Arkiva Etiketash: Receta me çokollatë

Tortë me çokollatë dhe krem me qershi

Torte me çokollate dhe qershiMuajt maj-qershor jane ato kur qershite arrijne kulmin e pjekies se tyre, prandaj po ju servirim nje recete teper te veçante perpara se mos ta gjejme me ne treg kete frute. Kjo torte ngjan paksa me cheesecake, torten me djath tipike amerikane, por vetem se baza pregatitet me buke te ndenjur bashkuar me qumesht, çokollate te zeze etj. Perberesit

…per bazen me çokollate te tortes

  • 400ml qumesht
  • 100gr çokollate te zeze
  • 150gr buke te ndenjur per 1 nate
  • 50gr sheqer
  • lekuren e 1 limoni

…per kremin me qershi

  • 250gr qershi te qeruara nga berthama
  • 250gr kos frutash me qershi
  • 3 flete xhelatine
  • 250ml pana per embelsira te sheqerosur

…per zbukurim

Ngrohim qumeshtin, shtojme çokollaten e ndare ne copeza, sheqerin, buken e thare dhe lekuren e limonit te grire holle duke i perziere mire derisa te formohet nje mase homogjene. Kete mase e leme te pushoje ne temperature ambjenti per rreth 4 ore. Lyejme me pak gjalp dhe miell nje tave te rrumbullaket me diameter rreth 22cm, hedhim perberjen e mesiperme dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 175°C per rreth 50 minuta. Nderkohe bashkojme kosin me qershi me qershite pa berthame dhe xhelatinen e shkrire ne pak uje te nxehte. Ne nje ene, rrahim panen per embelsira derisa te formohet nje mase e qendrueshme. Bashkojme panen me kosin me qershi dhe kremin e formuar e hedhim siper kekut qe tashme eshte pjekur, e nivelojme mire dhe e fusim ne frigorifer per rreth 3 ore ne menyre qe te mpikset. Ngrohim ne zjarr shume te ulet reçelin e qershise dhe lyejme me te siperfaqen e tortes. E zbukurojme torten me kokrra te plota qershie ose me pak krem pana te rrahur.

Reklama

Ananas me salcë portokalli dhe çokollate

Ananas me lajthi dhe salce portokalli e cokollateNje embelsire vertet e thjeshte, por me nje shije teper te veçante e cila pregatitet ne me pak se gjysme ore.
Perberesit

  • 12 feta te holla ananas (3 per person)
  • 100gr lajthi te pjekura
  • 100gr çokollate te zeze (70% kakao)
  • 4 portokall
  • 2 luge sheqer
  • 2 luge pije maraschino (ose Alchermes)

Pjekim ne nje tigan te vogel lajthit dhe me pas i ndajme ne copa te vogla me thike.

Eleminojme pjesen qendrore te fetave te ananasit, e cila ka perberje drurore, me nje thike te mprehte. Lyejme cdo fete ananasi me copezat e lajthive duke i vendosur tre e nga tre njera siper tjetres ne nje pjatance te cilen e fusim ne frigorifer.

Pregatisim salcen me protokall: shtrydhim lengun e portokalleve dhe e vendosim ne nje tenxhere te vogel bashke me sheqerin dhe likerin derisa te perftojme nje salce te trashe. E kullojme salcen dhe e hedhim siper fetave te ananasit.

Disa momente perpara se te servirim embelsiren, shkrijme edhe çokollaten ne banjomari dhe e hedhim siper ananasit. E sherbejme menjehere.

Puding me çokollatë dhe amareta

Puding me cokollate dhe amaretaPudingu me çokollate dhe amareta eshte nje embelsire me luge teper e thjeshte ne pregatitje, e cila mund te konsumohet mjaft mire si e ngrohte ashtu edhe e ftohte.
Perberesit

  • 500ml qumesht
  • 100gr çokollate te zeze
  • 80ml pije amaretto
  • 30gr biskota amareta
  • 50gr gjalp
  • 1 luge te vogel miell
  • 2 luge te vogla sheqer integral (ngjyre kafe)
  • 1 pako te vogel vanilje

Vendosim qumeshtin per tu ngrohur ne nje tenxhere ne zjarr te ulet.

