Arkiva Etiketash: Receta me biskota Savoiardi

Tiramisù dietike (pa vezë dhe maskarpone)

  • Racione: 8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Tiramisu dietike

Jeni ne diete por nuk doni te hiqni dore nga embelsirat? Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte shume me e lehte (me rreth 200 kalori me pak) sesa Tiramisuja klasikeMenyra e pregatitjes eshte e njejte, pervec faktit qe perdoret krem djathi i tipit filadelfia ose rikota ne vend te kremit maskarpone dhe eleminohet perdorimi i vezeve.

Perberesit

  • 400gr krem djathi filadelfia ose gjize pa kripe (rikota)
  • 1 filxhan çaji kafe ekspres e pregatitur+ 2 luge sheqer (mund ta eleminoni nese deshironi)
  • 400gr biskota savoiardi (ose mund ti zevendesoni me biskota te tjera te tipit Pavesini)
  • 4 luge sheqer pluhur
  • 1 luge rum ose esence rumi
  • 2 luge grimca çokollate te zeze
  • kakao e hidhur pluhur
  • pak qumesht
  • pak kripe

Kafene e pregatitur me ekspres ose moka, e hollojme me pak uje ose qumesht ne menyre qe shija e saj te mos rezultoje shume e koncentruar, dhe e leme te ftohet ne nje pjate te thelle.

Ne nje tas te thelle, punojme me pirun kremin filadelfia, ose rikoten me sheqerin derisa kremi te rezultoje i njetrajtshem. Shtojme nje luge rum dhe nje luge grimca çokollate te zeze duke i perziere mire.

Ne taven ku do te pregatisim embelsiren (ose ne tasa te vegjel individual), hedhim 2-3 luge krem dhe e shperndajme njetrajtesisht.

Zhysim biskotat savoiardi ne kafe per maksimumi 5 sekonda dhe i rendisim njera pas tjetres. I hedhim siper gjysmen e kremit, vendosim nje tjeter shtrese biskotash dhe e perfundojme embelsiren me kremin e mbetur duke e rrafshuar siperfaqen me nje spatul kuzhine. E sperkasim ne siperfaqe me kakao te hidhur pluhur. E vendosim tiramisu-ne ne frigorifer per minimumi 4 ore perpara se ta servirim te prere ne copa.

Foto nga: http://www.swide.com/

Tiramisù me luleshtrydhe

Tiramisu me luleshtrydhe

Kjo embelsire me luleshtrydhe, rekomandohet te pregatitet pikerisht ne kete periudhe, kur ky frut eshte me i shijshem dhe me i lire. Eshte ideale per nje feste ditelindje dhe mund te konsumohet edhe nga femijet pasi nuk permban kafe, ashtu si Tiramisù-ja klasike.

Perberesit

  • 1 pako biskota savoiardi (400gr)
  • 500gr krem maskarpone
  • 5 veze mesatare
  • 1kg luleshtrydhe
  • 100gr sheqer + 3-4 luge per luleshtrydhet
  • 1 gote te vogel qumesht
  • copeza çokollate te bardhe
  • pak kripe

Lajme mire luleshtrydhet, i presim ne copa te vogla, i vendosim ne nje tas bashke me 3-4 luge sheqer dhe i leme te pushojne ne frigorifer per 3-4 ore duke i perziere here pas here.

Nderkohe pregatisim kremin e Tiramisù-se duke rrahur me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit derisa te formohet nje perberje kremoze dhe me ngjyre te verdhe te hapur. I shtojme ketij kremi maskarponen duke vazhduar rrahjen edhe per pak minuta me shpejtesi minimale derisa e gjithe masa te homogjenizohet. Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi te jete formuar nje perberje qe nuk bie nga ena i shtojme gjysmen e mbetur te sheqerit duke e perziere edhe per pak minuta. Kete mase ia shtojme kremit me te verdha vezesh dhe maskarpone duke e perziere me kujdes nga poshte lart.

Pasi ka kaluar koha e qendrimit ne frigorifer, i kullojme luleshtrydhet dhe lengut te perftuar i shtojme qumeshtin e ftohte, nderkohe qe luleshtrydhet e mbetura i kalojme ne mikser duke formuar salcen e luleshtrydheve.

