Vezë

Shakshuka (shakshouka)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
shakshouka

Shakshuka, eshte nje gatim tipik i Lindjes se Mesme dhe Afrikes se Veriut, e perbere nga nje salce pikante me baze qepe, speca, domate dhe veze, e aromatizuar e gjitha me ereza tipike te ketyre vendeve siç eshte kumini. Zakonisht sherbehet ne mengjes e shoqeruar me buke dhe kos (per te neutralizuar paksa shijen e specit djeges), por ne vende si Izraeli sherbehet edhe ne darke.
Per te realizuar kete recete na nevojitet nje tigan i madh me kapak. Ne pamundesi te tij, mjafton ta gatuajme salcen me vete, ta hedhim ne nje tave te pershtatshme per 8 persona (ose tava individuale) dhe ti mpiksim vezet brenda ne furre ne modalitetin gril per rreth 10 minuta ne 200°C.

Perberesit

  • 2 qepe mesatare, te prera holle
  • 2 speca jeshil, te prera ne shirita
  • 2 speca te kuq, te prera ne shirita
  • 800gr domate te pjekura, te kaluara ne rende ose mikser (sa me te pjekura domatet aq me mire)  ose dy kanaçe me domate ne copa nga 400gr secila
  • 4 thelpinj hudhre, te shtypura
  • 1 tufe majdanoz te fresket, te grire holle
  • 1 tufe koriander te fresket, te grire holle
  • 1 luge çaji kumin pluhur
  • pak spec te kuq djeges
  • kripe
  • nje maje luge sheqer
  • vaj ulliri
  • 8 veze
  • pak djathe te bardhe, te therrmuar 
  • kos per shoqerim

Kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr mesatar qepet dhe hudhrat derisa te behen transparente. Shtojme specat e kuq dhe jeshil, kripen, specin djeges dhe vazhdojme kaverdisjen derisa specat te zbuten (nevojiten rreth 15 minuta) duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme. Shtojme kuminin pluhur, domatet dhe e leme te gjithe salcen te trashet derisa te ngelet pak e lengshme, per rreth 10 minuta.

Neutralizojme aciditetin e domateve me pak sheqer, shtojme majdanozin, korianderin dhe e perziejme mire.

Me ndihmen e nje luge te vogel, hapim 8 gropeza te vogla ne salce dhe hedhim ne to vezet. I vendosim kapakun dhe i leme ne kete menyre derisa vezet te mpiksen. E sperkasim ne siperfaqe me djathe te bardhe te therrmuar, me disa gjethe koriander dhe e shoqerojme me kos.

Advertisements

Vezë në furrë me salcë pikante sipas variantit Spanjoll

  • Racione: 4
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Veze te pjekura ne furre

Nje recete e shkelqyer Spanjolle, e cila kombinon vezet me nje salce pikante teper te shijshme! Mund ta sherbeni per dreke apo darke, apo edhe ne mengjes siç bejne spanjollet!

Perberesit

  • 4 veze ne temperature ambjenti
  • 150gr chorizo (lloj salçiçe pikante spanjolle, por mund te perdorni çfaredo lloj sallami tjeter pikant)
  • 1 qepe e kuqe
  • 1 kuti domate te konservuara
  • 2 luge uthull vere te kuqe
  • 2 thelpinje hudhra
  • 1 gjethe dafine
  • 1 luge te vogel rigon
  • pak spec te kuq djeges
  • kripe
  • vaj ulliri

E presim sallamin pikant ne kubik ose gjysmehena dhe e kaverdisim ne nje tigan te madh me rreth 5 luge vaj ulliri. Shtojme qepen e grire shume holle dhe hudhrat e shtypura derisa qepa te rezultoje transparente. Shtojme uthullen e veres se kuqe, domatet e konservuara, rigonin, gjethen e dafines dhe vazhdojme gatimin derisa salca te trashet. Ne fund e rregullojme me pak kripe dhe specin e kuq djeges.

E hedhim perberjen ne nje tave porcelani ose qelqi (ose ne 4 tava te vogla individuale), me pjesen konkave te luges hapim 4 gropa te vogla siper salces dhe hedhim ne secilen prej tyre nga nje veze. E sperkasim edhe me pak vaj ulliri dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 170C per rreth 10 minuta. 

