Tiramisù klasike

Tiramisu klasikeTiramisù-ja eshte nje nga embelsirat italiane me te njohura ne bote. Per ta pregatitur sipas recetes tradicionale nevojiten biskota Savoiardi, kafe, kakao pluhur, sheqer, maskarpone dhe veze te fresketa. Ne kete recete nuk parashikohet perdorimi i likerit (psh rum apo marsala), sepse embelsira i dedikohej si femijeve ashtu dhe te rriturve. Ne ditet e sotme egzistojne lloje te ndryshme te Tiramisù-se si ajo me fruta pylli, me limon, me luleshtrydhe, me ananas, me kos, me banane dhe me manaferra.

Perberesit

  • 400gr biskota Savoiardi
  • 500gr krem maskarpone
  • 6 veze mesatare
  • 120gr sheqer 
  • 1 filxhan te madh kafe ekspres + 2 luge sheqer
  • 1/2 filxhani uje ose qumesht
  • kakao pluhur per te sperkatur Tiramisù-ne

E hollojme kafen ekspres me uje ose qumesht, i japim shije me 2 luge sheqer dhe e hedhim ne nje pjate te thelle per tu ftohur.

Me ndihmen e nje rrahesi elektrik, rrahim me shpejti maksimale te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit duke formuar nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur. Shtojme pak nga pak kremin maskarpone duke vazhduar rrahjen me shpejtesi minimale derisa te dy kremerat te homogjenizohen plotesisht.

Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi te jete formuar nje mase qe nuk bie nga ena i shtojme sheqerin duke e perzjere edhe per pak minuta. Kremin me te bardhat e vezeve ia shtojme te verdhave te vezeve me sheqerin dhe maskarponen; ne kete menyre kemi perftuar kremin e Tiramisù-se.

Ne taven ku do te pregatisim embelsiren (ose ne tasa te vegjel individual), hedhim 2-3 luge krem dhe e shperndajme njetrajtesisht. Zhysim biskotat Savoiardi ne kafe per maksimumi 5 sekonda dhe i rendisim njera pas tjetres. I hedhim siper gjysmen e kremit, vendosim nje tjeter shtrese biskotash dhe e perfundojme embelsiren me kremin e mbetur duke e rrafshuar siperfaqen me nje spatul kuzhine. E sperkasim ne siperfaqen me kakao te hidhur pluhur. E vendosim Tiramisu-ne ne frigorifer per minimumi 4 ore perpara se ta servirim te prere ne copa.

*Keshille: Duke qene se vezet nuk gatuhen, ato duhet te jene shume te fresketa. Per ti dhene nje shije me te vecante Tiramisù-se, i hedhim vezeve pak rum apo marsala dhe vazhdojme proceduren si me siper.

Foto nga: http://www.swide.com/

Advertisements

Petulla tigani (Pancakes ose petulla Amerikane)

pancakesPetullat Amerikane jane nje lloj petulle e servirur per mengjes sidomos ne Ameriken Veriore me nje diameter rreth 12-20cm. Receta tradicionale kerkon qe si perberes kryesore te jene gjalpi, mielli, sheqeri, qumeshti dhe vezet. Megjithate egzistojne lloje te ndryshme te cilave u shtohet edhe kanelle apo vanilje, apo perdorimi i kosit ne vend te qumeshtit. Ne pergjithesi Pankeiks-et jane te embla dhe shoqerohen me shurup panje, shurup frutash, reçel apo mjalt. Por mund te jene edhe te kripur me gjalp te shkrire, veze apo proshute.

*Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi 30 minuta perpara se te fillojme pregatitjen e recetes.

Perberesit per 12 petulla Amerikane

  • 125gr miell
  • 200ml qumesht
  • 25gr gjalp
  • 2 veze
  • 1 luge sheqer
  • pak kripe

…per shoqerim

  • shurup/ mjalt/reçel
  • sheqer pluhur
  • fruta te fresketa
  • proshute/veze

Ne nje ene perziejme miellin, copat e gjalpit ne temperature ambjenti, sheqerin dhe kripen. Shtojme ngadale te verdhat e vezeve dhe qumeshtin duke vazhduar perzierjen me nje rrahes elektrik derisa te perftohet nje krem homogjen.

Rrahim te bardhat e vezeve derisa te mos bien nga ena dhe ia shtojme mases se mesiperme duke i lene te pushojne se bashku per pak minuta.

Vendosim ne zjarr nje tigan te vogel me diameter 10/12 apo 15cm ne te cilin shkrijme copeza gjalpi. Hedhim nje garuzhde nga masa e formuar dhe e leme pak minuta ne zjarr te avashem derisa te marre ngjyre te arte duke e kthyer me pas nga ana tjeter.

