Qofte me mish të grirë në salcë domatesh

Keto qofte ne salce domatesh mund te sherbejne si nje pjate e dyte teper e shijshme, por edhe si salce per lloje te ndryshme makaronash, sidomos ato te furres.
Perberesit per rreth 25 qofte

  • 500gr mish te grire
  • 100gr tul buke
  • 3 veze
  • 100gr djathe kackavall te grire
  • 1 thelpi hudher
  • 2 luge majdanoz te grire
  • kripe
  • pak arre moskat
  • piper sipas deshires

Per salcen e domateve

  • 1l salce domatesh
  • 2 thelpinj hudher
  • 4-5 gjethe borzilok

Therrmojme tulin e bukes me dore apo me ndihmen e nje mikseri. Ne nje ene te thelle vendosim mishin e grire, tulin e bukes (te palagur), vezet, majdanozin, djathin kackavall te grire, kripen, piperin, arren moskat dhe hudhren e shtypur.

I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te formojme nje mase homogjene te cilen do t’a leme te pushoje per rreth 1 ore ne nje vend te fresket (psh ne frigorifer).

Me duar te lagura me uje ose me vaj formojme disa sfera te vogla sa nje arre dhe i vendosim ne nje pjate te ceket njera pas tjetres.

Nderkohe ne nje tigan te thelle hedhim 3 luge vaj ne te cilin skuqim thelpinjt e hudhres te shtypur derisa te marrin ngjyre te arte, i heqim nga vaji dhe shtojme salcen e domateve; sa te filloje zierjen hedhim pak kripe dhe shtojme pak nga pak qoftet e vogla duke patur kujdes te mos ngjiten.

I leme te ziejne per 20 minuta ne zjarr te avashem dhe 5 minuta perpara se t’i heqim nga zjarri, shtojme gjethet e borzilokut. I servirim qoftet akoma te ngrohta apo i perdorim si salce per makaronat.

*Keshille: Nqs deshironi, mund t’i skuqni qoftet e vogla ne vaj dhe me pas t’i hidhni ne salcen e domateve. Gjithashtu mund ta pregatisni ju vete salcen e domateve te fresket, sipas recetes tone qe do ta gjeni

Krem gjalpi

Krem gjalpii

Kremi i gjalpit eshte mjaft i perdorur per mbushjen apo zbukurimin e tortave te ndryshme. Duke qene se eshte pak i rende per organizmin, keshillohet te perzihet me Krem marenge apo me Krem pastiçerie. Gjithashtu duhet patur kujdes qe raporti i sheqerit dhe gjalpit te jete gjithmone 1:2, pasi nqs i hedhim me shume gjalp ose sheqer seç duhet, prishet struktura e kremit dhe ky i fundit behet i paqendrueshem.

Perberesit per te mbushur nje torte me diameter 23cm

  • 250gr gjalp i nje cilesie shume te mire, ne temperature ambjenti
  • 500gr sheqer pluhur, i situr
  • 2-4 luge qumesht
  • 1 luge te vogel vanilje pluhur

Ne nje tas te madh, rrahim gjalpin e zbutur me ndihmen e nje mikseri elektrik ose nje luge druri derisa te behet kremoz. Shtojme gjysmen e sheqerit pluhur dhe vazhdojme rrahjen derisa te zbutet akoma me shume.

Shtojme gjysmen tjeter te sheqerit, 2 luge qumesht dhe vazhdojme perzierjen derisa te kemi arritur trashesine e deshiruar. Nese kremi rezulton shume i lengshem, shtojme akoma edhe pak sheqer pluhur, apo nese rezulton shume i trashe, shtojme akoma edhe pak qumesht. Shtojme se fundi edhe vaniljen duke e perziere mire, e mbulojme tasin me leter celofoni dhe e ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite. Perpara se ta perdorim, e leme ne temperature ambjenti per disa ore dhe e rrahim per pak sekonda me mikser elektrik per ti rikthyer butesine.

Krem pastiçerie klasik

Krem pasticerie klasik

Kremi i pastiçerise eshte nje nga kremerat me te perdorur per emblesira te tilla si myfle, pastashu, binjè etj. Duke qene se nuk e ruan formen e tij, eshte mire te bashkohet me nje krem me te qendrueshem (psh Krem gjalpi) ne menyre qe te formohen zbukurime te ndryshme mbi torta. Sekreti per te perftuar nje krem perfekt qendron ne hedhjen dalengadale te perberjes me sheqer, veze dhe miell ne qumeshtin e ngrohte dhe e gjithe masa vendoset ne zjarr te avashem duke u perziere shpesh.

