Torta

Kek me çokollatë të zezë dhe arrë kokosi

  • Racione: 8-10 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Veshtire te gjeni nje kombinim me perfekt se ai i çokollates se zeze me arren e kokosit. Dhe veshtire te gjeni nje embelsire qe pregatitet ne vetem 10 minuta! Keku qe do tju propozojme sot eshte ideal per çdo moment te dites, por sidomos per mengjet e fundjaves atehere kur kemi deshire per diçka ndryshe nga ditet e tjera. Eshte i bute ne brendesi dhe krokant ne siperfaqe, gje qe vjen si pasoje e çokollates me te cilen eshte lyer.

Perberesit

  • 200gr miell 00
  • 100gr kakao pluhur pa sheqer
  • 150gr sheqer
  • 50gr arre kokosi te grire
  • 3 veze ne temperature ambjenti
  • 250ml qumesht
  • 50ml vaj farash (luledielli, misri etj)
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira

..per lyerje

  • 150gr çokollate te zeze
  • arre kokosi te grire

Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim shume mire vezet me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze. Shtojme vajin dhe qumeshtin dhe vazhdojme perzierjen.

Ne nje tas, perziejme perberesit e thate duke i situr nje nga nje: miellin, kakaon, pluhurin pjekes dhe se fundi shtojme arren e kokosit te grire. Ja shtojme kete perzierje mases se mesiperme dhe vazhdojme rrahjen derisa te kemi perftuar nje brume homogjen.

Lyejme me vaj dhe pak miell nje forme per kek dhe hedhim ne te brumin duke e niveluar mire me ndihmen e nje spatule. E pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per rreth 40 minuta. E nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet brenda formes.

Nderkohe shkrijme çokollaten ne banjomari, ose ne nje tenxhere te vogel ne zjarr shume te ulet duke e perziere shpesh derisa te behet kremoze. Nxjerrim kekun nga forma dhe e lyejme me çokollaten e zeze. E sperkasim siper me arre kokosi te grire dhe e sherbejme te prere ne feta.

Advertisements

Tortë Kapreze

  • Racione: 8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
torte kapreze

Torta kaprese eshte nje embelsire me baze çokollaten e zeze dhe bajamet. Kombinimi i ketyre dy perberesve te shijshem e ben ideale per tu konsumuar per zemer apo mengjes. Mund ta ktheni edhe ne nje torte ditelindje thjesht duke i shtuar kremin tuaj te preferuar ne siperfaqe.
Nje tjeter e veçante e kesaj torte eshte qe nuk permban miell, gje qe e ben ideale per personat intolerant ndaj glutenit.
Receta me poshte eshte e shefit te famshem te pastiçerise Salvatore De Riso.

Perberesit per nje tave me diameter 24cm

  • 175gr sheqer
  • 175gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 175gr çokollate te zeze me min.50% kakao, te grire
  • 75gr bajame, te reduktuar ne miell
  • 5 veze ne temperature ambjenti, te ndara te bardhat nga te verdhat
  • 30gr kakao e hidhur
  • 60gr niseshte patatesh
  • 1 pako e vogel pluhur pjekes
  • pak kripe
  • sheqer pluhur per sperkatje

Bashkojme ne nje ene therrimet e çokollates me niseshten, kakaon dhe pluhurin pjekes.

Rrahim gjalpin me sheqerin derisa masa te behet kremoze, shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve duke i perziere shume mire. Shtojme çokollaten, niseshten, kakaon, pluhurin pjekes duke i perziere me ndihmen e nje spatule.

Ne nje tjeter ene rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te perftojme nje krem kompakt. Shtojme me kujdes te bardhat e vezeve tek masa e mesiperme duke e perziere me delikatese nga poshte lart ne menyre qe brumi te mos e ule vellimin e tij. Ne fund shtojme edhe miellin e bajameve dhe e perziejme nje here te fundit.

Lyejme me gjalp dhe niseshte patatesh nje tave te rrumbullaket dhe hedhim ne te brumin duke e niveluar mire. E pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per 45 minuta. E nxjerrim menjehere torten nga forma dhe e leme te ftohtet plotesisht permbys ne temperature ambjenti. E zbukurojme me pak sheqer pluhur perpara se ta sherbejme te prere ne feta.

