0 0
Tavë Elbasani (Tavë kosi)

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
750 gr mish qengji
1 kg kos
5 lugë gjelle plot gjalp
4 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle oriz kokërrumbullakët
5 vezë
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

56 gr
Proteina
37 gr
Yndyrna
22 gr
Karbohidrate
651
Kalori për racion

Tavë Elbasani (Tavë kosi)

Kjo pjatë u bë shumë e famshme kur Ismail Qemali erdhi në Vlorë në vitin 1912, dhe kërkoi të provonte këtë gatim të shijshëm. Kjo është arsyeja pse Tava e kosit pregatitet veçanërisht në Ditën e Pavarsisë!

Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Tava e Elbasanit ose e quajtur ndryshe Tavë kosi, është një recete tipike Shqiptare e pregatitur me pjesën e shpatullës ose brinjët (mund të përdorni si mish qengji ashtu dhe dashi për këtë recetë) i pjekur në furrë në një bazë salce me kos dhe pak oriz.

Hapat

1
Kryer

Për mishin e qengjit, parangrohim furrën në 190°C.

E spërkasim mishin me kripë, piper të zi dhe gjysmën e gjalpit dhe e pjekim në furrë derisa të jetë gjysmë i gatshëm. I hedhim pak ujë nëse shohim që mishi thahet shumë.

E heqim tavën nga furra, shtojmë oriz dhe e lëmë mënjanë.

2
Kryer

Për salcën me bazë kosi, skuqim për 3-5 minuta miellin në gjalpin e mbetur duke e përzierë shumë mirë. Rrahim vezët me kosin, shtojmë kripë, pak piper të zi të sapobluar dhe së fundi masën me miell. E hedhim salcën me kos mbi mishin e qengjit dhe e pjekim për rreth 45 minuta. E shërbejmë të ngrohtë.

3
Kryer

*Këshille:

Nëse përdorim mish dashi në vend të mishit të qengjit, duhet ta gatuajmë fillimisht në tenxhere me presion për 10-15 minuta dhe me pas të veprojme si më sipër.

Romstek
previous
Romstek
Featured Image
next
Pulë me arra (lëng zogu)
Romstek
previous
Romstek
Featured Image
next
Pulë me arra (lëng zogu)

16 komente Fsheh komentet

Pershendetje.
kam gatuar ca nga recetat tuaja dhe me kane pelqyer, dje bera kete recete tave kosi, dhe nuk u be ashtu sic shpresoja. Ne recete ju thoni qe mbasi eshte mishi 1/2 i bere,i hedhim orizin,ne kete kohe heqim taven ,pastaj hedhim orizin apo jo? Po miellin sa luge duhet? une i hodha nje luge gjelle miell,dhe kosi im ishte ca i trashe, mos mbase keto te dyja jane shkaku qe nuk u be tava e mire,ju lutem me ktheni pergjigje qe ta di si ta bej per rradhes tjeter,ju faleminderit kalofshi sa me bukur.

U be e trashe dhe orizi i pa zier.Ne recete ju thoni kur mishi te jete gjysme i pjekur shtojme orizin, po orizi si mund te zieje po mos ti hedhim ca uje apo jo,do ishte mire sikur recetat tuaja ti shpjegoni me imtesisht, une keto recete nuk e kam gatuar ndonjehere dhe per here te pare nuk me pelqeu fare dhe kjo ishte sepse doli e trashe sepse ndejti ne furre per 45 min pasi ja hodha salsen sic thote receta.Shpresoj qe do ti korrigjoni gabimet dhe te na ndihmoni me recetat tuaja te shijshme.Flm .

Ju falemindejom pere te gjitha keto receta shume te mira qe na e sollet jeni shume te mire vertet.Nese ka mundesi te na e shtoni perberjen e PILafit me mish pule flm .

pershendetje.kisha nje pyetje per kete tave. gjithmone qe e bej,kosi eshte si i prere .kur kam ngrene ne nje restorant, nuk ishte keshtu.po juve si iu del ? faleminderit

Ndodh shpesh kur s’ja ke marre doren, une e kam thene me lart menyren time dhe qe mos te te pritet tava e kosit kur e fusim ne furre te kete temp ambienti dhe furra ne 200grade poshte-lart gjer sa te shikosh qe masa eshte e mpiksur dhe ne kete moment e vendos temp vetem lart sa te marre faqe te arte, mos e ler me shume seç duhet ne furre sepse kur kalon pjekja mund te shteret dhe ndryshon konsistence dhe normal me e kripur, ndersa kur i kalon temp pritet. Tava e kosit eshte pak delikate siç e shikon por nese je e kujdeshme eshte e lehte dhe ia vlen,pershendetje

un e kam gatuar ket recet dhe me eshte bere shume e shishme..kur hedhim kosin vezet dhe miellin…duhet te jet ftohur pak. miwshi me orizin…se ndaj dhe kosi dele si i prer…e ben nxehtesia te tille…

po edhe te ftohen pak , perseri te gjitha se bashku do hyjne ne furren e nxehte, keshtu qe kosi perzjerja pritet

pershendetje,
une sot gatova kete recete. ne fakt me doli shume i mire,mmmm yummy vetem nje gje te vogel bera ndryshe. mishin e zjeva ( mishin e qingjit) per 30 min bashke me orizin pastaj e futane vure bashke me salcen. nese flm per receten. 🙂

Si fillim ne vend te “gjalp” tek perbersit e salces duhet miell gruri(behen dhe gabime), ndersa sa per menyren si e pergatisim ne ne Elbasan taven e kosit eshte shume e lehte.Veme mishin me pak kripe per te zier dhe kur te jete gjysem i zier i hedhim 1 filxhan kafe me oriz, e leme te zihet plotsisht sa me perafersi te mbetet 1kg leng mishi, e hedhim ne taven ku do ta pjekim dhe pergatisim salcen. Ne nje tas te bollshem hedhim miellin dhe i shtojme kosin duke e perzier, shtojme vezet dhe masen e perziejme me mikser ose tel kuzhine mire e mire, kete mase e shtojme ne tepsi ku kemi mishin me leng, e perziejme lehte me luge dhe i coptojme pak gjalp ose vaj ulliri persiper dhe e fusim te vaket, e pjekim ne temperature 200-220 grade ne menyre qe te mos na pritet, kur ta shohim qe masa eshte mpiksur e veme temp vetem lart sa te marre te arte dhe ju befte mire.

Shumë faleminderit për recetën.
Dua të evitoj diçka; kam provuar njëherë, vetë nuk e kam gatuar akoma, tavën e kosit dhe ishte pak e thartë (pak si shumë).
Dua ta provoj këtë recetën, por druhem pak se mos më dali e thartë.
Kini ndonjë sugjerim?
Faleminderit,
Rina

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here