Patate

Makarona me patate

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Makarona me patate

Makaronat me patate jane nje pjate shume e thjeshte, e quajtur ndryshe edhe “e varfer” per shkak te pak perberesve dhe çmimit te lire te tyre. Eshte diçka e ndermjetme midis nje supe dhe nje pjate me makarona, pasi sipas deshires mund te lihet me pak leng ne fund. Me poshte po ju paraqesim variantin me mish te tymosur per ta bere akoma me te shijshme!

Perberesit

  • 350gr makarona te shkurtra (te tipit ditalini rigati apo makarona spageti te thyera)
  • 4 patate mesatare
  • 1 qepe te vogel
  • 8 feta te holla mish te thate te tymosur (pançete)
  • 1l leng perimesh (ose leng te pregatitur me koncentrate perimesh) te nxehte
  • 2 dege trumez
  • djath kaçkavall te grire
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri 

Grijme shume holle qepen (ose e kalojme ne mikser) dhe e kaverdisim ne vaj ulliri sebashku me deget e trumezes per disa minuta. Shtojme mishin e thate te tymosur te prere holle dhe e leme te marre ngjyre edhe per disa minuta te tjera.

Qerojme patatet, i presim ne kubik te vegjel dhe i lajme nen uje te ftohte te rrjedhshem. Ja shtojme perberjes se mesiperme dhe i gatuajme per rreth 5 minuta duke i perziere here pas here. Shtojme dy garuzhde leng te nxehte perimesh, dhe sapo lengu te arrij piken e vlimit, shtojme makaronat duke i gatuar per egzaktesisht kohen e treguar ne paketim. Shtojme akoma leng perimesh nese eshte e nevojshme. E rregullojme masen me pak kripe (kujdes, pasi lengu i perimeve eshte vet i kripur), piper te zi te sapobluar dhe e shperndajme neper pjata. E sperkasim me djath kaçkavall te grire dhe e sherbejme ne moment.

Foto nga: http://blog.giallozafferano.it/vivincucina

Advertisements

Tortija me patate

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Tortija me patate

Tortija me patate eshte nje recete Spanjolle super e thjeshte per tu realizuar.

Perberesit

  • 2 patate te medha
  • 1 qepe mesatare
  • 4 veze
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • rreth 7 luge vaj ulliri

Qerojme patatet dhe qepen, i lajme nen uje te rrjedhshem, i thajme me letra kuzhine dhe i presim  ne feta te holla ose ne kubik te vegjel.

Ne nje tigan te thelle hedhim vajin e ullirit dhe i skuqim qepet me patatet per rreth 20 minuta me kapak mbyllur derisa te zbuten duke i perziere here pas here.

Ne nje tas te madh rrahim vezet me kripe dhe piper. Shtojme perberjen me patate dhe qepe dhe e perziejme mire. E hedhim masen ne tigan ku kemi shtuar 2 luge vaj ulliri dhe e skuqim nga njera ane, me pas e kthejme nga ana tjeter me ndihmen e nje pjate.  Tortijen e vendosim mbi nje leter kuzhine ne menyre qe ti thithim vajin e tepert dhe e sherbejme te prere ne feta.

Mund te shtoni edhe: kubik te vegjel pançete.

Fole patatesh me kërpudha

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Fole patatesh me kerpudhaReceta me poshte:

Perberesit

  • 4 patate mesatare
  • 500gr kerpudha te tipit Porcini te ngrira
  • 2 te verdha vezesh
  • 2 luge majdanoz i grire holle
  • 2 thelpinje hudhra te grira holle
  • pak qumesht
  • 1 luge gjalp 
  • 2 luge djath kackavall te grire
  • vaj ulliri

Ne nje tigan te thelle kaverdisim ne vaj ulliri hudhrat, shtojme kerpudhat, i vendosim kapakun dhe ulim zjarrin duke i lene kerpudhat te gatuhen per rreth 40 minuta. Shtojme uje here pas here nese e shohim te nevojshme. Kur kerpudhat te jene zbutur plotesisht, i shtojme majdanoz te grire dhe i leme menjane.