Perberesit per 500gr krem pastiçerie

  • 500ml qumesht me yndyre te plote (2 gota mesatare)
  • 2 luge plot miell ose niseshte
  • 6 luge plot sheqer
  • 6 te verdha vezesh
  • aroma: vanilje/lekure limoni/lekure portokalli

Fillimisht, vendosim qumeshtin per t’u ngrohur ne zjarr te moderuar pervec nje gote e cila do te na nevojitet ne nje faze te mevonshme. E leme disa minuta mbi zjarr dhe me pas e heqim duke shtuar aromen e vaniljes apo aroma te tjera.

Ne nje ene (joalumini) rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin me ndihmen e nje mikseri, shtojme miellin, qumeshtin e ftohte qe kemi hequr menjane dhe vazhdojme rrahjen. Kete mase te perftuar ia shtojme qumeshtit te ngrohte ne tenxhere duke vazhduar rrahjen me mikser edhe per disa çaste.(Kujdes! Nese qumeshti nuk eshte i ngrohte, e vendosim perseri ne zjarr.)

Vendosim ne zjarr te avashem te gjithe perberjen duke e perziere here pas here me ndihmen e nje piruni apo teli per rrahje dhe e leme per pak minuta derisa masa te trashet dhe te mos jene formuar kokrriza. E heqim nga zjarri dhe e leme kremin te ftohet duke e perziere here pas here.

*Keshille: Nqs perdorni lekuren e limonit apo te portokallit per te aromatizuar kremin, vendoseni kete te fundit kur qumeshti eshte akoma i ftohte (ne fillim) dhe hiqeni kur ai te jete i vaket (ne fund).

Nqs doni te evitoni formimin e nje “shtrese” ne siperfaqen e kremit kur ky ftohet, mbulojeni me nje leter celofoni apo me nje pecete te lagur apo hidhni pak gjalp ne siperfaqe.

Per Kremin e Pastiçerise te lehte (pa veze), klikoni ketu.

Foto nga: http://www.djfoodie.com

Salcë e freskët me domate dhe borzilok

Salce domatesh me borzilokSalcae fresket me domate dhe borzilok eshte nje nga salcat me te njohura te kuzhines mesdhetare e cila sherben per te shoqeruar lloje te ndryshme makaronash, por mund te perdoret edhe ne shume gatime te tjera. Akoma me e shijshme behet nese pregatitet ne periudhen korrik-gusht, atehere kur edhe domatet jane me te pjekura dhe me nje arome me te kendeshme. Por, duhet patur kujdes gjate zgjedhjes se tyre: shume te fresketa, shume te pjekura, jo te forta dhe pa njolla ne siperfaqe.
Perberesit

  • 1.2kg domate te rrumbullakta
  • 3 luge vaj ulliri
  • 8 gjethe borzilok
  • kripe

Ne momentin e blerjes se domateve qe do te perdorim per te pregatitur salcen, duhet te kemi kujdes te eleminojme ato qe jane te shtypura apo me njolla ne siperfaqe; domatet duhet te jene teper te pastra, te forta dhe mjaft te pjekura.

Lajme mire domatet, i thajme dhe i ndajme pergjysem. Heqim pjesen e kocanit dhe e shtrydhim te gjithe lengun ne nje ene duke eleminuar plotesisht edhe farat (kjo pjese nuk na nevojitet per pregatitjen e salces tone).

Tulin e domateve te mbetura e vendosim ne nje tenxhere inoksi ne zjarr te avashem mbuluar me kapak. I leme domatet te gatuhen duke i perziere here pas here derisa te zbuten plotesisht.

Ne kete moment, i kalojme ne nje site me vrima jo shume te vogla dhe lengun e perftuar e vendosim te trashet ne zjarr te forte. I shtojme salces kripe dhe vaj ulliri derisa te arrije trashesine e deshiruar, e heqim nga zjarri dhe shtojme gjethet e borzilokut te pandara apo te prera ne copa te medha.

*Keshille: Nese domatet nuk jane shume te shijshme, mund ti shtojme salces qepe dhe hudhra te grira e te kaverdisura per pak minuta ne vaj ulliri.

