Makarona kaneloni me mish të grirë

kaneloni me mish te grireKjo pjate e pare eshte padyshim teper e shijshme dhe shume kalorike. Per kete arsye nuk gjen vend te perhershem ne tavolinen time, por nuk te le asnjehere ne balte kur behet fjale per nje dreke familjare apo mes miqsh. Mbushja tradicionale e Kaneloni eshte me mish te grire dhe gjize e spinaq (receten e se ciles do ta gjeni ketu). Megjithate mjafton pak fantazi dhe keto makarona qe per nga forma jane me antiket ne bote, u pershtaten cdo familje dhe cdo kerkese.

Perberesit per 16 kaneloni

  • 500gr mish te grire
  • 1 qepe e vogel, e grire holle
  • 1 karrote e vogel, e grire holle
  • 1/2 dege selino, e grire holle
  • 1 thelpi hudher, e grire holle
  • 400gr salce domatesh
  • 2 veze
  • 4 luge gjelle djathe grana te grire (apo djathe kaçkavall)
  • 2 luge gjelle gjalp
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • 1/2 l salce beshamele

Si fillim, ziejme kanelonit ne uje te kripur per kohen qe tregohet ne ambalazh. Menjehere pas zierjes i kalojme ne uje te ftohte dhe i leme te kullojne mbi nje pecete te paster dhe te lagur.

Pregatisim salcen beshamel sipas recetes qe do ta gjeni ketu.

Nderkohe qe makaronat ftohen, pregatisim nje salce te thjeshte. Shkrijme gjalpin ne nje tigan te thelle dhe kaverdisim ne te qepen, hudhren, selinone dhe karroten derisa te zbuten (shtojme pak uje nese eshte e nevojshme). Shtojme mishin e grire dhe e gatuajme edhe per pak minuta duke e shtypur me dhembet e nje piruni. Shtojme salcen e domateve, e rregullojme me kripe dhe piper dhe e leme menjane te ftohet pak. Se fundi, shtojme edhe vezet dhe 2 luge djathe kaçkavall te grire duke e perziere mire.

Me ndihmen e nje luge te vogel, mbushim kanelonit me salcen me mish te grire dhe i rendesim njeri pas tjetrit ne nje tave ku kemi hedhur disa luge salce beshamele. I mbulojme siper me salcen beshamele, 2 luget e mbetura te djathit kaçkavall te grire dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. I sherbejme te ngrohte.

Foto nga: http://www.cucchiaio.it/

Biskota me arrë kokosi

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Biskota me arre kokosi logo

Për mua kjo është mënyra më e mirë për të shijuar arrën e kokosit… këto biskota janë vërtetë një mrekulli! Sa herë që i pregatis vështirë të mbetet ndonjë brenda pak orësh. Me pak fjalë një sukses i garantuar. Për më tepër, i vetmi përbërës që mund t’iu mungojë në kuzhinë është arra e kokosit e grirë (e cila gjendet shumë lehtë në ditët e sotme) ndërsa gjalpi, vezët, sheqeri e mielli normalisht janë pjesë e çdo shtëpie. Mjafton vetëm të ndiqni hap pas hapi recetën dhe do të merrni komplimenta pa fund! Mos harroni të nxirrni gjalpin dhe vezët nga frigoriferi gjysmë ore përpara se të filloni pregatitjen.

Përbërësit për 20-22 biskota

  • 160gr arrë kokosi të grirë
  • 100gr sheqer
  • 100gr gjalp në temperaturë ambjenti
  • 2 vezë
  • 4 lugë miell 00
    …p
    ër zbukurim
  • 50gr çokollatë e zezë e shkrirë

Përziejmë gjalpin me sheqerin derisa të përftojmë një krem homogjen. Duke vazhduar përzierjen shtojmë me rradhë vezët e rrahura, miellin dhe arrën e kokosit të grirë. Masën e ndajmë në sfera të vogla të cilat i vendosim në tavë të shtruar me letër furre dhe i pjekim në 160°C për 20-25 minuta.

I nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen plotësisht pa i hequr nga tava. I  vendosim në një enë të mbyllur hermetikisht dhe i ruajmë për maksimumi 1 javë.

Nëse duam të kemi një efekt më të bukur pamor, biskotat i zbukurojmë duke i spërkatur me pak çokollatë të zezë të cilën e kemi shkrirë paraprakisht në banjomari. Çokollatën e marrim me një lugë të vogël dhe e hedhim në mënyrë të çrregullt mbi biskotat e ftohta kur janë akoma në tavë.