Ziejme patatet ne uje te bollshem me kripe per 30-40 minuta duke bere proven e pirunit per te pare nese jane gatuar edhe brenda apo jo.

Kur patatet te jene ziere, i qerojme, i shtypim me shtypesen e patateve derisa ti reduktojme ne pure’ dhe shtojme pak qumesht, kripe, djath kackavall te grire, te verdhat e vezeve dhe gjalp duke i perziere shume mire.

E fusim kete pure’ te perftuar patatesh ne nje xhep pasticerie dhe formojme nje fole’ duke lene nje grope ne mes te cilen me pas do ta mbushim me kerpudhat. I pjekim ne furre te parangrohur ne 180C per rreth 30 minuta, apo derisa te kene marre ngjyre te arte ne siperfaqe.

I nxjerrim nga furra, shtojme 1 luge te vogel kerpudha ne hapesiren bosh dhe i sherbejme te ngrohta.

Foto nga: http://kitchencompass.files.wordpress.com

Patate te mbushura

Patate te mbushuraPatatet e mbushura kane formen e barkave te vogla te mbushura sipas deshires me lloje te ndryshme djathi, proshute, perimesh etj. Ato perbejne nje garniture jo vetem te shijshme, por edhe te bukur ne pamje, e cila do ti lere pa fjale miqte tuaj!
Perberesit

  • 4 patate mesatare
  • 100gr djath qe shkrin: emental, çedar etj + per sperkatje
  • 100gr proshute te pjekur (ose çdo lloj proshute qe preferoni)
  • pak majdanoz
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Lajme shume mire patatet, pasi ne kete recete do te gatuhen bashke me lekuren e tyre. I vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 1 ore, apo derisa lekura te rezultoje krokante. I leme te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti (kete proçedure mund ta kryejme deri ne 2 dite para pregatitjes perfundimtare te recetes).

Pregatisim mbushjen e patateve duke i prere fillimisht patatet pergjysme horizontalisht. Me ndihmen e nje luge te vogel, heqim me kujdes zemren e tyre duke i dhene formen e barkes, pra lekura duhet te jete e paprekur.

E vendosim tulin e patateve ne nje tas, e shtypim me dhembet e nje piruni dhe shtojme djathin e proshuten ne kubik te vegjel, pak kripe, pak piper dhe majdanozin e grire holle.

Duke perdorur nje luge te vogel, i mbushim serisht patatet me perberjen e formuar, i sperkasim me pak djath te grire dhe i pjekim ne pjesen e siperme te furres ne 200°C te per max 15 minuta, apo derisa djathi te shkrije dhe patatet te kene marre ngjyre te arte ne siperfaqe.

I sherbejme te shoqeruara me salce kosi ose salce Aioli.

Variantet per mbushje mund te jene:

-rreth 200gr perime te pjekura

– djath+100gr miser te ziere+100gr copeza specash shumengjyreshe

Patatina të bëra në shtëpi

patatina te bera ne shtepiEshte e vertete qe eshte shume me e thjeshte te blejme nje pako patatina ne supermarket, sesa ti pregatisim vet duke shpenzuar pak kohe. Por receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte shume me e shendetshme, pa kimikate, kripera te teperta dhe konservante!
Perberesit

  • patate
  • vaj luledielli per skuqje
  • kripe
  • piper/rigon/spec te kuq per shije

Qerojme patatet shume mire duke mos lene asnje njolle jeshile ose syth te mbire. I lajme dhe i presim ne feta sa me te holla te jete e mundur me ndihmen e nje thike te mprehte. I vendosim fetat e patateve ne nje tas me uje te ftohte per rreth 2 ore duke ja nderruar ujin cdo 1 ore (pra dy here gjithesej). Kjo ben qe patatet te leshojne niseshten e tepert dhe te rezultojne krokante.