Qofte me mish të grirë

qofte me mish te grire

Qoftet me mish te grire nuk mungojne ne asnje tavoline dhe mund te sherbejne si antipaste, apo si pjate e dyte e ngrohte (por edhe te ftohta) per shkak te  prakticitetit te tyre per t’u transportuar lehte dhe per t’u shijuar edhe gjate nje udhetimi apo pik-niku.

Perberesit per rreth 17 qofte

  • 500gr mish te grire
  • 250gr buke te thare
  • 150gr djath kackavall te grire
  • 2 veze te medha
  • 1 thelpi hudher
  • 3 luge te vogla majdanoz
  • pak arre moskat
  • kripe
  • piper sipas deshires

Si fillim, lagim buken e thare me pak uje, me pas e shtrydhim, e therrmojme me duar dhe e vendosim ne nje ene te thelle. Shtojme mishin e grire, dy vezet, djathin kackavall te grire, majdanozin e grire, hudhren e shtypur, arren moskat, piperin dhe kripen.

I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te perftojme nje mase homogjene, te bute dhe kompakte (nqs masa rezulton teper e thate, shtojme edhe nje veze tjeter).

Marrim me duar nje pjese nga brumi me te cilin formojme sfera me madhesi mesatare (apo cfare forme tjeter qe deshirojme) dhe i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin nje ngjyre te kuqerremte ne siperfaqe.

I heqim nga zjarri dhe i vendosim mbi nje pjate te shtruar me letra kuzhine per t’i thithur vajin e tepert. I servirim te ngro

Tortë me karrota (Carrot Cake)

torte me karrotaTorta me karrota-Carrot Cake (recete tipike angleze) eshte nje nga embelsirat klasike te cilen nuk mund te mos e provoni nqs shkoni ne Angli (praktikisht e gjeni ne cdo bar londinez). Ngjyra kafe i detyrohet pikerisht sheqerit te kanes i cili i jep tortes nje shije vertete te vecante. Per kete torte egizstojne receta nga me te ndryshmet, por ne po iu propozojme nje nga keto; mund ta shoqeroni me nje gote caj limoni te ftohte me pak sheqer.
Perberesit per nje torte mesatare

  • 300gr miell
  • 350gr sheqer kane (ose sheqer normal ne pamundesi te tij)
  • 450gr karrota te grira
  • 350ml vaj luledielli
  • 6 veze mesatare
  • 15gr sode buke
  • 1 bustine maje birre (16gr)
  • 2 luge te vogla kanelle
  • ½ luge arre moskate
  • pak kripe

Per shtresen e jashtme (krem marenge)

  • 2 te bardha vezesh te vogla
  • 180gr sheqer pluhur

Paraprakisht nxehim furren ne 180°C. Ne nje ene vendosim sheqerin e kanes dhe vajin e lulediellit duke i perziere mire per te pakten 10 minuta me ndihmen e nje rrahesi elektrik. Gjithmone duke i rrahur shtojme vezet derisa te perftojme nje mase te fryre dhe me ngjyre te hapur.

Ne nje ene tjeter perziejme miellin, soden, majane e birres, erezat pluhur dhe ia shtojme mases se perftuar me veze dhe sheqer; i perziejme mire me luge druri derisa te perftojme nje brume homogjen dhe pa kokerriza.

Qerojme dhe grijme holle karrotat, me pas ia shtojme brumit qe kemi perftuar duke i perziere serisht me luge druri. Lyejme me gjalpe dhe me miell nje tave per torta me diameter rreth 28cm. Ne te hedhim masen e perftuar dhe e fusim ne furren e parangrohur per rreth 1 ore.

Krem marengë

Kremi marengeKremi marenge i pregatitur sipas recetes me poshte, eshte nje nga kremrat marenge me te qendrueshem. Te bardhat e vezeve “gatuhen” ne momentin qe i hidhet shurupi i nxehte i perbere nga uji dhe sheqeri, prandaj gatimi i tyre i mevonshem eshte opsional. Mund te perdoret per te bere zbukurime mbi torta, per ti lyer ne siperfaqe apo edhe per ti mbushur ato.

Perberesit

  • 4 te bardha veze ne temperature ambjenti
  • 200gr sheqer
  • lengun e 1 limoni
  • 200ml uje te ftohte

Vendosim nje tenxhere ne zjarr te ulet dhe hedhim ne te ujin me sheqerin. E perziejme shpesh me luge druri derisa sheqeri te kete shkrire plotesisht.

