Kek me çokollatë të zezë dhe arrë kokosi

  • Racione: 8-10 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
kek me cokollate te zeze dhe arre kokosi1

Veshtire te gjeni nje kombinim me perfekt se ai i çokollates se zeze me arren e kokosit. Dhe veshtire te gjeni nje embelsire qe pregatitet ne vetem 10 minuta! Keku qe do tju propozojme sot eshte ideal per çdo moment te dites, por sidomos per mengjet e fundjaves atehere kur kemi deshire per diçka ndryshe nga ditet e tjera. Eshte i bute ne brendesi dhe krokant ne siperfaqe, gje qe vjen si pasoje e çokollates me te cilen eshte lyer.

Perberesit

  • 200gr miell 00
  • 100gr kakao pluhur pa sheqer
  • 150gr sheqer
  • 50gr arre kokosi te grire
  • 3 veze ne temperature ambjenti
  • 250ml qumesht
  • 50ml vaj farash (luledielli, misri etj)
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira

..per lyerje

  • 150gr çokollate te zeze
  • arre kokosi te grire

Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim shume mire vezet me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze. Shtojme vajin dhe qumeshtin dhe vazhdojme perzierjen.

Ne nje tas, perziejme perberesit e thate duke i situr nje nga nje: miellin, kakaon, pluhurin pjekes dhe se fundi shtojme arren e kokosit te grire. Ja shtojme kete perzierje mases se mesiperme dhe vazhdojme rrahjen derisa te kemi perftuar nje brume homogjen.

Lyejme me vaj dhe pak miell nje forme per kek dhe hedhim ne te brumin duke e niveluar mire me ndihmen e nje spatule. E pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per rreth 40 minuta. E nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet brenda formes.

Nderkohe shkrijme çokollaten ne banjomari, ose ne nje tenxhere te vogel ne zjarr shume te ulet duke e perziere shpesh derisa te behet kremoze. Nxjerrim kekun nga forma dhe e lyejme me çokollaten e zeze. E sperkasim siper me arre kokosi te grire dhe e sherbejme te prere ne feta.

Reklama

Pite e mbushur me fileto pule

  • Racione: 1 person
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

pite e mbushur me fileto pule2

Nese deshironi nje vakt te shijshem, por nuk keni shume deshire te gatuani, pitet e mbushura jane pikerisht ato qe ju duhen! Mund ta mbushni brenda me çfare te deshironi, por e rendesishme eshte te kene: nje perberje kremoze (djathe i shkrire apo majoneze), nje proteine (mish pule, viçi, peshk, veze), nje sallate (jeshile, rukola, spinaq) dhe pak zarzavate te gjalla (domate, kastraveca, finok, avokado) te cilat e bejne me krokante. Me poshte, po ju propozoj variantin tim:

pite e mbushur me fileto pule1

Perberesit

  • 1 pite gruri e gatshme (piadina, tortija etj)
  • majoneze
  • rukola
  • 1 fileto pule e pjekur/skuqur, e prere ne copa te vogla
  • 1/4 avokado, e prere ne copa te vogla
  • 1 domate e thare, e prere holle
  • pak finok, i prere holle

E vendosim piten ne tavolinen e punes dhe e lyejme me pak majoneze. Hedhim rukola ne te gjithe siperfaqen e saj, me pas shtojme me rradhe perberesit e tjere: copezat e filetos se pules, te avokados, domates se thare dhe finokut. E rrotullojme mire, e ndajme ne dy pjese dhe e sherbejme.

*Keshille: Nese doni ta pregatisni vete piten, ndiqni receten tone duke klikuar ketu.

Kek me portokall dhe feta portokalli të karamelizuara

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

kek me portokall

Ky kek me portokall eshte shume i bute, me nje arome fantastike agrumesh e cila vjen si rezultat i perdorimit te lengut dhe lekures se portokallit. Mund te zbukurohet sipas deshires me sheqer pluhur, me ganash çokollate te zeze, apo me feta portokalli te karamelizuara si me poshte.

