0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
200g miell 00
100g sheqer
200ml qumësht
2 e verdhë veze
3-4 mollë
70g gjalp në temperaturë ambjenti
1/2 pako pluhur pjekës
50g arra të grira
50g rrush i thatë
për spërkatje sheqer pluhur
Kek me mollë, arra dhe rrush të thatë

Kek me mollë, arra dhe rrush të thatë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Keku me molle, arra dhe rrush te thate, eshte nje recete klasike, shume e thjeshte dhe teper e shijshme per ta shijuar ne çdo moment te dites, por mbi te gjitha ne mengjes.

(Visited 87 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Vendosim si fillim rrushin e thate ne nje ene te vogel me uje te ftohte ne menyre qe te zbutet.

2
Kryer

Ne nje tas te madh, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje krem me ngjyre te hapur, shtojme me rradhe qumeshtin, miellin, pluhurin pjekes, gjalpin dhe vazhdojme perzierjen me spatul derisa e gjithe masa te homogjenizohet

3
Kryer

Se fundi, shtojme edhe rrushin e thate te shtrydhur fort me dore, arrat ne copa te vogla (nese deshironi mund ti piqni paraprakisht), dhe mollet e prera ne feta te holle. E perziejme mire perberjen dhe e vendosim ne nje tave me diameter 25cm te lyer me gjalp dhe miell ose te shtruar me leter furre. E pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per rreth 50 minuta. Perpara se ta servirim, e leme per rreth 20 minuta ne temperature ambjenti ne menyre qe te ftohet dhe te kulloje
njekohesisht.

E sperkasim me sheqer pluhur dhe e sherbejme.

Featured Image
previous
Lëng perimesh
Biskota Krishtlindjesh me xhinxher
next
Biskota Krishtlindjesh me xhinxher
Featured Image
previous
Lëng perimesh
Biskota Krishtlindjesh me xhinxher
next
Biskota Krishtlindjesh me xhinxher

35 komente Fsheh komentet

dodo te verdhat e vezeve i ke ne rreshtin e pare po te lexosh me kujdes:)
receta ime e tortes me molle i perfshin edhe te bardhat e vezeve te cilat rrihen vec pastaj shtohen ne perzjerjen e te verdhave,sheqerit miellit,gjalpit etj.ndersa mollet i qeroj i pres ne feta te holla dhe i shtroj siper.

@Melike, pluhuri pjekes eshte nje pluhur i cili ngjan per nga pamja me soden e bukes, por sherben per ti fryre embelsirat ne momentin qe ato piqen, pa qene nevoja te vijne paraprakisht.

pa shum e leht do ta provoj sonte ta pergatis dhe do tju tregoj cili ka qen rezultati pff ishalla sem shkon mundi kot hehehhhee poashtu desha tju pyes qfar esht pluhuri pjekes kakao diqkaa?????????/

deshta ti pergjigjem dulces se pluhuri pjekes eshte bakini ose “peciva”qe shumica e njohin me kete emer

@Lole, lexo komentet e mepareshme qe i jane bere kesaj recete, aty e ke te shpjeguar mjaft qarte se cfare eshte pluhuri pjekes.

@Ani, pluhurin pjekes nuk mund ta zevendesosh ne kete recete, keku nuk do te kishte te njejten fryrje dhe shije.

Une gatuaj, vetem me recetat tuaj pune te mbare dhe jam bere nje amvise shume e mire fale ndihmes tuaj, sidomos per gatime speciale, kete kek e kam bere dhe mka dal fantastik flm flm.

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here