Arkiva Etiketash: Receta me domate të thata

Pesto me domate të thara dhe bajame

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Pesto me domate te thata dhe bajame

Nje variant teper i veçante i Pestos Gjenovez, asaj me borzilok, djath te grire Parmixhano, stika pishe dhe vaj ulliri ekstra te virgjer. Provojeni te shoqeruar me Makarona  ose per te lyer buken e thekur.

Perberesit

  • 100gr domate te thara nen vaj
  • 50gr bajame te pjekura ose natyrale
  • 50gr djath Parmixhano (ose Grana) te grire
  • 50gr borzilok
  • 100ml vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 2 thelpinje hudhra
  • 1 luge uthull balsamike
  • kripe

Vendosim ne nje mikser elektrik bajamet, borzilokun, uthullen balsamike, hudhrat dhe pak kripe dhe i grijme per disa sekonda. Shtojme edhe domatet e thata dhe djathin e grire dhe i grijme per afersisht 15 sekonda. Shtojme pak nga pak vajin e ullirit duke vazhduar perzierjen derisa salca te rezultoje homogjene.

Peston mund ta ruajme ne frigorifer per 1 muaj te vendosur ne nje kavanoz hermetik mbulur siper me vaj ulliri.

Foto nga: http://dishingupthedirt.

Rolè omëlete me kungulleshka dhe domate të thata

Rolè me kungulleshka dhe domate te thataNje recete e denje per te qene ne mes te tavolines suaj per festat e fundvitit, por jo vetem! Mund ta servirni gjithashtu ne nje darke mes miqsh, apo ne nje bufè.

Perberesit

…per omeletat

  • 12 veze mesatare
  • 30gr gjalp
  • 3-4 luge qumesht
  • 6 kungulleshka te vogla
  • 150gr domate te thata nen vaj
  • pak borzilok
  • kripe
  • piper

…per salcen

  • 2 luge kaperi
  • 2 luge vaj ulliri
  • 1 tufe majdanoz
  • lengun e 1 limoni

Pregatisim si fillim omeletat me veze duke perziere ne nje ene vezet me qumeshtin, pak kripe, piper dhe borzilok. Ne nje tigan te madh me diameter rreth 30cm, shkrijme 1/3 e gjalpit dhe hedhim 1/3 e perberjes me veze, e cila pasi eshte gatuar nga njera ane, e kthejme me kujdes nga ana tjeter (nese nuk jeni ekspert, mund ta ktheni me ndihmen e nje pjate). Ne te njejten menyre gatuajme edhe 2 omeletat e tjera dhe i leme menjane nderkohe qe pregatisim mbushjen:

Presim kungulleshkat ne feta te holla dhe i pjekim ne zgare per rreth 10 minuta (ose mund ti zjeni ne uje te kripur per 2 minuta). Vendosim njeren omelete mbi nje leter celofoni, e mbulojme me kungulleshkat e pjekura dhe siper tyre vendosim domatet e thata te prera ne shirita te holle. E rrotullojme omeleten rreth vetes dhe e mbeshtjellim me letren e celofonit. Ne te njejten menyre veprojme edhe me omeletat e tjera. I vendosim ne frigorifer per rreth 1 ore, eleminojme letren transparente dhe i presim ne copeza rreth 2cm. I sherbejme duke vendosur nje kruajtse dhembesh ne secilen prej tyre.

Pregatisim salcen me te cilen do ti shoqerojme duke kaluar ne mikser majdanozin, kaperit, vajin e ullirit dhe lengun e limonit derisa te formohet nje mase homogjene. I rendisim bukur rolète ne nje pjatance te madhe dhe ne mes vendosim nje tas te vogel me salcen e pregatitur.

Variante te tjera mbushje mund te jene:

  • spinaq i ziere, djath me shije delikate (cheddar apo emmental), pançete te pjekur ne grile
  • proshute e pjekur, djath qe shkrin
  • rukola, djath kremoz (te tipit filadelfia), proshute e pjekur