Perberesit per nje forme keku

  • 200gr miell 00
  • 50gr niseshte patatesh ose misri
  • 150gr sheqer
  • 80ml vaj misri
  • 150ml leng portokalli
  • 2 veze
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira (me vanilje ose jo)
  • lekuren e grire te dy portokalleve

…per fetat e portokallit te karamelizuara

  • 6 feta portokalli
  • 1 filxhan kafe sheqer
  • 2 filxhan kafe uje

Rrahim vezet me sheqerin derisa perberja te rezultoje kremoze dhe ta rrise vellimin. Shtojme vajin e misrit, lekuren dhe lengun e portokallit, miellin, niseshten dhe pluhurin pjekes per embelsira duke i perziere shume mire.

Lyejme me vaj dhe pak miell nje forme per kek (une kam zgjedhur te perdor formen per plumcake me gjatesi 26cm), hedhim ne te brumin dhe e nivelojme mire me ndihmen e nje spatule silikoni. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C  per 35 minuta, duke bere gjithesesi proven e pirunit per te pare nese eshte pjekur edhe brenda. E leme te ftohet paksa ne temperature ambjenti dhe e nxjerrim nga forma duke e vendosur bukur ne nje pjate.

Nderkohe qe keku ftohet, pregatisim fetat e portokallit te karamelizuara. Vendosim ne nje tigan fetat e portokallit, i sperkasim me sheqer, shtojme ujin dhe i leme te ziejne ne sherbet per rreth 5 minuta duke i kthyer nga ana tjeter. I vendosim bukur siper kekut dhe e sherbejme te prere ne feta.

Supë krem me thjerrëza

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe krem me thjerreza

Supat krem jane ideale per stinen e ftohte te dimrit, shoqeruar me pak buke te thekur dhe vaj ulliri ne siperfaqe. Kjo eshte nje nga ato receta qe te ngrohin zemren dhe te bejne te ndihesh ne shtepi. Thjerrezat, perveçse shume te pasura me hekur dhe mjaft te shendetshme, jane ushqimi ideal edhe per femijet pasi treten shume lehte. Filloni ti mesoni edhe bebat me ushqimet qe ha e gjithe familja, duke nisur nga muaji i 8 i jetes. Perpara se ti shtoni supes kripen, hiqni nje apo dy garuzhde, kalojeni ne site ne menyre qe te eleminoni lekuren e thjerrezave dhe jepjani  bebit te sperkatur me pak vaj ulliri.

Perberesit

  • 250gr thjerreza te thata
  • 1 qepe e kuqe
  • 1 dege selino
  • 1 karrote
  • 1 patate e embel (ose patate normale)
  • 1 spec i kuq
  • 2 gjethe dafine
  • nje maje luge pluhur kerri
  • vaj ulliri
  • kripe
  • per servirje: krem pana, buke te thekur

Vendosim ne zjarr nje tenxhere me 1.5l uje. Shtojme thjerrezat e thata dhe te gjitha perimet e prera ne menyre te çrregullt: qepen e kuqe, selinone, karroten, specin e kuq dhe pataten e embel. Shtojme ne fund edhe gjethet e dafines dhe i ziejme ne zjarr te ngadalte per rreth 40 minuta.

E kalojme supen ne mikser derisa te perftojme nje krem homogjen dhe e veme serisht ne zjarr. Shtojme kripe, vaj ulliri, kerri dhe vazhdojme gatimin edhe per 2 apo 3 minuta. E ndajme neper tasa dhe e sherbejme te ngrohte shoqeruar me krem pana dhe buke te thekur.

Takos të shpejtë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

takos te shpejte

Nese ju pelqen kuzhina meksikane apo ajo tex-mex, mos e lini pa provuar kete recete te shijshme dhe shume te thjesht per tu pregatitur. Tako (taco) eshte nje pjate tipike meksikane e perbere nga nje lloj pite misri e cila mund te jete krokante ose e bute (soft shell/hard shell). Ndryshe nga tortija (tortilla) e cila ka nje dimension me te madh, tako eshte me vogel ne diameter, afersisht 20cm. Mbushja mund te behet me mish, pule, peshk, fruta deti apo vegjetariane. Zgjidhni perberesit qe i pershtateten me se miri shijes se familjes suaj. Me poshte po ju tregoj variantin tim:

Perberesit per 10 takos

  • 10 pite misri te forta
  • 500gr salçiçe e fresket puljeze (mund te perdorni edhe salçiçe normale, mjafton te jete e fresket)
  • 3 luge gjelle salce domatesh
  • piper i zi i sapobluar
  • spec i kuq i embel (paprika)
  • spec i kuq djeges