Foto nga: https://www.cucchiaio.it

Kek me boronica

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Prej kohesh kisha disa boronica te vogla te egra te ruajtura ne akull te cilat ne stinen e veres i perdorja çdo dite bashke me tim bir ne pregatitjen e smoothies (qumesht+banane+fruta te ngrira). Me freskimin e kohes, edhe frutat e ngrira i zevendesuam me fruta te tjera te fresketa si molle, dardhe, hurma etj. Prandaj mendova qe ne fundjave te pregatitja nje kek te shendetshem dhe te shijshem, kombinimi ideal jo vetem per femijet por edhe per ne te rriturit! Dhe rezultati ishte me teper se fantastik!

Perberesit

  • 1 kupe miell (130gr)
  • 150gr sheqer (une e reduktova ne 100gr duke qene se nuk me pelqen keku shume i embel)
  • 120gr gjalp pa kripe, ne temperature ambjenti
  • 2 veze
  • 300gr boronica te fresketa (ose te ngrira)
  • lekuren e 1 limoni
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira (me vanilje ose jo)
  • 1 pako te vogel vanilje (nese perdorim pluhurin pjekes me vanilje, nuk e shtojme)
  • 1/2 luge çaji kripe
  • 1 maje luge kanelle
  • sheqer pluhur per sperkatje

Nese per kete recete do te perdorim boronica te ngrira ashtu si une, i leme fillimisht te shkrijne plotesisht ne temperature ambjenti. Per kete, i vendosim ne nje kulluese dhe poshte kullueses vendosim nje tas: ne kete menyre mund ta riperdorim lengun e tyre, duke e shtuar ne kek ose thjesht duke ja shtuar kosit me tershere ne mengjes!

Ne nje tas perziejme mire perberesit e thate: miellin e situr, kripen, kanellen, vaniljen dhe pluhurin pjekes.

Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim gjalpin me sheqerin derisa te formohet nje krem i bute, shtojme nje nga nje vezet, lekuren e limonit dhe vazhdojme rrahjen per rreth 2 minuta. Shtojme perberesit e thate dhe i perziejme mire me nje spatul kuzhine.

Lyejme me gjalp dhe pak miell nje forme per kek, dhe hedhim ne te brumin. Shtojme ne siperfaqe boronicat e fresketa ose te shkrirat te cilat i kemi thare mire me leter kuzhine.

E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta. Pas pjekjes, e leme kekun te ftohet plotesisht ne formen e tij, me pas e nxjerrim nga forma dhe e sperkasim me sheqer pluhur.

Kek me banane dhe musli

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Autoresia e ketij keku i perket mikes time Enit, e cila gjithmone pregatit embelsira dhe gatime te tjera sa me te shendetshme dhe padyshim te shijshme. Sapo pashe foton e ketij keku ne Instagramin e saj, direkt i kerkova receten te cilen po e ndaj me ju si me poshte:

Perberesit

  • 100gr miell 00
  • 80gr musli me fruta te thata
  • 200gr kos
  • 2 veze
  • 2 banane te pjekura, te shtypura mire
  • 2 luge gjelle mjalt
  • 1 luge gjelle vaj misri
  • 10gr pluhur pjekes per embelsira

Ne nje tas shtypim shume mire bananet me dhembet e nje piruni, shtojme vezet e rrahura pak dhe i bashkojme mire. Shtojme mjaltin, miellin, kosin, vajin e misrit, pluhurin pjekes per embelsira dhe muslin me fruta te thata. I perziejme te gjitha shume mire.

Lyejme me pak vaj misri dhe miell nje tave per kek (formen qe deshirojme) dhe hedhim ne te brumin e kekut. E sperkasim ne siperfaqe me pak musli ose copeza çokollate dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per 20-25 minuta.

Kek me mollë i gjyshes

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Keku me molle eshte nje nga embelsirat me te pelqyera ne familjen time. Kam provuar shume receta, duke shtuar nje perberes, hequr nje tjeter, por kjo qe do tju prezantoj me poshte eshte ajo qe gjithmone kam kerkuar. E keni parasysh kur nje recete eshte aq e mire sa thua: po, kjo eshte perfekte! Zakonisht e sherbej te shtunave apo te djelave ne mengjes, nje rutine qe mundohem ta respektoj cdo fundjave. Pervec kesaj, aroma e molleve, vaniljes dhe lekures se limonit qe mbush shtepine gjate pjekies eshte fantastike! Mua nuk me pelqejne embelsirat shume te embla, preferoj te shtoj pak sheqer pluhur siper per ta embelsuar me tej. Keshtuqe nese e provoni njehere dhe mendoni qe ka nevoje per pak me shume sheqer, shtoni edhe 50 gram te tjere qe jane pak a shume 3 luge e gjysme gjelle.