Petullat e sapo hequra nga zjarri i vendosim njera siper tjetres duke i sperkatur me sheqer pluhur dhe duke i shoqeruar sipas deshire me reçel, mjalte apo shurup.

*Keshille: Ne receta te ndryshme, per ti bere petullat me te fryra i hidhet pak sode buke apo pluhur pjekes. Gjithashtu per ti shoqeruar mund te perdoret krem Nutella, pana e embel, gjalp kikiriku etj.

Foto nga: http://www.vegelicacy.com/

Kotoleta Milaneze

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Kotoleta milaneze

Kotoleta Milaneze bashke me Rizoton Milanez jane nga pjatat me te njohura ne Milano. Kjo kotolete eshte e perbere nga nje fileto mish vici me nje kocke te vogel anash, te kaluar ne galete dhe te skuqur ne gjalp, i cili ne fund hidhet mbi te. Per nje version me te lehte, per skuqje mund te perdoret gjysme vaj ulliri e gjysme gjalp dhe ne fund kotoleta shoqerohet me leng limoni te shtrydhur siper. Egzistojne dy variante per pregatitjen e saj: mund te pregatitet me feta mishi te parrahura (ne te cilat mishi qendron i bute brenda) apo me feta mishi te rrahura e cila e ben me krokante. Nje version tjeter i kotoletave, sidomos ne ditet e nxehta, eshte t’i mbulosh ato me feta domate dhe gjethe rukola.

Perberesit

  • 4 fileto mish viçi me kocke
  • 100gr miell
  • 100gr galete
  • 2 veze
  • gjalp ose vaj ulliri per skuqje
  • kripe

Per realizimin e kesaj kotolete rrahim filetot e vicit me rrahesin e mishit per t’i bere me te holla apo nese preferojme i leme te parrahura. Rrahim vezet ne nje ene dhe shtojme ne te galeten duke i perzjere mire derisa te formohet nje mase homogjene. Fillimisht kriposim filetot e viçit, i kalojme ne miell dhe me pas ne veze dhe galete.  Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe vendosim filetot per tu skuqur nga te dyja anet derisa te marrin nje ngjyre te arte. I servirim kotoletat te ngrohta duke i shoqeruar me nje racion patate furre apo te skuqur.

Foto nga: http://www.rovinginsight.org/

Spageti karbonara

Spageti karbonaraNje tjeter recete italiane, Spaghetti alla Carbonara, nje pjate Romane e cila dallohet per thjeshtesin e perberesve te saj dhe shijen mjaft te veçante. Lloji i makaronava qe preferohen me shume jane spageti, por mund te pregatitet edhe me Vermicelli, Spaghetti alla chitarra, Rigatoni etj.

Perberesit

  • 350gr makarona spageti
  • 4 te verdha vezesh
  • 150gr pançete te tymosur, te prere ne kubik
  • 2 luge vaj ulliri
  • djath i grire Pecorino Romano (apo çdo lloj tjeter djathe kaçkavall dele i grire)
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Ziejme makaronat spageti ne nje tenxhere me uje te kripur.

Nderkohe ne nje tigan skuqim pançeten me 2 luge vaj ulliri derisa te behet krokante (rreth 4 minuta). E heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Ne nje ene qelqi rrahim te verdhat e vezeve me djathin e deles, shtojme piper sipas deshires dhe ne momentin e fundit (perpara se ti bashkojme me makaronat) shtojme pançeten e skuqur.

Kullojme makaronat dhe i hedhim ne enen e qelqit duke i perzjere mire me salcen e pregatitur me siper. I servirim te ngrohta duke i sperkatur siper me pak piper te zi (sipas deshires) dhe djath dele te grire.

*Keshille: Makaronat dhe salca e pregatitur nuk duhet te bashkohen kurre mbi zjarr. Kjo per arsye se do te shkaktonte “gatimin” e vezeve dhe do ti bente te dukeshin si te skuqura.

Foto nga: http://gianni.tv/

Tavë dhèu Tiranëse

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Tave dheu tiranese

Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte tradicionale e kuzhines shqiptare e gatuar ne cdo ane te Shqiperise, por mbi te gjitha ne Tirane dhe rrethinat e saj. Tradicionalisht gatuhet dhe sherbehet ne tava balte, por nese nuk mund ti gjeni, mundet fare mire ta pregatisni ne tava porcelani.

Perberesit

  • 500gr melçi viçi e prere ne kubik (mund ta zevendesoni me copeza mish viçi)
  • 200gr gjize te kripur
  • 2 thelpinje hudhra te grira holle
  • 50gr gjalp pa kripe
  • 2 luge koncentrate domatesh
  • 2 gjethe dafine
  • rigon
  • pak spec te kuq djeges
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri

Parangrohim furre ne 180°C.

