje dreke mes miqve. E veçanta e kesaj recete eshte marinimi ne vere te bardhe, ereza dhe perime te cilat e bejne mishin perveçse shume te bute, edhe teper te shijshem duke çliruar te gjithe aromen e tij teksa piqet. Shoqerimi me patatet eshte klasik, dhe i shkon mrekullisht kesaj recete. Ne vend te mishit te kecit mund te perdorim edhe ate te qengjit duke e marinuar identik ne te njejten menyre.

Perberesit

  • 1kg mish keci, te ndare ne copa
  • 1/2kg patate, te prera ne feta
  • 750ml vere te bardhe
  • 1 qepe, te ndare ne kater pjese
  • 1 karrote, te ndare pergjysme
  • 1 dege selino, te ndare pergjysme
  • 2 koka hudhrash, te ndara pergjysme
  • 3-4 gjethe dafine
  • 6 dege rozmarine
  • piper te zi te sapobluar
  • piper te zi kokerr
  • piper te kuq kokerr
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe

SAMSUNG CSC

Per te pergatitur kecin ne furre me patate, fillimisht marinojme copat e mishit te kecit te cilat nuk duhet te jene shume te vogla. Ne nje ene vendosim mishin, shtojme qepen, karroten, selinone, gjethet e dafines, 3 dege rozmarine, piperin e zi kokerr dhe ne fund veren e bardhe. E mbulojme me leter transparente dhe e leme te marinohet per 12 ore brenda ne frigorifer. Idealja do te ishte ta marinonim mishin ne darke dhe ta gatuanim te nesermen ne dreke.

Pas 12 oresh, nxjerrim mishin nga marinatura dhe e thajme mire me letra kuzhine. Ne taven ku do te pergatisim receten, shtrojme leter furre mbi te cilat rendisim njera pas tjetres fetat e patateve. I kriposim, vendosim siper tyre copat e mishit te cilat gjithashtu i kriposim dhe piperosim me piperin e zi te sapobluar. Shtojme 3 dege rozmarine, gjysmat e kokave te hudhrave, piper te kuq kokerr dhe e sperkasim bollshem me vaj ulliri.

E mbulojme taven me leter alumini dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 1 ore. Heqim letren e aluminit dhe e pjekim edhe per 1 ore tjeter duke i kthyer copat e mishit pas 30 minutash. Nese shohim qe tava po thahet shume, pra mishi nuk eshte aq i yndyrshem sa te leshoje lengun e tij, shtojme dhe 1 filxhan uje.

E sherbejme te ngrohte zbukuruar me piper te kuq kokerr.

Advertisements

Tavë me patate dhe sallam

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Tave me patate dhe sallam3

Tava me patate dhe sallam eshte nje pjate me perberes shume te thjeshte, por qe i japin kesaj recete nje shije te jashtezakonshme. Pjekia ne furre i ben patatet me krokante dhe brendesine e tyre e le te bute. Per realizimin e saj kam perdorur sallamin Luziana nga Tona&CO.

Perberesit

  • 100gr sallam Luziana, i prere ne kubik te vegjel
  • 3 patate mesatare, te prera ne feta te holla
  • 3 veze
  • 100gr pana kuzhine
  • 100gr djathe kaçkavall, te grire
  • 2 luge gjelle galete
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • rozmarine

Tave me patate dhe sallam

Ziejme ne uje te vluar me pak kripe fetat e patateve per 3-4 minuta derisa te zbuten, por jo plotesisht.

Nderkohe ne nje tas rrahim vezet, shtojme panen e kuzhines, djathin kaçkavall, pak kripe (kujdes me sasine e kripes pasi djathi eshte vet i kripur) dhe pak piper te zi.

Lyejme me vaj ulliri taven (une kam perdorur nje tave katrore me permasa 25cmx25cm), e sperkasim me galete dhe shtrojme nje shtrese patate pa i mbivendosur siper njera tjetres. Shtojme 1/3 e perberjes me veze, pana dhe djathe, disa kubik sallam dhe vazhdojme ne kete menyre duke formuar tre shtresa. Shtresa e fundit duhet te jete me patate dhe copeza sallami. E sperkasim me rozmarine te fresket dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta. E leme te pushoje per 15 minuta ne temperature ambjenti perpara se ta presim ne feta dhe ta sherbejme.

