Supa

Fasule me mish të thatë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Fasule me mish te thate

Besoj se nuk ka familje shqiptare qe te mos gatuaj fasulet te pakten 1 here ne 10 dite apo 2 jave, sidomos tani ne dimer. Ne po ju sjellim nje tjeter variant te fasuleve me mish te thate. Receta eshte marre nga blogu i Ballakumes dhe eshte modifikuar nga UneGatuaj bazuar ne shijet personale.

Perberesit

  • 250gr fasule te thata
  • 1 qepe mesatare
  • pjesen e bardhe te 1 preshi
  • 100gr mish te thate
  • 2 luge salce domatesh
  • pak spec te kuq jodjeges (paprika)
  • vaj ulliri ekstra i virgjer
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

I vendosim fasulet ne nje tas te mbushur me uje te ftohte dhe i leme per gjithe naten ne menyre qe te zbuten.

Te nesermen, i kullojme, i shplajme dhe i hedhim ne nje tenxhere me uje te ftohte te bollshem bashke me qepen e prere ne copa te trasha. E vendosim tenxheren mbi zjarr dhe e ziejme per afer 2 ore ne zjarr mesatar, duke shtuar uje nese eshte e nevojshme.

Presim ne rrathe preshin dhe ne kubik mishin e thate. I kaverdisim ne pak vaj ulliri dhe ja shtojme fasuleve. Shtojme edhe salcen e domateve, specin pluhur jodjeges dhe pak kripe dhe i ziejme fasulet edhe per 20 minuta te tjera.

I servirim te ngrohta sperkatur me pak piper te zi te sapobluar dhe vaj ulliri ekstra te virgjer.

Salce fasuleshMe fasulet qe na teprojne, mund te bejme nje salce shume te shijshme fasulesh te cilen e servirim mbi buke te thekur: I reduktojme fasulet ne pure me ndihmen e nje mikseri elektrik dhe lyejme me te buken duke e shoqeruar me feta qepe te kuqe dhe feta

Supa magjike kundër gripit

  • Racione: 2 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

rsz_1untitled
Gjyshet tona kishin te drejte: supa e pules funksionon! Nuk eshte vetem e mire kur jemi me gripe apo rrufe, por “te ngrohe stomakun” edhe atehere kur kemi ethe apo kur temperatura mbi 38C nuk na le te shohim mire. Pse eshte magjike kjo supe?  Eshte provuar shkencerisht qe lengu i pules ka veti anti-infiamatore dhe vepron si forcues imuniteti! Ballakumja mund ta vertetoj kete, gjithashtu edhe une qe e kam shnderruar ne nje nga recetat e mia te preferuara!
Perberesit
…per lengun e pules
  • pule e ndare ne pjese, mjaftojne edhe 2 kofsha apo disa krahe
  • 2 thelpinje hudher
  • 1/4 qepe
  • 1/2 karrote
  • 1/2 dege selino
  • majdanoz i fresket
  • pak spec djeges ose piper te zi te sapobluar

…per supen 

  • makarona te vogla per supe
  • vaj ulliri i nje cilesie shume te mire
  • djath parmixhano per sperkatje
  • kripe

Pregatisim lengun e pules duke zjere bashke te gjithe perberesit ne uje te ftohte per afer 1 ore ne tenxhere normale, ose per gjysme ore ne tenxhere me presion. Me pas e kullojme lengun ne nje tjeter tenxhere te paster dhe i shtojme makaronat e vogla per supe te cilat i ziejme per disa minuta te tjera.

Supen e rregullojme me kripe dhe e sperkasim me djath parmixhano te grire dhe vaj ulliri te nje cilesie shume te mire.
Foto nga: www.ballakumeelbasani.blogspot.com

Supë me kungull dhe qiqra

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe me qiqra dhe kungull

Nje pjate e thjeshte, e shendetshme dhe me shume shije e cila shijohet mrekullisht si ne vjeshte ashtu dhe ne dimer.