E sherbejme me buke te thekur.

Foto nga: http://prettymayhem.com/

Tortija me patate

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Tortija me patate

Tortija me patate eshte nje recete Spanjolle super e thjeshte per tu realizuar.

Perberesit

  • 2 patate te medha
  • 1 qepe mesatare
  • 4 veze
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • rreth 7 luge vaj ulliri

Qerojme patatet dhe qepen, i lajme nen uje te rrjedhshem, i thajme me letra kuzhine dhe i presim  ne feta te holla ose ne kubik te vegjel.

Ne nje tigan te thelle hedhim vajin e ullirit dhe i skuqim qepet me patatet per rreth 20 minuta me kapak mbyllur derisa te zbuten duke i perziere here pas here.

Ne nje tas te madh rrahim vezet me kripe dhe piper. Shtojme perberjen me patate dhe qepe dhe e perziejme mire. E hedhim masen ne tigan ku kemi shtuar 2 luge vaj ulliri dhe e skuqim nga njera ane, me pas e kthejme nga ana tjeter me ndihmen e nje pjate.  Tortijen e vendosim mbi nje leter kuzhine ne menyre qe ti thithim vajin e tepert dhe e sherbejme te prere ne feta.

Mund te shtoni edhe: kubik te vegjel pançete.

Omletë suflè e mbushur

Omelete sufle e mbushurOmeleta suflè eshte nje alternative shume e shijshme e omeletes klasike, pasi nese ne kete te fundit vezet rrihen te plota, ne omeleten suflè te bardhat rrihen veç dhe te verdhat veç, duke i bashkuar ne fund. Kjo ben qe ne perberje te hyje me shume ajer dhe rrjedhimisht omeleta te rezultoje me e bute dhe te marre nje shije te veçante.
Perberesit

  • 8 veze
  • 40gr gjalp
  • pak hudher gjarpri te fresket ose te thate
  • kripe
  • piper

… per mbushjen

  • 8 feta proshute te pjekur
  • 150gr djath kaçkavall i grire dele (ne pamundesi mund te perdorni edhe lope)

Rrahim ne nje ene te verdhat e vezeve bashke me pak kripe, piper dhe hudher gjarpri derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur.

Ne nje tjeter ene, rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje mase qe nuk bie nga tasi. E shtojme kete perberje ne tasin me te verdha vezesh dhe e perziejme me kujdes nga poshte lart ne menyre qe te mos bjere vellimi.

Ne nje tigan te ceket, shkrijme pak gjalp dhe hedhim ne te 1/4 e perberjes me veze. Sapo omeleta te filloj te mpikset, e kthejme nga ana tjeter, vendosim ne mes te saj 2 feta proshute, pak djath te grire dhe e palosim ne forme libri duke e gatuar edhe per 1 minute tjeter. Veprojme ne te njejten menyre edhe me 3 omeletat e tjera.

I sherbejme te ngrohta shoqeruar me sallate te stines.

Vezët e engjëjve

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

veze engjejsh

Mund ta pregatisni kete antipaste ne ditet tuaja te festave duke kenaqur shijen e çdokujt!

Perberesit

  • 6 veze te ziera fort
  • 80gr peshk ton nen vaj (1 kuti)
  • 1 kastravec te vogel turshi
  • 1 luge plot spec i kuq i grire holle
  • 1 luge plot qepe te grire holle
  • 4 luge plot majoneze
  • pak mustarde
  • pak piper te zi
  • nje maje luge sherebel
  • pak spec i kuq i embel per dekorim

Qerojme vezet e ziera fort, i ndajme ne dy pjese per se gjati, heqim me kujdes te verdhen dhe e copetojme me dore duke e vendosur ne nje tas. Shtojme peshkun ton te cilit i kemi hequr vajin e tepert, kastravecin turshi te prere shume holle, qepen, specin e kuq, majonezen, mustarden, pak piper, pak sherebel dhe e perziejme shume mire derisa te formohet nje perberje homogjene.

Mbushim gjysmat e te bardhave te vezeve me masen e perftuar dhe i sperkasim me pak spec te kuq te embel.

Foto nga: http://cookingwhims.com/

Omëletë me kungulleshka në furrë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Omelete me kungulleshka ne furre

Ne keto dite te nxehta vere, si thoni sikur te pregatisim nje omelete ne furre dhe ta shijojme ne temperature ambjenti bashke me nje sallate te fresket?

