Tag Archives: Receta me djath kaçkavall

Tortë e kripur me spinaq

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

SAMSUNG CSC

Nje torte e kripur per tu konsumuar e ngrohte, e sapodale nga furra apo edhe e ftohte diten tjeter. Shume e shijshme dhe e ushqyeshme, ideale per vaktin e drekes apo per tu shijuar ne nje piknik me miqte!

Perberesit per nje tave me diameter 28cm

…per brumin

  • 300gr miell 00
  • 250gr gjalpe ne temperature ambjenti
  • kripe

…per mbushjen

  • 500gr spinaq te lare e te pastruar, te prere holle
  • 250gr rikota (gjize pa kripe)
  • 250gr domate qershize, te ndara ne dy pjese
  • 100gr djathe kaçkavall dele, te prere ne kubik
  • 50gr djathe guda, te grire holle ne rende
  • 50gr ullinj pa berthame
  • 1 qepe, te prere holle
  • 3 thelpinje hudhra, te prera holle
  • 100ml vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 3 veze
  • kripe
  • arre moskate
  • piper te zi te sapobluar

SAMSUNG CSC

Bashkojme ne nje ene miellin e situr me kripen, shtojme gjalpin ne temperature ambjenti (te zbutur) dhe e punojme brumin shume mire me dore derisa te rezultoje i bute. E mbeshtjellim me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per 30 minuta.

Nderkohe pergatisim mbushjen: ne nje tigan qe nuk ngjit, kaverdisim ne vaj ulliri qepen, hudhren dhe spinaqin. I vendosim kapakun dhe i leme te gatuhen ne zjarre te ulet, ne menyre qe te zbuten me avullin e tyre. E rregullojme  me kripe, piper te zi te sapobluar dhe arre moskate. Masa duhet te rezultoje pa leng, pra e thate, prandaj vazhdojme gatimin me kapak hapur derisa i gjithe uji i tepert te avulloje.

Ne nje tjeter ene rrahim vezet me rikoten, shtojme spinaqin dhe ne kete moment kemi gati mbushjen e tortes.

Nxjerrim brumin nga frigoriferi, e heqim nga qesja transparente dhe e shtypim paksa me duar. I vendosim siper leter furre e cila do te na ndihmoje ta hapim me lehtesisht. E hapim brumin nga te gjitha anet duke formuar nje pete me trashesi rreth 1cm. E shtrojme ne taven ku do te gatuajme torten e kripur te cilen e kemi lyer paraprakisht me pak vaj ulliri. Hedhim siper mbushjen me spinaq dhe rikota dhe nivelojme me kujdes. E zbukurojme me domatet qershize te ndara pergjysme, ullinjte pa berthame, kubiket e djathit kaçkavall dhe djathin guda te grire. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 45 minuta. E leme te ftohet per minimumi gjysme ore perpara se ta sherbejme te prere ne feta.

Advertisements

Fettuccine (fetuçine) Alfredo

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Fettuccine Alfredo

Fettuccine-t Alfredo jane kaq te thjeshta per tu realizuar, por kaq te shijshme ne te njejten kohe. Ishte Alfredo di Lelio krijuesi i kesaj recete, i cili punonte si kuzhinier ne nje restorant ne Rome. Legjenda thote se ai e shpiku kete recete per te joshur gruan e tij e cila vuante nga te perzierat e mengjesit (per shkak te shtatezanise). Por kur e serviri edhe ne restorant, receta pati nje sukses shume te madh!
Kete pjate mund ta konsiderojme tipike Amerikane dhe per kete Amerikanet duhet te falenderojne yjet e Hollivudit  Douglas Fairbanks Sr. dhe Mary Pickford. Ata e sollen receten ne Amerike pasi e shijuan ne restorantin e Lelios ne Rome per muajin e tyre te mjaltit.
Receta eshte modifikuar paksa, disa e gatuajne me krem pana e disa te tjere vetem me gjalp e djath te grire. Ne po ja u sjellim te dyja versionet, ju zgjidhni ke te deshironi!

