0 0
Sallatë verore me grurë hikërror

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Sallatë verore me grurë hikërror

  • Medium

Directions

Share

Hikerra ose gruri hikerror, eshte nje ushqim qe njihet qe ne lashtesi, por kohet e fundit po i kushtohet me shume rendesi sidomos nga ata qe ndjekin nje diete vegjetariane ose vegane. Farat e tij ngjyre kafe e erret, klasifikohen midis dritherave dhe bishtajoreve, por anojne me shume nga dritherat per shkak te vlerave ushqyese qe kane.
Gruri hikerror nuk permban gluten, karakteristike qe e ben perfekt per konsum nga personat celiak (ata qe nuk e tresin glutenin).
100gr hikerr permban rreth 300 kalori nga te cilat 75% karbohidrate, 15% proteina dhe 10% yndyrna. Eshte e pasur me kalium, fosfor, hekur, kalcium dhe magnez si dhe me vitamina  B1, B2, B3, B5, B6 dhe E.
Sot do tju tregoj si te pergatisni nje sallate verore me hikerr, e cila eshte nje shperthim shijesh ne goje! Perveç se e bukur ne pamje, ka edhe plot vlera ushqyese dhe pak kalori.

Sallate verore me grure hikerror1

Perberesit

  • 150gr hikerr (1 gote)
  • 2 duar rukola te lare the thare (50gr)
  • 1 dore arra, te pjekura (50gr)
  • 1 dore boronica (100gr)
  • 2 nektarina, te ndare ne feta
  • 1/2 tufe mente
  • kripe
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • lengun e nje limoni ose limoni jeshil (lime)
  • 1 luge gjelle uthull molle

Si te pergatisim sallaten verore me grurin hikerror

Si fillim, shplajme shume mire grurin hikerror nen uje te ftohte te rrjedhshem derisa uji te rezultoje plotesisht i paster. Pas kesaj, e vendosim ne nje ene me uje te ftohte dhe e leme te zbutet gjithe naten. Per te lehtesuar kete proçes, shtojme edhe nje luge gjelle uthull molle.

Ne kete moment, hikerra eshte zbutur dhe eshte gati per tu gatuar. E shplajme shume mire dhe e ziejme ne nje tenxhere me uje te vluar per 3-5 minuta. E kullojme dhe e kalojme menjehere nen uje te ftohte. E leme te kulloje nderkohe qe pergatisim sallaten.

Ne nje pjate ose pjatance, vendosim ne fillim rukolen e lare dhe te thare, gjethet e mentes dhe siper tyre hikerren te cilen e shtrydhim pak me dore. Shtojme boronicat e fresketa, fetat e nektarinave, arrat e pjekura dhe e sperkasim me pak kripe, vaj ulliri ekstra te virgjer dhe lengun e limonit.[/recipe]

(Visited 11 times, 1 visits today)

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Kofsha pule me perime në furrë
next
Hikërr e tiganisur me kërpudha dhe spinaq bebe
previous
Kofsha pule me perime në furrë
next
Hikërr e tiganisur me kërpudha dhe spinaq bebe

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here