Ne nje ene, bashkojme sheqerin, vaniljen dhe miellin dhe ja shtojme dalengadale qumeshtit te vaket duke e perziere per 2-3 minuta derisa kremi te filloje te trashet. Shtojme pijen amaretto dhe vazhdojme perzierjen derisa kremi te kete arritur trashesine e deshiruar. E heqim tenxheren nga zjarri dhe shtojme çokollaten e zeze te prere ne copeza te vogla dhe gjalpin.

E sherbejme pudingun ne kupa qelqi duke e sperkatur ne siperfaqe me amareta te copetuara.

Krostatë me rikota dhe çokollatë

  • Racione: 8 persona
  • Shtype

Krostate me rikota dhe çokollate

Receta qe po ju paraqesim me poshte, pregatitet me perberes te thjeshte, kremoz dhe te shijshem, te cilet e shnderrojne ne nje embelsire te pelqyer si nga te rriturit ashtu dhe nga femijet.

Perberesit

  • 250gr miell 00
  • 400gr rikota (gjize pa kripe)
  • 80gr çokollate te zeze
  • 125gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 200gr sheqer
  • 3 veze
  • 1 luge brendi (konjak)
  • lekuren e 1 limoni

Perziejme brenda ne mikser me shpejtesi te ulet miellin, gjalpin e ndare ne copeza, 50gr sheqer, 1 veze, brendin derisa te jete formuar nje sfere brumi. E heqim perberjen nga mikseri, e punojme edhe pak brumin me duar, e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e leme te pushoje ne frigorifer per rreth 30 minuta.

Pregatisim mbushjen duke bashkuar ne nje ene rikoten me 2 vezet e mbetura dhe sheqerin derisa te formohet nje krem i bute. Shtojme lekuren e limonit dhe çokollaten e zeze te prere ne copeza te vogla te cilat i bashkojme mire.

Nxjerrim brumin nga frigoriferi, marrim 3/4 e tij dhe e hapim ne tavolinen e punes te lyer paraprakisht me pak miell duke formuar nje pete te rrumbullaket me diameter rreth 20cm te cilen e shtrojme mbi nje tave me diameter 18cm. Heqim nga anet e taves brumin qe ka dale teper dhe e çpojme fundin e saj me dhembet e nje piruni. Pjesen e mbetur te brumit e hapim ne forme katrore dhe presim nga ajo shume shirita te pothuajse te njejtes gjatesi dhe gjeresi.

Shtojme ne tave mbushjen me rikota dhe çokollate dhe vendosim shiritat e brumit ne siperfaqe duke i nderthurur si ne figure.

E pjekim krostaten ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. Mund ta sherbejme si ne temperature ambjenti ashtu dhe te ftohte.

Tortë e ftohtë me arrë kokosi

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e vështirë
  • Shtype

Torte-e-ftohte-me-arre-kokosi.jpg

Torta qe do t’ju paraqesim me poshte, eshte nje embelsire e shijshme tipike verore e cila edhe pse kerkon pak kohe ne realizim, rezultati final do ta justifikoj totalisht. Ju keshillojme ta provoni sidomos kur keni ndonje feste ne te cilen doni te lini pershtypje te shkelqyer tek miqte tuaj!

Perberesit per nje torte me diameter 26cm

…per kekun me çokollate

  • 120gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 150gr çokollate te zeze per gatim
  • 4 veze
  • 130gr miell
  • 20gr niseshte
  • 150gr sheqer normal
  • 40gr sheqer pluhur
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • pak kripe
  • pak vanilje

…per kremin me arre kokosi

  • 650ml qumesht
  • 350ml pana te fresket per embelsira te pasheqerosur
  • 200gr arre kokosi pluhur
  • 100gr sheqer
  • 30gr niseshte
  • 12gr xhelatine pjeshke ne flete (ose 6 flete)
  • 70ml rum te bardhe ose pije tjeter me shije kokosi

PREGATITJA E KEKUT ME COKOLLATE

Si fillim, vendosim per te shkrire çokollaten e zeze ne banjomari ose ne zjarr shume te ulet derisa te perftojme nje krem çokollate plotesisht pa kokerriza.