Perberesit per nje forme te rrumbullaket 26cm

  • 1 kg molle (5 kokrra) te prera ne feta te holla
  • 3 veze, te ndara te bardhat vec e te verdhat vec
  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti + pak per sperkatje
  • 300gr miell i situr 00
  • 1 gote qumesht (rreth 150ml)
  • 200gr sheqer i bardhe
  • 1 limon, lengun dhe lekuren e grire
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes me vanilje per embelsira
  • sheqer pluhur per sperkatje, sipas deshires

Lagim fetat e molleve me lengun e limonit ne menyre qe te mos nxihen dhe i leme menjane.
Rrahim te bardhat e vezeve  derisa te formohet nje shkume e bardhe qe nuk bie nga ena.
Ne nje tjeter ene, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje krem me ngjyre te verdhe te hapur. Shtojme gjalpin dhe vazhdojme rrahjen. Shtojme qumeshtin dhe e perziejme me spatul kuzhine derisa perberja te rezultoje homogjene dhe pa kokerriza. Shtojme miellin, pluhurin pjekes, lekuren e limonit dhe vazhdojme perzierjen.
Shtojme pak nga pak kremin e te bardhave te vezeve tek brumi duke e perziere nga poshte lart me levizje te lehta. Ne kete moment duam qe brenda perberjes te futet sa me shume ajer.
Ne fund, shtojme edhe fetat e molleve duke lene disa menjane per zbukurim. E perziejme mire te gjithe masen dhe e hedhim ne nje forme te rrumbullaket te lyer me pak gjalp. Ne siperfaqe vendosim fetat e molleve dhe e sperkasim akoma edhe me pak gjalp.

E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 1 ore, duke bere gjithmone proven e pirunit per te pare nese keku eshte pjekur edhe ne brendesi. Nese gjate pjekies, keku merr ngjyre te erret ne siperfaqe, e mbulojme me nje leter alumini dhe vazhdojme pjekien.
E leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti, e heqim nga forma, e sperkasim me pak sheqer pluhur sipas deshires dhe e sherbejme te prere ne copa.

Ruajtja: per 3-4 dite ne nje ene te mbyllur hermetikisht.

Kosto: 350 lek

Kek me çokollatë të zezë dhe vaj ulliri (pa miell)

  • Racione: 8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Torte me cokollate dhe vaj ulliri

Kombinimi I çokollates se zeze me vajin e ullirit mund te tingelloj pak cuditshem ne fillim, por ju siguroj qe ne shije te dyja shkojne mrekullisht mire.
Edhe nese perdorim nje vaj ulliri ekstra te virgjer me shije te forte, kjo nuk do te ndihet aq shume tek keku sa t’ja prishe shijen, perkundrazi… do ta bej edhe me te shkrifet dhe me zemer te bute.

Perberesit per nje tave me diameter 20cm

  • 200gr çokollate te zeze (min 70% kakao)
  • 125ml vaj ulliri I nje cilesie shume te mire
  • 180gr sheqer te bardhe
  • 5 veze te medha
  • 3 luge arra ose bajame ose lajthi te grira
  • nje maje luge kripe
  • sheqer pluhur per sperkatje

Parangrohim furren ne 180 grade Celcius.

Ndajme çokollaten ne copa dhe e shkrijme ne banjomari ne kete menyre: vendosim çokollaten ne nje tas metalik ose qelqi qe I reziston nxehtesise, te cilin e kemi zhytur ne nje tenxhere me uje qe eshte duke vluar. E perziejme here pas here ne menyre qe çokollata te shkrihet shpejt dhe uniformisht.
Shtojme pak nga pak vajin e ullirit dhe vazhdojme perzierjen me kujdes. Shtojme 120gr sheqer (afersisht 1/3) dhe e perziejme mire derisa ky I fundit te kete shkrire plotesisht.

