Arkiva Etiketash: Receta me fileto pule

Pilaf me pulë të marinuar

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Pilaf me pule te marinuar

Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje menyre shume e shijshme dhe e shendetshme e gatimit te pilafit me pulen, duke lene paksa menjane menyren tradicionale te gatimit te tyre ne furre.

Perberesit

  • 600gr gjoks pule
  • 250gr oriz kokerrgjate (i tipit basmati)
  • 6 qepe te njoma
  • 2 qepe te thata te vogla
  • 1 tufe majdanoz
  • 1 tufe borzilok
  • 1 luge salce soje
  • 3-4 luge vaj ulliri
  • 1 cope xhinxher te fresket
  • 1 pako te vogel shafran
  • kripe
  • piper

Presim gjoksin e pules ne copa dhe e marinojme brenda ne nje tas bashke me majdanozin dhe borzilokun e grire holle, xhinxherin e grire, salcen e sojes dhe 1 luge vaj ulliri duke e perziere here pas here per 30 minuta.

Ziejme orizin ne uje me kripe dhe ne momentet e fundit i shtojme shafranin pluhur (ose e gatuajme si pilafin tradicional).

Ne nje tigan, hedhim vajin e ullirit te mbetur, kaverdisim lehte qepet e njoma dhe te thata te grira holle derisa te zbuten. Shtojme pulen e marinuar bashke me lengun qe ka leshuar, ngreme zjarrin dhe e kaverdisim per 2-3 minuta duke e perziere shpesh me nje luge druri. E ulim zjarrin ne minimum, e rregullojme me pak kripe e piper dhe e gatuajme edhe per 10 minuta te tjera.

Shtojme orizin e ziere, i perziejme te gjitha shume mire dhe e leme disa minuta ne zjarr derisa perberesit te marrin shijen e njeri tjetrit. E heqim nga zjarri dhe e sherbejme te ngrohte.

Club Sandwich

Club Sandwich, emri i plote i se cilit eshte ClubHouse Sandwich, eshte nje nga sanduiçet me te njohura dhe me te pelqyera edhe ne vendin tone. Ideal per tu servirur ne nje darke joformale mes miqsh, apo edhe per tu marre me vete ne ndonje piknik.

Perberesit

  • 12 feta buke per tost (pancarrè) (3/person)
  • 4 feta fileto te holla pule (1/person) ose 12 feta proshute pule/gjel deti (3/person)
  • 12 feta pançete (3/person)
  • 3 domate te medha
  • 8 gjethe sallate jeshile (2/person)
  • 150gr majoneze
  • 50gr gjalp ne temperature ambjenti
  • patate te skuqura si garniture (fakultative)

Presim domatet ne feta te holla dhe i leme ne nje ane. Lajme gjethet e sallates, i fshijme mire me letra kuzhine dhe i leme edhe keto ne nje ane. Vendosim per tu pjekur ne grile ose ne nje tigan pa yndyre fetat e pançetes derisa te rezultojne krokante. Te njejten gje bejme edhe me filetot e pules ose fetat e proshutes se pules.

I lyejme me pak gjalp fetat e bukes per tost dhe i vendosim ne paisjen e tostit per tu thekur per rreth 5 minuta, apo brenda ne furre te parangrohur ne 100°C per te njejten kohe; fetat e bukes duhet vetem te marrin ngjyre, dhe jo te thahen.

Pasi fetet e bukes jane pjekur, fillojme me pregatitjen e sanduiçit: lyejme me majoneze feten e pare te bukes, vendosim mbi te sallaten jeshile, fetat e proshutes ose filetos se pules dhe disa feta domate. E mbyllim shtresen e pare me nje fete tjeter buke te lyer me majoneze. Siper saj vendosim nje tjeter gjethe sallate jeshile, fetat e pancetes se pjekur dhe disa feta domate. E mbyllim se fundi club sandwich me nje fete tjeter buke duke ushtruar pak presion.

Me ndihmen e nje thike te mprehte, e ndajme ne 4 pjese te barabarta duke patur kujdes te mos dale mbushja. I vendosim ne nje pjate te ceket si ne figure, shoqeruar me patate te skuqura.

*Keshille: Club Sandwich-it mund ti shtojme edhe veze te ziera te prera ne feta, feta te holla djathi, pak ketchup apo disa pika tabasko.

Sallata Çezar

Sallata Çezar, e ka marr emrin nga nje shef italian i kuzhines, por qe administronte nje restorant ne Meksike, Cesare Cardini, i cili e solli ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe me pas ne Europe pas Luftes se Pare Boterore.