Vendosim me rradhe biskotat Savoiardi ne nje bazament te qendrueshem apo ne nje tave te madhe qelqi dhe fillojme ti lagim me lengun e luleshtrydheve derisa te jene komplet te buta, por jo te squllura. I mbulojme biskotat me nje shtrese kremi, shtojme salcen e luleshtrydheve dhe veprojme ne te njejten menyre edhe me shtresen e dyte duke patur kujdes qe; nqs ne shtresen e pare biskotat i kemi vendosur horizontalisht, tani i vendosim vertikalisht. E mbulojme embelsiren me kremin e mbetur duke e sperkatur siperfaqen me copeza çokollate te bardhe dhe duke e zbukuruar me ndonje luleshtrydhe te mbetur. E vendosim ne frigorifer per 3-4 ore perpara se ta servirim.

Zupa anglez

Zupi anglez eshte nje embelsire me luge teper antike e cila shfaqet per here te pare ne Itali rreth shekullit XIX. Megjithese origjina e tij nuk dihet egzaktesisht, emri na sugjeron qe rrenjet i ka nga Anglia qe ne periudhen e Elizabetes.
Eshte i perbere nga pandispanje ose biskota savoiardi te zhytura ne nje lloj pije qe quhet alchermes dhe e alternuar me shtresa kremi pastiçerie te bardhe dhe me çokollate.

Perberesit

  • pandispanje te pregatitur sipas recetes qe do ta gjeni ketu, ose biskota Savoiardi
  • 500ml krem pastiçerie sipas recetes qe e gjeni ketu
  • 100gr çokollate te zeze

…per te lagur pandispanjen/savoiardit

  • 200ml uje
  • 100gr sheqer
  • 100ml alchermes ose amareto (lloj pije alkoolike)

Pregatisim si fillim kremin e pastiçerise sipas recetes qe do ta gjeni ketu derisa te rezultoje pak me i trashe se zakonisht. E ndajme ne dy pjese dhe njeres prej tyre i shtojme çokollaten e grire holle duke e perziere shpesh derisa te shkrihet plotesisht. Ne kete menyre kemi perftuar kremin e pastiçerise tradicional dhe ate me çokollate te cilet do ti alternojme midis tyre.

Presim pandispanjen (ose biskotat) sa diametri i kupave ku do te pregatisim zupat duke llogaritur 2  disqe pandispanje per cdo kupe, pra gjithesej 16.

Pregatisim shurupin per te lagur pandispanjen duke shkrire sheqerin ne uje ne zjarr te ulet, shtojme alchermes, fikim zjarrin dhe e leme shurupin te ftohet. Ne momentin qe shurupi eshte ftohur plotesisht, zhysim nje nga nje disqet e pandispanjes ose biskotat savoiardi te ndara ne dy pjese per pak sekonda, ne menyre qe keto te lagen, por jo te squllen. I vendosim ne fundin e kupave, shtojme nje shtrese kremi me çokollate me ndihmen e nje luge ose xhepi pastiçerie, shtrojme nje shtrese tjeter pandispanje dhe se fundi nje shtrese kremi pastiçerie tradicional. Se fundi, i zbukurojme zupat me pak krem çokollate, me krem pana te rrahur ose me copezat e pandispanjes te mbetura.

E vendosim ne frigorifer per minimumi 2 ore perpara se ta servirim.

*Keshille: Nese kete embelsire ja servirni femijeve ose nuk doni te perdorni pije me alkool, ne ju sugjerojme te zevendesoni kete te fundit me qumesht, leng luleshtrydhe, ose shurup luleshtrydhe. Gjithashtu, zupat mund ti zbukuroni edhe me fruta te fresketa, ose t’ia shtoni brenda kremit te pastiçerise.

Torta e dukeshës

(foto marre nga giallozafferano.it)

Torta e dukeshes eshte nje embelsire e ftohte e cila ne lashtesi u servirej pikerisht kesaj kategorie njerezish. E pregatitur per minimumi gjashte persona, perberesit kryesor te saj jane biskotat savoiardi, kremi maskarpone, cokollata, kakao dhe bajamet; ideale per keto dite te nxehta vere!
Perberesit nje forme plumcake me gjatesi 24cm

  • 400gr biskota savoiardi
  • 250gr krem maskarpone
  • 2 veze
  • 30gr cokollate te zeze
  • 20gr kakao te hidhur
  • 1 filxhan caji kafe ekspres (ose moka)
  • 80gr sheqer + 2-3 luge per te sheqerosur kafen
  • arome rumi
  • 30gr bajame
  • 1 bustine vanilje

Rrahim te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit dhe vaniljen derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme kremin maskarpone dhe vazhdojme perzierjen derisa masa e formuar te rezultoje pa kokerriza.

Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me gjysmen tjeter te sheqerit dhe kur masa te jete e qendrueshme, ia shtojme perberjes se mesiperme duke i  perziere ngadale me ndihmen e nje spatule nga poshte lart. Kremin e formuar e ndajme ne dy pjese, ku ne njeren shtojme cokollaten e prere ne copeza te vogla, dhe ne tjetren kakaon pluhur dhe bajamet e therrmuara.

Pregatisim kafen ekspres apo me moka ne te cilen shtojme 2-3 luge sheqer (sipas deshires) dhe aromen e rumit.

Veshim nje forme plumcake me leter furre dhe shtrojme ne te biskotat savoiardi te cilat fillimisht i kemi kaluar ne kafe. Shtojme kremin me kakao, siper tij kremin me copeza cokollate dhe e mbulojme serisht me biskotat e lyera ne kafe. E vendosim ne kete menyre embelsiren ne akull per te pakten 2 apo 3 ore, dhe e nxjerrim nga akulli rreth 2 ore perpara se ta servirim ne menyre qe te zbutet pak. E presim ne feta dhe e sperkasim ne siperfaqe me pak kakao pluhur apo copeza bajamesh.

*Keshille: Kete embelsire mund ta pregatisim edhe ne kupa te vecanta duke ndjekur egzaktesisht proceduren me siper.
Nese ia servirim edhe femijeve, mund te zevendesojme kafen me qumesht me ose pa kakao (psh Nesquick) i cili nuk do te jete i demshem per ta.

Tortë Sharlotë me luleshtrydhe

Torta Sharlote eshte nje nga embelsirat me te vleresuar ne te gjithe boten, e njohur per thjeshtesine e perberesve te saj dhe shijen e pakrahasueshme. Mbi etimologjine e ketij emri egzistojne akoma edhe sot dyshime; me e famshmja supozon se emri derivon nga Mbreteresha Sharlote (1744-1818), gruaja e Xhorxhit III te Mbreterise se Bashkuar, per te cilen u gatua per here te pare kjo embelsire. Ndersa tjetra hedh hipotezen se ishte pikerisht kunata e Aleksandrit I te Prusise e cila e ka “pagezuar” me kete emer: Sharlota e Prusise.

Perberesit

  • 500gr krem maskarpone
  • 500gr luleshtrydhe
  • 250gr biskota savoiardi
  • 170gr sheqer + 2 luge
  • 6 te verdha vezesh
  • lengun e dy portokalleve

Si fillim, vendosim luleshtrydhet te marinohen per rreth 1 ore ne nje ene pasi i kemi prere ne copa te vogla, kemi shtuar lengun e portokallit dhe 2-3 luge sheqer. Lengun qe ato do te leshojne do ta perdorim per te lagur biskotat savoiardi, ndersa luleshtrydhet do t’ia shtojme kremit.

Nderkohe, me ndihmen e nje rrahesi elektrik rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur, shtojme dalengadale kremin maskarpone duke e perziere me ndihmen e nje spatule derisa te formohet nje mase homogjene. Shtojme se fundi edhe gjysmen e luleshtrydheve te kulluara shume mire nga lengu i tepert (ose mund ti kalojme ne mikser) dhe ne kete menyre kemi perftuar kremin per te mbushur torten Sharlote.

Ne nje forme torte te rrumbullaket me hapje anash, vendosim vertikalisht njeri pas tjetrit biskotat savoiardi te lagura me lengun e luleshtrydheve dhe portokallit, nderkohe qe shtrojme edhe bazen me to.  Hedhim gjysmen e kremit qe pregatitem me siper, therrmojme disa biskota savoiardi ne menyre qe te formohet nje shtrese e holle biskotash, dhe shtojme edhe gjysmen tjeter te kremit. Siperfaqen e dekorojme me luleshtrydhe te fresketa dhe e vendosim torten ne frigorifer per minimumi 12 ore perpara se ta sherbejme. Ne momentin e servirjes e heqim nga tortiera dhe i lidhim nje fjongo rreth e qark per ta bere me terheqese. E sherbejme te ndare ne feta.

