Arkiva Etiketash: Receta me çokollatë

Tortë Profiteroles me çokollatë

Torta Profiteroles e ka origjinen e saj qe ne periudhen e Rilindjes; kur Caterina de Medici u martua me Enrikun e II-te te Frances, solli me vete nga vendi i saj i origjnes (Toskana) te gjitha recetat gastronomike qe posedonte. Nje nga shefat e pallatit mbreteror (Popelini), krijoi ne vitin 1540 brumin shù (per binjè-te) qe u be shume i famshem ne France, dhe bashke me te dhe Profiteroles. Por famen e vertete kjo embelsire e mori ne shekullin e XVII, periudhe ne te cilen u zhvilluar arti i vertete i pasticerise.
Fjala profiteroles vjen nga shkurtimi i fjales franceze profit=fitim, dhe vete embelsira eshte e perbere nga shume binjè te vogla te cilat formojne nje torte teper te shijshme me cokollate. Ne Angli, profiteroles jane nje embelsire teper e njohur dhe popullore te cilat mbushen brenda me krem, pana ose akullore dhe mbulohen nga cokollate e ngrohte. Ndersa ne France, eshte nje nga pregatitjet kryesore per nje banket dasme, ku perfaqsohet nga e ashtequajtura croquembouche, dmth nje piramide me binjè te mbushura me krem dhe te karamelizuara.
Perberesit per binjè-te

  • 130gr miell
  • 200ml uje (ose 100ml uje dhe 100ml qumesht)
  • 100gr gjalp
  • 4 veze mesatare
  • 1 luge te vogel sheqer
  • pak kripe

Per kremin Shantili

  • 500ml pana per embelsira (te paembelsuar)
  • 2 luge sheqer pluhur

Per salcen me cokollate

  • 400gr cokollate te zeze per kuzhine
  • 500ml pana per embelsira
  • 20ml qumesht

Pregatisim binjè-te duke ndjekur dozat e dhena ne kete recete, ndersa per menyren e pregatitjes receten do ta gjeni ketu. Pasi te jene pjekur dhe ftohur plotesisht, i hapim nje vrime te vogel ne pjesen e poshtme te tyre me majen e nje thike apo me bishtin e nje luge te vogel. Nderkohe pregatisim kremin Shantili:

Reklama

Mus (mousse) me çokollatë të zezë

Mus me cokollate te zeze

Mus (mousse) me cokollate eshte nje embelsire e cila konsumohet me luge dhe veshtire t’i rezistosh. Te tilla egzistojne edhe te kripura psh ato me ton, me proshute, me gorgonxola, me karkaleca etj. Fjala “mousse” vjen nga frengjishtja e cila do te thote “shkume” ndersa ne boten e gastronomise perkthehet “krem”. Ajo mund te perdoret fare mire ne te gjitha stinet e vitit, per te permbyllur nje dreke te shijshme apo thjesht per ta shijuar si zemer ne mesdite mbase me disa biskota te vogla.
Perberesit per 4 persona

  • 250gr cokollate te zeze
  • 200gr pana
  • 5 luge uje
  • 2 luge te vogla gjalp
  • 4 veze
  • 1 luge sheqer
  • 1 bustine vanilje

Vendosim cokollaten e zeze te shkrihet ne banjomari. Rrahim shume fort sheqerin me te verdhat e vezeve derisa te perftojme nje krem me ngjyre pothuajse te bardhe.

Tortë Tenerina

TenerinaNje tjeter recete italiane, kesaj here nga qyteti Ferrara, e pregatitur vetem me çokollate te zeze, veze dhe gjalp. Karakteristike e saj eshte se gjate pjekjes formon nje shtrese krokante ne siperfaqe nderkohe qe brenda qendron e bute dhe e lagesht. Nje kenaqesi e vertete per te apasionuarit e çokollates!

Perberesit

  • 200gr çokollate e zeze e nje cilesie te mire
  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 3 veze mesatare
  • 150gr sheqer
  • 60gr miell
  • 3 luge qumesht
  • nje maje luge kripe
  • sheqer pluhur ose kakao pa sheqer pluhur per sperkatje

Per te pregatitur kete torte fillimisht coptojme çokollaten e zeze dhe e vendosim te shkrije ne banjomari ose ne zjarr shume te ulet derisa te behet kremoze. Presim gjalpin ne kuba te vegjel dhe ia shtojme çokollates akoma ne zjarr, duke pasur kujdes qe copezat e gjalpit te kene shkrire plotesisht perpara se te hidhen te tjerat. Kur i gjithe gjalpi te kete shkrire, e heqim masen nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Nderkohe, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje perberje kremoze (kjo mund te arrihet me pirun ose me rrahes elektrik) dhe gjithmone duke e rrahur shtojme çokollaten me gjalpin e shkrire, qumeshtin e vaket, miellin dhe i perziejme te gjitha bashke. 

Ne nje ene te veçante, rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje krem kompakt; me pas, me anen e nje spatule ia shtojme kete perberje brumit me çokollate duke e perziere me kujdes nga poshte lart. Lyejme me gjalp dhe miell nje forme te rrumbullaket per torta me diameter 24 cm, hedhim ne te brumin e pregatitur dhe e vendosim ne furren e parangrohur ne temperaturen 180°C per 25-30 min.

Pasi te jete pjekur (bejme proven e pirunit), e leme te ftohet brenda ne furre. Ne momentin e servirjes, e presim torten ne copa dhe e zbukurojme siper me sheqer pluhur ose kakao pluhur.

*Keshille: Per kete recete mund te perdoren variante te ndryshme: ne vend te qumeshtit, shtojme nje veze tjeter mesatare. Nqs nuk i rezistoni dot çokollates, mund te zevendesoni 3 luge miell me 3 luge kakao te hidhur, por kujdes! Duhet patjeter te shtoni sasine e sheqerit (2 luge). 

Foto nga: https://www.pinterest.com