0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për përsheshin:
1 kg miell 00
300-350ml ujë
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji sodë buke
pak raki
...për përsheshin:
1 gjel deti/pulë deti
1/2kg presh (pjesa e bardhë)
100gr gjalp
1 lugë gjelle nenexhik
kripë
Përshesh me gjel deti – receta tradicionale e Vitit të Ri

Përshesh me gjel deti – receta tradicionale e Vitit të Ri

Karakteristikat::
  • Pa laktozë
Kuzhina::

Përbërësit

  • ...për përsheshin:

  • ...për përsheshin:

Udhëzimet

Share

Persheshi me gjel deti eshte padyshim pjata kryesore e cdo familje shqiptare naten e nderrimit te viteve. Edhe pse gjate viteve te fundit jemi prirur te anojme pak nga gatimet e huaja, ne kete nate te vecante gatuajm te njejten recete qe kane servirur ne tavoline gjysherit apo stergjysherit tane. Dhe eshte bukur te ruash traditen, sidomos kur nje copez e saj perfaqsohet nga ky gatim kaq i shijshem dhe i vleresuar kudo.

Për ta kompletuar menune tuaj te festave, mos harroni te pregatisni edhe Sallten Ruse sipas menyres tone!

Hapat

1
Kryer

Përgatisim kulaçin

Tresim soden e bukes ne raki. Kete e bejme ne menyre qe kulaçi mos te vij era sode gjate shijimit. Mos u shqetesoni per alkoolin qe permban rakia pasi do te avulloje gjate pjekies se kulaçit.

Hedhim miellin ne robotin e kuzhines ose ne nje tave te madhe nese e punojme me dore dhe shtojme nje nga nje perberesit: kripen, soden me raki dhe pak nga pak uje derisa te na formohet nje brume i forte. Mos te harrojme gjithashtu edhe vajin e ullirit i cili do ti japi butesi kulaçit. E punojme brumin edhe per pak minuta me dore.

Lyejme me vaj nje tave dhe e hapim brumin ne menyre te njetrajteshme. E dekorojme siper me dhembet e nje piruni duke i dhene ne kete menyre kulaçit pamjen e tij tradicionale.

E pjekim ne 200°C per 30-40 minuta apo derisa te kete marre ngjyre te arte ne siperfaqe.

2
Kryer

Pasi kulaçi eshte pjekur, e mbeshtjellim ashtu te nxehte me nje pecete te paster dhe e leme ne kete menyre qe te kulloje.

Kur kulaçi te kete kulluar por te jete akoma i ngrohte, e ndajme ne copa te vogla me dore.
E mbulojme serisht me pecete dhe e leme per disa ore qe ti largohet lageshtia, apo akoma me mire gjithe naten.

3
Kryer

Gatuajmë gjelin/pulën e detit

Vendosim gjelin e detit per tu ziere ne nje tenxhere me uje te kripur. Nese gjeli i detit eshte pak me i madh se tenxherja qe kemi, e ziejme 15 minuta nga njera ane, me pas e kthejme dhe e ziejme edhe 15 minuta nga ana tjeter.

E vendosim ne taven ku do ta pjekim dhe ja lidhim kembet me spango kuzhine. E lyejme me pak gjalp ne siperfaqe ne menyre qe te marre ate ngjyren e bukur te arte gjate pjekies.

Shtojme edhe dy garuzhde leng nga gjeli me te cilin do ta lagim here pas here kur te jete duke u pjekur.

4
Kryer

Pjekia e gjelit/pulës së detit

Pjekia behet ne 170°C dhe kohezgjatja varet nga madhesia e gjelit, por llogarisni 40min/1kg. Pula qe une kisha peshonte rreth 2,7 kg dhe koha e pjekies ishte rreth 2 orë.

5
Kryer

Përgatisim përsheshin

Ne fazen perfundimtare te persheshit, shkrijme gjalpin ne nje tenxhere dhe kaverdisim ne zjarr mesatar preshin e prere holle derisa te zbutet. Shtojme kripe, menderz te thate (nenexhik), dhe perziejme mire. Shtojme edhe nje ose dy filxhan çaji nga lengu i gjelit, dhe e leme preshin te zbutet per 10-15 minuta.

Shtojme kulaçin, dhe ne kete moment duhet te kemi kujdes me sasine e lengut qe do te hedhim, ne menyre qe persheshi te mos na dal qull. Duhet te shtojme egzaktesisht leng gjeli sa eshte sasi e kulaçit, pra ne te njejtin nivel.

Gjate kohes qe persheshi pushon, kulaçi do ta thithi komplet lengun dhe do te dal i bute e i shkrifet.

6
Kryer

E mbulojme me kapak dhe e leme per minimumi gjysme ore.

Tani nuk na mbetet gje tjeter vetem ta shijojme te ngrohte bashke me mishin e gjelit.

Youtube Video

Patè mëlçie pule me marsala
previous
Patè mëlçie pule me marsala
Pastiço me djath të bardhë
next
Pastiço me djath të bardhë
Patè mëlçie pule me marsala
previous
Patè mëlçie pule me marsala
Pastiço me djath të bardhë
next
Pastiço me djath të bardhë

18 komente Fsheh komentet

kam vetem nje sugjerim…..persheshi qe grihet imet kaverdiset se bashku me qepen derisa te mare ngjyre pak me te theksuar nga ajo qe ka.e leme te ftohet dhe me pas i hedhim lengun e nxehte se bashku me nenexhikun.

me sa di une persheshi behet me buke misri te grire imet, e jo me kulac me miell gruri, te pakten kshu e ben mami im, e ka pas bere gjyshja e stergjyshja ime…me kulac prej gruri as kam pare as kam degjuar e as kam ngrene ndonjehere….

