Tag Archives: Receta me bajame

Tortë Kapreze

  • Racione: 8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
torte kapreze

Torta kaprese eshte nje embelsire me baze çokollaten e zeze dhe bajamet. Kombinimi i ketyre dy perberesve te shijshem e ben ideale per tu konsumuar per zemer apo mengjes. Mund ta ktheni edhe ne nje torte ditelindje thjesht duke i shtuar kremin tuaj te preferuar ne siperfaqe.
Nje tjeter e veçante e kesaj torte eshte qe nuk permban miell, gje qe e ben ideale per personat intolerant ndaj glutenit.
Receta me poshte eshte e shefit te famshem te pastiçerise Salvatore De Riso.

Perberesit per nje tave me diameter 24cm

  • 175gr sheqer
  • 175gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 175gr çokollate te zeze me min.50% kakao, te grire
  • 75gr bajame, te reduktuar ne miell
  • 5 veze ne temperature ambjenti, te ndara te bardhat nga te verdhat
  • 30gr kakao e hidhur
  • 60gr niseshte patatesh
  • 1 pako e vogel pluhur pjekes
  • pak kripe
  • sheqer pluhur per sperkatje

Bashkojme ne nje ene therrimet e çokollates me niseshten, kakaon dhe pluhurin pjekes.

Rrahim gjalpin me sheqerin derisa masa te behet kremoze, shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve duke i perziere shume mire. Shtojme çokollaten, niseshten, kakaon, pluhurin pjekes duke i perziere me ndihmen e nje spatule.

Ne nje tjeter ene rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te perftojme nje krem kompakt. Shtojme me kujdes te bardhat e vezeve tek masa e mesiperme duke e perziere me delikatese nga poshte lart ne menyre qe brumi te mos e ule vellimin e tij. Ne fund shtojme edhe miellin e bajameve dhe e perziejme nje here te fundit.

Lyejme me gjalp dhe niseshte patatesh nje tave te rrumbullaket dhe hedhim ne te brumin duke e niveluar mire. E pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per 45 minuta. E nxjerrim menjehere torten nga forma dhe e leme te ftohtet plotesisht permbys ne temperature ambjenti. E zbukurojme me pak sheqer pluhur perpara se ta sherbejme te prere ne feta.

Foto nga: https://www.cucchiaio.it

Advertisements

Pesto me domate të thara dhe bajame

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Pesto me domate te thata dhe bajame

Nje variant teper i veçante i Pestos Gjenovez, asaj me borzilok, djath te grire Parmixhano, stika pishe dhe vaj ulliri ekstra te virgjer. Provojeni te shoqeruar me Makarona  ose per te lyer buken e thekur.

Perberesit

  • 100gr domate te thara nen vaj
  • 50gr bajame te pjekura ose natyrale
  • 50gr djath Parmixhano (ose Grana) te grire
  • 50gr borzilok
  • 100ml vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 2 thelpinje hudhra
  • 1 luge uthull balsamike
  • kripe

Vendosim ne nje mikser elektrik bajamet, borzilokun, uthullen balsamike, hudhrat dhe pak kripe dhe i grijme per disa sekonda. Shtojme edhe domatet e thata dhe djathin e grire dhe i grijme per afersisht 15 sekonda. Shtojme pak nga pak vajin e ullirit duke vazhduar perzierjen derisa salca te rezultoje homogjene.

Peston mund ta ruajme ne frigorifer per 1 muaj te vendosur ne nje kavanoz hermetik mbulur siper me vaj ulliri.

Foto nga: http://dishingupthedirt.

Qumësht bajamesh i bërë në shtëpi

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Qumesht bajamesh

Nese ju ka shkuar qofte edhe nje here ndermend te pregatisni qumeshtin e bajameve ne shtepi, por nuk dini sesi, ndiqni receten tone me poshte! Perberesit jane te thjeshte: uje, bajame dhe mjalt per ta embelsuar. Eshte ideal per tu konsumuar ne cdo moment te dites si zevendesues i qumeshtit te lopes, sidomos per ata qe kane probleme me laktozin. Mund tja ofron edhe femijeve, duke qene se eshte i pasur me kalcium, kripera minerale dhe vitamina.