I kullojme dhe i thajme shume mire me letra kuzhine ose nje pecete te paster. Skuqim nga 6-7 feta patatesh ne vaj te bollshem te nxehte (190°C) per rreth 3 minuta, apo derisa te kene marre ngjyre te arte. I heqim nga vaji, i vendosim mbi disa letra kuzhine ne menyre qe te thithin vajin e tepert dhe i rregullojme me kripe dhe ereza te ndryshme sipas deshires. I konsumojme vetem pasi patatinat te jene ftohur plotesisht ne temperature ambjen

Rolè derri klasike me patate

Rosto derri me patateRolèja e derrit me patate, eshte nje pjate e dyte klasike e cila serviret si ne raste festash, ashtu dhe kur keni miq per darke dhe doni te pregatisni diçka ndryshe nga e zakonshmja.
Perberesit

  • 1kg fileto derri
  • 100gr feta te holla pançete
  • 800gr patate
  • 2 dege rozmarine
  • pak sherebele
  • 1 qepe
  • 1 thelpi hudher
  • 200ml vere te bardhe
  • 100ml leng mishi (ose leng i pregatitur nga koncentrate viçi)
  • 4 luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Vendosim fetat e holla te pançetes njera pas tjetres duke i mbivendosur lehtesisht, vendosim siper tyre fileton e mishit te derrit, e sperkasim me pak kripe dhe piper dhe e rrotullojme rreth vetes duke formuar nje rolè. E lidhim rolène me spango kuzhine dhe e veme ne nje tave bashke me erezat (sherebelin dhe 1 dege rozmarine), 2 luge vaj ulliri, hudhren e prere holle dhe qepen ne feta te holla. Shtojme veren e bardhe dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 220°C per rreth 20 minuta. E mbulojme taven me leter alumini, ulim temperaturen e furres ne 180°C dhe e pjekim edhe per 1 ore tjeter duke shtuar pak leng mishi nese eshte e nevojshme.

Rreth gjysme ore perpara perfundimit te gatimit te rostos, shtrojme me leter furre nje tave pak me te vogel, dhe vendosim per tu pjekur patatet e qeruara dhe te prera ne kubik. I sperkasim me 2 luge vaj ulliri, pak kripe dhe degen e rozmarines per ti dhene arome.

Heqim patatet nga furra dhe i leme menjane. Heqim edhe letren e aluminit nga tava e rostos dhe e pjekim edhe per 10 minuta te tjera derisa te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E leme te pushoje roston per rreth 15 minuta perpara se ta presim ne feta dhe ta shoqerojme me patatet e furres.

Supe krem me presh dhe patate

Supe krem me presh dhe patateNje supe kremoze, e shijshme dhe e ngrohte, e cila sjell gjithe delikatesen e kuzhines franceze.
Perberesit

  • 3 presh (pjesen e bardhe te tyre)
  • 1 qepe
  • 1 dege selino
  • 2 patate mesatare
  • 750ml leng i pregatitur nga koncentrate pule
  • 200ml pana kuzhine
  • 50gr gjalp
  • 1 thelpi hudher
  • 2 luge hudher gjarprit te grire
  • kripe
  • piper i bardhe

Shkrijme gjalpin ne nje tenxhere dhe shtojme qepen, preshin, selinon dhe hudhren, te gjitha keto te grira shume holle. Vendosim kapakun dhe i kaverdisim ne zjarr te ulet per rreth 15 minuta duke i perziere here pas here derisa perimet te zbuten, por jo te marrin ngjyre (shtojme pak uje nese eshte e nevojshme). Shtojme patatet e prera ne kubik te vegjel, lengun e koncentrates dhe i ziejme te gjitha bashke per rreth 20 minuta ne zjarr te ulet.

E kalojme te gjithe masen ne mikser derisa te perftojme nje purè te cilen e hedhim serisht ne tenxhere.

Ndezim serisht zjarrin ne menyre qe e gjithe masa te ngrohet, por te mos shkoj ne vlim, shtojme panen e kuzhines dhe e rregullojme supen me kripe e piper te bardhe. E sherbejme te nxehte ose te ngrohte, sperkatur me pak hudher gjarpri te grire.