Nderkohe, rrahim me ndihmen e nje rrahesi elektrik gjalpin ne temperature ambjenti me sheqerin pluhur dhe te verdhat e vezeve derisa perberja te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur. Shtojme çokollaten e shkrire te ngrohte dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda.

Ne nje ene tjeter, rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje perberje qe nuk bie nga tasi, shtojme pak nga pak sheqerin normal dhe vazhdojme rrahjen. Te bardhat e vezeve ia shtojme perberjes me te verdha vezesh duke e perziere me kujdes nga poshte lart ne menyre qe te mos bjere volumi. Shtojme se fundi edhe miellin, niseshten dhe pluhurin pjekes te situr paraprakisht duke i perziere mire.

Lyejme me pak gjalp dhe miell nje tave te rrumbullaket me diamter rreth 26cm, shtojme perberjen e mesiperme dhe e nivelojme me kujdes. E pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per rreth 30 minuta, gjithmone duke bere proven e pirunit per te pare nese eshte pjekur ne brendesi. E leme te ftohet plotesisht, me pas e heqim nga tava dhe e vendosim ne frigorifer nderkohe qe pregatisim kremin.

PREGATITJA E KREMIT ME ARRE KOKOSI

Vendosim ne nje ene te vogel me uje te ftohte fletet e xhelatines se pjeshkes per rreth 10 miuta derisa te zbuten.

Ne nje tenxhere, hedhim qumeshtin, arren e kokosit pluhur dhe e vlojme per rreth 1 minute. Fikim zjarrin dhe shtojme sheqerin dhe niseshten duke e perziere shpejt ne menyre qe te mos formohen kokerriza. Shtojme xhelatinen e shtrydhur mire dhe se fundi edhe rumin (ose liker tjeter) duke i perziere serisht. E leme te ftohet plotesisht perberja ne temperature ambjenti.

Ne nje ene, rrahim per vetem pak sekonda panen per embelsira dhe ia shtojme perberjes se mesiperme duke e perziere me delikatese derisa te formohet nje krem homogjen. Ky eshte kremi me te cilin do te mbushim torten.

PREGATITJA E TORTES SE FTOHTE

Kekut me çokollate i heqim koren e siperfaqes dhe e ndajme ne dy pjese te barabarta horizontalisht. Te njejten tave ku pregatitem kekun, e pastrojme, e veshim me leter furre dhe vendosim njeren gjysme te kekut. Shtojme te gjithe kremin me arre kokosi dhe e nivelojme mire. Vendosim edhe pjesen tjeter te kekut me çokollate duke ushtruar pak presion me duar. E vendosim embelsiren ne frigorifer per gjithe naten.

Ne momentin e servirjes, e heqim nga tava dhe e dekorojme sipas deshires: me kakao pluhur, me arre kokosi ose me pak pana te rrahur. Kjo torte ruhet ne frigorifer per maksimumi 3 dite.

Torte-e-ftohte-me-arre-kokosi.jpg

Puthje çokollate

Puthjet e çokollates, jane çokollata shume te vogla te perbera nga kremi i çokollates me lajthi, bashkuar me lajthi te pjekura te ndara ne copeza dhe zhytur me pas ne çokollate te zeze te shkrire. Shijojini!

Perberesit per 50-60 çokollata te vogla (varet nga madhesia qe i pregatisni)

  • 500gr krem çokollate me lajthi (te tipit Nutella)
  • 500gr lajthi te pjekura pa lekure
  • 100gr kakao pluhur
  • 100gr çokollate te zeze

Per te pregatitur puthjet e çokollates, si fillim, presim ne copeza te vogla lajthite me ndihmen e nje thike. I hedhim ne nje tas te thelle, shtojme kakaon pluhur dhe kremin e çokollates me lajthi duke i perziere derisa te formohet nje perberje homogjene.