Tave me patate dhe sallam1

Supë me patate dhe lakër jeshile (kale)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe me patate dhe laker jeshile

“Kjo supa jeshile qenka shume e mire!” Ishin keto tekstualisht fjalet e djalit tim 4-vjeçar sapo hengri lugen e pare. Dhe me besoni, nese e ka thene nje femije, duhet te jete vertete e mire!
Prej kohesh kam kerkuar nje recete ku mund te perfshija lakren jeshile (kale) neper supera, ne menyre qe ta konsumonte e gjithe familja dhe kjo eshte ajo qe i pelqen te gjitheve. Lakra jeshile ben pjese ne listen e super ushqimeve, nga e cila i marrim perfitimet maksimale kur e konsumojme te gjalle. Por edhe e gatuar pak eshte gjithesesi e pasur me fibra, vitamine B dhe C.

Perberesit

  • 1 qepe mesatare, te prere holle
  • 1 presh (vetem pjesa e bardhe), te prere holle
  • 2 patate te medha, ne kubik te vegjel
  • 150gr laker jeshile (kale), vetem gjethet
  • spec i kuq i embel pluhur (paprika)
  • leng perimesh ose uje
  • kripe
  • gjalp
  • vaj ulliri

Kaverdisim ne zjarr te ulet ne vaj ulliri dhe pak gjalp qepen dhe preshin derisa te zbuten. Shtojme patatet dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak minuta derisa perimet te marrin shije. Shtojme kripe, leng perimesh (ose uje) dhe e ziejme te gjithe masen per rreth 20 minuta derisa patatet te zbuten plotesisht. E reduktojme supen ne purè me ndihmen e nje mikseri me zhytje dhe ne kete moment shtojme edhe gjethet e lakres jeshile te copetuara. Vazhdojme zierjen edhe per 10 minuta te tjera.
E sherbejme supen te ngrohte sperkatur me pak gjalp te shkrire dhe spec te kuq pluhur.

Qofte me mish pule

  • Racione: 4-6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Nese ju ka mbetur pule e pjekur ose e ziere nga nje dite me pare, mos e hidhni! Riciklojeni duke gatuar keto qofte te shijshme me baze mishin e pules dhe patatet e ziera. Pregatisni edhe nje sallate dhe vakti juaj mund te quhet i plote! Ne vend te pules mund te perdorni edhe mish gjel deti, sidomos ate qe ka mbetur nga festat e fundvitit.

Perberesit per 20 qofte

  • 500gr mish pule, i pjekur ose i ziere
  • 2 patate te ziera, te shtypura
  • 2 veze
  • 4 luge djath kaçkavall te grire
  • galete
  • majdanoz te fresket, te grire holle
  • kripe
  • miell
  • vaj farash per skuqje

Presim mishin e pules shume holle me ndihmen e nje thike te mprehte (ose e kalojme ne mikser) dhe e hedhim ne nje ene. Shtojme patatet e shtypura, vezet, djathin kaçkavall, majdanozin e fresket dhe pak kripe duke i perziere shume mire. Nese brumi rezulton shume i bute, shtojme edhe 1-2 luge galete. I japim qofteve formen e deshiruar, i kalojme ne miell dhe i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet.

Per nje variant me te shendetshem, qoftet mund ti pjekim edhe ne furre te parangrohur ne 180°C per 20-30 minuta.

Foto nga: http://www.myculinarystories.com

Tavë me patate, proshutë dhe djathë picash

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Nje pjate teper e shijshme, e cila bashkon mrekullisht shijen e patateve te pjekura me ate te proshutes, djathit dhe kremozitetin e salces beshamele. Mund ta pregatisni ne çdo rast: kur keni shume te ftuar per darke, ne drekat e te dielave tuaja apo edhe thjesht per ta shijuar si pjate te vetme ose garniture. Per me teper, konsumohet si e nxehte (kujdes! nuk do ta ruaj formen), ashtu dhe ne temperature ambjenti, prandaj mund ta pregatisni shume perpara kohe.