Perberesit

  • 500gr tul kungulli
  • 250gr qiqra te konservuara
  • pjesen e bardhe te 1 preshi
  • 1 dege selino
  • 1 karrote
  • 1l leng perimesh 
  • 1 dege trumez te fresket
  • 2 gjethe sherebele
  • 3 luge vaj ulliri
  • disa gjethe majdanoz
  • piper te zi te sapobluar
  • per shoqerim: buke e thekur

Kaverdisim preshin, karroten dhe selinone te prera holle me 3 luge vaj ulliri ne zjarr te ulet derisa te zbuten. Shtojme kungullin e prere ne kubik (madhesia sipas deshires), sherebelen, trumezen dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per disa minuta te tjera duke i perziere shpesh. Shtojme lengun e perimeve dhe e gatuajme supen ne zjarr te avashem per rreth 20 minuta. Shtojme se fundi edhe qiqrat e kulluara nga uji i konservimit dhe te shplara mire dhe vazhdojme gatimin edhe per 10 minuta te tjera.

Elemenojme gjethet e sherebeles dhe degen e trumezes dhe e shperndajme supen neper tasat ku do ta sherbejme. E sperkasim ne siperfaqe me pak piper te zi te sapobluar, e zbukurojme me gjethet e majdanozit dhe e konsumojme me buke te thekur.

Foto nga: http://www.tasteofmylife.com/

Supë krem me bizele dhe mente

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe krem me bizele dhe mente

Nje supe verore shume e thjeshte per tu pregatitur… copezat e vogla te proshutes ose mishit te tymosur i japin nje shije fantastike!

Perberesit

  • 500gr bizele te qeruara te fresketa (ose te ngrira)
  • nje dore gjethe mente te fresketa
  • 200ml krem pana kuzhine
  • 1 liter uje
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri 
  • per zbukurim: gjethe mente te fresketa ose 4 feta te holla proshute ose mish te tymosur (pançete) te skuqura derisa te behen krokante

Ne nje tenxhere ziejme ujin me kripe, shtojme gjethet e mentes dhe i ziejme per 1 minute. Shtojme bizelet dhe vazhdojme zierjen edhe per 10-15 minuta te tjera nese bizelet jane te ngrira, apo 30 minuta nese jane te fresketa, derisa te zbuten plotesisht.

Heqim menjane bizelet dhe gjethet e mentes duke ruajtur ujin e tyre. I vendosim ne mikser, shtojme 1-2 garuzhde nga uji i zierjes dhe i reduktojme te gjitha ne nje krem te bute me ngjyre te gjelber. E rregullojme kremin me kripe, piper te zi te sapobluar, vaj ulliri, shtojme 150ml pana kuzhine dhe vazhdojme rrahjen ne mikser edhe per disa sekonda derisa te gjitha te homogjenizohen.

Ne momentin e servirjes, e shperndajme supen krem neper tasa dhe e zbukurojme siper me pak krem pana dhe gjethe mente te fresketa. Per ti dhene nje shije me te veçante, e shoqerojme me copeza mishi te tymosur.

Foto nga: https://foodblogandthedog.wordpress.com

Pasha qofte

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Pasha qofte

Recete autentike Ballkanase!

Perberesit

…per qoftet

  • 250gr mish i grire qengji
  • 1 qepe e madhe e grire holle
  • 4 luge gjelle oriz
  • 1 te bardhe veze
  • 1 luge gjelle gjalp pa kripe
  • 3 gota uje
  • majdanoz te fresket te grire
  • piper i zi i sapobluar
  • kripe

…per salcen me veze dhe limon

  • 2 te verdha vezesh
  • lengun e 1 limoni
  • 1 gote uje
  • gjalp te shkrire per sperkatje

Ziejme orizin ne nje tenxhere me 3 gota uje per rreth 10 minuta, e kullojme mire dhe e vendosim ne nje tas. Shtojme qepen, mishin e grire, te bardhen e vezes, kripe, piper te zi te sapobluar, majdanoz dhe i perziejme shume mire. Me duar te lagura, formojme topa te vegjel me madhesine e nje arre.