Perberesit

  • 1l uje natyral
  • 100-200gr bajame (varet sa te koncentruar e deshironi qumeshtin)
  • 80gr mjalte shumelulesh

I zhysim bajamet per gjysme ore ne uje te ngrohte, me pas i eleminojme lekuren me dore e cila duhet te hiqet lehtesisht.
I presim bajamet ne copa te medha me ndihmen e nje thike te mprehte dhe i shtypim ne havan duke shtuar pak uje here pas here derisa te formojme nje lloj krem (ose i kalojme ne mikser).

Shkrijme mjaltin ne 1 liter uje, shtojme kremin e bajameve dhe e leme perberjen ne temperature ambjenti per gjysme ore.

E filtrojme te gjithe masen me nje garze te paster dhe lengu i perftuar eshte qumeshti i bajameve. Ndersa tulin e bajameve mund ta perdorim per shembull per tja shtuar dritherave te mengjesit.

Qumeshtin e bajameve e ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite.

Foto nga: http://plantfoodfabulous.

Camille (Kek të vegjël me karrota dhe bajame)

Keta kek te vegjel me karrota dhe bajame, jane nje alternative shume e shijshme dhe e shendetshme per mengjes te cilat mund t’ja servirni te gjitheve, por mbi te gjitha femijeve tuaj.

Perberesit per rreth 12 camille

  • 120gr miell oo
  • 100gr sheqer
  • 100gr karrota te qeruara
  • 70gr bajame
  • 1 veze te plote
  • 25gr vaj luledielli
  • 45ml leng portokalli ose karrotash
  • lekuren e 1 portokalli
  • pak arome bajamesh (fakultative)
  • 1 pako te vogel vanilje
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes
  • pak kripe
  • pak sheqer pluhur per sperkatje

Si fillim, grijme ne mikser bashke me nje luge te vogel sheqer bajamet derisa ti reduktojme ne miell. I leme menjane dhe grijme ne te njejten ene edhe karrotat derisa ti reduktojme ne purè.

Rrahim ne nje tas te thelle vezen me sheqerin dhe pak kripe derisa perberja te fryhet dhe te rezultoje me ngjyre te hapur. Shtojme bajamet e grira, aromen e bajameve, karrotat, vaniljen, lekuren dhe lengun e portokallit dhe i perziejme mire derisa perberja te rezultoje homogjene dhe pa kokerriza. Shtojme edhe vajin e lulediellit dhe se fundi miellin dhe pluhurin pjekes. I perziejme shume mire dhe e shperndajme brumin neper format e mafins duke mbushur 2/3 e tyre. I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, apo derisa keket te fryhen.

Kur te jene ftohur plotesisht, i sperkasim me pak sheqer pluhur perpara se ti servirim.

Amareta të buta me bajame

Amaretat e buta me bajame jane nje recete shume e thjeshte e cila mund te realizohet nga kushdo, edhe nga ata qe jane fillestar ne kuzhine. Ju nevojiten pak perberes dhe vetem 30 minuta (koha e pregatitjes+pjekjes)!

Perberesit per 12 amareta

  • 100gr miell bajamesh (te cilin e perftojme duke grire ne mikser 100gr bajame te qeruara pa lekure)
  • 25gr miell 00
  • 75gr sheqer pluhur
  • 1 te bardhe veze
  • 12 bajame te plota
  • disa pika esence bajamesh (fakultative)
  • pak kripe

Vendosim ne nje ene miellin e bajameve, miellin 00, sheqerin, te bardhen e vezes, esencen e bajameve dhe pak kripe duke i perziere te gjitha shume mire me dore.