Perberesit

  • 300gr sallate romane (ose sallate jeshile)
  • 100gr djath parmixhano ne feta te holla (ose djath te forte kackavall)
  • 2 feta buke te bardhe
  • 1 veze te ziere per 1 minute ne uje me kripe
  • 2 thelpi hudhra
  • 10 luge vaj ulliri
  • 1 luge uthull te bardhe vere
  • 1 luge e vogel salce Worcestershire
  • lengun e 1/2 limoni
  • kripe
  • piper

Pregatisim si fillim salcen me te cilen do te sperkatim sallaten duke vendosur ne mikser vezen e ziere paraprakisht, lengun e limonit, uthullen, salcen worcestershire, kripen, piperin, dhe i perziejme te gjitha per pak sekonda duke shtuar vajin e ullirit luge pas luge derisa te formohet nje salce e ngjashme me majonezen.

Presim fetat e bukes ne kubik te vegjel dhe i skuqim ne pak vaj ulliri te aromatizuar me hudhrat e shtypura.

Lajme sallaten romane (ose jeshile) dhe e thajme me letra kuzhine. E presim sallaten holle (ose e ndajme me duar), e vendosim ne nje tas qelqi, shtojme siper kubiket e skuqur te bukes, fetat e holla te djathit parmixhano dhe siper tyre salcen e pregatitur.

*Keshille: Receta e paraqitur me siper, eshte receta origjnale e sallates Çezar. Per ta bere akoma me te shijshme mund ti shtoni fileto pule te pjekura paraprakisht dhe te prera ne shirita, feta pancete krokante, apo karkaleca te pjekur ne zgare.

Fileto pule alla Valdostana

Kjo pjate eshte tipike e zones se Val d’Aosta ne veri te Italise, dhe kombinon ne menyre perfekte perberesit e ketij vendi: veren e bardhe, proshuten dhe djathin fontina. Nese dita qe po kaloni eshte e ftohte dhe keni pak kohe ne dispozicion per te gatuar,  atehere kjo recete eshte posacerisht per ju!

Perberesit

  • 4 fileto pule
  • 4 luge gjalp pa kripe
  • 1/4 gote vere te bardhe
  • 4 feta proshute krudo (ose spek, ose proshute te pjekur)
  • 4 feta te holla djath fontina (ose djath tjeter qe shkrin)
  • 4 thelpi hudher te paqeruara
  • miell per lyerje
  • kripe
  • piper

Rrahim si fillim filetot e pules te vendosura midis dy letrave celofoni ne menyre qe te behen sa me te holla (1-2 cm). Ne nje pjate te thelle, bashkojme miellin, kripen dhe piperin duke i perziere se bashku.

Ne nje tigan te gjere, shkrijme gjalpin, kaverdisim lehtesisht thelpinjte e hudhres dhe shtojme filetot e pules te kaluara ne miell dhe te shkundura mira derisa te marrin ngjyre te arte nga te dyja anet (rreth 4 minuta per cdo ane). I shuajme me veren e bardhe dhe i leme ne kete menyre derisa lengu te trashet duke i kthyer here pas here nga ana tjeter. Nese lengu trashet se tepermi, shtojme disa luge uje te nxehte.

E ulim zjarrim ne maksimum dhe vendosim mbi cdo fileto pule proshuten krudo dhe djathin fontina, i veme kapakun dhe i leme ne kete menyre derisa djathi te shkrihet (rreth 3 minuta). Perpara servirjes, e sperkasim me pak piper te zi ne siperfaqe dhe e sherbejme.
Vera e keshilluar: Kjo pjate do te shkonte shume mire me nje vere te bardhe Pinot Grigio e vitit 2005 e prodhuar ne Alto Adige.
*Keshille: Nese tigani juaj nuk ka kapak, mund ti vendosni filetot ne pjesen e siperme te furres derisa djathi te shkrije

Byrek kinez me pulë (Chicken spring rolls)

Byreket kinez me pule dhe me perime, jane nje antipaste shume e shijshme dhe teper e perhapur ne Perendim. Kjo pjate, sherbehej ne Kine me rastin e festimit te Vitit te Ri Kinez i cili perkonte me ardhjen e pranveres.

Perberesit per 10 byrek te vegjel

  • 5 peta te holla byreku (te gatshme)
  • 150gr gjoks pule
  • 100gr laker e bardhe
  • 1 karrote
  • 1 dege selino
  • 2 qepe te njoma
  • 2 thelpinje hudher
  • pak niseshte
  • pak xhinxher pluhur
  • vaj ulliri
  • vaj luledielli per skuqje
  • kripe
  • salce soje per shoqerim

Per pregatitjen e byrekeve kinez, si fillim presim te gjitha perimet e mesiperme “alla julienne”, dmth ne shirita te holle. Te njejten gje bejme edhe me pulen te cilen e sperkasim me pak niseshte dhe e perziejme mire.