Ne nje tjeter tigan hedhim rreth 2 gota uje, gjalp, kripe dhe qoftet mesiper duke i gatuar ne zjarr mesatar per rreth 30 minuta.

Per te pregatitur salcen e limonit, rrahim ne nje tas te verdhat e vezes me lengun e limonit dhe ujin. Ja shtojme dalengadale tenxheres ku kemi ziere qoftet e vogla dhe i perziejme me delikatese. E sherbejme supen te ngrohte te sperkatur me pak gjalp te shkrire.

Supë krem me kungull dhe karrota

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Supe krem me kungull dhe karrota

Supa krem qe po ju sugjerojme me poshte, eshte nje nga recetat karakteristike te vjeshtes, stine ne te cilen kungulli arrin shijen e tij maksimale.

Perberesit

  • 600gr tul kungulli portokalli
  • 4 karrota mesatare
  • 1 qepe mesatare
  • 600ml leng perimesh (ose leng te pregatitur nga koncentrate perimesh)
  • gjalp
  • piper te zi te sapobluar
  • per shoqerim: kubik buke te skuqur ne gjalp ose pançete te prere ne shirita te skuqur ne pak yndyre derisa te rezultoje krokante ose fara kungulli te pjekura

Grijme shume holle qepen dhe e kaverdisim ne pak gjalp ne zjarr mesatar derisa te rezultoje transparente duke e perziere shpesh.

Lajme karrotat dhe kungullin, i qerojme dhe i presim ne copa (forma apo madhesia nuk ka rendesi, pasi ne fund supen do ta kalojme te gjithen ne mikser), ja shtojme qepes dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak sekonda. Shtojme lengun e perimeve te nxehte, i vendosim kapakun dhe e ziejme te gjithen per rreth gjysme ore. E kalojme masen ne mikser derisa ta reduktojme ne krem te bute dhe pa copeza perimesh.

E sherbejme supen te ngrohte sperkatur me pak piper te zi te sapobluar dhe shoqeruar me kubiket e bukes te skuqur ne gjalp ose pançeten krokante.

*Ruajtja: Ne frigorifer ne nje tas te mbyllur hermetikisht per 2-3 dite.

Supë krem me pulë

Supe krem me pule

Supa krem me pule eshte nje pjate e pare shume e lehte ne pregatitje e cila i permban te gjitha vlerat ushqimore. Mund tja servirim fare mire edhe femijeve duke zevendesuar panen e kuzhines me qumesht (per ta bere me te lehte) ose mund edhe ta reduktojme te gjithen ne krem nese ja servirim femijeve nen moshen 1 vjeç.

Perberesit

  • 2 gjokse pule (500-600gr)
  • 2 patate mesatare
  • 2 dege selino
  • 4 karrota
  • 50ml pana per kuzhine (ose 1 gote qumesht per ta bere me te lehte)
  • rreth 2 liter uje
  • gjalp
  • kripe
  • pak arre moskate
  • pak majdanoze ose hudher gjarpri
  • kubik buke te skuqura ne pak vaj ulliri per shoqerim

Lajme dhe qerojme patatet, deget e selinose dhe karrotat, i presim ne kubik (forma nuk ka shume rendesi, pasi me pas do ti kalojme ne mikser) dhe i kaverdisim per 2-3 minuta ne zjarr mesatar me gjalp. Shtojme gjokset e pules te plota, rreth 2 liter uje, pak kripe dhe i ziejme te gjitha per 30-40 minuta duke i perziere here pas here.

