0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
2 hurma të buta
4 vezë
100 gr miell bajamesh
100 gr miell lajthish
150 gr sheqer
për spërkatje sheqer pluhur

Nutritional information

6 gr
Proteina
13 gr
Yndyrna
25 gr
Karbohidrate
228
Kalori për racion
Kek i butë me hurma (pa miell dhe pa gjalpë)

Kek i butë me hurma (pa miell dhe pa gjalpë)

Kjo ëmbëlsirë me hurma të buta, miell bajamesh dhe miell lajthish është përveçse shumë e thjeshtë edhe me një shije tepër të veçantë! Normalisht nuk fryhet shumë pasi nuk ka asnjë pluhur pjekës, por brendësia qëndron shumë e butë dhe aromatike.

Features:
  • Pa gluten
  • Pa laktozë

Ingredients

Directions

Share
(Visited 16 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezëve.

Të verdhat i rrahim me sheqerin derisa të përftojmë një krem me ngjyrë të verdhë të hapur. Shtojmë miellin e bajameve, miellin e lajthive (dmth bajamet dhe lajthitë e grira në mikser me një lugë sheqer dhe të reduktuara në pluhur) dhe hurmat e reduktuara në pure me ndihmën e një mikseri me zhytje.

2
Done

Në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezëve derisa masa të mos bjeri nga tasi. I bashkojmë me kujdes te bardhat me brumin e formuar duke i përzierë me spatul nga poshtë lartë. Në këtë moment duam që në brendësi të futet sa më shumë ajër.

Një tavë me hapje me diametër 26cm e veshim me letër furre të lagur dhe të shtrydhur mirë. Hedhim brumin, e nivelojmë dhe e pjekim ne 190°C per 35 minuta. E spërkasim me sheqer pluhur sipas dëshirës.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Sallatë Çezar me pulë
next
Makarona dore (tagliatelle) me pançetë, speca të kuq dhe erëza të freskëta
previous
Sallatë Çezar me pulë
next
Makarona dore (tagliatelle) me pançetë, speca të kuq dhe erëza të freskëta

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here