Rrisim zjarrin nga i ulet ne mesatar dhe e ziejme shurupin derisa te arrije temperaturen 115C (e masim me termometer kuzhine), pas afer 10 apo 15 minutash. Ne te njejten kohe, zhysim nje furce kuzhine ne uje te paster dhe “lyejme” me te pjesen e brendshme te tenxheres qe te mos lejojme kristalet e sheqerit te formohen. Kjo do te na prishte perberjen e kremit.

Ne nje tas te madh te paster, rrahim te bardhat e vezeve me ndihmen e nje mikseri me shpejtesi minimale derisa te formohet nje shkume e bute. Shtojme lengun e limonit dhe e rrisim shpejtesine e mikserit ne mesatare derisa te na formohet nje krem qe nuk bie nga tasi.

Kur shurupi te kete arritur temperaturen 121C, e hedhim gradualisht tek kremi marenge duke vazhduar rrahjen derisa kremi te arrije ne temperature ambjenti dhe te rezultoje i trashe e i shnderritshem, pas 15 apo 20 minutash.

Foto nga: http://fabatable.com/

Rolè proshute në petë sfoljat

role proshutePo iu prezantojme nje antipaste te shijshme te cilen mund ta pregatisni shume mire ne raste festash. Nese keni kohe, provoni ta beni ne shtepi salcen beshamel, perndryshe blijeni te gatshme ne kuti; keshtu do te kurseni te pakten 15 minuta.

Perberesit per 8 byrek te vegjel

Pregatisim rreth 300ml beshamel (me 300ml qumesht) sipas recetes qe do ta gjeni ketu, ose mund te perdorim ate te gatshmen. I shtojme nje te verdhe veze, djathin kackavall te grire, kripe, pak piper dhe pak arre moskat. Me kete salce te perftuar lyejme fetat e proshutes dhe i rrotullojme ne vetvete.

Ne tavolinen e punes hapim peten sfoljat dhe e ndajme ne 8 pjese te barabarta brenda se cilave vendosim rolète e proshutave. I mbyllim mire anet me ndihmen e nje piruni dhe lyejme siperfaqen e tyre me te verdhen tjeter te vezes. I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20 minuta.

Foto nga: http://www.whitegunpowder.com/

Puding me oriz (sultjash)

Puding me orizPudingu me oriz eshte pregatitur per here te pare ne Azi. Nga aty me pas receta eshte shperndare ne te gjithe boten duke shtuar apo hequr ndonje perberes dhe duke e pershtatur sipas shijeve te vet vendi. Ne shqip fjala sultjash ka ardhur nga turqishtja, Sütlaç, nje nga embelsirat tipike te ketij vendi.

Perberesit

  • 600ml qumesht
  • 70gr oriz kokerrumbullaket
  • 50gr sheqer
  • 40gr rrush te thate
  • 1 veze
  • 1 luge te vogel vanilje
  • 1/4 luge kanelle
  • pak kripe

Si fillim, veme rrushin e thate ne nje tas te vogel me uje te ngrohte nderkohe qe vazhdojme pregatitjet e meposhtme.

Vendosim ne zjarr te forte nje tenxhere me qumeshtin, orizin dhe pak kripe derisa te filloje te vloje. Me pas ulim zjarrin ne minimum dhe e perziejme masen here pas here ne menyre qe orizi te mos ngjitet, por ne te njejten kohe te zieje uniforme (normalisht nevojiten rreth 20-25 minuta).

Ne nje ene tjeter rrahim mire me ndihmen e nje mikseri vezen me sheqerin derisa perberja te zbardhet, shtojme tre luge nga orizi me qumesht qe kemi ne zjarr dhe i perziejme me luge druri per disa caste.

Kete perberje e hedhim dalengadale tek orizi me qumesht duke e perziere me kujdes dhe e leme ne kete menyre ne zjarr te avashem per 10 minuta derisa masa te trashet, por nuk duhet te lejojme qe te shkoj ne piken e vlimit. E heqim nga zjarri dhe shtojme rrushin e thate te shtrydhur nga uji i tepert, vaniljen e kanellen dhe e shperndajme neper tasa. E servirim te ngrohte ose te ftohte sperkatur me pak kanelle ne siperfaqe.

Foto nga: http://www.dishmaps.com/