Krapfen (bombolone)

Krapfen (e quajtur edhe Kraffen apo Bombolone) eshte nje embelsire tipike austriako-bavareze e cila pregatitet me shpesh gjate festes se karnavaleve. Zakonisht mbushet me krem pastiçerie, reçel kajsish, reçel kumbulle, çokollate etj. Mendohet se emri krapffen vjen nga “krafo” qe dmth e skuqur. Nje hipoteze tjeter eshte ajo ku thuhet se rreth viteve ‘600 nje pastiçere vieneze Krapf ka qene e para qe i ka krijuar.

Perberesit per 12 bombolone

  • 600gr miell
  • 2 veze
  • 1 gote qumesht
  • 2 luge sheqer
  • 2 luge gjalp ne temperature ambjenti
  • 1 luge te vogel maja birre
  • 1 bustine vanilje
  • 1 maje luge kripe
  • recel per mbushje
  • sheqer pluhur per zbukurim

Ne nje ene te thelle hedhim 2 luge sheqer, 2 luge gjalp, qumeshtin e ngrohte ne te cilin kemi tretur majen e birres, vezet e plota, vaniljen dhe pak kripe. I perziejme te gjitha bashke derisa perberesit te shkrihen tek njeri tjetri dhe pas kesaj shtojme miellin. Vazhdojme rrahjen derisa te formohet brumi relativisht i bute, por qe te shkeputet nga dora. Masen e punojme me dore ne nje siperfaqe horizontale per rreth 5 minuta (ne kete menyre bombolonet behen me te buta) dhe duke i shtuar miell nqs eshte e nevojshme. Brumin e vendosim ne nje vend te ngrohte te mbuluar me nje pecete derisa te fryhet per 1 ore-1 ore e 1/2.
Kur brumi te jete gati e vendosim ne siperfaqen horizontale te sperkatur me miell dhe formojme me te nje pete te trashe rreth 1/2 cm. Me ndihmen e nje gote (apo forme te rrumbullaket) presim 12 rrathe te cilet i leme te fryhen edhe per 1/2 ore.
Ne nje tigane hedhim mjaftueshem vaj dhe i skuqim bombolonet per 2 minuta nga secila ane derisa te kene marr nje ngjyre kafe te erret. I vendosim ne nje pjate te madhe mbuluar me letra thithese per t’i hequr vajin e tepert. Kur bombolonet te jene ftohur, me ndihmen e nje thike me maje te mprehte hapim nje zgaver ne te cilen fusim recelin me ane te nje luge te vogel. Se fundi, i sperkasim me sheqer pluhur.

Foto marre nga: http://baeckereischwarz.com/

Advertisements

Salcë Beshamel

Salca Beshamel, ose nqs duam ta therrasim ne emrin autentik “la sauce à la Bèchameil” eshte pa diskutim salca me e perdorur ne France, vendi i saj i origjines. Krijuesi ka qene markezi i Nointel, Louis De Bechamel i cili e propozoj i pari kete recete ne shekullin XVIII. Ajo mund te perdoret per ti dhene shije Lazanjave, Kanelonit, por edhe Mishit, Peshkut e Perimeve. Edhe ne recetat shqiptare kjo salce ka gjetur nje perdorim relativisht te gjere psh tek Pastiço apo Musakaja.

Perberesit per 1l salce beshamele

  • 1l qumesht me yndyre te plote
  • 4 luge miell
  • 5 luge gjalp pa kripe
  • arre moskat te grire
  • kripe

Per te pregatitur beshamelen si fillim vendosim ne zjarr te avashem gjalpin, e leme te shkrije dhe hedhim pak nga pak miellin duke e perziere perberjen ne menyre energjike per disa minuta qe te mos formohen kokerriza. Keshtu kemi perftuar ate qe francezet e quajne roux [ru].

Heqim roux nga zjarri dhe i shtojme pjese pjese qumeshtin e ngrohte duke e perziere me nje luge druri.

E vendosim perseri tiganin ne zjarr derisa salca te filloj te zieje dhe ne kete moment i hedhim pak kripe dhe pak arre moskate. E mbulojme me kapak dhe e leme te zieje ne zjarr te avashem per 10-15 minuta duke e perziere here pas here derisa te arrije trashesine e deshiruar.

*Keshille: Kur pregatisim beshamelen (sidomos nese jemi fillestar) eshte mire qe gjalpin dhe miellin te mos i perziejme mbi zjarr: mielli ka vetine te skuqet shume shpejt duke formuar kokrriza te cilat jane shume te veshtira per tu tretur. Prandaj heqim nje moment tiganin nga zjarri, shtojme miellin, e perziejme derisa te shkrihet ne gjalp dhe me pas hedhim qumeshtin duke e vendosur serisht ne zjarr te avashem.

