Supa

Supë me patate dhe lakër jeshile (kale)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe me patate dhe laker jeshile

“Kjo supa jeshile qenka shume e mire!” Ishin keto tekstualisht fjalet e djalit tim 4-vjeçar sapo hengri lugen e pare. Dhe me besoni, nese e ka thene nje femije, duhet te jete vertete e mire!
Prej kohesh kam kerkuar nje recete ku mund te perfshija lakren jeshile (kale) neper supera, ne menyre qe ta konsumonte e gjithe familja dhe kjo eshte ajo qe i pelqen te gjitheve. Lakra jeshile ben pjese ne listen e super ushqimeve, nga e cila i marrim perfitimet maksimale kur e konsumojme te gjalle. Por edhe e gatuar pak eshte gjithesesi e pasur me fibra, vitamine B dhe C.

Perberesit

  • 1 qepe mesatare, te prere holle
  • 1 presh (vetem pjesa e bardhe), te prere holle
  • 2 patate te medha, ne kubik te vegjel
  • 150gr laker jeshile (kale), vetem gjethet
  • spec i kuq i embel pluhur (paprika)
  • leng perimesh ose uje
  • kripe
  • gjalp
  • vaj ulliri

Kaverdisim ne zjarr te ulet ne vaj ulliri dhe pak gjalp qepen dhe preshin derisa te zbuten. Shtojme patatet dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak minuta derisa perimet te marrin shije. Shtojme kripe, leng perimesh (ose uje) dhe e ziejme te gjithe masen per rreth 20 minuta derisa patatet te zbuten plotesisht. E reduktojme supen ne purè me ndihmen e nje mikseri me zhytje dhe ne kete moment shtojme edhe gjethet e lakres jeshile te copetuara. Vazhdojme zierjen edhe per 10 minuta te tjera.
E sherbejme supen te ngrohte sperkatur me pak gjalp te shkrire dhe spec te kuq pluhur.

Advertisements

Supë me osso buco viçi

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Supe me osso buco viçi

Osso buco eshte pjese nga kofsha e pasme e viçit e cila permban mish shume te bute dhe ne mes ka nje kocke te mbushur me palce. Eshte pikerisht palca e cila duke u shkrire, e ben supen perveçse shume te shijshme, edhe tejet te pasur me vlera ushqyese, sidomos per femijet.

Perberesit

  • 1 qepe te kuqe, te grire holle
  • 2 karrota, te grira holle
  • 1 kungull i njome, i grire holle
  • 1 domate e madhe, e bere purè
  • 1 osso buco rreth 200gr
  • 1 dore makarona per supe ose makarona te gjata te coptuara
  • 1 liter uje
  • 1 tufe majdanoz te fresket te grire holle
  • kripe
  • vaj ulliri ekstra i virgjer

Si te pergatisim supe me osso buco viçi

Supe me osso buco viçi 1

Kaverdisim ne vaj ulliri ekstra te virgjer qepen, karroten, kungullin dhe domaten per rreth 5 minuta (1). Shtojme osso buco-n dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per disa çaste (2). Shtojme ujin, pak kripe dhe e gatuajme supen ne zjarr mesatar per rreth 30 minuta, apo derisa palca e kockes te kete shkrire (3).

Supe me osso buco viçi 2

Me ndihmen e nje luge te vogel, nxjerrim palcen nga kocka dhe e hedhim brenda ne supe, nderkohe qe mishin e ndajme ne copa te vogla dhe ja shtojme supes (4). Vazhdojme gatimin edhe per rreth 10 minuta te tjera. Shtojme makaronat per supe te cilat i leme te zbuten plotesisht (5). I japim shije supes me majdanoz te fresket te grire holle (6).

Supë krem me thjerrëza

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe krem me thjerreza

Supat krem jane ideale per stinen e ftohte te dimrit, shoqeruar me pak buke te thekur dhe vaj ulliri ne siperfaqe. Kjo eshte nje nga ato receta qe te ngrohin zemren dhe te bejne te ndihesh ne shtepi. Thjerrezat, perveçse shume te pasura me hekur dhe mjaft te shendetshme, jane ushqimi ideal edhe per femijet pasi treten shume lehte. Filloni ti mesoni edhe bebat me ushqimet qe ha e gjithe familja, duke nisur nga muaji i 8 i jetes. Perpara se ti shtoni supes kripen, hiqni nje apo dy garuzhde, kalojeni ne site ne menyre qe te eleminoni lekuren e thjerrezave dhe jepjani  bebit te sperkatur me pak vaj ulliri.