E heqim enen nga banjomaria, shtojme frutat e thata, nje maje luge kripe dhe te verdhat e vezeve duke vazhduar perzierjen. E leme menjane kremin e çokollates.

Ne nje tjeter ene te paster, rrahim te bardhat e vezeve me 60gr sheqer derisa vellimi I tyre te rritet dhe masa te mos bjere nga ena.

Bashkojme te bardhat e vezeve me kremin me çokollate duke i perziere me delikatese nga poshte lart me ane te spatule.

Lyejme me vaj ulliri taven e rrumbullaket dhe hedhim ne te brumin e kekut. E pjekim per 40 minuta, duke bere gjithmone ne fund proven e pirunit.

E leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti perpara se ta nxjerrim nga forma. Duke qene se ky kek nuk permban miell, siperfaqa e tij do te forcohet dhe plasaritet, por kjo eshte normale. Nderkohe brendesia do te rezultoje shume e bute dhe e shkrifet.

Ne momentin qe e sherbejme, e sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e shoqerojme me krem pana te rrahur. Ky lloj keku shkon mrekullisht me nje filxhan kafe ekspres!

Foto nga: http://unbiscottoalgiorno.com

Kek i thjeshtë me bajame dhe copëza çokollate

  • Racione: 6-8
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
10422068_10152413900106540_2510975485889476660_n

Ky kek eshte teper i thjeshte per tu pregatitur, nuk kerkon as peshore kuzhine dhe as ndonje perberes te veçante qe nuk mund ta gjeni ne shtepi. Nese nuk keni fruta te thata dhe çokollate, provoni ti shtoni pak reçel, mbase ate qe keni kohe qe nuk e perdorni, por kujdes: zvogeloni masen e sheqerit. Eshte ideal per mengjes, shoqeruar me nje gote qumesht.

Perberesit

  • 2 gota miell (mund te nevojiten pak me pak se 2 gota, varet sesa miell thith brumi)
  • 1 gote sheqer
  • 1 gote gjalp te shkrire ne mikrovale
  • 1/2 gote kos
  • 2 veze
  • 1 luge e vogel sode buke
  • 1 pako te vogel vanilje
  • bajame/arra/lajthi 
  • copeza çokollate te zeze/te bardhe/me qumesht
  • sheqer pluhur per sperkatje

Rrahim fillimisht vezet e plota me sheqerin derisa te na formohet nje mase e fryre me ngjyre te verdhe te hapur. Shtojme nje nga nje perberesit e tjeter: kosin, gjalpin e shkrire, miellin, soden dhe vaniljen gjithmone duke vazhduar perzierjen me luge druri.

Kekut i japim shije me frutat e thata (mund ti shtojme çfare te deshirojme: bajame, arra, lajthi, rrush te thate) dhe copezat e çokollates.

Lyejme nje forme te rrumbullaket per kek me pak gjalp dhe miell ose e veshim me leter furre te lagur dhe te shtrydhur shume mire me dore. Hedhim ne te brumin e kekut dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180C per 30-40 minuta. Bejme proven e pirunit per te pare nese keku eshte pjekur edhe ne brendesi.

E leme te ftohet plotesisht, e sperkasim me sheqer pluhur dhe e sherbejme te prere ne feta.

Tiramisù dietike (pa vezë dhe maskarpone)

  • Racione: 8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Tiramisu dietike

Jeni ne diete por nuk doni te hiqni dore nga embelsirat? Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte shume me e lehte (me rreth 200 kalori me pak) sesa Tiramisuja klasikeMenyra e pregatitjes eshte e njejte, pervec faktit qe perdoret krem djathi i tipit filadelfia ose rikota ne vend te kremit maskarpone dhe eleminohet perdorimi i vezeve.

Perberesit

  • 400gr krem djathi filadelfia ose gjize pa kripe (rikota)
  • 1 filxhan çaji kafe ekspres e pregatitur+ 2 luge sheqer (mund ta eleminoni nese deshironi)
  • 400gr biskota savoiardi (ose mund ti zevendesoni me biskota te tjera te tipit Pavesini)
  • 4 luge sheqer pluhur
  • 1 luge rum ose esence rumi
  • 2 luge grimca çokollate te zeze
  • kakao e hidhur pluhur
  • pak qumesht
  • pak kripe

Kafene e pregatitur me ekspres ose moka, e hollojme me pak uje ose qumesht ne menyre qe shija e saj te mos rezultoje shume e koncentruar, dhe e leme te ftohet ne nje pjate te thelle.