Heqim gjokset e pules duke i vendosur ne nje pjate ne menyre qe te ftohen pak dhe perimet e supes i kalojme ne mikser bashke me 2-3 luge leng derisa te perftojme nje mase kremoze. E hedhim kete mase serisht tek lengu i supes duke e perziere mire qe te mos mbesin kokerriza. Ne kete moment, shtojme edhe panen per kuzhine ose 1 gote qumesht.
Gjokset e pules i ndajme fije fije me dore dhe ja shtojme supes. E vendosim serisht supen ne zjarr per 4-5 minuta duke e rregulluar me pak kripe nese eshte e nevojshme dhe erezat e tjera. Se fundi, e sherbejme te shoqeruar me disa kubik buke te skuqura ne pak vaj ulliri.

Supe me bishtajore

Supe me bishtajoreSupa me bishtajore, eshte nje pjate e pare shume e thjesht per tu pregatitur dhe me vlera te larta ushqyese. Mund te konsumohet e nxehte ne ditet e ftohta te dimrit, apo ne temperature ambjenti ne ditet e nxehta.
Perberesit

  • 350gr bishtajore te thata (nder te cilat lloje te ndryshme: fasulesh, thjerrzash dhe bizelesh)
  • 200gr domate te fresketa (ose salce domatesh)
  • 1 qepe
  • 2 karrota
  • 2 dege selinoje
  • 2 thelpi hudhre
  • 1 dege rozmarine
  • 1 gjethe dafine
  • 1 luge sode buke
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Vendosim per nje nate ne uje te ftohte me nje luge sode buke bishtajoret e thata ne menyre qe diten e neserme (kur ti gatuajme) te lehtesojme proçesin e zierjes.

Diten tjeter, presim holle qepen, hudhrat, karrotat dhe selinone duke i kaverdisur ne zjarr te ulet me disa luge vaj ulliri. Shtojme bishtajoret e shplara mire, i perziejme per disa minuta mbi zjarr mesatar, shtojme rreth 1 liter uje (ose leng perimesh), domaten e prere ne kubik (ose salcen e domateve), erezat, dhe e ziejme supen ne zjarr te ulet per te pakten 2 ore duke shtuar uje nese eshte e nevojshme. Per te kursyer kohe, supen mund ta ziejme ne tenxhere ne presion per 35-40 minuta.

Kripen ja shtojme rreth 10 minuta perpara se ta heqim nga zjarri; kjo per shkak se kripa e shtuar qe ne fillim, forcon lekuren e fasuleve, thjerrzave etj duke vonuar akoma me shume zierjen.

E sherbejme supen ne tasa te sperkatur me pak vaj ulliri ne siperfaqe dhe me piper te zi te sapobluar.

Supe krem me presh dhe patate

Supe krem me presh dhe patateNje supe kremoze, e shijshme dhe e ngrohte, e cila sjell gjithe delikatesen e kuzhines franceze.
Perberesit

  • 3 presh (pjesen e bardhe te tyre)
  • 1 qepe
  • 1 dege selino
  • 2 patate mesatare
  • 750ml leng i pregatitur nga koncentrate pule
  • 200ml pana kuzhine
  • 50gr gjalp
  • 1 thelpi hudher
  • 2 luge hudher gjarprit te grire
  • kripe
  • piper i bardhe

Shkrijme gjalpin ne nje tenxhere dhe shtojme qepen, preshin, selinon dhe hudhren, te gjitha keto te grira shume holle. Vendosim kapakun dhe i kaverdisim ne zjarr te ulet per rreth 15 minuta duke i perziere here pas here derisa perimet te zbuten, por jo te marrin ngjyre (shtojme pak uje nese eshte e nevojshme). Shtojme patatet e prera ne kubik te vegjel, lengun e koncentrates dhe i ziejme te gjitha bashke per rreth 20 minuta ne zjarr te ulet.

E kalojme te gjithe masen ne mikser derisa te perftojme nje purè te cilen e hedhim serisht ne tenxhere.

Ndezim serisht zjarrin ne menyre qe e gjithe masa te ngrohet, por te mos shkoj ne vlim, shtojme panen e kuzhines dhe e rregullojme supen me kripe e piper te bardhe. E sherbejme te nxehte ose te ngrohte, sperkatur me pak hudher gjarpri te grire.