Perberesit

  • 250gr thjerreza te thata
  • 1 qepe e kuqe
  • 1 dege selino
  • 1 karrote
  • 1 patate e embel (ose patate normale)
  • 1 spec i kuq
  • 2 gjethe dafine
  • nje maje luge pluhur kerri
  • vaj ulliri
  • kripe
  • per servirje: krem pana, buke te thekur

Vendosim ne zjarr nje tenxhere me 1.5l uje. Shtojme thjerrezat e thata dhe te gjitha perimet e prera ne menyre te çrregullt: qepen e kuqe, selinone, karroten, specin e kuq dhe pataten e embel. Shtojme ne fund edhe gjethet e dafines dhe i ziejme ne zjarr te ngadalte per rreth 40 minuta.

E kalojme supen ne mikser derisa te perftojme nje krem homogjen dhe e veme serisht ne zjarr. Shtojme kripe, vaj ulliri, kerri dhe vazhdojme gatimin edhe per 2 apo 3 minuta. E ndajme neper tasa dhe e sherbejme te ngrohte shoqeruar me krem pana dhe buke te thekur.

Supë krem me pulë dhe të verdhë veze

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Kjo eshte nje nga supat krem me te mira qe kam provuar ndonjehere! E shijshme, e ushqyeshme si per te rritur ashtu dhe femije dhe mjaft e tretshme per organizmin.

Perberesit

  • 1 gjoks pule i plote (300-400gr), i prere ne kubik
  • 2 patate te medha
  • 3 karrota te medha
  • 1 dege selino
  • 1 qepe
  • 1 presh, vetem pjesa e bardhe
  • 1 spec i kuq
  • 3 luge gjelle miell
  • 4 luge gjelle gjalp
  • 2 te verdha veze
  • kripe
  • per shoqerim: leng limoni, koper e grire holle, gjalp i shkrire

Ne nje tenxhere te thelle, shkrijme 2 luge gjelle gjalp dhe kaverdisim kubiket e pules bashke me te gjitha perimet te ndara ne 4 pjese (patate, karrota, selino, qepe, presh dhe spec i kuq). Shtojme 1.5l uje dhe i ziejme per 1 ore, ose per 30 minuta ne tenxhere me presion.

Ne nje ene te madhe, kullojme lengun e pules me perime dhe nga perimet marrim vetem patatet, karrotat dhe copezat e pules te cilat i kalojme ne mikser bashke me pak leng perimesh.

Ne tenxheren e thelle, shkrijme 2 luget e mbetura te gjalpit dhe kaverdisim ne te miellin derisa te marre ngjyre te arte (roux). E shuajme me lengun e perimeve te cilin e shtojme pak nga pak. Shtojme se fundi edhe purène me pule, patate e karrota dhe e leme supen edhe per pak minuta ne zjarr derisa te arrije trashesine e deshiruar.

Ne nje tas rrahim te verdhat e vezeve me kripe, e hollojme me pak uje apo leng perimesh dhe ja shtojme dalengadale supes qe kemi akoma ne zjarr duke e perziere edhe per disa minuta.

Sipas deshires e shoqerojme me leng limoni te shtrydhur, pak gjalp te shkrire dhe pak koper te grire ne siperfaqe.

Supë me gështenja dhe qiqra

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
supe me qiqra dhe geshtenja

Deri pak kohe me pare, geshtenjat i konsumoja vetem ne dy menyra: te pjekura ose te ziera! Kur nje mikesha ime me tha qe me to mund te pregatisja nje supe teper kremoze dhe me plot vlera ushqyese, fillimisht isha skeptike… Por pas shijimit te pare, ndryshova komplet mendim. Dhe ne fakt, kombinimi i qiqrave dhe geshtenjave eshte teper i veçante. Receten e gjeni me poshte, me disa modifikime te vogla nga ana ime.

Perberesit

  • 300gr qiqra te thata ose 600gr qiqra te ziera te konservuara
  • 600gr geshtenja te thata ose 400gr geshtenja te ziera te konservuara ose te pjekura
  • 2 gjethe dafine
  • 2 thelpinj hudher, te grira holle
  • 1 dege rozmarine
  • piper i zi i sapobluar
  • kripe
  • 4 luge gjelle vaj ulliri

Nese perdorim qiqrat e thata: i vendosim ne uje per 24 ore, i shplajme mire dhe i ziejme per rreth 1 ore ne uje pa kripe.
Nese perdorim qiqra te konservuara: i kullojme nga uji i konservimit, i shplajme dhe i leme menjane.

Lajme geshtenjat dhe i ziejme per 40 minuta ne nje tenxhere me uje te ftohte ne te cilen kemi shtuar gjethet e dafines. I heqim lekuren dhe i presim ne copa te medha duke i lene menjane.