Ne nje tigan, kaverdisim melçite ne vaj ulliri derisa te zbuten dhe i leme menjane.

Shkrijme gjalpin ne zjarr mesatar, shtojme hudhrat, pak spec te kuq djeges, dafinen, dhe i perziejme derisa hudhrat te zbuten. Shtojme melçite e viçit dhe i rregullojme me rigon, kripe e piper te zi. Shtojme koncentraten e domateve, nje gote uje te ftohte dhe i perziejme te gjitha shume mire.

Kur copezat e melçise te jene zbutur, shtojme gjizen dhe e transferojme te gjithe perberjen neper tava balte.

I pjekim per 15 minuta apo derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe. E sherbejme taven e dheut me buke te thekur shoqeruar me nje gote raki.

Vezë të mbushura

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Veze alla greke

Vezet e mbushura, nje antipaste shume e shijshme dhe e lehte per t’u gatuar, pregatiten kryesisht me djathin Feta dhe mund te ruhen ne frigorifere per disa dite.  Te fresketa dhe shumengjyreshe, ato serviren ne nje pjate e cila me pare eshte shtruar me sallata te ndryshme apo ullinj grek.

Perberesit

  • 4 veze
  • 100gr djathe te bardhe
  • 4 fileto açuge
  • 1 spec te kuq te pjekur
  • 3 luge vaj ulliri
  • 2 luge majdanoz te grire
  • kripe
  • piper te bardhe sipas deshires

Vendosim per tu ziere vezet per rreth 7 minuta dhe me pas i kalojme ne uje te ftohte per te pershpejtuar ftohjen e tyre. I heqim levozhgen, i presim ne gjysme, nxjerrim te verdhen e vezes dhe e therrmojme imet me duar. Presim djathin e bardhe ne kubik te vegjel dhe te njejten gje bejme edhe me specin e kuq, majdanozin dhe filetot e açuges.

I vendosim ne nje ene te gjithe perberesit duke i perziere me kujdes dhe shtojme vajin e ullirit, piperin e bardhe dhe pak kripe (duhet te kemi parasysh qe perberja eshte vete e kripur).

Mbushim zgavrat e vezeve te ziera me masen e perftuar dhe i vendosim ne frigorifer ne nje ene me kapak per te pakten nje ore. Ne momentin e servirjes i vendosim mbi nje pjate te cilen e kemi shtruar me sallata te ndryshme apo ullinj te zinj.

*Keshille: Ne vend te specave te kuq te pjekur, mund te perdorim ato turshi duke e bere perberjen pak te tharte. Ne rast se perdorim specat nen vaj, duhet te kemi kujdes te zvogelojme sasine e vajit te ullirit!

Petulla të mbushura me djathë mocarela dhe domate

Keto petulla te mbushura, italiane per nga origjina (panceroti ose kalcone), jane faktikisht nje lloj pice e mbyllur ne vetvete ne formen e gjysme henes. Te perhapura me shume ne Italine qendrore dhe jugore dhe me origjine Puljeze, emri i tyre derivon nga fjala panza (bark), formen e se ciles marrin pasi jane skuqur. Pregatiten me brumin e zakonshem te pices dhe mbushja mund te jete e kripur (djathe mocarela dhe domate, proshute e pjekur dhe djathe, gjize dhe proshute e tymosur, sallam dhe djathe etj) apo e embel (reçel, krem pastiçerie, nutela etj).

Perberesit per 12 petulla te mbushura

…per brumin

  • 300gr miell oo
  • 20gr maja birre e fresket
  • rreth gjysme gote uje i ngrohte
  • 2 luge vaj luledielli
  • pak kripe

…per mbushjen

  • 200gr djathe mocarela (apo çdo lloj djathi qe pelqeni, mjafton mos te jete shume i ujeshem)
  • 300gr domate te pjekura mire
  • 2 luge vaj ulliri
  • disa gjethe borzilok
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Pregatitja e brumit: Hedhim miellin ne nje tas duke hapur nje grope ne mes. Shtojme pak kripe, vajin e lulediellit dhe majane e birres te tretur ne ujin e ngrohte. E punojme brumin me dore derisa te formohet nje mase homogjene dhe mund te shkeputet nga duart. Me te formojme nje sfere te madhe te cilen do ta leme te vije per rreth dy ore.