Ledi.saraci, se ske pare e ske degjuar e ske ngrene ndonjhere nuk do te thote qe nuk behet:). Ti duhet te jesh nga shqiperia e mesme(psh lushnja e ben ashtu sic thua ti), por jugu e ben me miell gruri, kulac me miell gruri, keshtu i themi ne qe e bejme:). Cdo ane ka menyrat e veta te te gatuarit, por ama persheshi vitit te ri behet vetem keshtu, me vjen keq ta them po ky eshte persheshi vitit te ri;).

per mobi: eshte e veretet qe cdo krahine ka traditatat e veta, me vjen keq per ty por persheshin me kulac gruri nuk mund ta pranoj, persheshi me gjel deti behet vetem dhe ekskluzivisht me buke misri, ndryshe nuk mund te quhet pershesh, nga anet e mija ajo gjeja me kulac gruri quhet “pacamurr”… 🙂 me vjen keq per ju qe s’dini se c’humbni… 🙂 ah GEZUAR FESTAT E FUND VITIT…!!!!!

o Ledi po ti s’mund te ndryshosh traditen moj vajze, c’thua se na habite…C’eshte kjo, behet vetem me miell misri, po ja qe behet me miell gruri, dhe ti ske cben, dhe eshte turp te shprehesh sic po shprehe…cdo ane ka traditen e vet, dhe ti s’mund te thuash behet ashtu apo keshtu, thjesht pranoje qe ju nga lushnja e beni me miell misri, dhe jugu me miell gruri, se kuptoj pse te shqeteson ky fakt, qenke e cuditshme:).

P.S. Me sa duket dhe nga recetat e shumta, persheshi i cili behet me miell gruri eshte me i preferuar, per persheshin me miell misri asnje spo shkruan receta, keshtu qe vazhdoni ju andej nga lushnja me miell misri e ne me miell gruri, dhe mos u shqteso fare:).

ne fakt Mobi s’kam ndermend ta ndryshoj traditen, per traditen time flas, dhe do vazhdoj te gatuaj gjelin e e detit me pershershesh me buke misri ne cdo cep te botes qe te gjendem…

P.S nuk jam lushjare, per fatin tim te mire :-)))))

Po mire pra, sic nuk do ta ndryshosh traditen(dhe kjo eshte gje shume e mire), mos u habit kur ka njerez nga krahina te tjera qe e gatuajne me kulac gruri dhe jo misri…Cdo krahine ka traditat e veta dhe do apo nuk do duhen respektuar, dhe jo te thuash behet keshtu dhe pike…Nejse, gezuar festat:).
P.S. nqs nuk je nga lushnja je nga ndonje vend andej rrotull atehere, se ata e bejne persheshin me miell misri:)

une mbaje mende dhe e kame gatuar vte pesheshi behet me mjelle gruri ., me qepe te thata, menderz, dhe pa sode pore kure ngjishete sa me pake uje , dhe me melcite dhe plencin e kaposhit te detit, dhe as ne nje forem tjeter nuk me pelqen ,po ta beshe me kujdese eshte menyra e dollmes ose pesheshit si quhet ndryshe me e shisgmja ,,,,, keshtu eshte pesheshi nga jugu ju pershendese dhe gezuar,,,,,,,

mobi ka shum te drejte ……
persheshi ose dollma sic e quajme ne nga jugu gatuhet me kulac te grunjte dhe nuk perdoret sode buke.
po ashtu ne e gatuajme me qep te thata dhe jo presh.

gezuar festat dhe flm.se na ndihmoni me keto receta.

Gezuar Krishtlindjet te gjitheve!!Une jam nga shqiperia e mesme dhe nga anet tona behet me miell misri.Mamane e kam nga fieri dhe andej behet me miell gruri..cdo zone ka traditat e veta.

rendesi ka si te shijoje gatuhet .edhe nga vlora me mjelle gruri e gatuajne por cdo zone e cdo familje ka gatesen dhe menyren e vete,mundet ta provoje edhe me mjelle misri gjera qe hahen jane [ per te qeshure nje njeriu jone i hante makarona me te mbelsiren bashke ne nje ene dhe ashtu i shijonte ]megjithate gezuare te gjitheve …….

une jam nga elbasani dhe persheshin e bej me miell misri .motra ime e ben me kulac me miell gruri kjo gjeja persheshit eshte per mendimin tim si i pelqen cdo njeriu .kam 12 vjet ne itali dhe vashdoj ta bej persheshin me mill misri
nje vit te mbare te gjitheve e gezuar
.

Ne fakt une prinderit i kam afersisht te nje zone,por nga fisi i mamase kulacin e bejne me miell misri,dhe nga babi me miell gruri.Ne jemi mesuar me miell gruri dhe ajo na pelqen,por nuk do te thote qe edhe me miell misri nuk eshte e shijshme.Une bej shpesh,por me shume me pelqen kur e ben mamaja ime.

Une e kam bere me buke misri cdo vit, kete vit do ta bej me kulaç misri do Zoti del I mire se kush I degjon te shpise hahaha

Gezuar festat…

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here