Ne nje tigan kaverdisim hudhren me vaj ulliri, shtojme geshtenjat dhe i leme per pak minuta qe te marrin shije. Shtojme qiqrat, pak uje, degen e rozmarines dhe i gatuajme te gjitha bashke per rreth 20 minuta duke i perziere shpesh. E sherbejme supen te ngrohte te sperkatur me pak vaj ulliri, piper te zi te sapobluar dhe e shoqerojme me buke te thekur.

*Keshille: Nje variant tjeter shume i shijshem eshte kalimi ne mikser i te gjithe supes duke e reduktuar ne krem, ose i gjysmes se saj.

Foto nga: https://abovousqueadblog.blogspot.al

Si ta ripërdorim mishin e mbetur të qengjit

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
makarona me mish qengji

Mjafton vetem pak fantazi, dhe çdo ushqim qe ka tepruar nga nje dite me pare, feste apo ditelindje mund te shnderrohet ne nje recete krejtesisht te re.
Sot me mishin e mbetur te qengjit pregatita dy receta te reja:
-Makarona me ragu qengji
-Supe me perime me leng qengji

  1. Makarona me ragu qengji

Perberesit

  • mish qengji nga ai qe ka tepruar nje dite me pare, i pastruar nga kockat
  • 1 qepe e prere holle
  • 1 karrote e prere holle
  • 1 dege selino e prere holle
  • 2-3 domate  te kaluara ne mikser ose salce domatesh
  • 1/2 gote vere te bardhe
  • 1 gjethe dafine
  • pak trumez
  • kripe
  • vaj ulliri

Kaverdisim ne zjarr te ulet ne vaj ulliri qepen, karroten dhe selinon. Shtojme mishin e qengjit te cilin e kemi prere ne copa te vogla dhe e shuajme te gjithen me vere te bardhe. Shtojme domatet, dafinen, pak trumez, kripe, nje gote uje dhe e ziejme salcen per rreth 1 ore duke shtuar uje kur eshte e nevojshme.
E perdorim ragune me mish qengji si salce per makaronat (ato qe i pershtaten me shume jane tipi pappardelle).

2. Supe me perime me leng qengji

Perberesit

  • kockat qe kane mbetur nga mishi i qengjit
  • 1 qepe e ndare ne kater pjese
  • 1 karrote e ndare ne dy pjese
  • 1 dege selino e ndare ne dy pjese
  • perime sipas deshires: brokoli, lulelaker, karrota, patate te prera ne copa te vogla
  • 2 luge miell
  • 3 luge gjalp
  • koper
  • majdanoz
  • kripe

Ziejme kockat e mishit te qengjit bashke me qepen, karroten dhe selinon ne uje te ftohte per rreth 1 ore. Pas kesaj i kullojme dhe ruajme vetem lengun.
Ne tenxhere shkrijme gjalpin dhe kaverdisim ne te miellin derisa te marre ngjyre te arte. Shtojme lengun e qengjit dhe i perziejme shpejt ne menyre qe te mos formohen kokerriza. Shtojme perimet qe deshirojme, kripe dhe i leme te ziejne per 20-30 minuta. I japim shije supes me koper dhe majdanoz dhe e sherbejme te ngrohte.

Foto nga:http://chefbolek.blogspot.al

Rosnica me pulë

  • Racione: 4-6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
rosnica

Rosnicat me pule jane nje pjate karakteristike e zones se Myzeqese, te cilat gatuheshin me se shumti nga gjyshet tona per te nderuar miqte qe vinin ne shtepi! Jane te perhapura gjithashtu edhe ne zonen e Vlores ku quhen “pule/zog me therrime” apo ne zonen e Korçes “pule me dromka”.
Rosnicat nuk jane gje tjeter veçse “therrime brumi” te perbera nga veze dhe miell (kujdes, nuk duhet ti shtoni uje, qumesht apo kos!) dhe te shkerrmoqura shume imet me dore.

Perberesit

  • 1 pule (aq me mire nese eshte fshati) rreth 1 kg te prere ne copa
  • 2 veze
  • rreth 10 luge miell (shiheni me sy)
  • 3 luge gjalp
  • kripe

Ziejme pulen ne uje me kripe per rreth 40 minuta. Nese pula eshte fshati, koha e gatimit zgjatet deri ne 1 ore.
Nderkohe pregatisim brumin e rosnicave: ne nje ene hedhim dy vezet dhe shtojme pak nga pak miell derisa brumi te rezultoje shume i forte. E therrmojme ne therrime shume te imta me dore.
Ne nje tigan te madh shkrijme gjalpin dhe skuqim rosnicat duke i perziere gjate gjithe kohes derisa te marrin ngjyre te arte.
I leme te ftohen pak ne temperature ambjenti dhe i hedhim tek lengu i pules duke i lene te ziejne edhe per rreth 5 minuta derisa te zbuten dhe lengu te trashet.