Pregatitja e mbushjes: I vendosim domatet per pak minuta ne uje te valuar ne menyre qe t’i hiqet lehte lekura. I qerojme, i heqim farat e brendshme, i presim ne copa te vogla dhe i gatuajme per pak minuta ne zjarr te forte ne nje tigan pa vaj sa te avulloj uji i tepert. I vendosim ne nje ene dhe i leme te ftohen. Pasi jane ftohur shtojme djathin mocarela te prere ne kubik te vegjel, borzilokun, vajin e ullirit, pak kripe, pak piper dhe i perziejme te gjitha bashke.

Kur brumi te jete fryre e vendosim ne tavolinen e punes dhe hapim nje pete 4-5 mm te trashe nga e cila nxjerrim shume disqe me diameter rreth 10 cm (me ndihmen e nje gote). Vendosim siper cdo disku nje luge te vogel nga mbushja e pregatitur dhe e palosim brumin duke formuar nje gjysme hene. Shtypim anet me dhembet e nje piruni apo me gishta ne menyre qe mbushja te mos dal jashte.

I leme petullat perseri te fryhen per rreth 1 ore e gjysme dhe me pas i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. I vendosim siper nje pjate ne te cilen kemi shtruar letra kuzhine per ti thithur vajin e tepert dhe i servirim te ngrohta.

Kërpudha në tigan

kerpudha te stufuaraEdhe sot, nen dilemen e dites, zgjodha te gatuaj copeza pule te pjekura krokante me garniture kerpudhash. Keto te fundit, pervecse i pershtaten shume mire stines, sherbejne edhe si shoqeruese per disa lloje pjatash sidomos ato me baze mish viçi, qengji, derri apo edhe pule. Per kete recete perdoren kerpudha te tipit porcini, por ne mungese te tyre edhe champignon jane mese te pranueshme.

Perberesit

  • 800gr kerpudha Porcini ose Champignon
  • 2 thelpinje hudhera, te shtypura
  • 5 luge vaj ulliri
  • 2 luge majdanoz te fresket te grire holle
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Me nje levizje rrotulluese ndajme kapelen e kerpudhave nga kemba, me pas me ndihmen e nje thike me maje te mprehte, pastrojme kemben nga dhèu qe mund te kete mbetur dhe te njejten gje bejme me pjesen e siperme dhe te poshtme te kapeles.

Kalojme nje pecete te lagur mbi siperfaqen e kerpudhave dhe i presim ne copa relativisht te medha.

Ne nje tigan hedhim vajin e ullirit dhe hudhrat e shtypura, shtojme kerpudhat dhe i gatuajm ne zjarr te avashem per jo me shume se 10 minuta. Disa minuta perpara se ti heqim nga zjarri i rregullojme me kripe, piper, majdanoz dhe i servirim te ngrohta.

*Keshille: Kerpudhat nuk duhen lare kurre nen uje te rrjedhshem, pasi ne kete menyre humbasin pjesen me te madhe te shijes dhe vlerave ushqyese. Por nqs ato jane vertete shume te pista me dhè, i lajme nen uje te ftohte sa me shpejt te jete e mundur per pak sekonda dhe i fshijme menjehere.

Foto nga: http://lacasapane.ro/

Bizele me pançetë në tigan

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Bizele te stufuara me pancete

Bizelet ne tigan me pançeta jane nje garniture shume te shijshme per te shoqeruar pjatat e dyta te mishit apo peshkut, te skuqurat, per te aromatizuar makaronat apo orizin etj. Gjithashtu per shkak te shijes se veçante te pançetes se tymosur jane mjaft te pelqyera edhe nga femijet.

Perberesit

  • 450gr bizele te ngrira
  • 50gr pançete e tymosur, e prere ne shirita ose kubik
  • 1 qepe e njome, e prere holle
  • 3 luge vaj ulliri
  • 200ml leng perimesh te nxehte
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Ne nje tigan te thelle, ngrohim vajin e ullirit ne zjarr mesatar, shtojme qepen e njome dhe pançeten dhe i gatuajme derisa pançeta te rezultoje krokante dhe qepa te zbutet. Shtojme bizelet dhe vazhdojme gatimin ne zjarr te ulet edhe per disa minuta.

Shtojme 200ml leng perimesh dhe i gatuajme bizelet derisa te zbuten plotesisht, duke shtuar pak uje te nxehte nese eshte e nevojshme. E rregullojme te gjithe perberjen me kripe dhe piper dhe e sherbejme te ngrohte.

*Keshille: Bizelet me pançete mund te sherbehen edhe ne temperature ambjenti apo te ftohta nqs vendosen ne nje sallate me makarona apo oriz.

Sipas deshires, mund ta zevendesojme pançeten e tymosur me proshute te pjekur dhe ne vend te piperit shtojme pak arre moskate.

Foto nga: http://whatsgabycooking.com/