0 0
Sallata ruse: receta ideale për festa!

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
4 patate mesatare
4 karrota mesatare
300 gr bizele të ngrira
300 gr majonezë
2 vezë
2-3 kastraveca turshi
2 lugë gjelle uthull molle
2 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
piper i bardhë

Vlerat ushqyese të recetës

7 gr
Proteina
23 gr
Yndyrna
37 gr
Karbohidrate
376
Kalori për person

Sallata ruse: receta ideale për festa!

Karakteristikat::
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Sallata ruse është një pjatë tradicionale e kuzhinës ruse dhe konsumohet si antipastë në të gjitha periudhat e vitit, por sidomos për Pashkë, Krishtlindje apo Vitin e Ri.

  • 90 Min
  • Shërbehet per 6 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Eshtë kurioz fakti që kjo sallatë merr emra të ndryshëm në varësi të vendeve ku pregatitet: në Rusi njihet si sallatë franceze ose Olivier, ndërsa në Gjermani njihet si sallata Italiane!!!

(Visited 276 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Për të pregatitur këtë sallatë na nevojiten 4 enë të veçanta në të cilat do të ziejmë perimet në ujë të kripur: patatet e prera në kubik mesatar (7-10 minuta), karrotat e prera në feta apo në kubik (5-7 minuta), bizelet e ngrira (3-4 minuta) dhe vezët (7 minuta).

2
Kryer

Pasi të ketë perfunduar zierja, por perimet të mos jenë zbutur shumë, i vendosim të gjitha në një kullojëse derisa të humbasin ujin e tepërt ndërsa vezët i presim në copa të vogla duke i lënë mënjanë (të njëjtën gjë bëjmë edhe me kastravecat turshi).

Kur perimet të jenë të vakta, i hedhim në një tas të madh qelqi bashkë me kastravecat turshi dhe i rregullojmë me pak vaj ulliri, uthull, pak kripë dhe pak piper.

3
Kryer

Në momentin që janë ftohur plotësisht, në tas shtojmë edhe vezët e prera në copa të vogla dhe së fundi majonezën. E vendosim sallatën ruse në frigorifer për të paktën një orë për të lejuar shijet të bashkohen me njëra tjetrën.

E vendosim sallatën në nje pjatë të cekët duke e lyer sipër me një shtresë të hollë majonezë dhe e zbukurojmë sipas dëshirës dhe rastit: me fetat vezësh të ziera, kastraveca turshi, speca gogozhare, karrota të ziera, ullinj, kaperi etj.

4
Kryer

Ja disa rregulla për të përftuar një sallatë ruse të shijshme

1. përdorni një majonezë cilësore, akoma më mirë nëse është e pregatitur në shtëpi
2. pritini përbërësit në mënyrë uniformë dhe të rregullt
3. mos shtoni perime të pabëra
4. mos shtoni përbërës që lëshojnë ngjyrë, psh rrepa të kuqe
5. mos shtoni më tepër seç duhet përbërës të cilët cënojnë delikatesën që ka kjo sallatë (psh shumë kastraveca turshi)
6. mos shtoni perime që përmbajnë shumë ujë
7. kastravecat turshi shtohen atëherë kur perimet janë akoma të vakta, për të harmonizuar shijet
8. sallata ruse nuk duhet të përmbajë më shumë seç duhet majonezë, funksioni i saj i vetëm është të lidhë përbërësit

Youtube Video

Pite italiane (piadine)
previous
Pite italiane (piadine)
Salcë Aioli me hudhra
next
Salcë Aioli me hudhra
Pite italiane (piadine)
previous
Pite italiane (piadine)
Salcë Aioli me hudhra
next
Salcë Aioli me hudhra

5 komente Fsheh komentet

Prsh çfare uthulle duhet te perdorim edhe per sa i perket piperit duhet piper i zi i bluar apo me kokrra? Ju lutem me ktheni shpejt pergjigje sepse dua ta gatuaj per Vit te ri, flm per recetat.

Lena edhe mos ti hedhesh piper nuk prish pune. Une e bej shpesh sallaten ruse por asnjehere nuk i kam hedhur piper. Ti bej si te duash.

@Erkani, ne rast se nuk ke ose nuk te pelqejne kastravecat turshi, zgjidh nje lloj tjeter turshie, psh specat e kuq. Kjo sepse turshite sherbejne si kontraste ne shijen e sallates ruse.

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here