Perime

Shakshuka (shakshouka)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
shakshouka

Shakshuka, eshte nje gatim tipik i Lindjes se Mesme dhe Afrikes se Veriut, e perbere nga nje salce pikante me baze qepe, speca, domate dhe veze, e aromatizuar e gjitha me ereza tipike te ketyre vendeve siç eshte kumini. Zakonisht sherbehet ne mengjes e shoqeruar me buke dhe kos (per te neutralizuar paksa shijen e specit djeges), por ne vende si Izraeli sherbehet edhe ne darke.
Per te realizuar kete recete na nevojitet nje tigan i madh me kapak. Ne pamundesi te tij, mjafton ta gatuajme salcen me vete, ta hedhim ne nje tave te pershtatshme per 8 persona (ose tava individuale) dhe ti mpiksim vezet brenda ne furre ne modalitetin gril per rreth 10 minuta ne 200°C.

Perberesit

  • 2 qepe mesatare, te prera holle
  • 2 speca jeshil, te prera ne shirita
  • 2 speca te kuq, te prera ne shirita
  • 800gr domate te pjekura, te kaluara ne rende ose mikser (sa me te pjekura domatet aq me mire)  ose dy kanaçe me domate ne copa nga 400gr secila
  • 4 thelpinj hudhre, te shtypura
  • 1 tufe majdanoz te fresket, te grire holle
  • 1 tufe koriander te fresket, te grire holle
  • 1 luge çaji kumin pluhur
  • pak spec te kuq djeges
  • kripe
  • nje maje luge sheqer
  • vaj ulliri
  • 8 veze
  • pak djathe te bardhe, te therrmuar 
  • kos per shoqerim

Kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr mesatar qepet dhe hudhrat derisa te behen transparente. Shtojme specat e kuq dhe jeshil, kripen, specin djeges dhe vazhdojme kaverdisjen derisa specat te zbuten (nevojiten rreth 15 minuta) duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme. Shtojme kuminin pluhur, domatet dhe e leme te gjithe salcen te trashet derisa te ngelet pak e lengshme, per rreth 10 minuta.

Neutralizojme aciditetin e domateve me pak sheqer, shtojme majdanozin, korianderin dhe e perziejme mire.

Me ndihmen e nje luge te vogel, hapim 8 gropeza te vogla ne salce dhe hedhim ne to vezet. I vendosim kapakun dhe i leme ne kete menyre derisa vezet te mpiksen. E sperkasim ne siperfaqe me djathe te bardhe te therrmuar, me disa gjethe koriander dhe e shoqerojme me kos.

Advertisements

Tavë me pulë dhe patate aromatizuar me erëza mesdhetare

  • Racione: 4-6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Diten e diele, atehere kur teorikisht duhet te kemi me shume kohe per te gatuar dhe shijuar diçka ndryshe, atehere kur familja mblidhet e gjitha rreth tavolines, ne shtepine time ne fakt ndodh krejt e kunderta! Duam te rrime ne divan bashke me femijet, te mos bejme asgje, ose te luajme gjithe diten ne park, dhe kur te vijme ne shtepi te gjejme diçka po aq te shijshme sikur te kishim shpenzuar gjithe diten ne kuzhine.
Per kete na vjen ne ndihme kjo recete: i vendosim te gjitha ne nje tave dhe leme qe furra te bej punen e saj! Kaq e thjeshte!

Perberesit

  • 1 pule rreth 1 kg e ndare ne pjese
  • 4 thelpinj hudhra, te shtypura
  • lengun e 1 limoni
  • 4 luge gjelle vaj ulliri
  • 1 luge gjelle uthull vere te kuqe
  • ereza: 3 luge çaji borzilok te thate, 2 luge çaji rigon te thate, 2 luge çaji majdanoz te thate
  • 2 luge çaji kripe
  • 8 patate te vogla, te ndara ne dy pjese
  • 1 qepe e kuqe, e prere trashe
  • 1 spec i kuq, i prere trashe
  • 1 kungull, i prere trashe
  • 1 grusht ullinj
  • feta limoni per dekor

 Copat e pules i thajme shume mire me leter kuzhine dhe i leme menjane.
Ne nje tas te vogel bashkojme lengun e limonit me 3 luge vaj ulliri, uthullen, hudhrat, erezat dhe kripen duke i perziere mire. Kjo eshte marinata me te cilen do te marinojme pulen, por do te perdorim vetem gjysmen e saj, keshtuqe gjysmen tjeter e heqim menajne.
E lyejme pulen me marinaten dhe e leme per minimumi 15 minuta deri ne 1 ore (mund ta lini edhe gjithe naten ne frigorifer nese e pregatisni nje nate perpara).

Ne nje tigan te madh, ngrohim 1 luge vaj ulliri, shtojme copat e pules dhe i skuqim nga te gjitha anet derisa te kene marre ngjyre te arte.