*Keshille: Ne vend te shtreses se mesit qe jane biskotat e therrmuara, mund te vendosim edhe nje disk pandispanje. Torta ne kete menyre do te dale me kompakte, por realizimi i saj do te jete me impenjativ

Tiramisù me fruta pylli

Tiramisù-ja me fruta pylli eshte nje version shume origjinal i asaj klasikes dhe e pershtatshme per femijet duke qene se nuk permban kafe apo pije te tjera alkoolike.
Perberesit per 8 persona

Per salcen me fruta pylli

  • 500gr fruta pylli te fresketa (ose te ngrira)
  • 100gr sheqer
  • 150gr uje

Per kremin e Tiramisù-se

  • 400gr biskota savoiardi
  • 500gr krem maskarpone
  • 100gr sheqer
  • 5 veze mesatare
  • 2 gota leng frutash pylli (ose luleshtrydhe)
  • 1 bustine vanilje
  • kakao pluhur ose copeza cokollate
  • pak kripe

Ziejme ne nje tenxhere te vogel per afer 3 minuta 400gr fruta pylli (100gr do ti mbajme per zbukurim ne fund) me ujin dhe sheqerin. I leme te ftohen plotesisht, i kalojme ne mikser dhe me pas ne site duke ndare purène e frutave nga lengu. Lengut te perftuar i shtojme 2 gota leng frutash pylli (te blera me kuti ne supermarket) dhe e leme ne nje ane.

Nderkohe pregatisim kremin e Tiramisù-se duke rrahur me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit derisa te formohet nje perberje kremoze dhe me ngjyre te verdhe te hapur. I shtojme ketij kremi maskarponen dhe vaniljen pluhur duke vazhduar rrahjen edhe per pak minuta me shpejtesi minimale derisa e gjithe masa te homogjenizohet.

Tiramisù klasike

Tiramisu klasikeTiramisù-ja eshte nje nga embelsirat italiane me te njohura ne bote. Per ta pregatitur sipas recetes tradicionale nevojiten biskota Savoiardi, kafe, kakao pluhur, sheqer, maskarpone dhe veze te fresketa. Ne kete recete nuk parashikohet perdorimi i likerit (psh rum apo marsala), sepse embelsira i dedikohej si femijeve ashtu dhe te rriturve. Ne ditet e sotme egzistojne lloje te ndryshme te Tiramisù-se si ajo me fruta pylli, me limon, me luleshtrydhe, me ananas, me kos, me banane dhe me manaferra.

Perberesit

  • 400gr biskota Savoiardi
  • 500gr krem maskarpone
  • 6 veze mesatare
  • 120gr sheqer 
  • 1 filxhan te madh kafe ekspres + 2 luge sheqer
  • 1/2 filxhani uje ose qumesht
  • kakao pluhur per te sperkatur Tiramisù-ne

E hollojme kafen ekspres me uje ose qumesht, i japim shije me 2 luge sheqer dhe e hedhim ne nje pjate te thelle per tu ftohur.

Me ndihmen e nje rrahesi elektrik, rrahim me shpejti maksimale te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit duke formuar nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur. Shtojme pak nga pak kremin maskarpone duke vazhduar rrahjen me shpejtesi minimale derisa te dy kremerat te homogjenizohen plotesisht.

Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi te jete formuar nje mase qe nuk bie nga ena i shtojme sheqerin duke e perzjere edhe per pak minuta. Kremin me te bardhat e vezeve ia shtojme te verdhave te vezeve me sheqerin dhe maskarponen; ne kete menyre kemi perftuar kremin e Tiramisù-se.

Ne taven ku do te pregatisim embelsiren (ose ne tasa te vegjel individual), hedhim 2-3 luge krem dhe e shperndajme njetrajtesisht. Zhysim biskotat Savoiardi ne kafe per maksimumi 5 sekonda dhe i rendisim njera pas tjetres. I hedhim siper gjysmen e kremit, vendosim nje tjeter shtrese biskotash dhe e perfundojme embelsiren me kremin e mbetur duke e rrafshuar siperfaqen me nje spatul kuzhine. E sperkasim ne siperfaqen me kakao te hidhur pluhur. E vendosim Tiramisu-ne ne frigorifer per minimumi 4 ore perpara se ta servirim te prere ne copa.

*Keshille: Duke qene se vezet nuk gatuhen, ato duhet te jene shume te fresketa. Per ti dhene nje shije me te vecante Tiramisù-se, i hedhim vezeve pak rum apo marsala dhe vazhdojme proceduren si me siper.

Foto nga: http://www.swide.com/