Ne nje tigan, kaverdisim ne vaj ulliri hudhren e prere holle, shtojme xhinxherin pluhur dhe direkt pas tij pulen. E kaverdisim per pak minuta derisa pula te zbutet, e heqim nga tigani dhe e veme ne nje ane.

Ne te njejtin tigan, shtojme te gjitha perimet, i rregullojme me kripe ose me pak koncentrate perimesh te therrmuar dhe i leme te gatuhen per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur ne zjarr te ulet derisa te zbuten duke i perziere shpesh. Shtojme pulen qe kishim lene ne nje ane, i perziejme mire dhe i heqim nga zjarri. Kjo eshte perberja me te cilen do te mbushim byreket.

Kur perberja mesiper te jete ftohur plotesisht, fillojme me pregatitjen e byrekeve duke ndare nje pete byreku ne dy pjese. Ne mes vendosim nje luge harxhe dhe e mbyllim fillimisht anash, me pas e rrotullojme rreth vetes duke lagur anet me pak uje me niseshte ne menyre qe te mos hapen gjate skuqjes.

I skuqim byreket ne vaj luledielli shume te nxehte per 2 minuta, ose i pjekim ne furre ne 220°C derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe. I servirim te ngrohte shoqeruar me salce soje.

Fileto pule të skuqura me galetë

fileto puleFiletot e pules me galete jane nje pjate e dyte shume e shijshme te cilat i pershtaten kerkesave te te gjithe familjes, sidomos te femijeve. Receta e meposhtme rekomandon qe filetot te skuqen, por nese deshironi nje pjate me te lehte (por jo aq te shijshme!) mund ti gatuani edhe ne furre.

Perberesit

  • 4 fileto pule te plota
  • 2 veze
  • miell
  • galete (buke te thare te therrmuar)
  • kripe
  • piper
  • gjalp
  • vaj ulliri

Si fillim, vendosim filetot e pules midis dy qeseve celofoni dhe i rrahim me ndihmen e nje rrahese mishi duke synuar me shume tek anet; filetot duhet te arrijne trashesine e rreth 1cm.

I heqim celofonin dhe i kalojme fillimisht ne miell me pak piper, me pas ne veze te rrahur me pak kripe dhe se fundi ne galete duke i shtypur mire me gishta ne menyre qe “te vishen” plotesisht me galeten.

I skuqim ne pak gjalp dhe vaj ulliri ne zjarr te avashem (ne menyre qe te gatuhen edhe nga brenda) per rreth 3-4 minuta nga secila ane, apo derisa te kene marre ngjyre te arte.

I sherbejme te ngrohta me leng limoni, patate te skuqura, patate furre etj.

Foto nga: https://cdn2.tmbi.com

Makarona te ftohta me pulë dhe kungulleshka

Makaronat e ftohta, ne cilindo variant qofshin, jane shume te thjeshta dhe praktike per tu konsumuar ne vere pasi ne momentin qe pregatiten mund te ruhen ne frigorifer edhe 2 dite rresht. Receta e meposhtme eshte shume e vecante, per shkak te shijes se pules e cila kombinohet mrekullisht me kungulleshkat e pjekura.
Perberesit

  • 320gr makarona te shkurtra
  • 1 gjoks pule
  • 2-3 kungulleshka mesatare
  • 100gr djath filadelfia
  • 1 thelpi hudher
  • lengun e 1/2 limoni
  • vaj ulliri
  • pak rigon
  • kripe
  • piper

Per pregatitjen e kesaj pjate, si fillim ndajme gjoksin e pules ne feta te holla te cilat i vendosim per tu marinuar per rreth 30 minuta ne nje ene me vaj ulliri, lengun e limonit, pak kripe, piper dhe rigon, dhe thelbin e hudhres te shtypur.

Nderkohe pjekim ne grile (ose ne furre) kungulleshkat e prera per se gjati ne feta jo shume te holla (gjate gatimit, perberja e tyre nuk duhet te shperbehet), duke i rregulluar me pak kripe.

Kur filetot e pules te jene marinuar, i pjekim edhe keto ne grile nga te dyja anet derisa te marrin ngjyre te arte.

Ziejme makaronat per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion, dhe i shplajme menjehere nen uje te ftohte te rrjedhshem ne menyre qe te bllokohet gatimi.

Ne nje ene te madhe hedhim makaronat te cilat i rregullojme me pak vaj ulliri, shtojme filetot e pules dhe kungulleshkat te prera ne rripa te holle, ose ne copa te vogla dhe i perziejme shume mire. Shtojme ne fund edhe djathin filadelfia ne kubik dhe e vendosim te gjithe perberjen ne frigorifer per rreth 1 ore ne menyre qe shijet te bashkohen me njera tjetren. E sherbejme te ftohte.