Marrim nje tave dhe rreshtojme ne te copat e pules, shtojme perimet: patatet, qepen, specin, kungullin,  dhe e sperkasim me gjysmen tjeter te marinates qe hoqem menjane duke i perziere mire.

E mbulojme taven me leter alumini dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 220°C per 35 minuta. Heqim letren e aluminit dhe e gatuajme taven vetem ne pjesen e siperme te furres per rreth 10 minuta, apo derisa te kete marre ngjyre te arte.

E sherbejme te ngrohte ne pjate shoqeruar me ullinj dhe feta limoni.

Kosto per 4 persona: 700 lek te reja

Foto dhe receta marre nga: https://cafedelites.com (pershtatur nga autorja)

Lakra brukseli me krem pana dhe djath të grirë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
lakra brukseli me krem pana

Lakrat e brukselit bejne pjese ne familjen e lakrave, dhe faktikisht ngjajne per nga pamja me nje laker te vogel ne miniature. Ato jane nje burim natyror I vitaminave K dhe B6 si dhe te mineraleve magnez dhe hekur.
Duke qene se kane nje shije pak te veçante, e cila nuk I pelqen kujtdo, eshte mire te gatuhen me perberes qe I shtojne shijen, si mishi I thate I tymosur (pancetta), krem pana, fara pishe, uthull balsamike etj.
Me poshte po ju tregojme nje menyre vertete te vecante e cila do ti pelqeje edhe atyre me te rafinuar ne shije.

Perberesit

  • 500gr lakra brukseli (te fresketa ose te ngrira) te plota nese jane te vogla, apo te ndara pergjysme nese jane me te medha
  • 2 thelpinje hudher te grira holle
  • 200ml krem pana
  • 2 luge gjalp
  • 5 luge djath kaçkavall te grire
  • kripe
  • piper I zi I sapobluar

I pastrojme lakrat e brukselit duke I prere pak fundin dhe duke eleminuar gjethet e siperme te cilat mund te mos jene te fresketa. Kete e dallojme nga ngjyra e tyre qe nuk eshte e gjelber dhe nga ndonje njolle e mundshme.

I ziejme ne uje te vluar per 5 minuta nese jane te ngrira, ose per 3 minuta nese jane te fresketa. I kullojme mire dhe I leme menjane.

Ne nje tigan shkrijme gjalpin ne zjarr mesatar, shtojme hudhren, lakrat e brukselit dhe I gatuajme duke I perziere here pas here, per rreth 5 minuta. Shtojme kremin pana dhe vazhdojme gatimin edhe per pak minuta.

E heqim nga zjarri, shtojme djathin kackavall te grire, kripe, piper te zi te sapobluar dhe e sherbejme.

*Keshille: Per ti shtuar akoma me shume shijen, shtojme edhe rreth 50gr mish te thate te tymosur (pançete ose proshute spek) ne momentin e kaverdisjes se lakrave te brukselit ne gjalp.

Foto nga: http://www.queerinthekitchen.com

Si të gatuajm kungullin

Si te gatuajm kungullin

Sa receta ju vijne ndermend me perberesin kryesor kungullin? Per dike qe nuk eshte mesuar ta gatuaj shpesh, vetem ideja e pastrimit dhe e gatimit te tij mund te duket e veshtire! Por ja u sigurojme: nuk eshte fare! Te shohim sesi mund ta realizojme:

Se pari, duhet te zgjedhim nje kungull te mire, te rende, me lekure te forte dhe pa njolla apo pjese te buta. Se dyti, e lajme kungullin nen uje te ftohte te rrjedhshem per te eleminuar cdo papasterti. E ndajme pergjysme duke perdorur nje thike shume te mprehte dhe me ndihmen e nje luge gerryejme fibrat dhe farat. I vendosim farat ne nje tas nese duam ti pjekim me vone (jane shume te shendetshme!). Ne rast te kundert, i hedhim.
Eleminojme lekuren duke perdorur nje thike te mprehte me shume kujdes.

Ja disa menyra te thjeshta dhe te shijshme per te pregatitur receta te ndryshme me kungullin. Mos u shqetesoni nese nuk jeni ekspert kuzhine, recetat jane elementare:

Pure me kungullPurè me kungull

E presim kungullin ne copa te vogla: ne kete menyre do te reduktohet ndjeshem koha e tij e gatimit. E kaverdisim ne zjarr te larte ne nje tigan me pak vaj ulliri, ulim zjarrin dhe shtojme 1 gote uje. I vendosim kapakun dhe e gatuajme derisa kungulli te jete zbutur plotesisht. Me pas e kalojme ne mikser derisa te perftojme nje purè homogjene. E hedhim ne nje tenxhere dhe shtojme pak qumesht, djath kaçkavall te grire dhe nje luge gjalp. E rregullojme me kripe e piper te zi te sapobluar (apo edhe pak arre moskate te grire) dhe e gatuajme edhe per 10 minuta te tjera ne zjarr mesatar.

