Arkiva Etiketash: Receta me fileto pule

Copëza pule të pjekura krokante

Po iu paraqesim variantin me te shendetshem dhe pa yndyre te filetove te pules te skuqura me galete. Shume here kete pjate mund ta keni ndeshur ne fast food-e te ndryshme, por duke qene pak e ushqyeshme per shkak te skuqjes se copave te pules, ndoshta nuk ka hyre ne zgjedhjet tuaja. Me ane te pjekjes, mishi i pules jo vetem qe nuk humb vlerat e tij ushqimore,  por shija permiresohet duke u kthyer ne nje recete te preferuar edhe nga femijet tuaj!
Perberesit per 4 persona

  • 3 gjoks pule pa kocka
  • 2 veze
  • 100gr galete
  • 100gr miell
  • 30gr djath parmixhano te grire (apo djath tjeter kackavall)
  • kripe
  • piper

Fillimisht, parangrohim furren ne 180 grade celcius. Lajme nen uje te ftohte gjokset e pules dhe i thajme mire me leter kuzhine. I presim ne copa mesatare apo ne fileto te holla dhe i kalojme ne tre ene ne te cilat kemi hedhur: tek e para miell me kripe dhe piper, tek e dyta vezet e rrahura me pak uje dhe tek e treta galeten me pak djath parmixhano te grire.

I vendosim copat e pules ne nje tave te shtruar me leter furre dhe i leme te piqen per rreth 15 minuta, derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. I kthejme nga ana tjeter dhe i leme edhe 15 minuta te tjera ne menyre qe te piqen plotesisht. E sherbejme kete pjate me salcen tone te preferuar apo duke i shtuar ndonje garniture, recetat e se ciles do ti gjeni ketu.

*Keshille: Gjate pregatitjes se kesaj recete, mundohuni te perdorni te dyja duart, pra nje dore do te jete e thate (me miell dhe galete) dhe tjetra e lagesht (me veze te rrahur). Keshtu do te evitoni formimin e “brumit” vetem ne njeren dore

Kroketa me pulë dhe bizele

Kroketat me pule dhe bizele jane nje pjate e thjeshte per t’u realizuar dhe pregatiten me mish te bardhe pule, veze, djath dhe bizele. Mund te konsumohen fare mire te ngrohta, por edhe te ftohta te cilat do ti pelqejne patjeter femijeve. Keto kroketa te shoqeruara per shembull nga nje sallate, do te perbenin nje pjate te dyte te kompletuar dhe jane nje alternative e shkelqyer i qofteve tradicionale te vicit apo te derrit.
Perberesit per 4 persona

  • 500gr fileto pule
  • 150gr bizele te ngrira
  • 100gr djath parmixhano (apo djath tjeter kackavall)
  • 4 veze
  • 1 qepe te njome
  • 2 luge majdanoz te grire
  • galete
  • vaj per skuqje
  • kripe
  • piper sipas deshires

Vendosim ne nje tigan pak vaj ulliri, shtojme qepen e njome te grire holle dhe e skuqim lehte derisa te marre ngjyre te arte. Ne kete moment shtojme bizelet, i leme te marrin shijen e njera tjetres, i rregullojme me kripe e piper dhe i leme ne kete menyre per 20 minuta ne zjarr mesatar duke i shtuar pak nga pak uje te nxehte sa here te avulloje.

Kordon Blu (Cordon Bleu)

Ne antikitet, termi Kordon Blu ishte pseudonimi qe u jepej kavaliereve te Urdherit te Shenjte te cilet shpesh mblidheshin rreth tryezave te medha dhe fama e te cileve njihej ne te gjithe mbreterine. Ne ditet e sotme me kete emer identifikohen kuzhinieret me te mire franceze dhe ky term perdoret nga shume shkolla kuzhine per te treguar pjata prestigjoze te kuzhines se shtrenjte. Ne Itali terminologjia ka rezultuar me e thjeshte; me te tregohet nje fileto pule ose gjel deti e mbushur me proshute dhe djath. Ne supermarkete egziston gjithashtu dhe Kordon Blu i gatshem, i cili ka gjetur perdorim te gjere edhe ne tavolinat e ne shqiptareve.
Perberesit per 4 persona

  • 4 fileto pule (rreth 100-120gr secila)
  • 4 feta proshute te pjekur (rreth 100gr)
  • 4 feta djath qe shkrin
  • 2-3 veze
  • miell
  • galete
  • vaj per skuqje

Per te pregatitur Kordon Blu, nevojiten fileto pule te holla dhe me nje forme te rregullt (pak a shume ovale). Nese forma e tyre nuk eshte e rregullt mund ta rregullojme vete me ndihmen e nje thike te mprehte duke i prere anet.

Sallatë me pulë

Kjo sallate me pule, eshte perfekte per nje dite te nxehte vere ne te cilen deshira per te gatuar bie ne minimum. Mund te perdoret mjaft mire si antipaste nqs serviret ne sasi te vogel apo si pjate kryesore nqs serviret ne sasi me te medha. E vetmja gje qe do t’iu detyroj te rrini prane sobes, eshte zierja apo pjekja ne grile e pules, gjithcka varet nga deshira juaj.
Perberesit per 4 persona

  • 600gr fileto pule
  • 1oogr djath kackavall te bute
  • 2 karrota
  • 2 kastraveca turshi
  • 10 ullinj jeshil pa berthame
  • 2 speca te kuq
  • 2 dege selino

Per salcen

  • 4 luge majoneze
  • 2 luge mustarde
  • 2 luge uthull vere te bardhe
  • 200gr vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Si fillim, rrahim me nje cekic mishi filetot e pules dhe i vendosim ne grile te nxehte duke i pjekur per 2 minuta nga njera ane dhe 2 minuta ng ana tjeter (ose mund t’i ziejme per rreth 40 minuta), me pas i spostojme ne nje pjate dhe i leme te ftohen. Kur te jene ftohur i presim ne rripa apo ne kubik.