0 0
Rosto derri e mbushur me kërpudha

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
3 fileto derri
400 gr kërpudha Champignon
12 feta të holla pançetë e tymosur
3 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz i freskët
2 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle vaj ulliri
rozmarinë
gjethe dafine
kripë
piper i zi i sapobluar

Nutritional information

48 gr
Proteina
72 gr
Yndyrna
5 gr
Karbohidrate
863
Kalori për racion

Rosto derri e mbushur me kërpudha

Rosto derri e mbushur me kërpudha përbën një pjatë të dytë shumë të shijshme për darkën/drekën e Krishtlindjeve apo të Vitit të Ri.

Features:
  • Pa laktozë

Ingredients

Directions

Share

Kjo recetë mund të pregatitet edhe me mish viçi, por preferohet ai i derrit pasi piqet shpejt dhe i shkon më tepër mbushjes me kërpudha. Në këtë rast pjesa më e mirë është ajo e kofshës të cilën nëse e keni të paprerë, mund të formoni vetë fileto me trashësi rreth 2cm që duke u rrahur do të hollohen akoma dhe më shumë. Si garniturë mund të shërbejnë patatet me rigon recetën e së cilave do ta gjeni këtu.

(Visited 36 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Fillimisht, rrahim filetot e derrit me një rrahëse mishi, i lëmë mënjanë dhe vazhdojmë me pregatitjen e mbushjes me kërpudha.

2
Done

Kavërdisim në zjarr mesatar për rreth 15 minuta kërpudhat e pastruara dhe të prera në feta me dy lugë vaj ulliri, majdanozin e grirë hollë, pak kripë dhe pak piper.

3
Done

Mbushim çdo fileto me masën e përftuar me sipër, e rrotullojmë në formën e një rolè-je, e rrethojmë me feta pançete të tymosur dhe e lidhim me spango kuzhine. Këto rosto i vendosim në tavë të lyer me 2 lugë vaj ulliri dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 150°C për rreth 1 orë e 30 minuta duke vendosur edhe disa gjethe dafine dhe rozmarinë për aromë. Duhet të kemi kujdes ti rrotullojmë herë pas here duke shtuar ndonjë gotë lëng mishi apo ujë nëse është e nevojshme (për të mos u ngjitur). Në momentin e fundit, e gradojme furrën në 300°C (apo në maksimum) dhe i lëmë rostot të marrin një faqe të kuqerremtë nga të gjitha anët.

Kur rostot të jenë gati, i vendosim në një pjatancë të madhe dhe i presim në feta.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Sallatë patatesh me kos dhe qepë të njoma
next
Sallatë greke
previous
Sallatë patatesh me kos dhe qepë të njoma
next
Sallatë greke

2 Comments Hide Comments

provojini me bere nje supe me kerpudha qe eshte nje gje e shkelqyeshme dhe eshte shume e thjeshte me e bere

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here