Perberesit

  • 320gr makarona fettuccine te thata
  • 4 luge gjalp pa kripe
  • 70gr djath parmixhano te grire
  • piper i zi i sapobluar

…per variantin kremoz

  • 100ml krem pana kuzhine
  • arre moskate te grire

Ziejme makaronat ne uje te vluar me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion nderkohe qe pergatisim salcen:

Shkrijme gjalpin ne zjarr te ulet ne nje tigan te madh, dhe kur te kete shkrire plotesisht e leme menjane. Per variantin kremoz, gjalpit i shtojme edhe kremin pana duke i perzere shume mire. I leme ne zjarr shume te ulet nderkohe qe gatuhen makaronat.

Kullojme makaronat te cilat duhet te rezultojne al-dente dhe ja shtojme tiganit me gjalp mesiper bashke me 1 garuzhde uje makaronash. I rivendosim serisht ne zjarr dhe shtojme gjysmen e djathit te grire duke i perziere shume mire. Shtojme edhe gjysmen tjeter dhe vazhdojme perzierjen me delikatese derisa makaronat te mbulohen me salcen me djath e gjalp.

I servirim menjehere  sperkatur me piper te zi te sapobluar per variantin klasik ose me arre moskate per variantin kremoz.

Foto nga: http://badgerkitchen.blo

Sallatë kapriçoze

Sallate kapricioseSallata kapriçoze eshte nje antipaste e njejte me Sallaten ruse, por nese kjo e fundit pregatitet me perime te ziera, sallata kapriçoze pregatitet me perime te gjalla te prera alla julienne. Behet akoma dhe me e shijshme me shtimin e djathit dhe proshutes ne fije te holla, megjithese eshte teper kalorike dhe duhet te konsumohet vetem ne raste te veçanta.

Perberesit

  • 100gr karrota
  • 100gr rrepa te kuqe ose te bardha
  • 100gr speca te kuq
  • 50gr djath i bute (psh djath tosti)
  • 50gr proshute e pjekur (1 fete e trashe)
  • 200ml majoneze
  • 1 luge te vogel plot mustarde
  • 1 luge uthull molle ose vere
  • kripe

Presim alla julienne, dmth ne fije te holla perimet e lara dhe te qeruara, i vendosim ne nje tas dhe i shtojme kripen dhe uthullen e molles duke i perziere mire. Ne te njejten menyre presim edhe djathin dhe proshuten dhe ja shtojme perimeve. Shtojme se fundi edhe majonezen dhe mustarden duke i perziere shume mire derisa perimet te vishen me salce.

E vendosim sallaten kapriçoza per te pakten 1 ore ne frigorifer derisa shijet te bashkohen me njera tjetren, me pas e servirim bukur ne nje pjate te shtruar me gjethe sallate jeshile.

*Keshille: Nese doni ta beni pak me te lehte sallaten nga pikepamja kalorike, mund ta bashkoni majonezen me kos te trashe, dmth 100ml majoneze dhe 100ml kos, ose te perdorni majoneze me perqindje te ulet yndyre. Gjithashtu, sipas stines, mund te shtoni perimet qe ju pelqejne me shume (sigurisht, ato qe mund te konsumohen te gjalla).

Foto nga: http://www.laboratorioalimentare.com/

Rizoto me katër djathëra

Rizoto me kater djatheraPer adhuruesit e djathit, ky rizoto eshte fantastik dhe shume i thjesht ne pregatitje. Mund te zevendesoni djatherat qe ne ju kemi sugjeruar me poshte me ato qe ju pelqejne me shume ose arrini te gjeni me lehte.
Perberesit

  • 350gr oriz per rizoto (i tipit Carnaroli ose Arborio)
  • 50gr djath aziago
  • 50gr djath kaçkavall dele
  • 50gr djath gorgonxola
  • 50gr djath parmiggiano ose grana
  • 1-2 luge pana per kuzhine
  • 1/2 qepe e vogel
  • 70gr gjalp
  • rreth 1 liter leng perimesh
  • nje gote vere te bardhe ne temperature ambjenti
  • pak piper te zi te sapobluar

Grijme shume holle qepen dhe e kaverdisim ne zjarr shume te ulet me gjalpin. Shtojme orizin dhe e perziejme derisa kokrrat e orizit ta kene thithur komplet yndyren. E shuajme te gjitha perberjen me veren e bardhe, ngreme zjarrin dhe presim derisa te avulloje alkooli i veres.

