Sallatë

Sallatë me lakër të bardhë dhe karrota (coleslaw)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

Sallaten me laker te bardhe te prere holle dhe karrota, bashkuar me nje salce qe nuk dija ta specifikoja se çfare ishte, e kam provuar disa kohe me pare ne Kroaci. Pas disa kerkimeve, mesova qe faktikisht nuk ishte nje sallate, por nje garniture me origjine irlandeze (e quajtur me emrin origjinal coleslaw). Perveçse me laker te bardhe, kjo sallate mund te pregatitet edhe me laker te kuqe apo duke i shtuar edhe pak qepe te njome te grire holle.
Shkon shume me filetot e pules ne zgare, peshkun, apo edhe mishin e viçit. Por une gjithesesi e preferoj me shume si sallate sesa si garniture.

Perberesit

  • 300gr laker e bardhe, e prere shume holle
  • 1 karrote e madhe, e grire ne rende

…per salcen (dressing)

  • 4 luge gjelle kos
  • 2 luge gjelle majoneze
  • 1 luge çaji uthull vere te bardhe
  • 1 luge çaji hudher gjarpri te freket ose te thate (e gjeni nen emrin erba cipollina, chives etj)
  • 1 luge kafe mustarde
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

 Vendosim lakren e bardhe dhe karroten ne nje tas te madh per sallate dhe i perziejme mire.

Pregatisim salcen: Ne nje kavanoz hedhim te gjithe perberesit e mesiperm, i tundim mire dhe kete salce (dressing) ja hedhim siper lakres dhe karrotes. I perziejme shume mire ne menyre qe e gjithe sallata te vishet ne menyre uniforme me salcen dhe e sherbejme.

Ruajtja: Ne menyre qe sallata te ruaj te gjithe shijen e saj, e bashkojme me salcen vetem disa minuta perpara se ta konsumojme, duke e ruajtur dressing ne kavanoz te mbyllur hermetikisht brenda ne frigorifer.

Kosto per 4 persona: 100 lek

Foto nga: https://newengland.com

Advertisements

Sallatë me ullinj, limona dhe presh të skuqur

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Sallata me ullinj, presh dhe limona nuk mungon ne asnje vakt ne dimer ne shtepine e mamase sime, e cila i pregatit çdo vit vet ullinjte! Mund te pregatitet me limona, portokalle, ose nje kombinim i te dyjave. Vetem nuk duhet te qendroj per shume kohe ne frigorifer duke qene se i humbet shija dhe preshi zbutet me teper se duhet.

Perberesit

  • 250gr ullinj
  • 1 presh, i prere ne shirita te holle
  • 1/2 limoni, i prere ne feta
  • rigon
  • vaj ulliri

Ne nje tigan kaverdisim ne zjarr mesatar preshin me pak vaj ulliri derisa te zbutet dhe te marre ngjyre.

Hedhim ne nje tas ullinjte, shtojme preshin, fetat e limonit, pak rigon dhe i perziejme te gjitha shume mire.

Sallate e ruajme ne nje tas me kapak ne frigorifer dhe e konsumojme per maksimumi 3 dite.

Kosto per 4 persona: 100 lek te reja

Foto nga: http://www.vidahealthforyou.com

Sallatë me patate të vogla dhe arra

Sallate me patate te vogla dhe arra

Provoni ta pregatisni kete sallate te rafinuar per festa te veçanta si shoqeruese te mishit.

Perberesit

  • 800gr patate te vogla te lara shume mire (te paqeruara)
  • 3 luge arra ne copa te vogla
  • 1 qepe e madhe e kuqe, e prere holle
  • 2 kastraveca turshi, te prera holle

… per salcen

  • 2 luge vaj ulliri
  • 2 luge vaj luledielli
  • 1 luge uthull molle
  • 2 luge te vogla mustarde
  • 1 luge e vogel mjalte
  • kripe
  • piper I zi I sapobluar

I pjekim arrat ne nje tigan ne zjarr te ulet derisa te marrin ngjyre te lehte nga te gjitha anet.

Pregatisim salcen: ne nje kavanoz hedhim uthullen, mustarden, vajin e lulediellit, vajin e ullirit, mjaltin, pak kripe dhe pak piper. E tundim mire kavanozin derisa masa e formuar te rezultoje kremoze dhe e leme menjane.

Ziejme patatet e plota ne uje te vluar me kripe per 15-20 minuta derisa te zbuten. I kullojme mire, I qerojme dhe I ndajme ne dy apo kater pjese, ne varesi te madhesise se tyre.

I vendosim patatet ne nje tas te madh qelqi, shtojme qepen e kuqe, kastravecat turshi dhe salcen qe pregatitem me siper. I perziejme shume mire te gjitha bashke dhe I leme te pushojne per te pakten 2 ore ne frigorifer, ne menyre qe shijen te bashkohen.

E sherbejme sallaten me patate te vogla ne temperature ambjenti te sperkatur me arrat e pjekura.