Perberesit

  • 6 veze mesatare
  • 4-5 kungulleshka (varet nga madhesia e tyre, afersisht 400gr)
  • 1 qepe e njome e vogel
  • 4 luge qumesht
  • 3 luge plot djath kaçkavall te grire
  • 2 luge galete
  • 150gr djath te bardhe
  • 1 tufe majdanoz
  • vaj ulliri
  • gjalp
  • kripe
  • piper
  • 4 feta buke te thekur per ta shoqeruar

Lajme dhe pastrojme kungulleshkat (pa i qeruar), i ndajme ne 4 pjese ne menyre gjatesore dhe i presim ne kubik.

Ne nje tigan kaverdisim lehte ne vaj ulliri qepen e grire holle derisa te behet transparente, shtojme kungulleshkat dhe vazhdojme gatimin duke i perziere shpesh. I rregulloje me kripe, piper dhe i gatuajme per rreth 10 minuta derisa te zbuten. Shtojme majdanozin e gire dhe fikim zjarrin.

Ne nje ene, rrahim vezet me qumeshtin, djathin kaçkavall, kripe, piper duke shtuar se fundi edhe kungulleshkat.

Lyejme me pak gjalp dhe galete nje tave te rrumbullaket (me diameter 24-26cm) dhe hedhim ne te perberjen me veze dhe kungulleshka.  Siper shtojme edhe djathin e bardhe te therrmuar dhe e pjekim te gjithen ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta.

E heqim nga furra, e leme disa minuta ne menyre qe masa te mpikset dhe e kthejme nga ana tjeter mbi nje pjate te ceket. E presim ne feta, e sperkasim me pak piper te zi dhe e dekorojme me disa gjethe majdanozi. E shoqerojme me feta buke te thekura.

Krem karamel me mollë

Krem karamel me molle Kremi karamel me molle, eshte nje embelsire shume e veçante e cila shoqeron me se miri si menute me baze mishi, ashtu dhe ato me baze peshku.

Perberesit per 6 persona

  • 500ml qumesht me yndyre te plote 3.5%
  • 250gr sheqer
  • 2 veze te plota + 3 te verdha
  • 1 molle e verdhe e tipit Golden
  • 10gr gjalp
  • 4-5 luge vere te bardhe
  • 1 pako te vogel vanilje

Qerojme mollen, e presim ne kubik te vegjel me madhesi rreth 1cm dhe e kaverdisim ne tiganin ku kemi shkrire gjalpin. E lagim me veren e bardhe, me 2 luge sheqer dhe e gatuajme per rreth 2 minuta ne zjarr te larte duke e perziere shpesh derisa i gjithe lengu qe leshon molla te kete avulluar.

Ne nje tenxhere, vendosim te ngrohen qumeshtin me vaniljen, por pa arritur piken e vlimit.

Ne nje ene te madhe, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet (e plota dhe te verdhat) bashke me gjysmen e sheqerit derisa perberja e perftuar te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur. Shtojme dalengadale qumeshtin e ngrohte me vaniljen duke  e perziere shpesh derisa te perftojme nje perberje homogjene. Ne kete moment, shtojme edhe mollet e karamelizuara dhe e perziejme.

Ne nje tigan, vendosim sheqerin e mbetur me dy luge uje te cilat i perziejme shpesh derisa te formohet nje karamel pa kokerriza. E hedhim ne nje forme gjatesore ose rrethore (psh formen per plumcake ose nje forme te rrumbullaket) duke lyer te gjitha anet e formes me karamelin. Shtojme ne forme edhe perberjen me molle te karamelizuara dhe e pjekim krem karamelin ne furre te parangrohur ne 160°C ne banjomari (pra, te vendosu brenda ne nje tave tjeter me uje) per 50-60 minuta derisa te jete mpiksur. E leme te ftohet plotesisht, e nxjerrim nga forma dhe e sherbejme te prere ne feta.