Makarona me patate dhe proshute

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Makaronat me patate dhe proshute, teorikisht jane nje pjate e pare shume e shijshme, por qe praktikisht mund te sherbejne edhe si pjate e dyte per shkak te perberesve paksa kalorik qe kane. Provoni te zevendesoni proshuten e pjekur me fileto pule ose gjel deti, apo te shtoni nje luge pana ne fund per ta bere akoma me kremoze.

Perberesit

  • 350gr makarona te shkurtra
  • 300gr proshute te pjekur
  • 1 patate e madhe
  • 1 qepe e vogel
  • 100gr djath kaçkavall te grire
  • 1/2 gote vere te bardhe
  • pak leng mishi (ose leng i perftuar prej koncentrates, ose uje)
  • 3-4 luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper
  • pak sherebele

Pastrojme qepen dhe e presim shume holle ose e kalojme ne mikser, e kaverdisim ne vaj ulliri ne nje tigan te madh dhe kur te kete marre ngjyre te arte shtojme proshuten e pjekur te prere ne kubik te vegjel. E shuajme te gjithe perberjen me veren e bardhe, shtojme patatet e prera ne kubik te vegjel, pak leng mishi (ose uje) dhe e gatuajme te gjithen per 2-3 minuta ne zjarr mesatar.Ne te njejtin tigan shtojme makaronat dhe e gatuajme receten njelloj si ajo e rizotos, pra duke shtuar pak nga pak uje apo leng mishi.

Kur makaronat me patate dhe proshute te jene gati, i heqim nga zjarri, shtojme pak sherbele, djathin kackavall te grire, pak vaj ulliri dhe e leme te pushoje per disa minuta me kapak te mbyllur ne menyre qe e gjitha te marre shije. E sherbejme te ngroht

Njoki me patate

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Njoki me patate

Njokit, jane nje nga recetat baze me antike ne bote dhe te kombinueshme me cdo lloj salce. Me te perhapurat jane ato me patate, te cilat i pelqejne shume edhe femijet.

Perberesit

  • 1kg patate me shume niseshte (patate me brume te bardhe)
  • 200gr miell 00
  • 1 veze
  • pak kripe

Lajme mire patatet, i ndajme ne dy pjese nese jane te medha dhe i ziejme ne uje te kripur per 20-30 minuta, apo derisa te zbuten plotesisht. Ashtu te nxehta, i heqim lekuren dhe i kalojme ne shtypesen e patateve (kete procedure mund ta kryeni edhe me dhembet e nje piruni) derisa te perftojme nje purè homogjene dhe pa kokerriza te cilen e leme te ftohet per 1-2 minuta.

Purèse i shtojme miellin, vezen, pak kripe, dhe e punojme masen me dore derisa te perftojme nje brume te bute. Gramatura e sakte e miellit varet nga thithja e brumit te patateve, pra mund te nevojitet me pak ose me shume se 200gr.

Formojme me brumin shirita te gjate sa gjatesia e nje gishti, i presim ne copa te vogla dhe i shtypim mbi dhembet e nje piruni nga te gjitha anet ne menyre qe ti japim formen e tyre karakteristike. I leme te pushojne per 15-20 minuta ne nje ambjent larg korrenteve te ajrit.

Pas kesaj, i ziejme ne uje te vluar me kripe, dhe ne momentin qe njokit dalin mbi siperfaqe, do te thote se jane gati.

I shoqerojme me cdo lloj salce qe preferojme dhe i sherbejme te ngrohta.

*Keshille: Per te pregatitur njoki me ngjyra te ndryshme, mjafton ti shtojme brumit disa perberes te thjesht si per shembull: te kuqe me salce domatesh, te gjelbra me pak spinaq te zjere te shtrydhur fort apo te zeza me bojen e zeze te sepieve.

*Ruajtja: Ne frigorifer te fresketa (te pagatuara), mund ti mbani per maksimumi 2 dite te sperkatura me pak miell.
Ne akull
mund ti ruani te ngrira per 1-2 muaj duke i vendosur fillimisht ne nje tave te distancuara nga njera tjetra, dhe ne momentin qe jane ngrire i vendosim te ndara ne racione neper qese kuzhine. Ne kete menyre evitojme qe njokit te ngjiten me njera tjetren.