Foto nga: http://www.tiltedskillet.com/

Sallatë shumëngjyrëshe me mandarina

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Sallate shumengjyreshe me mandarina

Nje sallate me ngjyra dhe shije fantastike; provoni ta servirni naten e Viti te Ri apo te Krishtlindjes.

Perberesit

  • 6 mandarina
  • 3 avokado 
  • 120gr salmon i tymosur
  • rukola ose lakerishte (mund te perdorni edhe sallate jeshile)
  • piper te zi te sapobluar
  • lengun e 1 limoni
  • vaj ulliri ekstra te virgjer

I qerojme mandarinat dhe i presim horizontalisht ne tre pjese.

Ndajme pergjysme avokadot, i heqim berthamen e brendshme, i qerojme dhe i presim ne feta.

Ne pjaten ku do te servirim sallaten, shtrojme fillimisht rukolen dhe vendosim ne menyre jo te rregullt mandarinat dhe avokadot. Ne mes te tyre vendosim salmonin e tymosur te prere ne shirita. E sperkasim te gjithe sallaten me leng limoni te saposhtrydhur, vaj ulliri ekstra te virgjer dhe piper te zi te sapobluar.

Foto dhe receta nga: http://inspiration.sainsburys-live-well-for-less.co.uk

Sallatë me domate dhe kastraveca

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Sallate me domate e kastraveca

Kjo eshte nje recete tradicionale e servirur kudo ne Shqiperi. Zakonisht sallata ka vetem domate, kastraveca dhe qepe, ndersa perberesit e tjere i shtohen sipas deshires.

Perberesit

  • 3 domate, te prera per se gjati, e me pas ne feta
  • 1 kastravec, i prere per se gjati, e me pas ne feta
  • 1 qepe e vogel e kuqe, e prere holle
  • 1 spec jeshil, i prere ne copa te vogla
  • djath i bardhe, i prere ne copa te vogla
  • ullinj Kallamate
  • vaj ulliri per sperkatje
  • kripe
  • buke per shoqerim

Ne nje tas per sallate bashkojme domatet, kastravecin, qepen dhe specin duke i perziere mire. I sperkasim me vaj ulliri, pak kripe dhe i zbukurojme me ullinj dhe djath te bardhe.

Ne momentin e servirjes, e shoqerojme sallaten me pak buke per te ngjyer lengun e saj.

Foto nga: http://www.myorganicfoodclub.com

Sallatë me finok dhe portokall

Sallate me finok dhe portokallReceta per sallaten me finok dhe portokall qe po ju paraqesim me poshte, eshte teper e thjeshte dhe sjell atmosferen festive nepermjet kombinimit te ketyre perberesve tipik dimeror.

Perberesit

  • 2 finok mesatar
  • 1 portokall
  • disa kokrra ullinj pa berthame
  • pak rrush te thate
  • fruta te thata: arra, stika pishe, fara kungulli etj

…per dressing (salcen qe do sperkasim sallaten)

  • lengun e 1 portokalli
  • 5-6 luge vaj ulliri
  • 1 luge te vogel uthull balsamike ose uthull molle
  • kripe

Vendosim rrushin e thate per tu zbutur ne nje ene te vogel me uje te ngrohte per rreth 10 minuta.

Lajme shume mire finoket, i heqim 2 apo 3 gjethet e jashtme qe jane me te forta, eleminojme edhe pjesen e kercellit, i presim shume holle ne feta dhe i vendosim ne nje tas.

Qerojme portokallin me ndihmen e nje thike te mprehte duke mos lene asnje pjese te bardhe, e presim edhe kete ne feta te holla dhe ja shtojme finokut. Shtojme gjithashtu edhe rrushin e thate te shtrydhur nga uji i tepert, frutat e thata, ullinjte dhe i bashkojme te gjitha me delikatese.

Pregatisim dressing duke rrahur me pirun lengun e portokallit me vajin e ullirit, uthullen dhe pak kripe derisa te formohet nje salce homogjene te cilen e hedhim mbi sallate. I perziejme te gjitha bashke dhe e sherbejme sallaten te zbukuruar me fruta te thata apo ullinj.