..per salcen me avokado (guakamole)

  • 1 avokado e pjekur mire (e bute)
  • 5 domate qershize, te prera holle
  • 1 qepe e njome, e prere holle
  • lengun e 1/2 limoni jeshil
  • 1/2 tufe majdanoz (nese gjeni koriander akoma me mire), e grire imet
  • vaj ulliri

…per salcen me kos

  • 3 luge gjelle salce kosi
  • 1 luge gjelle kos
  • lekuren e 1 limoni jeshil te grire

Pregatisim perberjen me salçiçe duke eleminuar lekuren e holle qe i rrethon dhe duke i ndare ne copa te vogla. I vendosim ne tigan ne zjarr te larte pa vaj dhe fillojme ti shtypim me dhembet e nje piruni derisa te ndryshojne ngjyre, te leshojne yndyren e tyre dhe te skuqen. Shtojme salcen e domateve, specin e kuq djeges, specin e kuq te embel, piperin e zi dhe i heqim nga zjarri duke i vendosur ne nje tas.

Pregatisim salcen me avokado: shtypim avokadon me dhembet e nje piruni, shtojme domatet qershize, qepen e njome, lengun e limonit jeshil, majdanozin dhe pak vaj ulliri duke i perziere shume mire.

Pregatisim salcen me kos: perziejme ne nje ene salcen e kosit me kosin dhe lekuren e limonit jeshil.

Marrim pitet e misrit te gatshme dhe i mbushim ne fillim e nje luge gjelle salçiçe, nje luge çaji salce me avokado dhe pak salce me kos.

Biskota me mollë

  • Racione: 8-10 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

Nese ju pelqen shija e molleve neper embelsira, atehere me siguri do tju pelqejne edhe keto biskota te shijshme me copeza molle ne brendesi.

Perberesit per rreth 20 biskota

  • 250gr miell 00, i situr
  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 100gr sheqer kaf + per sperkatje
  • 1 veze
  • 1 molle e verdhe (Golden)
  • 1 luge kafe xhinxher pluhur
  • 1 luge çaji pluhur pjekes per embelsira
  • lengun e 1 limoni te shtrydhur

Qerojme mollen, e presim ne kubik te vegjel, e sperkasim me leng limoni ne menyre qe te mos nxihet dhe e leme menjane.

Rrahim gjalpin me sheqerin kaf derisa te formohet nje perberje kremoze, shtojme vezen dhe vazhdojme rrahjen te cilen mund ta bejme me dore ose me ndihmen e nje mikseri elektrik. Shtojme miellin, pluhurin pjekes, xhinxherin dhe copezat e molles duke e perziere shume mire brumin.

Shkepusim copeza brumi, i japim forme sferike me dore dhe i vendosim njera pas tjetres ne nje tave te shtruar me leter furre. I shtypim lehtesisht me dore, i sperkasim me pak sheqer kaf ne siperfaqe dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20 minuta, apo derisa te kene marre ngjyre te arte ne siperfaqe. I leme te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti perpara se ti konsumojme.

Foto nga: https://www.afarmgirlsdabbles.com

Kek me kos

  • Racione: 35 minuta
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Keku me kos eshte nje embelsire shume e bute dhe me shije mjaft delikate i cili pregatitet ne pak kohe. Ne vend te gjalpit kemi perdorur vaj farash (konkretisht vaj misri) i cili e ben akoma me te bute brumin. Mund ta sperkasim siper me sheqer pluhur, ose ta ndajme ne dy pjese horizontalisht dhe ta mbushim me reçel, krem, çokollate etj. Gjithashtu ne vend te kosit natyral, mund te perdorim ate me shije frutash, kafe apo limoni.

Perberesit per nje tave te rrumbullaket me diameter 26cm

  • 200gr miell 00, i situr
  • 100gr niseshte misri ose patatesh (nese nuk e keni, hidhni 300gr miell 00)
  • 250gr kos natyral
  • 150gr sheqer
  • 100ml vaj misri (ose luledielli, soje etj)
  • 3 veze ne temperature ambjenti
  • lekuren e grire te 1 limoni
  • 1 pako e vogel fryres brumi per embelsira, e situr
  • sheqer pluhur per sperkatje

Me ndihmen e nje rrahesi elektrik, rrahim per 5 minuta vezet me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze. Shtojme dalengadale vajin e misrit, kosin duke vazhduar rrahjen. Shtojme miellin, niseshten, lekuren e limonit dhe pluhurin pjekes duke e perziere brumin me spatul kuzhine ose luge druri.

