0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
100 gr miell 00
100 gr sheqer
100 gr amareta
200 gr gjalp
200 gr çokollatë e zezë
4 vezë
2 dardhë
1/2 pako pluhur pjekës
25 gr copëza çokollate

Vlerat ushqyese të recetës

9 gr
Proteina
32 gr
Yndyrna
63 gr
Karbohidrate
590
Kalori për racion
Kek me çokollatë të zezë, dardha dhe amareta

Kek me çokollatë të zezë, dardha dhe amareta

Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Kisha kaq shumë kohë që nuk pregatisja një kek me çokollatë, sa kur pashë një recetë të këtyre 3 përbëresve më lartë që veç e veç unë i adhuroj, e mora të mirëqënë që edhe sëbashku do bashkoheshin mrekullisht. Dhe ashtu ishte! U kënaqëm gjithë paraditen duke bërë kuzhinën rrëmujë: njëri duke bërë brumin, tjetri duke ngrënë fshehurazi ndonjë copë çokollatë!

(Visited 162 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat duke i vendosur në dy enë të veçanta.

Rrahim të verdhat me sheqerin derisa masa të fryhet dhe të rezultojë me ngjyrë të hapur.

Shkrijmë në një enë çokollatën me gjalpin dhe kremin e formuar e shtojmë tek vezët bashkë me amaretat e thërrmuara, miellin dhe pluhurin pjekës.

2
Kryer

Rrahim më vete të bardhat e vezëve dhe ja shtojmë brumit duke i përzierë me delikatesë nga poshtë lartë në mënyrë që të mos bjerë vëllimi.

3
Kryer

E hedhim brumin e kekut në një formë të lyer me pak gjalp dhe miell dhe i vendosim sipër fetat e dardhave të prera hollë dhe copëzat e çokollatës.

E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40 minuta.

Sanduiç BLT
previous
Sanduiç BLT
Brumi bazë i byrekut
next
Brumi bazë i byrekut
Sanduiç BLT
previous
Sanduiç BLT
Brumi bazë i byrekut
next
Brumi bazë i byrekut

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here