Sallatë me patëllxhan të pjekur

Sallate me patellxhan te pjekurReceta qe po ju paraqesim me poshte eshte e shpejte per tu pregatitur dhe ideale per te shoqeruar buken e thekur apo mishin ne zgare. Nese doni qe tju zgjase per gjithe javen, dyfishoni dozat dhe ruheni ne nje tas te mbyllur hermetikisht ne frigorifer. Perberesit

  • 5 patellxhan te gjate dhe me tul
  • 2 thelpinj hudhera
  • 1 tufe te vogel majdanoz
  • 3 luge vaj ulliri
  • 2 luge uthull balsamike
  • kripeLajme patellxhanet, i thajme mire, i heqim bishtin dhe i ndajme pergjysme per se gjati. I vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre me pjesen e lekures siper dhe çpojme disa here lekuren me dhembet e nje piruni; ne kete menyre do te dale me shume uje gjate pjekies. I pjekim ne furre te parangrohur ne 220°C per rreth 30 minuta. I nxjerrim nga furra dhe me ndihmen e nje luge te vogel i heqim zemrat duke i vendosur ne nje kulluese ne menyre qe te humbasin ujin e tepert. I presim zemrat e patellxhaneve ne copa, i hedhim ne nje tas dhe i rregullojme me kripe, vaj ulliri, uthull balsamike, majdanoz te grire holle dhe hudhrat e prera ne feta. I leme minimumi 1 ore ne frigorifer ne nje tas te mbyllur perpara se ti sherbejme. *Keshille: Per nje variant pak me ndryshe mund te shtoje edhe gjysme qepe te kuqe te prere ne feta te holla.

Sallatë kapriçoze

Sallate kapricioseSallata kapriçoze eshte nje antipaste e njejte me Sallaten ruse, por nese kjo e fundit pregatitet me perime te ziera, sallata kapriçoze pregatitet me perime te gjalla te prera alla julienne. Behet akoma dhe me e shijshme me shtimin e djathit dhe proshutes ne fije te holla, megjithese eshte teper kalorike dhe duhet te konsumohet vetem ne raste te veçanta.

Perberesit

  • 100gr karrota
  • 100gr rrepa te kuqe ose te bardha
  • 100gr speca te kuq
  • 50gr djath i bute (psh djath tosti)
  • 50gr proshute e pjekur (1 fete e trashe)
  • 200ml majoneze
  • 1 luge te vogel plot mustarde
  • 1 luge uthull molle ose vere
  • kripe

Presim alla julienne, dmth ne fije te holla perimet e lara dhe te qeruara, i vendosim ne nje tas dhe i shtojme kripen dhe uthullen e molles duke i perziere mire. Ne te njejten menyre presim edhe djathin dhe proshuten dhe ja shtojme perimeve. Shtojme se fundi edhe majonezen dhe mustarden duke i perziere shume mire derisa perimet te vishen me salce.

E vendosim sallaten kapriçoza per te pakten 1 ore ne frigorifer derisa shijet te bashkohen me njera tjetren, me pas e servirim bukur ne nje pjate te shtruar me gjethe sallate jeshile.

*Keshille: Nese doni ta beni pak me te lehte sallaten nga pikepamja kalorike, mund ta bashkoni majonezen me kos te trashe, dmth 100ml majoneze dhe 100ml kos, ose te perdorni majoneze me perqindje te ulet yndyre. Gjithashtu, sipas stines, mund te shtoni perimet qe ju pelqejne me shume (sigurisht, ato qe mund te konsumohen te gjalla).

Foto nga: http://www.laboratorioalimentare.com/

Sallatë me oktapod dhe patate

Sallate me oktapod dhe patateReceten e meposhtme, perveçse si sallate per te shoqeruar pjatat e peshkut, mund ta perdorni edhe si pjate te pare thjesht duke shtuar pak sasine. Shija e saj kombinohet ne menyre ideale me nje gote vere te bardhe, te thate e te fresket.
Perberesit

  • 1 oktapod te pastruar rreth 1kg (per menyren e pastrimit te oktapodit klikoni ketu)
  • 1kg patate

…per dressing (perzierjen)

  • vaj ulliri
  • 1 thelpi hudher
  • 1 tufe majdanoz
  • kripe
  • pak piper te zi te sapobluar

…per zierjen e oktapodit

  • 1 qepe
  • 1 dege selino
  • 1 karrote
  • pak uthull vere te bardhe
  • 1 gjethe dafine
  • disa kokrra piper i zi

Mbushim me uje te ftohte nje tenxhere te thelle dhe hedhim ne te qepen, degen e selinose dhe karroten te prera ne copa te medha, gjethen e dafines, piperin e zi, pak kripe dhe uthullen. Sapo te vloje uji, shysim oktapodin te cilin e kapim nga koka, ulim zjarrin ne minimum dhe e gatuajme per 50-60 minuta (gjithmone bejme proven e pirunit per te vertetuar nese oktapodi eshte zbutur). 15 minuta perpara perfundimit te zierjes, shtojme edhe patatet me gjithe lekure te cilat i kemi lare shume mire.

Heqim oktapodin nga tenxherja dhe e ndajme ne copa pak a shume te medha nderkohe qe eshte akoma i nxehte. Qerojme edhe patatet dhe i presim edhe keto ne kubik.

Ne nje ene te vogel formojme nje dressing (perizerje) me vaj ulliri, kripe, hudhren e grire shume holle, majdanozin e grire dhe pak piper te zi te cilen ja hedhim siper sallates me oktapod dhe patate. E sherbejme sipas deshires te ngrohte ose te ftohte.

1 2 4