Lyejme me vaj dhe miell nje tave te rrumbullaket me diameter 26cm, hedhim ne te brumin dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 35 minuta. E leme per rreth 10 minuta kekun brenda ne formen e tij, me pas e nxjerrim dhe e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti.

E sperkasim ne siperfaqe me sheqer pluhur.

Foto nga: http://www.joyofbaking.com

Kek me dardha pa yndyrë

Kek me dardha pa yndyrë

Kete recete e pashe ne nje nga programet televizive te Benedetta Parodi-t e cila me fare pak perberes dhe ne vetem 5 minuta, pregatiti brumin e nje keku te lehte, e per me teper pa shtuar fare yndyre (vaj apo gjalp). Ky eshte keku me i shendetshem qe une kam pregatitur ndonjehere, i vetmi qe nuk me ben te ndihem ne faj pasi kam konsumuar nje fete… ose mbase dy!

Perberesit per nje tave me diameter 24cm

  • 200gr miell 00
  • 80gr sheqer
  • 1 filxhan çaji kos natyral
  • 2 veze
  • 3 dardha te buta, te prera ne copa te vogla
  • 1/2 pako fryres brumi per embelsira
  • sheqer pluhur per sperkatje

Ne nje ene, rrahim vezet me sheqerin derisa perberja te rezultoje kremoze. Shtojme kosin, miellin, fryresin e brumit dhe i perziejme mire. Shtojme ne fund dardhat ne copa dhe vazhdojme akoma perzierjen derisa brumi te rezultoje homogjen.

Lyejme nje tave te rrubullaket me pak gjalp dhe miell, hedhim ne te brumin e kekut dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 25-30 minuta.

E sperkasim ne siperfaqe me sheqer pluhur dhe e sherbejme te vaket ose ne temperature ambjenti.

Foto dhe receta nga: http://benedettaparodiblog.corriere.it

Gjuhë viçi me salcë majoneze

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Gjuha e viçit eshte nje nga pjeset me te mira, karakteristike e se ciles eshte mishi i bute dhe me shije delikate. Mesoni si ta pregatisni sipas recetes sone dhe do te kthehet ne nje nga pjatat e preferuara te te gjithe familjes.

Perberesit

  • 700gr gjuhe viçi
  • 1 karrote
  • 1 dege selino
  • 1 qepe mesatare
  • 1 tufe majdanoz
  • 1 domate e vogel
  • 1 karafil
  • kripe

…per salcen me majoneze

  • 3 luge gjelle gjalp ne temperature ambjenti
  • 2 luge gjelle majoneze
  • 1 luge gjelle uthull
  • 2 veze te ziera
  • 2 kastraveca te vegjel turshi, te prere holle
  • kripe

Vendosim ne zjarr dy tenxhere me nga 2 liter uje te ftohte ne secilen. Ne njeren, shtojme te gjitha perimet e qeruara dhe te pastruara: karroten, selinon, majdanozin, domaten, qepen, karafilin dhe 1 luge gjelle kripe.Tjetren e leme vetem me uje.

E pervlojme gjuhen ne tenxheren me ujin pa perimet per 5 minuta, e nxjerrim prej andej dhe e leme te ftohet. E qerojme dhe e vendosim ne tenxheren ku po ziejne perimet duke e gatuar per 1 ore e gjysme.

Nderkohe pregatisim salcen me baze majoneze: perziejme gjalpin me majonezen, shtojme uthullen, te verdhat e vezeve te therrmuara me dore, kastravecat turshi, te bardhat e vezeve te prera holle, kripe dhe i perziejme te gjitha bashke derisa te formojme nje salce homogjene.

E heqim gjuhen e viçit nga uji i zierjes, e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti dhe e presim ne feta. E shoqerojme me salcen me majoneze.

*Keshille: Mos e hidhni ujin ku keni ziere gjuhen: mund ta perdorni per te bere supe apo pilaf ne vend te lengut te mishit.