Perberesit

  • 4-5 patate te medhaja, te qeruara dhe te prera ne feta te holla
  • 250gr djath picash (djathe qe shkrin)
  • 250gr proshute te pjekur ne feta
  • 500ml salce beshamele te pregatitur sipas recetes qe e gjeni ketu
  • 4 luge gjelle djathe kaçkavall te grire
  • 2 luge gjelle gjalp

Marrim nje tave te rrumbullaket e cila do te na nevojitet per te pregatitur receten. E lyejm me gjalp dhe shtojme ne fund te saj 2-3 luge salce beshamele duke e perhapur mire. Shtrojme fetat e patateve te cilat i mbivendosim lehtesisht siper njera tjetres, nje shtrese djath picash, nje shtrese proshute te pjekur, perseri 2-3 luge beshamele dhe vazhdojme ne kete menyre derisa te gjithe perberesit te mbarojne (duhet te formohen 3 shtresa). Ne fund, shtojme beshamelen e mbetur, e sperkasim taven me djathin e grire kaçkavall, me pak gjalp dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 45 minuta deri ne 1 ore. E leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti, e heqim nga forma dhe e sherbejme te vaket te prere ne feta.

Foto nga: https://blog.giallozafferano.it/lacucinadiliberte

Purè patatesh

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Purèja e patateve eshte receta e pare fare qe une kam gatuar kur kam qene afer 10 vjeçe. Perveç nostalgjise qe me sjell gjithmone gatimi i kesaj pjate elementare, ne shtepine tone eshte shoqeruesja perfekte e çdo lloji mishi, peshku apo pjate vegjetariane (per shembull thjerrezave). Per nje variant me kremoz, mund te zevendosjme qumeshtin me pana kuzhine!

Perberesit

  • 1kg patate me shume niseshte (patate te verdha), te lara shume mire
  • 200-250ml qumesht me yndyre te plote 
  • 2 luge gjelle gjalp
  • 2 luge gjelle djath kaçkavall te grire
  • kripe
  • arre moskate

Ziejme patatet me gjithe lekure ne uje me kripe per 30-35 minuta (varet nga madhesia e tyre). I kullojme dhe me shume kujdes i qerojme sa jane akoma te nxehta. I vendosim ne nje tas dhe i shtypim me nje shtypese patatesh ose nese nuk ju ndodhet, me dhembet e nje piruni.

I rivendosim serisht ne tenxheren ku i zjeme, shtojme qumeshtin, kripen, arren moskate, gjalpin dhe kaçkavallin e grire duke i perziere shume mire.

*Ruajtja: Ne frigorifer per maksimumi 2 dite ne nje tas hermetik.

Foto nga: http://www.paleoplan.com

Gjellë me bizele, patate dhe karrota

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Gjelle me bizele, karrota dhe patate

Per nga shija kjo gjelle te kujton pranveren… bizelet e sapodala, te vogla, te cilat shoqerohen mrekullisht me patatet dhe karrotat dhe aromatizohen me koper te fresket. Kur eshte sezoni i tyre, une ble 5 apo 6 kg, i qeroj, i ndaj neper racione me nga 250gr dhe i fus ne ngrirje ku mund te ruhen edhe per 1 vit.
Mund te blini edhe bizelet e ngrira qe gjeni neper raftet e akullit ne supermarket, te cilat jane po aq te shijshme sa ato te fresketat (gjithmone duke supozuar qe nga momenti i vjeljes deri ne ngrirje nuk ka kaluar me shume se 2 ore)!

Perberesit

  • 300gr mish viçi, te ndare ne 4 racione ose ne copa te vogla
  • 250gr bizele te ngrira (ose te fresketa)
  • 3 patate, te ndara ne 6 pjese
  • 3 karrota, te prera ne feta
  • 2 qepe te njoma, te prera holle
  • 1 dege selino, e prere holle
  • 1 luge gjelle koncentrate domatesh
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • koper e fresket, e grire imet

Ne nje tenxhere (une preferoj gjithmone tenxheren me presion pasi me shkurton shume kohe) kaverdisim ne vaj ulliri qepen dhe selinon, shtojme mishin dhe e skuqim per pak minuta duke e kthyer nga te gjitha anet. Shtojme rreth 1.5 liter uje, koncentraten e domateve, kripe, dhe i ziejme per rreth 1 ore ne tenxhere normale apo gjysme ore ne tenxhere me presion.