Sipas recetes qe po pregatisim, bashke me qumeshtin mund te shtojme edhe leng perimesh nqs duam te shoqerojme keto te fundit me salce, apo ereza te ndryshme nqs duam te shoqerojme mishin ose peshkun.

Serisht sipas kerkesave te recetes kryesore, salca beshamele mund te behet me e trashe duke shtuar me shume miell apo me e holle duke shtuar me shume qumesht.

Foto nga: http://fromeverydaytogourmet.blogspot.com/

Makarona kaneloni me mish të grirë

kaneloni me mish te grireKjo pjate e pare eshte padyshim teper e shijshme dhe shume kalorike. Per kete arsye nuk gjen vend te perhershem ne tavolinen time, por nuk te le asnjehere ne balte kur behet fjale per nje dreke familjare apo mes miqsh. Mbushja tradicionale e Kaneloni eshte me mish te grire dhe gjize e spinaq (receten e se ciles do ta gjeni ketu). Megjithate mjafton pak fantazi dhe keto makarona qe per nga forma jane me antiket ne bote, u pershtaten cdo familje dhe cdo kerkese.

Perberesit per 16 kaneloni

  • 500gr mish te grire
  • 1 qepe e vogel, e grire holle
  • 1 karrote e vogel, e grire holle
  • 1/2 dege selino, e grire holle
  • 1 thelpi hudher, e grire holle
  • 400gr salce domatesh
  • 2 veze
  • 4 luge gjelle djathe grana te grire (apo djathe kaçkavall)
  • 2 luge gjelle gjalp
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • 1/2 l salce beshamele

Si fillim, ziejme kanelonit ne uje te kripur per kohen qe tregohet ne ambalazh. Menjehere pas zierjes i kalojme ne uje te ftohte dhe i leme te kullojne mbi nje pecete te paster dhe te lagur.

Pregatisim salcen beshamel sipas recetes qe do ta gjeni ketu.

Nderkohe qe makaronat ftohen, pregatisim nje salce te thjeshte. Shkrijme gjalpin ne nje tigan te thelle dhe kaverdisim ne te qepen, hudhren, selinone dhe karroten derisa te zbuten (shtojme pak uje nese eshte e nevojshme). Shtojme mishin e grire dhe e gatuajme edhe per pak minuta duke e shtypur me dhembet e nje piruni. Shtojme salcen e domateve, e rregullojme me kripe dhe piper dhe e leme menjane te ftohet pak. Se fundi, shtojme edhe vezet dhe 2 luge djathe kaçkavall te grire duke e perziere mire.

Me ndihmen e nje luge te vogel, mbushim kanelonit me salcen me mish te grire dhe i rendesim njeri pas tjetrit ne nje tave ku kemi hedhur disa luge salce beshamele. I mbulojme siper me salcen beshamele, 2 luget e mbetura te djathit kaçkavall te grire dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. I sherbejme te ngrohte.

Foto nga: http://www.cucchiaio.it/

Biskota me arrë kokosi

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Biskota me arre kokosi logo
Per mua kjo eshte menyra me e mire per te shijuar arren e kokosit… keto biskota jane vertete nje mrekulli! Sa here qe i pregatis veshtire te mbetet ndonje brenda pak oresh. Me pak fjale nje sukses i garantuar. Per me teper, i vetmi perberes qe mund t’iu mungoje ne kuzhine eshte arra e kokosit e grire (e cila gjendet shume lehte ne ditet e sotme) ndersa gjalpi, vezet, sheqeri e mielli normalisht jane pjese e çdo shtepie. Mjafton vetem te ndiqni hap pas hapi receten dhe do te merrni komplimenta pa fund! Mos harroni te nxirrni gjalpin dhe vezet nga frigoriferi gjysme ore perpara se te filloni pregatitjen.

Perberesit per 20-22 biskota

  • 160gr arre kokosi te grire
  • 100gr sheqer
  • 100gr gjalp
  • 2 veze
  • 4 luge miell 00
    …per zbukurim
  • 50gr çokollate e zeze e shkrire

Perziejme gjalpin me sheqerin derisa te perftojme nje krem homogjen. Duke vazhduar perzierjen shtojme me rradhe vezet e rrahura, miellin dhe arren e kokosit te grire. Masen e ndajme ne sfera te vogla  te cilat i vendosim ne tave te shtruar me leter furre dhe i pjekim ne 160°C per 20-25 minuta.

I nxjerrim nga furra dhe i leme te ftohen plotesisht pa i hequr nga tava. I  vendosim ne nje ene te mbyllur hermetikisht dhe i ruajme per maksimumi 1 jave.

Nese duam te kemi nje efekt me te bukur pamor, biskotat i zbukurojme duke i sperkatur me pak çokollate te zeze te cilen e kemi shkrire paraprakisht ne banjomari. Çokollaten e marrim me nje luge te vogel dhe e hedhim ne menyre te çrregullt mbi biskotat e ftohta kur jane akoma ne tave.