Ne nje tas te thelle, punojme me pirun kremin filadelfia, ose rikoten me sheqerin derisa kremi te rezultoje i njetrajtshem. Shtojme nje luge rum dhe nje luge grimca çokollate te zeze duke i perziere mire.

Ne taven ku do te pregatisim embelsiren (ose ne tasa te vegjel individual), hedhim 2-3 luge krem dhe e shperndajme njetrajtesisht.

Zhysim biskotat savoiardi ne kafe per maksimumi 5 sekonda dhe i rendisim njera pas tjetres. I hedhim siper gjysmen e kremit, vendosim nje tjeter shtrese biskotash dhe e perfundojme embelsiren me kremin e mbetur duke e rrafshuar siperfaqen me nje spatul kuzhine. E sperkasim ne siperfaqe me kakao te hidhur pluhur. E vendosim tiramisu-ne ne frigorifer per minimumi 4 ore perpara se ta servirim te prere ne copa.

Foto nga: http://www.swide.com/

Tortë djathi (cheesecake) me luleshtrydhe

  • Racione: 10-12 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

111

Kete torte e pregatita per te festuar 3 mujorin e djalit tim, te cilit çdo muaj po i pregatis nga nje torte te ndryshme! Eshte fantastike, teper e thjeshte dhe mbi te gjitha mund te pregatitet nje dite perpara. Eshte e kot te theksoje qe mbaroj brenda 24 oreve 😀

Perberesit
…per bazen

  • 180gr biskota Digestive
  • 100gr gjalp te shkrire ne mikrovale

…per kremin

  • 500gr krem djathi (te tipit Filadelfia Klasike)
  • 200ml krem pana per embelsira te sheqerosur
  • 100gr sheqer pluhur
  • 10gr xhelatine pjeshke (=5 fleta)
  • 1 pako te vogel vanilje

…per salcen me luleshtrydhe

  • 200gr luleshtrydhe
  • 1 luge sheqer pluhur

Pregatisim bazen e tortes me krem djathi duke kaluar ne mikser biskotat Digestive derisa te reduktohen ne pluhur, shtojme gjalpin e shkrire ne mikrovale dhe i perziejme mire.
Lyejme me gjalp nje tave te rrumbullaket, anet e se ciles mund te hapen, e veshim me leter furre dhe hedhim ne te perberjen mesiper duke e ngjeshur me pellemben e dores. Ne kete menyre kemi formuar bazen e tortes. E vendosim ne akull qe masa te forcohet dhe vazhdojme me pregatitjen e kremit.

Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik kremin e djathit bashke me 50gr sheqer pluhur dhe vaniljen derisa kremi te zbutet dhe e leme menjane.
Vendosim xhelatinen e pjeshkes te zbutet ne nje ene te vogel me uje te ftohte per te pakten 10 minuta.
Ne nje tenxhere te vogel, ngrohim 4 luge pana (te parrahur) dhe shkrijme ne te xhelatinen e pjeshkes te cilen e kemi shtrydhur mire nga uji i tepert. Ja shtojme kete perberje kremit te djathit.
Se fundi, rrahim shume mire edhe panen per embelsira me 50gr sheqer pluhur derisa kremi te rezultoje i qendrueshem, dhe ja shtojme kremit te djathit mesiper duke i perziere me kujdes.

E hedhim kremin e perftuar mbi bazen e tortes te cilen e kemi nxjerre nga akulli dhe e nivelojme mire me ndihmen e nje spatule. E vendosim torten ne frigorifer per gjithe naten.

Pregatisim salcen me luleshtrydhe duke vendosur ne nje tenxhere ne zjarr te ulet luleshtrydhet e prera ne copa bashke me sheqerin derisa te shperbehen plotesisht. E kalojme kete perberje ne nje site (qe te eleminojme farat), e leme te ftohet plotesisht dhe ja hedhim tortes me krem djathi ne siperfaqe.

E zbukurojme sipas deshires me disa luleshtrydhe dhe e sherbejme te prere ne copa.

1 2 5