Lagim duart me uje te ftohte dhe e ndajme brumin e perftuar ne 12 sfera me madhesine e nje kokrre arre te cilat i shtypim pak me dore duke i dhene formen si ne figure. Vendosim nga nje bajame te plote mbi secilen amarete dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 13-15 minuta, apo derisa anet te marrin nje ngjyre te arte te lehte.

I leme te ftohen plotesisht dhe i ruajme ne nje ene hermetike per rreth 1 jave.

Kek me miell bajamesh

Ky kek kaq i vecante, nuk pregatitet as me gjalp dhe as me miell, por vetem me bajame te grira, sheqer dhe  veze. Preferohet te pritet ne copa te vogla dhe te shoqerohet me caj, kafe ose nje cokollate te ngrohte.

Perberesit

  • 300gr bajame
  • 300gr sheqer
  • 12 veze (12 te verdha dhe 9 te bardha)
  • lengun e 1 limoni
  • pak kripe
  • sheqer pluhur

Perpara pregatitjes se recetes, i veme bajamet ne akull per rreth 10 minuta; ne kete menyre do te grihen me lehtesisht ne mikser.

Marrim dy tasa te thelle ne te cilet vendosim ne njerin te verdhat e vezeve dhe ne tjetrin te bardhat. Rrahim te verdhat me sheqerin derisa masa ta dyfishoje vellimin e saj.

Grijme ne mikser bajamet me 1 luge sheqer derisa te reduktohen ne pluhur (miell bajamesh) dhe rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa masa e formuar te mos bjere nga ena. I bashkojme te gjithe perberesit ne nje ene te vetme, shtojme lengun e limonit dhe i perziejme mire nga poshte lart me ndihmen e nje spatule ose luge druri derisa te gjithe perberesit te homogjenizohen.

E vendosim brumin e perftuar ne nje tave te madhe te lyer paraprakisht me gjalp dhe pak miell, dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 45 minuta. E presim ne kubik te vegjel, e sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e sherbejm

Biskota amareta

Pregatitja e amaretave ne kushtet e shtepise nuk eshte e veshtire; me pak vemendje dhe kujdes mund te realizojme keto embelsira te vogla teper te shijshme me te cilat do te shoqerojme kafen, cajin apo nje gote vere te embel. Sipas deshires, mund ti shtohen gjithashtu edhe lekure limoni te grire ne rende, vanilje, kanelle etj.
Perberesit per amaretat

  • 200gr sheqer
  • 150gr bajame te qeruara te embla (ose 200gr nese perdorim vetem bajame te embla)
  • 50gr bajame te qeruara te hidhura
  • 2 te bardha vezesh

Gjeja e pare qe duhet bere per pregatitjen e amaretave eshte t’i heqim lekuren bajameve duke i vendosur per disa minuta ne uje te nxehte. I qerojme dhe i veme te thahen ne furre te parangrohur ne temperature rreth 100°C per afer 20 minuta.

Nderkohe rrahim te bardhat e vezeve derisa perberja te jete e qendrueshme e te mos bjeri nga ena dhe i fusim ne frigorifer.

Kur bajamet te jene gati, i shtypim ne havà apo i kalojme ne mikser, i bashkojme me sheqerin dhe kremin e te bardhave te vezeve duke e punuar masen shume mire me dore derisa te behet e bute dhe pak ngjitese.

Me brumin e perftuar formojme sfera te vogla te cilat i shtypim pak ne mes dhe i vendosim te barazlarguara nga njera tjetra ne nje tave te shtruar me leter furre. I pjekim amaretat ne furre te parangrohur ne 150°C per rreth 1 ore apo derisa ne siperfaqe te kene marre nje ngjyre te arte.