Shtojme pak nga pak lengun e perimeve duke patur kujdes te mos shtojme garuzhden e dyte, nese e para nuk eshte thithur nga perberja. Ne momentin qe rizoto eshte drejt perfundimit, shtojme djatherat e grire dhe pak pana per ta bere rizoton me kremoz.

E fikim zjarrin, vendosim kapakun rizotos dhe e leme te pushoje per rreth 5 minuta. E sherbejme te ngrohte te sperkatur me pak piper te zi.

Croque monsieur (Tost francez me proshutë dhe djathë)

Croque Monsieur, ose e perkthyer ne shqip “Zoteria Krokant”, u sherbye per here te pare ne kafenete e Parisit ne 1910 dhe konsistonte ne nje sanduic te thjeshte me proshute dhe djathe i skuqur me pas ne gjalp. Besohet se kjo recete u krijua aksidentalisht kur punetoret Francez harruan dreken e tyre prane nje radiatori te nxehte, dhe kur u kthyen me vone zbuluan se djathi ne siperfaqen e sanduicit te tyre ishte shkrire.
Perberesit

  • 4 feta buke te bardhe pa kore ose 4 feta buke tosti
  • 50gr djath emmental te grire (djath i bute me shije delikate, ne mungese te tij mund te perdorni djath kaçkavall me pak kripe dhe te bute)
  • 2 feta proshute
  • 4 luge salce beshamele (sipas recetes qe e gjeni ketu, ose mund ta blini te gatshem)
  • 2 luge te vogla mustarde Dijon (mustarde me shije te forte)
  • 50gr gjalp ne temperature ambjenti

Parangrohim pjesen e siperme te furres ne 180°C. Ne nje tave te vogel vendosim dy feta buke te lyera me gjalp dhe i pjekim derisa siperfaqa te marre ngjyre te arte.

I heqim nga furra, lyejme anet e papjekura te bukes me mustarde, vendosim siper nje fete proshute, djathin e grire (duke lene pak menjane) dhe i fusim ne furre edhe per pak minuta derisa djathi te shkrije.

I mbulojme tostet me fetat e tjera te bukes dhe i shtypim pak me gishta. Hedhim siper tyre salcen beshamele, djathin e grire te mbetur dhe i vendosim ne furre edhe per 5 minuta te tjera derisa siperfaqa te marre ngjyre te arte dhe te shihen flluskat e para. E nxjerrim nga furra dhe e sherbejme menjehere.

*Keshille: Ne te njejten menyre pregatitet edhe Croque madam, vetem se ne momentin e servirjes vendosim siper tostit nje veze te skuqur ne gjalp. Gjithashtu, nese doni ta pregatisni sipas recetes origjinale qe eshte me e shijshme, por me kalorike, lyeni brenda me salcen beshamele dhe skuqeni ne gjalp.

Saganaqi

sakanaqiSaganaqi eshte nje antipaste tipike greke shume e shijshme, por edhe kalorike. Djathi qe perdoret per kete lloj pjate eshte djathi kackavall i deles (mund te perdoret edhe pecorino romano) i cili skuqet ne nje tigan te vogel derisa te formoje flluska ne siperfaqen e tij dhe shpesh sherbehet i sperkatur me limon dhe piper te zi.

Perberesit

  • 4 feta djath kackavall dele
  • 4 luge vaj ulliri
  • miell
  • leng limoni te fresket
  • piper te zi sipas deshires

Presim djathin kackavall ne feta me trashesi rreth 1/2 cm (nese nuk eshte i prere paraprakisht), i lagim fetat me uje te ftohte dhe i kalojme ne miell. Ne nje tigan te vogel nxehim fort vajin e ullirit ne zjarr mesatar dhe skuqim fetat e djathit nga te dyja anet derisa te marrin ngjyre te arte. I servirim te ngrohta sperkatur me leng limoni te fresket dhe piper te zi sipas deshires.

*Keshille: Nese deshironi, djathin mund ta kaloni ne veze te rrahur pasi e keni kaluar ne miell. Gjithashtu ne qofte se iu pelqen shija pikante, miellit mund ti shtoni edhe pak piper.

Foto nga: http://www.ronniewoo.com/