Arkiva Etiketash: Kek me molle

Kek të vegjël me rikota dhe mollë

Keket e vegjel (muffin) i pregatisim shpesh fundjavave ne shtepine tone duke qene se jane te thjeshte dhe praktikisht mund ti japim shijen qe duam: copeza çokollate, kakao, vanilje dhe çokollate sebashku, fruta te thata, te kripur me djath te bardhe etj. Kesaj rradhe provuam ato me rikota dhe copeza molle ne siperfaqe, receten e se ciles e gjeta mbrapa kutise se niseshtes se patateve te Conad (mund ta gjeni nen emrin Fecola di patate). Kete perberes kam filluar ta perdor shume ne embelsira, sepse i ben teper te buta, por edhe ne supe per ta trashur ne vend te miellit apo niseshtes se misrit.

Perberesit

  • 140gr miell 00
  • 100gr niseshte patatesh
  • 150gr sheqer kokerr
  • 250gr rikota e fresket
  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 2 veze
  • 2 molle te kuqe
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira (me vanilje ose jo)
  • lekuren e 1 limoni
  • pak kripe
  • sheqer pluhur per sperkatje
  • forma letre per kek te vegjel

Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin me sheqerin derisa te perftojme nje krem te bute. Shtojme vezet nje nga nje, lekuren e limonit pak kripe dhe vazhdojme rrahjen edhe per pak sekonda. Shtojme pak nga pak niseshten e patateve, miellin, pluhurin pjekes dhe rikoten duke i perziere mire derisa brumi te rezultoje homogjen.

Vendosim ne taven per kek te vegjel format e letres dhe hedhim ne to 1-2 luge brume duke i mbushur deri 2/3. Siper çdo keku vendosim feta mollesh te prera holle duke lene jashte vetem pjesen e lekures.

I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20-25 minuta. I sperkasim me sheqer pluhur dhe i sherbejme.

Foto nga: http://blog.giallozafferano.it/lacucinadimarta

Reklama

Kek me mollë i gjyshes

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Kek me molle i gjyshesKeku me molle eshte nje nga embelsirat me te pelqyera ne familjen time. Kam provuar shume receta, duke shtuar nje perberes, hequr nje tjeter, por kjo qe do tju prezantoj me poshte eshte ajo qe gjithmone kam kerkuar. E keni parasysh kur nje recete eshte aq e mire sa thua: po, kjo eshte perfekte! Zakonisht e sherbej te shtunave apo te djelave ne mengjes, nje rutine qe mundohem ta respektoj cdo fundjave. Pervec kesaj, aroma e molleve, vaniljes dhe lekures se limonit qe mbush shtepine gjate pjekies eshte fantastike! Mua nuk me pelqejne embelsirat shume te embla, preferoj te shtoj pak sheqer pluhur siper per ta embelsuar me tej. Keshtuqe nese e provoni njehere dhe mendoni qe ka nevoje per pak me shume sheqer, shtoni edhe 50 gram te tjere qe jane pak a shume 3 luge e gjysme gjelle.

Perberesit per nje forme te rrumbullaket 26cm

  • 1 kg molle (5 kokrra) te prera ne feta te holla
  • 3 veze, te ndara te bardhat veç e te verdhat veç
  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti + pak per sperkatje
  • 300gr miell i situr 00
  • 1 gote qumesht (rreth 150ml)
  • 200gr sheqer i bardhe
  • 1 limon, lengun dhe lekuren e grire
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes me vanilje per embelsira
  • sheqer pluhur per sperkatje, sipas deshires

Lagim fetat e molleve me lengun e limonit ne menyre qe te mos nxihen dhe i leme menjane.
Rrahim te bardhat e vezeve  derisa te formohet nje shkume e bardhe qe nuk bie nga ena.
Ne nje tjeter ene, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje krem me ngjyre te verdhe te hapur. Shtojme gjalpin dhe vazhdojme rrahjen. Shtojme qumeshtin dhe e perziejme me spatul kuzhine derisa perberja te rezultoje homogjene dhe pa kokerriza. Shtojme miellin, pluhurin pjekes, lekuren e limonit dhe vazhdojme perzierjen.
Shtojme pak nga pak kremin e te bardhave te vezeve tek brumi duke e perziere nga poshte lart me levizje te lehta. Ne kete moment duam qe brenda perberjes te futet sa me shume ajer.
Ne fund, shtojme edhe fetat e molleve duke lene disa menjane per zbukurim. E perziejme mire te gjithe masen dhe e hedhim ne nje forme te rrumbullaket te lyer me pak gjalp. Ne siperfaqe vendosim fetat e molleve dhe e sperkasim akoma edhe me pak gjalp.

E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 1 ore, duke bere gjithmone proven e pirunit per te pare nese keku eshte pjekur edhe ne brendesi. Nese gjate pjekies, keku merr ngjyre te erret ne siperfaqe, e mbulojme me nje leter alumini dhe vazhdojme pjekien.
E leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti, e heqim nga forma, e sperkasim me pak sheqer pluhur sipas deshires dhe e sherbejme te prere ne copa.

Ruajtja: per 3-4 dite ne nje ene te mbyllur hermetikisht.