0 0
Pulë me arra (lëng zogu)

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 pulë e plotë e vogël
100 gr gjalp
50 gr gjalp i shkrirë
15 thelpinjë arra
2 lugë gjelle uthull e bardhë rrushi
2 lugë gjelle miell
2 thelpinjë hudhër
piper i kuq pluhur
kripë

Vlerat ushqyese të recetës

36 gr
Proteina
54 gr
Yndyrna
7 gr
Karbohidrate
644
Kalori për racion

Pulë me arra (lëng zogu)

Kuzhina::

Kjo është një recetë shumë e thjeshtë për të gatuar pulën, shërbyer mbi një salcë të trashë me bazë arrash. Në vend të pulës mund të përdorim edhe mishin e viçit i cili i jep pjatës një shije më të fortë.

  • 60 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share
(Visited 127 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Ndajmë pulën në copa dhe e ziejmë në ujë të ftohtë me kripë derisa të zbutet. E heqim nga tenxherja, e lëmë mënjanë dhe kullojmë lëngun e pulës të cilin do ta përdorim për të pregatitur salcën me arra.

2
Kryer

Në një tigan që nuk ngjit, shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 5 minuta. E shuajmë masën me lëngun e pulës duke e përzierë shumë mirë derisa të formohet një salcë pa kokrriza. E heqim salcën nga zjarri dhe shtojmë arrat e shtypura, hudhrën e grirë hollë, uthullën dhe kripën duke i përzierë të gjitha bashkë.

E shërbejmë pulën në një pjatë të cekët mbuluar me salcën me arra, gjalpin e shkrirë dhe pak piper të kuq të bluar.

Featured Image
previous
Tavë Elbasani (Tavë kosi)
Featured Image
next
Gjyveç me oriz (Tavë me oriz dhe mish në furrë)
Featured Image
previous
Tavë Elbasani (Tavë kosi)
Featured Image
next
Gjyveç me oriz (Tavë me oriz dhe mish në furrë)

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here