Lagim duart me pak uje dhe formojme shume sfera te vogla te cilat i vendosim njera pas tjetres ne nje tabaka te madhe, ose ne nje tave drejtkendore te cilat i transferojme me pas ne frigorifer per 1-2 ore.

Pasi ka kaluar kjo kohe, shkrijme çokollaten e zeze ne banjomari ose ne mikrovale dhe i zhysim çokollatat nje nga nje me ndihmen e nje kruajtse dhembesh ose dy lugeve te vogla. I vendosim neper forma letre te vogla dhe i leme per rreth 2 ore te ngurtesohen.

Tortë me kakao dhe krem djathi

Torta me kakao e pregatitur ne kete menyre, eshte teper e lehte dhe jo shume e embel. Kremi i djathit i bashkuar me kakao dhe mjalte, i jep nje shije me te vertete te veçante, gje qe e ben te serviret ne çdo tryeze dhe me çdo rast.

Perberesit per nje tave me diameter 18cm
…per kekun me kakao

  • 175gr miell
  • 125gr sheqer pluhur
  • 25gr kakao pluhur
  • 150ml vaj luledielli
  • 150ml qumesht
  • 2 veze
  • 1 luge te vogel sode buke
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • pak vanilje

…per kremin me kakao

  • 300gr krem djathi me yndyre te plote (te tipit philadelphia original)
  • 125gr sheqer pluhur
  • 2 luge plot kakao pluhur
  • 2 luge mjalte

Bashkojme fillimisht ne nje tas te madh sheqerin pluhur, miellin, kakaon, soden e bukes dhe pluhurin pjekes duke i situr nje nga nje ne menyre qe te mos mbeten kokerriza te cilat mund ta prishin perberjen e kekut.

Ne nje tjeter tas bashkojme vajin e lulediellit, vaniljen, vezet e rrahura pak dhe qumeshtin derisa te formohet nje perberje homogjene. E hedhim kete mase tek perberesit e thate (pra, sheqerin, miellin, kakaon etj) derisa te perftojme nje brume jo shume te trashe.

Lyejme nje tave te rrumbullaket me diameter rreth 18cm me pak vaj dhe miell, hedhim ne te brumin, e nivelojme mire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta, duke bere gjithmone ne fund proven e pirunit.

E leme te ftohet rreth 5 minuta ne temperature ambjenti, me pas e heqim nga forma dhe e lejojme te ftohet plotesisht.

Pregatisim kremin duke rrahur me ndihmen e nje rrahese vezesh manuale kremin e djathit derisa ky te zbutet, shtojme sheqerin pluhur, kakaon e situr dhe mjaltin duke i perziere shume mire.

Ne momentin qe keku eshte ftohur, e ndajme me kujdes ne dy pjese horizontalisht dhe gjysmen e kremit e perdorim per ta mbushur ne brendesi, ndersa me gjysmen tjeter e lyejme ne siperfaqe. E zbukurojme me bajame te qeruara sipas deshires ose me arra.

Kjo embelsire ruhet ne frigorifer per maksimumi 3 dite.-:

Tortë me çokollatë

  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Receta e tortes me çokollate e paraqitur me poshte, rekomandohet te pregatitet kryesisht ne raste festash pasi realisht kerkon pak kohe. Por, rezultati final do ti lere te gjithe te ftuarit tuaj me pjaten perpara duke kerkuar edhe nje fete tjeter! Gjithashtu, nuk harrojme te falenderojme Stelen per kete recete.

Perberesit per nje torte me diameter rreth 24cm
…per pandispanjen me kakao

  • 200gr miell 00
  • 100gr sheqer pluhur
  • 100gr sheqer normal
  • 9 veze (nga te cilat: 6 te bardha dhe 9 te verdha)
  • 230gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 50gr kakao pa sheqer
  • 12gr pluhur pjekes
  • 1 bustine vanilje

…per shurupin

  • 250gr sheqer
  • 150ml uje
  • pak vanilje ose aroma te tjera

…per kremin

  • 250ml uje
  • 150gr sheqer
  • 300gr pana per embelsira
  • 4 te bardha vezesh
  • 180gr çokollate te zeze
  • copeza çokollate per zbukurim