Kungull i pjekur ne furreKungull i pjekur ne furre

E presim kungullin ne feta ose ne kubik dhe e vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre. E sperkasim me kripe dhe pak vaj ulliri dhe e pjekim ne furre te nxehte ne 180C per rreth 40 minuta derisa te zbutet.

Kungull i skuqurKungull i skuqur

E presim kungullin ne feta te holla dhe e skuqim ne vaj te nxehte. E vendosim ne nje pjate per ti thithur yndyren e tepert, e sperkasim me pak kripe dhe e sherbejme.

Receta te tjera me kungull

Hidhini nje sy recetave tona me baze kungullin dhe zgjidhni ate qe i pershtatet me teper shijes suaj!

Ravioli me kungullRavioli te mbushur me kungull

Byrek me kungullByrek me kungull

Supe krem me karrota dhe kungullSupe krem me kungull dhe karrota

Supe me qiqra dhe kungullSupe me kungull dhe qiqra

Foto nga: http://www.sallypasleyvargas.com/
http://www.babybulletblog.com/
http://steamykitchen.com/
http://nonsolodelizie.blogspot.co%5B/recipe%5D

Lule kungulli të skuqura

  • Racione: 4-5 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Lule kungulli te skuqura

Kerkoni nje antipaste te veçante per te filluar dreken apo darken me shije? Lulet e kungullit jane perfekte dhe shume te thjeshta per tu realizuar. Ta shohim bashke sesi pregatiten:

Perberesit

  • 300gr lule kungulli
  • 100gr miell
  • 1 te verdhe veze
  • 200ml uje i gazuar
  • kuba akulli
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj luledielli per skuqje

I lajme mire lulet e kungullit duke i zhytur ne menyre delikate ne uje te ftohte, i shkundim me dore per ti hequr pjesen me te madhe te ujit dhe i vendosim siper nje pecete te paster me ane te se ciles mundohemi ti thithim sa me shume uje te mundemi. Heqim bishtin, hapim me kujdes petalet e lues dhe me gishta heqim pistilin. I leme menjane nderkohe qe pregatisim brumin ne te cilin do ti zhysim per ti skuqur:

Mbushim nje tas te madh me uje te ftohte dhe kuba akulli dhe vendosim siper saj nje tenxhere alumini (apo nje tas tjeter metalik). Rrahim brenda tasit metalik te verdhen e vezes, shtojme ujin e gazuar shume te ftohte dhe pak nga pak miellin e situr duke e perziere, por jo shume; nuk eshte problem nese formohen kokerriza te vogla.

Vendosim nje tigan te thelle me vaj luledielli ne zjarr. Zhysim me kujdes nje nga nje lulet e kungullit ne brume dhe i hedhim ne vajin e nxehte duke i skuqur nga 2 ose 3 ne menyre qe te mos ngjiten me njera tjetren dhe te mos i prishet forma. Sapo te kene marre ngjyre te arte te bukur, i heqim nga vaji me ndihmen e nje luge me vrima dhe i vendosim mbi letra kuzhine per ti thithur vajin e tepert. I sperkasim me kripe dhe piper te zi te sapobluar dhe i sherbejme te nxehte.

Foto nga: http://killingtimebetweenmeals.com

Tavë me pulë dhe perime

  • Racione: 4-6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Pule me perime ne furre

Doni te pregatisni nje recete super te thjeshte ne vetem 1 ore? Te pjekur ne furre dhe jo te skuqur? Ja sesi:

Perberesit

  • 4 gjokse pule pa kocke dhe pa lekure, ne kubik te medhenje
  • 350gr kerpudha te fresketa, ne feta te holla
  • 250gr domate, ne copa te vogla
  • 1 qepe e madhe, e prere imet
  • 1 spec i kuq, i prere ne shirita
  • 1 spec jeshil, i prere ne shirita
  • 1 dore ullinj te zinj pa berthame
  • 100ml vere e bardhe ne temperature ambjenti
  • 1 luge e vogel rigon i thate
  • 1 luge gjelle majdanoz i fresket i grire holle
  • vaj ulliri
  • miell
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Parangrohim furren ne 200C.

Ne nje qese plastike hedhim miellin, kripe, rigoni dhe piper te zi, shtojme kubiket e pules dhe i perziejme mire derisa te vishen me miell. I vendosim ne nje tave, i sperkasim bollshem me vaj ulliri dhe i pjekim per rreth 20 minuta duke i perziere 1 apo 2 here.