Rolè omëlete me kungulleshka dhe domate të thata

Nje recete e denje per te qene ne mes te tavolines suaj per festat e fundvitit, por jo vetem! Mund ta servirni gjithashtu ne nje darke mes miqsh, apo ne nje bufè. Perberesit …per omeletat

  • 12 veze mesatare
  • 30gr gjalp
  • 3-4 luge qumesht
  • 6 kungulleshka te vogla
  • 150gr domate te thata nen vaj
  • pak borzilok
  • kripe
  • piper

…per salcen

  • 2 luge kaperi
  • 2 luge vaj ulliri
  • 1 tufe majdanoz
  • lengun e 1 limoni

Pregatisim si fillim omeletat me veze duke perziere ne nje ene vezet me qumeshtin, pak kripe, piper dhe borzilok. Ne nje tigan te madh me diameter rreth 30cm, shkrijme 1/3 e gjalpit dhe hedhim 1/3 e perberjes me veze, e cila pasi eshte gatuar nga njera ane, e kthejme me kujdes nga ana tjeter (nese nuk jeni ekspert, mund ta ktheni me ndihmen e nje pjate). Ne te njejten menyre gatuajme edhe 2 omeletat e tjera dhe i leme menjane nderkohe qe pregatisim mbushjen:

Presim kungulleshkat ne feta te holla dhe i pjekim ne zgare per rreth 10 minuta (ose mund ti zjeni ne uje te kripur per 2 minuta). Vendosim njeren omelete mbi nje leter celofoni, e mbulojme me kungulleshkat e pjekura dhe siper tyre vendosim domatet e thata te prera ne shirita te holle. E rrotullojme omeleten rreth vetes dhe e mbeshtjellim me letren e celofonit. Ne te njejten menyre veprojme edhe me omeletat e tjera. I vendosim ne frigorifer per rreth 1 ore, eleminojme letren transparente dhe i presim ne copeza rreth 2cm. I sherbejme duke vendosur nje kruajtse dhembesh ne secilen prej tyre.

Pregatisim salcen me te cilen do ti shoqerojme duke kaluar ne mikser majdanozin, kaperit, vajin e ullirit dhe lengun e limonit derisa te formohet nje mase homogjene. I rendisim bukur rolète ne nje pjatance te madhe dhe ne mes vendosim nje tas te vogel me salcen e pregatitur.

Variante te tjera mbushje mund te jene:

  • spinaq i ziere, djath me shije delikate (cheddar apo emmental), pançete te pjekur ne grile
  • proshute e pjekur, djath qe shkrin
  • rukola, djath kremoz (te tipit filadelfia), proshute e pjekur

Vezë të ngjyrosura në mënyrë natyrale

Te ngjyrosesh vezet e Pashkeve me perberes te thjeshte dhe plotesisht natyral pa shtuar perberes kimik, nuk eshte e veshtire. Pervec ngjyres se kuqe, mund te zgjedhim cfare ngjyre te duam duke ndjekur keshillat ne vijim.
Perberesit qe nevojiten

  • veze
  • perime/fruta/ereza
  • uthull e bardhe vere

Ndiqni me kujdes hapat e meposhtem:
Hapi i pare: Pregatisim vezet per ngjyrosje
Per tu ngrene: Vezet zien plotesisht bashke me ngjyruesin.

Per zbukurim: Hapim me majen e nje gjilpere dy vrima ne dy skajet e vezes (nje me te madhe dhe tjetren me te vogel) dhe fryjme fort tek njera vrime ne menyre qe veza te boshatiset. Brendesine e saj mund ta perdorim per te pregatitur omlete apo ne receta te tjera te ndryshme. E “shplajme” brendesine e vezes ne menyre qe te mos vije ere me nje shiringe te mbushur me uje dhe uthull. E leme te thahet ne temperature ambjenti.
Hapi i dyte: Pregatisim ngjyrat per ngjyrosje
Disa alternativa te ngjyrave qe mund te perdorim jane:

E kuqe: panxhar sheqeri, leng shege, boronica te kuqe, qershi, manaferra te kuqe

Portokalli: karrota, lekura portokalli te ziera

E verdhe: lekura limoni te ziera, shafran i ziere, lekura molle te verdhe te ziera

E gjelber: spinaq te ziere te fresket apo te ngrire

Blu: gjethe te lakres se kuqe te ziera, boronica

Vjollce: vere e kuqe, lekura qepe te kuqe te ziera, lengun e rrushit te kuq

Kafe: kafe e forte