Pulë me kerri

Pula me kerri eshte nje pjate tipike e kuzhines lindore, sidomos e Indise ku konsumohet me nje garniture orizi (pilaf) apo purè patatesh te cilat zevendesojne buken. Kerri ne vetvete nuk eshte nje lloj ereze sic shpesh mund te mendohet, por nje perzierje e tyre: spec i kuq i embel, piper, karafil, shafran, kanelle, spec djeges etj. Duke qene se ne Indi per arsye fetare nuk lejohet konsumimi i mishit te derrit apo te vicit, per ti bere me te shijshme recetat me pule, perdorin shpesh kete perzierje erezash.
Perberesit per 4 persona

  • 4 gjokse pule (ose 1 pule te ndare ne copeza) rreth 800gr
  • 2 qepe
  • 4 karrota
  • 2 kunguj
  • 3 domate te pjekura mire
  • 1 spec jeshil
  • 1 molle te verdhe (Golden)
  • 2 thelpinj hudhra
  • 2 luge kerri pluhur
  • vaj ulliri
  • kripe

Si fillim, ndajme ne copa te vogla pulen, ose ne kubik gjokset e pules te cilat i kaverdisim me pak vaj ulliri per rreth 5 minuta ne zjarr te forte. I sperkasim siper me kripe dhe me 1 luge kerri pluhur dhe i leme ne kete menyre derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet. I heqim nga zjarri dhe i leme menjane.

Ne te njejtin tigan shtojme edhe pak vaj ulliri ne te cilin kaverdisim qepet e thelpinjte e hudhrave te grira holle dhe domatet e prera ne copa te vogla per rreth 10 minuta. Shtojme copezat e pules dhe i leme te stufohen edhe per 10 minuta te tjera duke shtuar ndonje garuzhde uje te nxehte apo leng perimesh.

Nderkohe pregatisim perimet: presim ne feta te rrumbullakta karrotat dhe kungujt, ne copa katrore specin jeshil dhe ne copa te vogla mollet. Kur te kene kaluar 10 minuta, shtojme perimet, gjysme luge kerri, pak kripe dhe i gatuajme per 20 minuta te tjera duke shtuar serisht leng perimesh. Pak minuta perpara se ta heqim nga zjarri, shtojme gjysme luge kerri duke e perziere mire dhe e sherbejme pjaten tone te ngrohte me nje garniture orizi pilaf apo purè patatesh.

*Keshille: Nje tjeter variant i kesaj recete eshte te shtojme 300gr kos te bardhe me pak yndyre apo 300ml qumesht arre kokosi pasi kemi kaverdisur copezat e pules. Apo nese duam t’i japim nje shije me ekzotike, mund te zevendesojme mollet me copeza ananasi, te cilat do ti japin nje shije me te embel.
Vera e keshilluar: Pinot Nero dell’ Alto Adige, e sherbyer ne 16°C.

Supë me aroma orientale

Receta qe po iu paraqesim me poshte eshte nje supe shume e shijshme dhe e gatuar me perberes teper te shendetshem, per kete arsye i pershtatet si te rriturve ashtu dhe femijeve.
Perberesit per 4 persona
  • 1 gjoks pule
  • 1/2kg kerpudha te fresketa (ose te ngrira)
  • 1 qepe te vogel (ose 1/2 mesatare)
  • 2 karrota
  • leng pule (ose leng te pregatitur me nje koncentrate pule)
  • 2 luge niseshte
  • lengun e 1/2 limoni
  • pak xhinxher
  • kripe
  • piper i bardhe
  • vaj ulliri
Si fillim, pastrojme kerpudhat duke i hequr te gjithe dhèun qe permbajne, ndersa kapelen e fshijme lehte me ndihmen e nje pecete te paster.
Ne nje tenxhere kaverdisim me pak vaj ulliri qepen e grire holle per pak caste, shtojme 2 luge uje ne menyre qe te zbutet e te mos marre ngjyre dhe e leme te gatuhet ne zjarr te avashem per pak minuta duke e perziere here pas here. Shtojme karrotat dhe gjoksin e pules te prere ne kubik te vegjel, kerpudhat e prera ne feta, lengun e pules, pak xhinxher, pak kripe dhe e vendosim per t’u zier ne tenxhere me presion per 15 minuta.

Ne nje ene te vogel rrahim 2 luge niseshte me gjysme gote uje derisa te formohet nje mase e njetrajtshme te cilen ia shtojme dalengadale supes duke e perziere njekohesisht. E rregullojme me pak piper te bardhe dhe me lengun e limonit dhe e servirim ne tavoline.
Faleminderit per receten Ediola!