Shtojme se fundi edhe perimet: bizelet, karrotat, patatet, bashke me kopren e grire dhe i ziejme akoma edhe per 10-15 minuta.  Nese gjella ka dale shume e lengshme, e leme te zieje derisa te arrijme trashesine e deshiruar.

E sperkasim me pak vaj ulliri dhe piper te zi te sapobluar dhe e sherbejme te ngrohte.

Sallatë me patate të vogla dhe arra

Sallate me patate te vogla dhe arra

Provoni ta pregatisni kete sallate te rafinuar per festa te veçanta si shoqeruese te mishit.

Perberesit

  • 800gr patate te vogla te lara shume mire (te paqeruara)
  • 3 luge arra ne copa te vogla
  • 1 qepe e madhe e kuqe, e prere holle
  • 2 kastraveca turshi, te prera holle

… per salcen

  • 2 luge vaj ulliri
  • 2 luge vaj luledielli
  • 1 luge uthull molle
  • 2 luge te vogla mustarde
  • 1 luge e vogel mjalte
  • kripe
  • piper I zi I sapobluar

I pjekim arrat ne nje tigan ne zjarr te ulet derisa te marrin ngjyre te lehte nga te gjitha anet.

Pregatisim salcen: ne nje kavanoz hedhim uthullen, mustarden, vajin e lulediellit, vajin e ullirit, mjaltin, pak kripe dhe pak piper. E tundim mire kavanozin derisa masa e formuar te rezultoje kremoze dhe e leme menjane.

Ziejme patatet e plota ne uje te vluar me kripe per 15-20 minuta derisa te zbuten. I kullojme mire, I qerojme dhe I ndajme ne dy apo kater pjese, ne varesi te madhesise se tyre.

I vendosim patatet ne nje tas te madh qelqi, shtojme qepen e kuqe, kastravecat turshi dhe salcen qe pregatitem me siper. I perziejme shume mire te gjitha bashke dhe I leme te pushojne per te pakten 2 ore ne frigorifer, ne menyre qe shijen te bashkohen.

E sherbejme sallaten me patate te vogla ne temperature ambjenti te sperkatur me arrat e pjekura.

Foto nga: http://www.tiltedskillet.com/

Supë Vjeneze me patate

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
supe vjeneze me patate

Nese nuk mund te shkon ne Vjene, silleni Vjenen ne kuzhinen tuaj duke pregatitur kete supe te ngrohte e cila mund te serviret edhe si pjate e pare, por edhe si pjate e vetme duke qene se permban perberes kalorik si pançeta, lengu i mishit, gjalp etj.

Perberesit

  • 400gr patate ne kubik te vegjel
  • 100gr mish i thate i tymosur (pançete) ne kubik te vegjel (disa e zevendesojne me salçiçe te tymosur)
  • 1 qepe te vogel te prere shume holle
  • pjesen e bardhe te nje preshi te prere shume holle
  • 100 gr perime: karrota dhe selino ne kubik te vegjel
  • 20gr kerpudha porçini te thata
  • 1l leng mish viçi
  • 1 luge plot miell
  • 2 luge plote gjalp
  • kripe
  • piper
  • disa gjethe manxurane
  • 2 gjethe dafine

Kaverdisim me gjalp ne zjarr te ulet pançeten dhe qepen derisa kjo e fundit te zbutet. I sperkasim me miell dhe shtojme lengun e mishit duke i perziere shume mire. Shtojme karrotat, selinone, kerpudhat e thata , i japim shije me kripe, piper, dafinen, manxurane dhe i leme te gatuhen per rreth 15 minuta.

Shtojme patatet dhe i leme derisa te zbuten plotesisht, per rreth 20 minuta te tjera.

E servirim te zbukuruar ne siperfaqe me disa gjethe te fresketa manxurane. E shoqerojme me feta buke te thekura dhe nje gote vere Austriake Grooner.

Foto nga: http://www.chefkoch.de

1 2 5