0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
150 gr rukola
2 dardhë
50 gr arra
100 gr djathë Grana
vaj ulliri
uthull balsamike
kripë

Vlerat ushqyese të recetës

10 gr
Proteina
15 gr
Yndyrna
13 gr
Karbohidrate
222
Kalori për racion
Sallatë me rukola, dardhë, grana dhe arra

Sallatë me rukola, dardhë, grana dhe arra

Gjithçka që ju duhet për një tavolinë të rafinuar dhe elegante!

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Pa laktozë
  • Vegjetariane

Një sallatë tipike festive, shijet e së cilës harmonizohen në mënyrë të shkëlqyer me njëra tjetrën; shija pikante e rukolës, ajo e ëmbël dhe delikate e dardhës dhe së fundi shija e pakrahasueshme e granës dhe arrave.

  • 10 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Sallatë me rukola, dardhë, grana dhe arra

Hapat

1
Kryer

Lajmë rukolën dhe i heqim ujin e tepërt. Qërojmë dardhën dhe e ndajmë në copa jo shumë të mëdha ose në feta të holla. Ndajmë në pjesë të vogla thelpinjt e arrave duke lënë disa të plota për zbukurim. Kjo sallatë mund të pregatitet në një tas të madh apo të ndahet në 4 pjata të vogla. Tani e vetmja gjë që duhet bërë është t'i përziejmë të gjithë përbërësit së bashku, e rregullojmë sallatën me djathin grana të prerë në kubik ose në feta të holla, kripë, vaj ulliri dhe uthull balsamike dhe e zbukurojmë me arrat e plota.

2
Kryer

*Shënim:

Për një shije më të fortë, mund të zëvendësojmë djathin grana me copëza djathi gorgonzola.

Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi
previous
Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi
Sallatë patatesh me kos dhe qepë të njoma
next
Sallatë patatesh me kos dhe qepë të njoma
Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi
previous
Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi
Sallatë patatesh me kos dhe qepë të njoma
next
Sallatë patatesh me kos dhe qepë të njoma

6 komente Fsheh komentet

Grana eshte nje lloj djathi italian te cilin mund ta gjesh ne supermarketet qe tregtojne produkte italiane. Ndersa rukola eshte nje lloj bime me shije pak pikante, e cila perdoret shume si sallate edhe ne vendin tone.

Me pelqen shume shija e sallates rukolla. Ju lutem me informoni se ku mund te gjej fara per te prodhuar sallaten rukolla sepse ne Kosove nuk po mund te gjej sallate te tille.

Unegatuaj rukola nuk eshte thjesht nje lloj bime, sikur mos ta njihnim se c’eshte,edhe tek ne ka plot,pavarsisht sa e njohen njerezit. Radhiqe quhet, eshte lloj lakre, sic jane psh lepietat, etj etj.qe jo shume kush i njeh:).
Dhe grana eshte djath kackavall i forte:). Sa rreth e perqark i bini, duhet ta beni recetn me interesante, psh ne vend te granas, qe jo shume kush e njeh apo e gjen, mund te perdori djth kackavall te forte, dhe ja u zgjidh ceshtja:).

@Mobi, nese e lexon titullin e recetes, rradhiqe e ke te vendosur ne kllapa. Nqs jeton ne Shqiperi, me siguri do kesh vene re qe ASNJE supermarket apo dyqan nuk e quan rradhiqe, por rukola. Ideja jone nuk eshte berja interesante e recetes, perkundrazi, te jete sa me e realizueshme nga amvisat dhe ti gjejne perberesit sa me lehtesisht ne treg me emrin me te cilin ato tregtohen.
Ndersa djathi grana, nese duam ti qendrojme besnik recetes, nuk mundet te zevendesohet me djath kackavall te forte, pasi ndryshon si shija, ashtu dhe perberja e tij. Pastaj gjithesecili ben zgjedhjet e tij sipas asaj qe ka ne frigorifer, buxhetit dhe deshires.

Ne supermarket normalisht do quhet rukola,sepse ne kemi shume qejf te c’shqiptarizohemi,keshtu qe nuk eshte fare cudi:). Nejse, sa per djathin grana qe thoni nuk mund te zevendesohet per ti qendruar besnik recetes, kush tha qe me nje djath kackavall tjeter te forte do te dali receta po aq e mire ose edhe me e mire, keshtu qe skeni pse thoni duhet ai djath patjeter. Ka plot djath kackavall qe eshte edhe me i mire se grana ne shije:).Gjithsesi faleminderit per recetat:).

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here