Shtojme qepet, specat dhe kerpudhat ne tave dhe vazhdojme gatimin edhe per 20 minuta te tjera, duke i perziere vetem nje here.

Shtojme domatet, veren e bardhe dhe vazhdojme pjekien edhe per 10 minuta te tjera. E sperkasim taven me pule me majdanozin e grire. E sherbejme te nxehte shoqeruar me oriz te bardhe ose makarona spageti shume te holla

Foto nga: http://www.foodsogoodmal

Speca të mbushura

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Speca te mbushuraSpecat e mbushura pregatiten ne te gjithe boten ne menyre te ndryshme. Ato jane gjithashtu nje recete tradicionale e kuzhines Shqiptare. Kjo eshte menyra jo vegjetariane sesi ne e gatuajme kete pjate, me mish te grire.

Perberesit

  • 4 speca mesatare per mbushje
  • 300gr mish te grire
  • 300gr oriz
  • 400gr domate te konservuara
  • 1 qepe e madhe e prere holle
  • koper e fresket e grire holle
  • majdanoz i fresket i grire holle
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar
  • vaj ulliri

Parangrohim furren ne 220°C.

Me ndihmen e nje thike te mprehte, presim pjesen e siperme te specave perreth kercellit ne forme rrethore dhe e vendosim menjane. Pastrojme brendesine e specave nga fijet dhe farat dhe pregatisim mbushjen e tyre.

Ne nje tigan kaverdisim qepen me vaj ulliri derisa te zbutet, shtojme mishin e grire, orizin, kopren, majdanozin, salcen e domateve, kripe, piper te zi, 1 gote uje dhe e gatuajme per rreth 10 minuta.

Mbushim specat me kete perberje dhe i vendosim pjesen e siperme si kapele.

I veme ne tave duke i rradhitur dhe harxhen e mbetur e shperndajme rreth e qarke specave. Shtojme 1-2 gota uje dhe i pjekim ne furre per rreth 20-30 minuta, apo derisa orizi dhe specat te jene zbutur, duke shtuar uje nese eshte e nevojshme.

Foto nga: http://yummania.wordpress.com

Turli me perime

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Turli me perimeTurlia me perime, eshte nje version Ballkanik i Ratatouille, nje gatim tradicional i kuzhines Franceze. Me poshte po ju paraqesim versionin vegjetarian, por mund te shtojme copa mish vici apo qengji, te gatuara fillimisht ne tenxhere me presion per rreth 15 minuta.

Perberesit

  • 1kg perime te perziera: patate, patellxhan, kunguj, bamje, speca etj
  • 1 qepe mesatare e grire holle
  • 1 karrote ne copa te vogla
  • 2 domate mesatare ne copa te vogla
  • majdanoz i fresket i grire
  • koper e fresket e grire
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar
  • vaj ulliri 
  • buke e thekur per shoqerim

I presim te gjitha perimet ne copa me madhesi sipas deshires dhe i leme menjane.

Ne nje tenxhere, ngrohim vajin e ullirit ne temperature mesatare dhe kaverdisim qepen, karroten dhe domatet. Shtojme perimet, uje te nxehte, kripe, piper te zi te sapobluar dhe e ziejme te gjithe masen ne zjarr te ulet per 30-35 minuta apo derisa perimet te rezultojne te buta.  I japim shije me majdanoz dhe koper.

E sherbejme te ngrohte me buke te thekur.

Foto nga: http://www.bilgilendik.com/

Patëllxhan të mbushur

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Patellxhan te mbushur

Menyra shqiptare e gatimit te patellxhaneve te mbushur (receta vegjetariane).

Perberesit

  • 4 patellxhan mesatar
  • 1 qepe e madhe e prere holle
  • 2 thelpinje hudhra te grira holle
  • 4 luge gjelle salce domatesh
  • majdanoz te fresket te grire
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Parangrohim furren ne 200°C.

Pastrojme patellxhanet dhe i qerojme nje shirit po e nje shirit jo. I ndajme ne dy pjese per se gjati dhe i nxjerrim zemren duke i lene pak tul ne brendesi ne menyre qe kur te gatuhen te mos humbasin formen e tyre. E presim zemren ne copa te vogla dhe e leme menjane.

Ne nje tigan, kaverdisim qepen ne vaj ulliri per rreth 5 minuta apo derisa te zbutet, shtojme copat e patellxhanit dhe i gatuajme edhe per 5 minuta te tjera. Shtojme hudhrat, salcen e domateve, majdanozin, kripe, piper te zi dhe me kete perberje mbushim gjysmat e patellxhaneve. I vendosim ne nje tave te lyer me pak vaj dhe i pjekim per rreth 30 minuta. Shtojme pak uje nese shohim qe patellxhanet po thahen teper. I sherbejme te ngrohte.

Foto nga: http://www.good-in-goodies.com

1 2 5