Kurabije (Kourabiedes)

Kurabije-greke

Kurabiet jane biskota me gjalp tipike te kuzhines greke te cilave sipas deshires u shtohen edhe bajame te pjekura te therrmuara. Ato pregatiten sidomos per raste te vecanta si Krishtlindjet apo Pagezimi, dy evenimente teper te festuara ne Greqi.

Perberesit per kurabiet

  • 800gr miell
  • 450gr gjalp pa kripe ne temperature ambjenti
  • 150gr sheqer pluhur + per sperkatje
  • 2 te verdha vezesh
  • 1 bustine vanilje
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • pak uzo, raki ose konjak
  • pak kripe
  • 100gr bajame te pjekura dhe te therrmuara

Rrahim gjalpin me ndihmen e nje mikseri kuzhine per 10-15 minuta derisa te formohet nje mase totalisht kremoze. Shtojme sheqerin pluhur dhe vazhdojme rrahjen edhe per 5 minuta te tjera derisa te dy perberesit te homogjenizohen mire me njeri tjetrin. Shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve derisa te bashkohen mire, vaniljen dhe se fundi uzon duke vazhduar perzierjen me luge druri.

Ne nje ene tjeter sitim miellin, shtojme pluhurin pjekes dhe pak kripe duke i perziere mire. Kete perberje ia shtojme kremit te gjalpit ngadale duke e perziere nga poshte larte derisa te formohet nje brume i bute (shtojme akoma miell nese eshte e nevojshme). Se fundi, shtojme edhe copezat e bajameve gjithmone duke e perziere brumin.

I japim kurabijeve formen e deshiruar: sfera, gjysmehene etj, duke i vendosur ne tave te shtruar me leter furre. I pjekim ne furre te parangrohur ne 150°C per 30-35 minuta derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe, por jo te erresohen shume.

I leme te ftohen per rreth 10 minuta ne temperature ambjenti dhe me pas i kalojme ne sheqer pluhur.

*Keshille: Kurabiet mund te ruhen deri ne 1 muaj ne nje ene alumini te mbyllur me kapak dhe te vendosur ne nje vend te fresket

Sheqerpare

sheqerpare.jpg

Sot po iu propozojme keto embelsira te shijshme me origjine turke te cilat jane shume te vleresuara edhe ne vendin tone: Sheqerparet. Sigurisht qe jane shume te embla (si te gjitha embelsirat turke), sepse permbajne shurup dhe se fundi receta plotesohet me nje kokerr bajame qe i vendoset siper.

Perberesit per 15 sheqerpare

  • 300gr miell
  • 60gr sheqer
  • 120gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 2 te verdha vezesh
  • 1/2 luge te vogel sode buke
  • 20 kokrra bajame te plota (ose arra/lajthi)

Per sherbetin

  • 450gr sheqer
  • 600ml uje
  • lengun e 1/2 limoni

Pregatisim si fillim sherbetin (duke vendosur ne nje tenxhere sheqerin, ujin dhe lengun e limonit) te cilin e ziejme per rreth 15 minuta duke e lene ne nje ane.

Perziejme gjalpin me sheqerin dhe te verdhat e vezeve, shtojme ngadale miellin e situr bashke me soden e bukes dhe e punojme masen me duar derisa te formojme nje brume te bute qe e mbeshtjellim me leter celofoni dhe e leme te pushoje per rreth çerek ore.

Pasi te kete kaluar kjo kohe, formojme me brumin 15 sfera te vogla te cilat i veme ne nje tave te shtruar me leter furre, i shtypim fare pak ne siperfaqe dhe vendosim ne qender te seciles prej tyre nga nje kokerr bajame te qeruar. I pjekim ne furre te parangrohur ne 190°C per 20-25 minuta derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe.

Sapo te dalin nga furra, i hedhim siper shurupin e nxehte me ndihmen e nje luge derisa te zbuten plotesisht.

Keto embelsira turke serviren te ftohta dhe ruhen ne frigorifer ne nje ene te mbyllur me kapak.