I sherbejme te sperkatura me pak leng limoni.

*Keshille: Nese doni ti shtoni pak ngjyre pjates, kaverdisni pak qepe te prere shume holle me pak salce te kuqe domatesh dhe shtojani rosnicave.
Personalisht, perdor kete recete baze per te pregatitur lengun e pules (kliko Leng pule). Asnjehere nuk e dime sesa e fresket eshte pula, dhe duke e ziere me perime te tjera i heqim ate aromen jo shume te kendshme qe shumekush nuk e pelqen (sidomos femijet).

Foto nga: http://food52.com

Supë me lulelakër dhe presh

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe me lulelaker dhe presh

Mos e nenvleresoni lulelakren! Te kombinuar me preshin dhe pak pana (ose qumesht), perfitojme nje supe dimerore me shije fantastike dhe gati ne vetem 40 minuta.

Perberesit

  • 1 lulelaker e madhe e ndare ne lule
  • 2 presh te prere holle (vetem pjesa e bardhe)
  • 2 dege selino te prera holle
  • 2 thelpi hudhra te grira holle
  • 1.5l leng pule ose perimesh (ne pamundesi te lengut te fresket, mund ta pregatisim me koncentrata pule/perimesh: 1 kub koncentrate per 500ml uje)
  • 1 luge vaj ulliri
  • 1 luge gjalp
  • 100ml krem pana per kuzhine (e zevendesojme me qumesht per nje variant me te lehte)
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • kubik te vegjel djath grana/kaçkavall (opsionale)

Vendosim nje tenxhere ne zjarr mesatar ne te cilen shkrijme gjalpin duke shtuar edhe nje luge vaj ulliri. Kaverdisim lehte preshin, selinone dhe hudhren per rreth 5 minuta. Shtojme lulelakren dhe vazhdojme gatimin edhe per 5 minuta te tjera. Shtojme lengun e pules/perimeve dhe e ziejme supen per 20 minuta, apo derisa perimet te jene zbutur plotesisht.

E heqim nga zjarri, e leme te ftohet pak ne temperature ambjenti dhe shtojme panen e kuzhine (ose qumeshtin). E kalojme supen ne mikser duke e reduktuar te gjithen ne pure. Sipas deshires mund te leme disa lule lulelaker te paprekura. I japim shije me kripe dhe piper te zi te sapobluar dhe e sherbejme.

Per nje shije me te veçante, I shtojme supes edhe disa kubik te vegjel djath Grana (ose djath kaçkavall).

Foto nga: http://www.savingdessert.com

Supë Vjeneze me patate

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
supe vjeneze me patate

Nese nuk mund te shkon ne Vjene, silleni Vjenen ne kuzhinen tuaj duke pregatitur kete supe te ngrohte e cila mund te serviret edhe si pjate e pare, por edhe si pjate e vetme duke qene se permban perberes kalorik si pançeta, lengu i mishit, gjalp etj.

Perberesit

  • 400gr patate ne kubik te vegjel
  • 100gr mish i thate i tymosur (pançete) ne kubik te vegjel (disa e zevendesojne me salçiçe te tymosur)
  • 1 qepe te vogel te prere shume holle
  • pjesen e bardhe te nje preshi te prere shume holle
  • 100 gr perime: karrota dhe selino ne kubik te vegjel
  • 20gr kerpudha porçini te thata
  • 1l leng mish viçi
  • 1 luge plot miell
  • 2 luge plote gjalp
  • kripe
  • piper
  • disa gjethe manxurane
  • 2 gjethe dafine

Kaverdisim me gjalp ne zjarr te ulet pançeten dhe qepen derisa kjo e fundit te zbutet. I sperkasim me miell dhe shtojme lengun e mishit duke i perziere shume mire. Shtojme karrotat, selinone, kerpudhat e thata , i japim shije me kripe, piper, dafinen, manxurane dhe i leme te gatuhen per rreth 15 minuta.

Shtojme patatet dhe i leme derisa te zbuten plotesisht, per rreth 20 minuta te tjera.

E servirim te zbukuruar ne siperfaqe me disa gjethe te fresketa manxurane. E shoqerojme me feta buke te thekura dhe nje gote vere Austriake Grooner.

Foto nga: http://www.chefkoch.de

1 2 5