Pregatisim si fillim pandispanjen me kakao sipas recetes se paraqitur ketu. E leme te ftohet nderkohe qe vazhdojme me pregatitjen e shurupit:

Vendosim ne zjarr te ulet ujin me sheqerin duke i perziere here pas here derisa ky i fundit te jete shkrire plotesisht. Ne fund, shtojme edhe pak vanilje apo disa pika arome rumi, portokalli etj, per ti dhene shije. E leme menjane dhe pregatisim kremin:

Vendosim nje tjeter ene ne zjarr te ulet duke shtuar serisht 250gr sheqer dhe 150ml uje, por kesaj rradhe pa i trazuar, derisa shurupi te arrije temperaturen 125°C (e matim me anen e nje termometri kuzhine).
Rrahim ne nje tas te madh te bardhat e vezeve me ndihmen e nje rrahesi elektrik duke shtuar pak nga pak shurupin e nxehte qe pregatitem me siper derisa te formohet nje mase e qendrueshme.

Shkrijme ne nje ene çokollaten e zeze dhe ia hedhim gjithmone duke e trazuar mases me te bardhat e vezeve qe pregatitem me siper.Shtojme edhe panen per embelsira te rrahur fort dhe e perziejme te gjithe kremin shume mire.

E presim pandispanjen ne sa shtresa e duam torten (zakonisht ne 2 ose 3), e sperkasim me shurupin e mesiperm, shtrojme nje shtrese kremi me çokollate, dhe vendosim serisht nje fete pandispanje. E sperkasim serisht me shurup, me kremin me çokollate dhe vazhdojme ne kete menyre edhe me shtresen e trete. E vendosim te gjithe masen ne frigorifer per tu ftohur. Vendosim ne frigorifer edhe pjesen tjeter te kremit qe kemi pregatitur. Pasi edhe torta edhe kremi jane ftohur, zbukurojme torten me kete te fundit duke e sperkatur edhe me copeza te vogla çokollate.

Biskota me kakao dhe çokollatë të bardhë

  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Biskota me kakao dhe çokollate te bardheReceta qe po ju paraqesim me poshte, bashkon shijen e forte te kakaos me ate delikate te çokollates se bardhe, te cilat i bejne keto biskota perfekte per tu shijuar ne mengjes bashke me nje gote qumesht.

Perberesit per rreth 35 biskota

  • 240gr miell 00
  • 240gr gjalp te ftohte
  • 100gr sheqer pluhur
  • 60gr kakao pluhur pa sheqer
  • 1 bustine vanilje
  • pak kripe
  • çokollate te bardhe per zbukurim

Ne nje mikser elektrik vendosim miellin, sheqerin pluhur, gjalpin e ftohte te prere ne copa te vogla, pak kripe dhe kakaon. I perziejme te gjitha derisa masa te homogjenizohet dhe gjalpi te jete reduktuar ne grimca shume te imta. Shtojme edhe vaniljen dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda.

E hedhim perberjen e perftuar ne nje tas te madh ose ne tavolinen e punes dhe punojme me dore derisa te formojme nje brum te njetrajteshem. Hapim me ndihmen e nje okllaie ne tavolinen e lyer me miell nje pete me trashesi rreth 2cm nga e cila nxjerrim biskota me ane te formave te posacme apo me ndihmen e nje maje thike (si ne figure).

I pjekim biskotat te renditura ne tave te shtruar me leter furre ne furre te parangrohur ne 150°C per 20-25 minuta, apo derisa te mos rezultojne te buta ne siperfaqe.

Nderkohe, shkrijme çokollaten e bardhe ne banjomari ose ne zjarr shume te ulet duke e perziere shpesh.

Ne momentin qe biskotat jane te ftohta, i zbukurojme me çokollaten e bardhe te shkrire te vendosur ne nje xhep pastiçerie ose me ndihmen e nje luge. I leme per rreth 2 ore derisa çokollata te ngrije serisht dhe i ruajme ne nje ene hermetike per me shume se 3 dite.

(foto dhe receta marre nga: marthastewart.com)